Kosova & Rajoni

  • Në bastionin e LDK-së, në Besianë(ish-Podujevë), Isa Mustafa kryetari i LDK-së  pritet me protesta, fishkëllima dhe zukama vuvuzelash.
  • Sao Tome njeh Kosovën

    Sao Tome dhe Principe është shteti i 89-të me rradhë që ka njohur Kosovën. Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë konfirmuar se Sao Tome dhe Principe ka marrë vendim për ta njohur Kosovën.
    .

  • Prishtinë, sulmohet
    ambasada maqedonase

    Në orët e vona të mbrëmjes, një koktej molotovi është hedhur drejt ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë. Nuk raportohet për të lënduar dhe dëme. Policia thotë se është në ndjekje të sulmuesve pasi objektet përrreth janë të pajisura me kamera sigurie.

  • Serbia: Deklaratat e Thaçit “të rrezikshme”

    Sekretari i shtetit në Ministrinë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën Oliver Ivanoviq ka deklaruar të premten se Serbia do të kërkojë ndihmë nga përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë nëse vazhdojnë deklaratat kërcënuese nga Prishtina si ajo se zgjedhjet, nëse nevojitet, do të pengohen me forcë. "Nëse vazhdojnë deklaratat e tilla (kërcënuese) do të jemi të detyruar të kërkojmë mbrojtjen nga KFOR dhe EULEX.

  • Beogradi: Thaçi kërcënues,
    KFOR të mbrojë serbët

    Serbia ka reaguar sot duke i cilësuar si të rrezikshme deklaratat e Kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, sipas të cilit “nëse është nevoja, zgjedhjet [serbe në Kosovë] do të pengohen me të gjitha mjetet”. Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të qeverisë serbe, Oliver Ivanoviç, ka deklaruar se Serbia do të kërkojë ndihmën e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë, nëse autoritetet e Prishtinës vazhdojnë me ato që ai i quajti kërcënime.
    Zgjedhjet, Fule: Beogradi ti organizojë në Serbi
    Jahjaga e shqetëtësuar nga qëndrimi i Serbisë, letër ndërkombëtarëve

  • Vëllai i kryeministrit, drejtor i Byrosë së Sigurimeve

    Gani Thaçi është emëruar në detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) dhe do të ketë rrogë prej 4 mijë eurove në muaj. Rrahim Pacolli, vëllai i Zëvendës Kryeministrit Behgjet Pacolli, tani kryetar i bordit të BKS-së, ka thënë se Gani Thaçi i plotësonte të gjitha kriteret për pozitën e kryetarit.

  • Serbia këshillohet nga nëna Rusi

    Pas vendimit të Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, dhe kundërshtimit të Kosovës dhe ndërkombëtarëve, Serbia vazhdon të këshillohet me Rusinë.Çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me respektimin e Rezolutës 1244.

  • Jahjaga e shqetëtësuar për qendrimin e Serbisë, letër ndërkombëtarëve

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dërguar një letër presidentit të Këshillit Evropian, Herman von Rompuy, shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton dhe shteteve të Quint-it lidhur me paralajmërimet e Serbisë për zgjedhjet në territorin e Republikës së Kosovës.

  • Thaçi takohet me ambasadorët e Kuintit

    Kryeministri Thaçi bashkë me liderë të partive opozitare Isa Mustafa nga LDK, Blerim Shala nga AAK dhe partneret e koalicionit qeverisës Behgjet Pacolli nga AKR, Sllobodan Petrovic nga SLS dhe Mahir Jaggjillar nga Grupi 6 Plus, ka realizuar nje takim me ambasadoret e vendeve te Quintit.

  • Prishtina braktis konferencën në Beograd

    Kosova braktisi mbledhjen në Beograd e Serbia braktis takimin në Sarajeve dhe Podgoricë. Serbia si organizatore e kësaj konference ka dështuar të zbatojë marrëveshje për bashkupunim rajonal. Ndërkaq, në Sarajevë,Serbia reagon sepse Kosova nuk është paraqitur me fusnotë.

  • Zgjedhje ne Kosovë? Fule:
    Beogradi ti organizojë në Serbi

    “Zgjedhjet lokale serbe në Kosovë? Nuk janë në pajtim më aspiratat e Bashkimit Europian” – Është mesazhi që komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Europian Stefan Fule i përcjell Serbisë.

  • Kuvendi i Kosovës me rezolutë kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë

    Pas prezantimit të rezolutës në seancën e sotme të Parlamentit të Kosovës, grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në bashkëpunim me disa nga grupet parlamentare kanë aprovuar rezolutën kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë me 76 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

  • Tadiç planifikon dorëheqjen
    Mediat serbe: Shkak Kosova

    Presidenti serb, Boris Tadiç pritet të japë dorëheqjen. Mediat serbe: Dorëheqja nëse ndalohet mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Ka zëra edhe nga veriu i Kosovës që, nëse ndalohen këto zgjedhje, serbët e veriut do bojkotojnë procesin zgjedhor në Serbi.

  • Lunaçek: Të shkarkohet Azem Syla

    Në seancën e paradites në Strasburg është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, por eurodeputetja, Ulrike Lunaçeki bëri thirrje kryeparlamentarit Krasniqi që deputi Azem Syla të shkarkohet. “Rasti i abuzimit të deputetit Azem Syla nuk i ndihmon imazhit të Kosovës pasi që ai po hetohet në Zvicër”

  • Fyle: Do fillojmë studimin e fizibilitetit

    Studimi i fizibiliteti për Kosovën do të nis këtë muaj. Këtë e tha Komisioneri për zgjerim i BE –së Shtefan Fyle gjatë debatit nderparlamentarë mes Kosovës dhe Parlamentit Evropian që po mbahet në Starsburg.

  • Rexhepi: KFOR dhe EULEX, punoni!

    Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme ka komentuar deklaratat e komandantit të KFOR-it Erherd Drews, duke thënë se politika do ta kryejë punën e saj në veri, por KFOR-i e EULEX-i duhet të krijojnë kushtet dhe lirinë të lëvizjes për gjithë qytetarët sipas mandatit që kanë.

  • Thaçi dhe Mustafa darkojnë fshehurazi

    Në orët e mbrëmjes së djeshme, në një restorant në periferi të Prishtinës, kanë darkuar Kryeministri, Hashim Thaçi dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa. Aty është parë edhe ambasadori amerikan, Christopher Dell. Takimi zgjati disa orë, ndërsa Thaçi e Mustafa pas këtij takimi nuk dhanë shumë detaje rreth takimit.

  • Daçiq: Zgjedhjet në Kosovë, diskutim i mbyllu

    Ivica Daçiq, zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministër i Punëve të Brendshme nga Partia Socialiste e Serbisë(SPS) ka deklaruar të mërkurën mbrëma në Kralevë se kryetarja e parlamentit i ka shpallur zgjedhjet në Kosovë dhe me këtë çdo diskutim rreth kësaj ka marrë fund, pavarësisht trysnive nga bashkësia
    ndërkombëtare që zgjedhjet të mos shpallen edhe për territorin e Kosovës.

  • UNMIK-u nuk komenton zgjedhjet serbe në Kosovë

    Pas vendimit të Kryetares së Kuvendit të Serbisë Slavica Gjukiq-Dejanoviq për mbajtjen e zgjedhjeve më 6 maj dhe deklaratës që masat për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve do të bashkërendohen me UNMIK-un, ende nuk ka qëndrim zyrtar nga UNMIK.

  • Cliff: Për veriun duhet një tavolinë bisedimesh dy palëshe

    Veriu duhet të jetë pjesë e bisedimeve të ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për këtë temë foli dje edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ian Cliff duke thënë se për veriun nuk do të pranohet ndonjë zgjidhje sikurse Republika Serbe në Bosnje.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv