Kronikë

  • Prokuroria e Elbasanit kërkoi sot dënimin me burgim të përjetshëm për Leonard Lekën dhe 20 vjet burg për të vëllain e tij Dritanin. Ata akuzohen për vrasjen për motive të dobta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të nënës dhe motrës së tyre një vit më parë.
  • Kavajë, procedim penal ndaj
    kryetarit të Bashkisë Roshi

    Policia e Kavajës ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë ndaj Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. Shkak është bërë një denoncim që ka mbërritur në komisariat nga Elidon Plaku, drejtor i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Kavajës, bënë të ditur blutë e qytetit.

  • Tentojnë të grabisin kabinën
    elektrike, vdesin 2 të rinj

    Dy të rinj humbën jetën sot në Qafë Krrabë pasi janë goditur nga rryma e tensionit të lartë. Ata janë Valter Hasmuça, 21 vjeç dhe Aleks Peçi, 18 vjeç.

  • Pronat e Presidentit Topi
    përplasja mbi dokumentat

    Prej dy ditësh mediat, kryesisht ato vizive po paraqesin dokumenta lidhur me pronën prej 10 mije e 300 metra katrorë, të cilën një e moshur 94 vjecare, Hanke Topi pretendon se ia ka vjedhur Presidenti i Republikës. Televizioni Klan, dje publikoi intervistën dhe dokumentat që e moshuara tha se disponon për të vërtetuar se pronat e saj po merren padrejtësisht nga kreu i shtetit dhe familjarët e tij. Ndërsa, Vizion Plus sot ka siguruar dokumentin ekskluziv që familja e Hanke Topit, pretendente për pronat e fisit te presidentit Bamir Topi, ka paraqitur në Gjykatë në vitin 1997, por që rezulton një certifikate e falsifikuar.

  • Tiranë: Plagoset oficeri
    i burgut të Fushë Krujës

    Një efektv i Policisë së Shtetit është plagosur me armë zjarri sot në kryeqytet. Ai quhet Albert Kryemadhi, është 35 vjeç e mësohet se punon si shef i sigurisë në burgun e Fushë Krujës.

  • Korçë, flet i mbijetuari i masakrës
    Yzeiri: Na dhunuan për një femë

    Sajmir Yzeiri, i cili ndodhet në spital për shkak të plagëve të marra ka rrëfyer sot se si u mor peng dhe u masakrua se bashku me shokun e tij, Olgerin. Sapo i janë bashkuar tryezës ku ndodheshin të paktën 10 persona qeë po konsumonin alkool, Yzeiraj thotë se ftuesi i është rikthyer një zënke te vjetër me Olger Krekën.
    I mbijetuari tregon se torturat kanë vazhduar nga ora 22:00 e mbrëmjes e deri ne orën 06:00 të mëngjesit të ditës tjetër.

  • Kukës: Zhduket nëna e tre
    fëmijëve, njolla gjaku në banesë

    Një grua, nënë e tre fëmijëve, rezulton e zhdukur sot në qytetin e Kukësit. Ajo quhet Fllana Rexhmati dhe është 35 vjeç, bëri të ditur policia vendase. Denoncimi ka ardhur në komisariat nga vetë vajza e gruas së zhdukur e cila, pasi është kthyer në shtëpi, nuk e ka gjetur aty të ëmën.

  • Fier, rrihen këshilltarët socialistë
    Dhunë në zyrat e Këshillit të Qarkut

    Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në zyrat e Këshillit të Qarkut të këtij qyteti. Dy prej këshilltarëve të majtë, Alket Sulaj dhe Flamur Buzi janë rrahur pas debateve me këshilltarët demokratë.

  • Aleksandri mbërrin në atdhe
    "Jam i lumtur që jam gjallë"

    Aleksandër Peçi është pritur si hero në vendin e tij të lindjes. Avioni me të cilin ai udhëtoi nga Gjermani u ul në pistën e aeroportit të Rinasit, rreth orës 14.25 minuta. Pas takimit me familjarët Peci ka treguar një formë fizike shumë të mirë. (Në foto: Aleksandri pas daljes nga Spitali Ushtarak).

  • Gjykata bllokon milionat
    e dëshmitarit të Metës

    Biznesmenit të naftës Bekim Halilaj, njëherësh ish-dëshmitarit në procesin gjyqësor ndaj të pandehurit për korrupsion Ilir Meta, i janë bllokuar 264 mijë e 500 euro. ( Ne foto Bekim Halilaj)

  • Invalidët protestë para Kuvendit:
    Mos miratoni ndryshimet ne ligj

    Personat me aftësi të kufizuar po protestojnë para parlametit duke kërkuar të mos kalojnë ndryshimet në ligjin  "Për statusin e të verbrit:“ si dhe ne ligjin “Për statusin invalidit paraplegjik dhe tetraplegjike”.  Nëse ligji kalon atëherë ata nuk përjashtojnë edhe sakrificat deri në vetëflijim.

  • Vrasja në Ditën e Verës
    arrestohen 3 autorë të tjerë

    Policia e Korçës arrestoi sot edhe tre autorë të tjerë për sherrin me Oligert Krekën, i cili u plagos dje nga disa të rinj gjatë festimeve të natës së Verës në fshatin Barçë të Korcës. 23 vjeçari ndërroi jetë në spitalin ushtarak.

  • Arratiset turku Ozel, dështon
    ekstradimi, ishte dënuar 7 vjet

    Një shtetas Turk i dënuar nga drejtësia shqiptare në 2009 me 7 vite burg, dhe i kërkuar nga ajo turke, për akuzën e falsifikimit të pasaportave, është zhdukur në rrethana misterioze, duke sjelle dështimin e ekstradimit të tij për në Turqi.

  • Tiranë, seks në autostradë
    për 400 euro nata

    Një sekser, taksist dhe një tutore së bashku me një prostitutë 23 vjeçare janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ata shfrytëzonin si prostitutë shtetasen me inicialet E. T. Arrestimi i tyre ka ardhur në bazë të operacionit të koduar "Fshehtësia", i cili u zhvillua në orët e para të mëngjesit të të Mërkurës.

  • Gërdeci, 4 vjet nga tragjedia, të
    dënuarit të lirë nëpër Shqipëri

    Katër vjetori i tragjedisë së 15 Marsit, i ka gjetur të lirë të gjithë të pandehurit e dosjes Gërdeci. Përfshirë dhe Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin, Dritan Minxollin dhe Sokol Ngjecin për të cilët gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit shtëpiak dhe deklaroi dënimin me dhjetra vite burg. (Ne foto Zamira Durda, nena e Edisonit pas vendimit te gjykates se Tiranes )
    Prokuroria: Mediu, Pinari e Delijorgji bënë Gërdecin
    Gjykata rrezoi akuzen e vrasjes

  • Klosi: Rrëfej takimin mes
    Gazidedes dhe Arkan

    INTERVISTA E PLOTE/ Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” ka deklaruar se takimi mes ish-kryetarit të SHIK-ut shqiptar Bashkim Gazidede dhe kreut të forcave paramiltare serbe, "Tigrat" Arkan është zhvilluar në Dibër të Madhe. (Në foto: Bashkim Gazidede dhe Zhelko Razhnjatoviç "Arkan" / fotomontazh)

  • New York, vdes i riu shqiptar
    në rrugën ku shpëtoi shoqet

    Fati jo rrallë herë vendos të tregojë ironinë e tij me njerëzit. Kështu ndodhi edhe me 21 vjecarin shqiptar Valon Rraci. Zemra e tij është shuar mbrëmjen e djeshme, pas aksidentit fatal, në të njëjtën rrugë në New York, ku katër vjet më parë ai i shpëtoi jetën dy studenteve, që atë ditë u përplasën me makinën e tyre. (Në foto: 20 vjecari i aksidentuar Valon Rraci)

  • Bari, pranga shqiptarit në arrati
    Salillari akuza për trafik droge

    Policia e Barit bëri sot të ditur se pas bashkëpunimit me Agjencinë Britanike të luftës kundër krimit, kanë arrestuar Salillarin, ndaj të cilit ka një urdhër arresti pas operacionit “Durrës 2009”. Salillari, i cili bënte pjesë në organizatën e trafikut të drogës me qendër në Rimini, ishte strehuar në Britaninë e Madhe pas falsifikimit të dokumentave dhe ndryshimit të emrit.

  • Vdes në spital Oligert Kreka
    policia prangos të riun që e qëlloi

    23 vjecari Oligert Kreka ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Spitalin Ushtarak. Ai u plagos nga disa të rinj gjatë festimeve të natës së Verës në fshatin Barçë të Korçës. Ndërkohë, policia njoftoi se pak minuta se i riu të ndërronte jetë është arrestuar Emiljano Nazifi, 24 vjeç, i cili akuzohet se ka qëlluar për vdekje Oligert Krekën gjatë një sherri mes të rinjsh.

  • Ministria s'jep oficerët, bllokohet
    hetimi ndaj 3 deputetëve të PS

    Prej gati një muaj e gjysëm Ministria e Brendshme, s'ka vënë në dizpozicion të prokuririsë dy oficerë të policisë gjyqësore, me qëllim marjen në pyetje të tre deputetëve të PS, të dyshuar si organizatorë të dhunës në 21 janar. Mos reagimi, i ministrisë ka lënë pezull hetimet e kësaj çështje, që prokuroria ka nisur nga informacionet e servirura nga policia.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv