Kronikë

  • Në Tiranë ka nisur atmosfera e Ditës së Verës. Që në mëngjes përgjatë bulevardit kryesor  “Dëshmorët e Kombit” të shihte syri embëlsirën tradicionale, ballokumet. Bulevardi ka marrë një pamje të re, me një dekor plot lule dhe ndriçim. Pas festive të fundvitit, Pedonalja do t’i rikthehet sërish pamjes së një tregu, këtë herë me produkte nga trevat shqiptare.
  • Shkarkohet Florenc Hoxha
    vjen kunati i Kuliçaj

    Kreu i policisë bashkiake i Tiranës, i përfolur për konflikte të shumta me subjektet private por edhe sepse goditi me grushta punonjësen e taksave të bashkisë, Anila Çobani, duket se është larguar nga ky post.

  • Denoncimi i AKIP: Impianti i
    plehrave vjen nga Holanda

    Aleanca kundër Importit të Plehrave në vendin tonë kanë dorëzuar dje në Komisionin Qendror Zgjedhor firmat e mbi 61 mijë qytetarëve shqiptarë që janë kundër importit të plehrave nga vendet e tjera. Ambientalistët i kanë kërkuar KQZ dhe Gjykatës Kushtetuese që të shpallë referendumin në vjeshtë. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme nuk kanë munguar as akuzat se kjo lëvizje ka sfond politik.

  • Gjirokaster, qyteti i gurte
    feston Diten e Veres

    Duke përfituar nga dita e bukur me diell, qytetarët e Gjirokastrës i janë drejtuar pikës turistike të Viroit, Kodrave të Kalasë së Shën Triadhës, Antigonesë, apo pikës turistike të Kërcullës.

  • Dita e Verës, Elbasani qyteti i
    festës, kryeqytet për një ditë

    Sot dhe dielli shkëlqen taman si për ditë vere, si për të larguar dimrin jo pak të vështirë që kaloi këtë vit Shqipëria. Edhe pse është festë kombëtare, më shumë se çdo ditë, ajo festohet në Elbasan, ku ndodhen dhe kryeministri Berisha e kreu i PS-se Edi Rama. Qindra qytetarë po festojne ne qender te qytetit, te Elbasanit por edhe ne Tirane  Berisha: Vitin tjetër Tirana feston në Elbasan. Rama: Shqiptarët e meritojnë rilindjen.
    BLOG - Energji pozitive nga lulet në Bulevard - Nga ALBA MALLTEZI  
    Bollokumja: Embëlsira karakterisitike
    Shpjegimi sipas Konicës për Ditën e Verës
    Kur kane nisur festimet

  • Fier: Drejtori i LSI
    po bën TEC-in skrap

    Bujar Jazaj, përfaqësues i LSI-së në Fier dhe drejtor i ISKSHsë është në krye të operacionit të çmontimit të TEC-it të Fierit për skrap, denoncoi mbrëmë emisioni "Fiks fare", duke dhënë pamjet e makinës së tij që shoqëronte kamionin me skrap.

  • Gomonia me flamur grek solli
    84 kg droge ne Sarande

    Gomonia po lëvizte nga ishulli i Kurfuzit në drejtim të Kanalit të Çukës. Policia bllokon mjetin lundrues te pajisur me 2 motorë, tip yamaha, me nga 250 kuaj fuqi secili, ndërsa droga u gjet në zonën rreth bregut.

  • Durrës, apartamenti në flakë
    2 persona te asfiksuar lehtë

    Një zjarr i fuqishëm përfshiu mëngjesin e sotëm një apartament në katin e katërt të një pallati 5-katësh në lagjen nr 3 të qytetit të Durrësit. Policia evakuon banorët.

  • Gërdeci, prokuroria apelon
    vendimin  e gjykatës së Tiranës

    Ata do i drejtohen sërisht gjykatës së Apelit me të njëjta kërkesa për 29 të pandehurit e dosjes Gërdeci, duke argumentuar me detaje dhe rrethanat se përse duhet të dënohen për akuzën e vrasjes masive Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli.

  • Ish të përndjekurit, kësti më 26 mars
    Berisha: Ish spiunët nuk përfitojnë

    Kryeministri Berisha theksoi se nuk do të shpërblehen ata persona që vërtetohen se kanë qene bashkëpunëtorë me pushtuesit.

  • Zjarr në kodrat e Selitës
    Zjarrfikësit vështirësi kalimi

    Policia raporton se zjarri është larg qendrave të banuara, por problemi kryesor është pamundësia e makinave zjarrfikëse për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve. Terreni i vështirë e bën të pamunduar lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse drejt zonës në flakë.

  • Tiranë, pranga autorit të plagosjes
    së argjendares, ndryshoi emrin

    Ibrahim Hajdaraj, 44 vjeç është arrestuar sot nga policia e Tiranës, i akuzuar për plagosjen e pronares së argjendarisë, të djelën në Rrugën e Durrësit. Sipas policisë, Hadaraj ka ndryshuar në gjendjen civile në Vlirë gjeneralitetin e tij nga Ali Hadari në Ibrahim Hadaraj, ndërsa akuzohet dhe për vjedhjen e një argjendari tjetër.

  • Zgjedhjet në Dajç: Shkojnë
    për gjykim 8 ish-komisionerët

    Prokuroria e Lezhës ka paraqitur për gjykim 8 ish-komisionerët e komunës Dajç të këtij që mbanin këtë funksion gjatë zgjedhjeve lokale të 8 majit të kaluar. Lulzim Paloka, Ndoc Marku, Mark Kola, Zef Gjoni, Pjetër Marku, Pal Prendi, Gentian Kovaçi dhe Gent Marku akuzohen për cënimin e mbarëvajtjes së proçesit zgjedhor me veprime që arrijnë deri në plotësimin e fletëve të votimit.

  • Shtyhet afati për pronat
    Drejtori e re në ministri

    Për të disatën herë, Këshilli i Ministrave ka shtyrë afatin e vlefshmërisë ligjore të AKKP deri në 30 prill të vitit 2013. Që të marrë fuqi ligjore, ky projekt duhet të kalojë për miratim nga Kuvendi, pasi fjala është për amendimin e nje ligji ekzisten, konkretisht ligjin nr. 9235 Për kthimin dhe kompensimin e pronës.

  • Vodhi 308 mijë Euro, pranga
    ish-drejtorit të bankës

    Prokuroria e Tiranës ka arrestuar drejtorin e një banke të nivelit të dytë pasi akuzohet të ketë grabitur nga kasafortat rreth 308 mijë Euro. I arrestuari quhet Julian Lipe dhe ka qënë drejtor i filialit në Rrugën e Dibrës të Alpha Bank.

  • Në Gërdec nuk u vra njeri
    Familjarët:T`i djegim me bezinë

    endimi i gjykatës së Tiranës ka lënë të pakënaqur të gjithë palët në procesin gjyqësor të Gërdecit. Prokurorët, të pandehurit, por edhe familjarë e viktimave që humbën jetën në 15 mars, kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të djeshëm, duke pohuar se shumë shpejt do e apelojnë atë në Gjykatën e Apelit.

  • Luan Hoxha, pagoi
    faturat e iku në SHBA

    Largimi pa lënë gjurmë në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i Luan Hoxhës, vërtetohet edhe nga listat e pagesave për detyrimet financiare të pallatit ku ish-shefi i shtabit banonte në Tiranë.

  • Burrel: Të rinjtë në protestë
    digjet flamuri maqedonas

    Disa të rinj në Burrel kanë djegur gjatë ditës së sotme flamurin e Maqedonisë. Ngjarja ka ndodhur ndërsa personat në fjalë protestuan paraditen e sotme kundër episodeve të dhunës ushtruar kohët e fundit ndaj shqiptarëvë në vendin fqinj.

  • TEC i Fierit, vidhet për skrap
    shfaqen pamjet e masakrës

    TEC-i, i Fierit është kthyer në një objekt grabitjesh nga kompanitë dhe personat e babëzitur për skrap. Tubat e çelikut, portat si dhe shumë paisje teknologjike janë prerë, duke u transportuar me shumë kujdes në uzinat e shkrirjes në Elbasan apo dhe tek pikat e grumbullimit të skrapit në rrethit e Fierit.

  • “Parkimi nëntokësor, Të
    majtët: Vendimi antiligjo

    Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe përfaqësuesi i “Gener 2”, Bashkim Ulaj kanë nënshkruar dje një marrëveshje koncensioni për fillimin e ndërtimit të parkimit nëntokësor te sheshi “Italia”. Projekti do të kushtojë plot 1.6 milionë euro dhe do të bëhet pronë e bashkisë së Tiranës, pas 35 vjetësh. Flasin Eridian Salianji e Florian Pullazi: Prefekti nuk e ka miratuar

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv