Kosova & Rajoni

  • Kryetari i Bashkisë së Sarandës, z.Stefan Çipa dhe Deputeti i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, z.Taulant Balla, i cili njëkohësisht është edhe përfaqësues i Shqipërisë në Parlamentin Evropian janë takuar më kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit.

  • FIFA: Vendimi për Kosovën në shtato

    FIFA ka shtyrë sërish vendimin për modalitetet se në çfarë mënyra përfaqësuesja e Kosovës mund t’i zhvillojë ndeshjet miqësore ndërkombëtare.“Në fund të këtij muaji pritet kompletimi i qeverisë në Serbi dhe mbetet të shihet nëse do të ketë përafrim qëndrimesh ndërmjet zyrtarëve të futbollit të Serbisë dhe atyre të Kosovës, për t’iu lejuar të gjitha ekipeve zinxhirë të përfaqësueses së Kosovës ndeshjet miqësore me anëtarët e FIFA-s”

  • Rusia kërkon mbledhje për Kosovën në OKB

    Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit me kërkesë të Rusisë do të mbajnë sot në New York takime konsultative urgjente për Kosovën për vrasjen e çiftit Jevtiç në Talinoc të Ferizajt, dhe për pretendimet e Moskës se kryengritësit sirianë janë trajnuar në Kosovë.

  • SHBA, Gjermania - Serbisë: Largoni policët nga Kosova

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kërkojnë nga Serbia t’i tërheq policët e saj nga veriu i Kosovës, raporton e përditshmja serbe “Blic”. Prezencën e policëve serbë e konfirmon edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

  • Dell: Surroi i ishte lutur Thacit
    për president, reagon Surroi

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi mandatin e Presidentes Jahjaga në krye të shtatit për një mandate të plotë deri në vitin 2016 ka nxitur një debat të gjerë në Kosovë mes analistëve vendas dhe ambasadorit amerikan Kristofer Dell.

  • Shtator, takimi për reformën zgjedhore

    Takimi mes krerëve të partive politike për ta gjetur kompromis lidhur me reformën zgjedhore është shtyrë deri në shtator. Këtë e konfirmoi kryetari i Komisionit për Reformë Zgjedhore, Haki Demolli.

  • Vetëvendosje-kompanive “Çalik” dhe “Limak”: Mos e bleni distribucionin e KEK

    Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar një letër të hapur kompanive “Çalik” dhe “Limak” me anë të së cilës shprehë pakënaqsitë e saj lidhur me privatizimin e rrjetit të distribucionit dhe shpërndarjes së KEK-ut. Distribucioni i energjisë elektrike, ku përfshihet rrjeti por edhe tregu i saj, janë pasuri publike e Kosovës."Ka ardhur momenti që ju të mendoheni mirë para se fatin e kapitalit tuaj ta lidhni me fatin politik të qeverisë kriminale Thaçi dhe në një projekt i cili kundërshtohet nga shumica e popullit të Kosovës”

  • Medikamentet serbe vdekjeprurëse

    Agjencia amerikane për ushqim dhe ilaçe FDA, thotë se ka zbuluar në bimët e kompanisë farmaceutike serbe, Hemofarm, baktere që shkaktojnë ndërprerjen e punës së mushkërive dhe vdekjen, shkruajnë mediat serbe.

  • Libia mund ta njohë Kosovën

    Libia në muajt në vijim mund ta njohë pavarësinë e Kosovës. Njohja do të bëhet pak kohë pas formimit të qeverisë së atjeshme.

  • Rigjykohen komandantët e UÇK-së të Zonës së Llapit

    Latif Gashi, Rrustem Mustafa dhe Nazif Mehmeti, të njohur më shumë si “Grupi i Llapit”, sërish do të përballen me drejtësi. Procesi rigjykimit do të jetë me akuzat e vjetra, informon avokati Tomë Gashi. 

  • Ban Ki-mun: I shqetësuar
    për raportet Kosovë - Serbi

    Për një kohë i shqetësuar nga gjendja e raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe dështimin e tyre për pajtim

  • Koncerti i Unikkatil, masa të jashtëzakonshme sigurie

    Rap poeti dhe këngëtari shqiptar nga Prishtina, Viktor Palokaj, i njohur si i Unikkatil,  do të performojë sonte në Prishtinë. Janë shitur mbi 20 mijë tiketa dhe pritet të jetë një performancë e veçantë. Stadiumi i Prishtinës qysh dje ka filluar përgatitjet për skenë dhe janë marrë masa të larta sigurie.

  • Gërbeshi: Thaçi pjesë e klanit të "SharrCemit’”

    Deputeti Emin Gërbeshi,inicuesi i mocionit të çimentos,ku si pasojë u përjashtua edhe nga partia e tij AKR-ja për padëgjueshmëri, është i zhgënjyer me shumë kolegë deputetë që ikën nga Kuvendi, nga droja se mund të kalonte mocioni për shfuqizimin e vendimit për taksën e çimentos të cilin e ka marrë ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila.

  • Ban Ki Moon: Vizita në Kosovë
    në kuadër të rezolutës 1244

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-Moon, i cili nis sot një vizitë në rajonin e Ballkanit, i tha televizionit shtetëror serb se ai do ta vizitojë Kosovën në kuadrin e rezolutës 1244 të OKB.

  • Keqpërdorime në emër të familjes së Adem Jasharit

    Privatizuesit e një toke në vlerë prej një milion e gjysmë thonë se kanë paguar 200 mijë euro ryshfet për blerjen e 91 hektarëve tokë. Këto para thonë se i kanë dhënë në emër të familjes së komandantit Adem Jashari.

  • AKR shkarkon inicuesin e mocionit deputetin Emin Gërbeshi

    U shkarkua Emin Gërbeshi, ai i cili inicoi mocionin kundër vendimit të ministres Mimoza Kusari-Lila, për 35 për qindëshin e tarifës për çimenton. Këtë e bënë të ditur Aleanca Kosova e Re, përmes një komunikate të dërguar medieve.

  • Drogë në gomat e një eskavatori
    Në pranga 4 kosovarë e 3 serbë

    Shtatë të arrestuar dhe 258 kg marijuanë e sekuestruar është bilanci i një aksioni të policisë së Kosovës, të zhvilluar në pikën kufitare me Serbinë, në Merdare.

  • Vetëvendosje: Bojkoti i Thaçit për monopolin Titan Grupit

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas dështimit të seancës dhe mocionit që kërkonte shfuqizimin e vendimit të masës prej 35% për çimenton e importuar."Shumica e shumicës prapë ikën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe atë të urdhëruar nga Kryeministri e braktisën dje dhe sot seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës në kohën kur mbahej Interpelanca me Ministren e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.Me këtë akt kryeministri i vendit e rrezikoi shumicën në Kuvend dhe e solli veten në një pozitë simbolikisht të papushtetit"

  • Pozita - PDK, AKR dhe serbët bojkotojnë seancën

    Hashim Thaçi si duket nuk e ka më shumicën në Kuvend. Edhepse ishte seanca e fundit qe përfundon punimet e sesionit pranveror, Partia Demokratike e Kosovës nuk është paraqitur sot në vazhdimin e seancës së djeshme. Edhe dje PDK, AKR dhe komunitetet kishin ikur nga Kuvendi dhe kishin dështuar mocionin ndaj Ministres se Tregtisë dhe Industrise, Mimoza Kusari-Lila për shfuqizimin e vendimit për taksën 35 % të çementos së importuar nga Shqipëria, për shkak të mungesës së kuorumit për votim të interpelancës.

  • Pacolli i lodhur, mund të largohet

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është i zhgënjyer me politikën dhe nuk e përjashton mundësinë që ai personalisht të largohet nga Qeveria duke premtuar se AKR-ja prap do të jetë pjesë e koalicionit me PDK deri në fund të mandatit të kësaj qeverie.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv