Kosova & Rajoni

  • Një grup serbësh janë mbledhur në fshatin Rudarë të Zveçanit, për ta parandaluar aksionin e KFOR-it për heqjen e barrikadave.
  • BE: Prishtina e Beogradi
    të përgatiten për bisedime

    Bashkimi Evropian zotohet se do të vazhdojë të ndërmjetësojë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, pas formimit të qeverisë së re në Beograd.

  • Ministri Buja sjell vendimin, studentët ndërpresin protestën

    Që nga dje, Lëvizja Studentore për Barazi, Studim, Kritikë, Veprim, ka vazhduar protestën para Senatit të Universitetit të Prishtinës, duke bllokuar hyrjen e tij. Ata mbrëmë kanë kanë kaluar natën në shkallët e Rektoratit.Por, Ministri Ramë Buja solli vendimin duke ua lejuar studentëve  të drejtën për kandidim në zgjedhjet studentore.

  • Nikoliç: Nuk takohem me
    Hashim Thaçin

    Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliç i tha televizionit “Russia Today” se ai është nacionalist, por edhe demokrat, që i respekton vlerat evropiane.

  • Raporti: Miloshevic angazhoi
    700 agjentë në Kosovë

    Ish presidenti serb Sllobodan Miloshevic gjatë regjimit të tij ka patur rreth 2200 agjentë në Balkan të cilët kanë punuar për Shërbimin e Sigurimit Shtetëror Serb. Në Kosovë Milloshevic kishte angazhuar 700 agjentë.

  • Krasniqi: BE të ndalë Serbinë
    Thaçi: Ka progres në klimën ndëretnike

    Krasniqi kërkon që BE të bëjë trysni ndaj Serbisë për shuarjen e strukturave paralele serbe. Bugajski e propozon edhe ndarjen e veriut, derisa Thaçi thotë se është përmirësuar klima ndëretnike në Kosovë.

  • Të shtëna armësh nga serbët në Mitrovicë 

    Të shtënat nga armët automatike, që kanë ndodhur pothuajse tërë pasditen e së dielës në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, kanë shqetësuar banorët shqiptarë dhe ata jo serbë të kësaj lagje. Ata thonë që është gjuajtur drejt tyre.

  • Tadiç i gatshëm për kryeministë

    Tadiç ka deklaruar mbrëmë se është i gatshëm ta marrë postin e kryeministrit në qoftë se pranohen parimet, objektivat dhe plani për funksionimin e qeverisë së re.

  • Protestë studentore, bllokohet Rektorati

    Që në orët e para të mengjesit, aktivistë të Lëvizjes Studentore për "Barazi Studim Kritikë Veprim", janë duke protestuar para hyrjes kryesore të ndërtesës së rektoratit të Uni. të Prishtinës, derisa studentëve Durim Jasharajt dhe Rron Gjinovcit tu njihen të drejtat si studentë të rregullt të Uni.t të Prishtinës.

  • Daçiç: Nga Serbia do të kërkohet njohja faktike e Kosovës

    Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Ivica Daçiq ka deklaruar se disa vende të Bashkimit Evropian (BE) do të vazhdojnë që euro-integrimin e mëtejmë të Serbisë ta kushtëzojnë jo me njohjen formale por njohjen faktike të Kosovës.

  • BE: Mund të dialogohet për veriun

    Bashkimi Evropian do vazhdojë që në prononcimet publike të insistojë në vazhdim e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.Nëse niset tema e veriut, asnjëri nga aktorët aktual nuk do ulet më në tryezën e negociatave.

  • BE, Lajçak: Kushtet e reja
     për Serbinë

    Drejtori menaxhues në Shërbimin Evropian të Veprimit me Jashtë, Miroslav Lajçak, politikanëve serb u ka përcjellë politikanëve serb kërkesat e reja të BE-së, të cilat Serbia duhet t’i përmbushë

  • Ferizaj, fiton Agim Aliu nga PDK

    Sipas KQZ-së, Agim Aliu nga PDK-ja, ka marrë 14.832 vota ose 57.59 përqind, derisa Adem Salihaj i LDK’së ka marrë 10.922 vota ose 42.41 përqind. Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka njoftoi se dalja në votime ka qenë 27.49 përqind

  • Putini: Mbështes qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës

    Serbia nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, ka thënë presidenti i zgjedhur serb, Tomisllav Nikoliç

  • Koshtunica: Brukseli do të
    kërkojë ta braktisim Kosovën

    Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë dhe ish-kryeministri i këtij vendi, Voisllav Koshtunica ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të kërkojnë nga Serbia që të heq dorë nga Kosova që të mund të fitojë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE

  • Nikoliç: S’ka bisedime me Thaçin

    Presidenti i sapo zgjedhur i Serbisë Tomislav Nikoliç ka deklaruar se nuk dëshiron të jetë njeriu i cili negocion mbi Kosovën, por, lypset menjëherë të ngrihet niveli i negociatave në shkallë kryeministri apo presidentit të republikës, me përjashtim tëThaçit

  • Tadiç për kryeministër të Serbisë

    Lideri i Partisë Demokratike (DS) Boris Tadiç, pas takimit me Partinë Socialiste tha se është i gatshëm të bëhet kryeministër

  • SHBA i refuzon vizën ish komandantit të UÇK, ambasadorit të Kosovës në Shqipëri

    Ambasada amerikane nuk i ka lëshuar vizë për të udhëtuar, Sylejman Selimit, ambasadorit të parë të dekretuar në raundin e fundit të përzgjedhjes së stafit diplomatik kosovar, ish komandantit të përgjithshëm të UÇK-së dhe ish komandantit të FSK-së.

  • Reduktohet EULEX

    EULEX-i do zvogëlojë pjestarët e vetë në polici dhe dogana, ndërsa numri i gjyqarëve e prokurorëve evropian do mbetet i paprekur.

  • EULEX hetime per autostradën
    Morinë-Merdare

    EULEX ka nisur hetimin për projektin “Rruga 7, autostrada Morinë-Merdare”, të cilin Qeveria e Kosovës ia besoi kompanisë amerikano-turke, “Bechta&Enka”. Agjensia e lajmeve ‘Indeksonline’ shkruan se burime brenda EULEX-it kanë bërë të ditur se prej një muaji ky mision është duke kërkuar në vazhdimësi dokumente në Ministrinë e Infrastrukturës për këtë projekt.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv