Kosova & Rajoni

  • Njësitë e KFOR it kanë gjetur një sasi të madhe armatimi në Veleglavë, në afërsi të Tërstenikut të komunës së Dardanës (ish-Kamenicës).

  • BE kushtëzon Serbinë me hapje të zyrës së Kosovës

    Mediat serbe sot kanë patur si lajm kryesor kushtin e Brukselit për Serbisë, siç thonë ata për vazhdim të procesit të integrimeve europiane duhet të hapet Zyra e Kosovës në Beograd.

  • Jahjaga viziton Kroacinë, kryeministri Japoninë

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po qëndron në Zagreb, ku pritet të takohet me presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi. E ndërkohë, kryeministri Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Japoni, ku do të qëndrojë deri më 9 qershor.

  • Burgu i Dubravës, 650 të burgosur në grevë urie

    Afër 650 të burgosur në burgun e Dubravës kanë hyrë në grevë urie. Të burgosurit kërkojnë amnistinë e cila ju ishte premtuar, sic thanë ata, nga ministri I drejtësisë para një viti dhe asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.

  • FH: Kosova përparime në shumë fusha para Shqipërisë

    Freedom House në raportin vjetor “Kombet në Tranizicion” konstaton se Kosova në shumë aspekte ka shënuar progres te dukshëm duke tejkaluar dhe Shqipërinë.
    Kosova kritikohet në raportin e FH se ka bërë hapa prapa përsa i përket procesit zgjedhor, nivelit të demokracisë dhe qeverisjes lokale

  • CNN, Kosova shteti i bukurisë

    Republika e Rinisë, Republika e Bukurisë, Republika e Kosovës, ky është imazhi më i ri i Kosovës i cili do të shfaqet në kanalin CNN i organizuar nga grupi Investment Promotion Agency of Kosovo (IPAK) dhe Qeveria e Kosovës.

  • EULEX deri më 2014

    Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur sot t’ia zgjasë mandatin e misionit EULEX në Kosovë deri më 14 qershor 2014.

  • Vetëvendosje kundër privatizimit të distribucionit të KEK

    Vetëvendosje me aksion kundër Privatizimit. Privatizimi i distribucionit të Korporatës Energjetike të Kosovës është një nga krimet ekonomike më të mëdha që po kryhen ndaj popullit të Kosovës.

  • Nikoliç, shpejt takimi me serbët në veri të Kosovës

    Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka deklaruar se është gati të takohet me udhëheqësit serbë në veri të Kosovës, për të diskutuar me ta për operacionin e KFOR-it, gjatë të cilit u plagosën dy ushtarë të KFOR-it dhe tre qytetarë serbë.

  • Kuçi: Partnerët ndërkombëtar nuk lejojnë ndarjen

    Zv/kryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se Kosova nuk ndihet e kërcënuar prej ndarjeve, pasi ka partneritet me bashkësinë ndërkombëtare.

  • Vendimi për barrikadat, EULEX: 
    Duam liri pa kushte

    Ka reaguar misioni EULEX në Kosovë pas vendimit të Shtabit të Emergjencës të komunës paralele të Mitrovicës një ditë më parë vendim i cili rikthen barrikadat dhe u ndalon forcave të EULEX qarkullimin mbi Lumin Ibër.

  • Serbët rikthejnë barrikadat:
    Kush sulmon mban përgjegjësinë

    Serbët injorojnë lajmërimet e NATOS dhe kanë vendosur të rikthehen për të mbrojtur barrikadat në veri të Mitrovicës. Shtabi i Emergjencës në Veri të Mitrovicës ka vendosur sot të kthejë sërisht kujdestarinë në barrigada për të gjithë qytetarët.

  • NATO: Heqja e barrikadave
    në veri do të vazhdojë

    Aksioni për heqjen e barikadave do të vazhdojë akoma. Lidhur me operacionin e fundit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen ka vlerësuar ushtarët e KFOR-it për suksesin e arrirë për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.

  • Parashikohet qeveri teknike

    Qeverisë Thaçi II po i vjen fundi. Burime ndërkombëtare kanë bërë me dije se faktori ndërkombëtar në vend është duke u përgatitur për të ndërhyrë në shkarkimin e qeverisë aktuale dhe për të formuar një qeveri teknike deri në zgjedhjet e ardhshme.

  • Vjedhja e florit, lirohen policët

    Janë liruar nga paraburgimi 4 të arrestuarit, zyrtarë të lartë policorë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në skandalin e vjedhjes së 25 kilogramëve ari në dhomën e dëshmive të Policisë në Pejë.

  • Krasniqi mohon dialogun me qytetarët serbë të veriut

    Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka mohuar mundësinë e nisjes së një dialogu me qytetarët serbë të veriut të Mitrovicës.

  • Shpërthim në veri

    Një shpërthim i një mjeti eksplodues, me efekt të lart detonues, ka ndodhur një orë pas mesnatës në veri të Mitrovicës, me ç’rast tre xhama të dritareve në një banesë janë thyer.

  • Kosova në vendin e nëntë si më e varfura

    Kosova është radhitur në vendin e 9 të, duke hyrë kështu në mesin e vendeve më të varfra në botë. Indeksi i shkallës së varfërisë në Kosovë, sipas "Business Insider", është 53.6%, inflacioni i indeksit të çmimit të konsumit, 8.3% ndërkaq papunësia është 45.3%.

  • Alarmi i Daniel Server: Qëndrimet 
    e Nikolic rrezik për Ballkanin

    Kosova dhe Ballkani kanë hyrë në një periudhë të rrezikshme të shpërbërjes dhe ky precedent i rrezikshëm po ushqehet nga presidenti aktual serb Nikolic. Alarmi vjen nga analisti amerikan Daniel Server

  • Sekuestrohen 109 kilogramë marihuanë, origjina Lazarati

    Policia e Kosovës ka konfiskuar 109 kilogramë substanca narkotike të llojit marihuanë në rrethin e Prishtinës. Me këtë rast, janë vënë në pranga tre persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në blerjen dhe tentimin për ta trafikuar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv