Kronikë
-
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli dhe drejtuesi politik i PD-së, Bujar Leskaj kanë nderuar së bashku të rënët në Luftën e Vlorës. Në ceremoninë përkujtimore ra në sy mungesa e deputetëve të Partisë Socialiste.
3 Shtator 2021, 16:28 -
50 pacientë të pavaksinuar çdo ditë shfaqen në spital e Shkodrës, mjeku: Gjatë sezonit nuk u respektua asnjë masë antiCOVID! Qytetarët duhet të vaksinohen
3 Shtator 2021, 16:17Çdo ditë ka mbi 150 raste të reja me Covid-19 në qarkun e Shkodrës, ku 50 prej tyre paraqiten për t’u vizituar në spital. Drejtori Ardian Dajti bën thirrje për vaksinim pasi ka rezultuar se personat e vaksinuar e kalojnë koronavirusin me simptoma të lehta.
-
Shtatori muaj i hapur vaksinimi, të rinjtë interes të lartë! Mjekja: Efektet anësore të shkaktuar nga vaksina zgjatin 48 orë dhe janë më të lehta se COVID
3 Shtator 2021, 16:03Procesi i vaksinimit po vijon në vendin tonë, ku në muajin e dytë të vaksinimit të hapur ka një interes të shtuar të moshave të reja. Shefja e kujdesit parësor Ariela Malaj thotë se efektet anësore të shkaktuara nga vaksina zgjasin 48 orë.
-
Dritan Gina tallet me Vetingun, dështon edhe seancën e tretë pasi u ‘sëmurë’ vetë, tani është ‘pa qejf’ avokati! 2 muaj manovra për të shtyrë shkarkimin
3 Shtator 2021, 15:54Si po luan prokurori i Tiranës Diritan Gina me Komisionin e Vetingut, ka që në korrik që shtyn seancat dëgjimore me raporte mjekësore dhe manovra procedurale. Bashkëshortja e tij Rovena Gashi u shkarkua për 930 mijë USD pasuri të pajustifikuar. Me 15 shtator përpjekja e katërt për ta njohur me dosjen.
-
Pas 5 orësh në 'luftë' me flakët, shuhet zjarri në fshatin Zhulaj në Memaliaj! Digjen 10 ha me pyje e shkurre
3 Shtator 2021, 15:52Pas rreth 5 orësh luftë me flakët, në një terren malor dhe të pyllëzuar, është bërë e mundur shuarja e flakëve në fshatin Zhulaj të Memaliajt. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri llogaritet rreth 10 ha me pyje e shkurre.
-
20-vjeçari i pavaksinuar, më i riu i shtruar në Infektiv! Rriten shtrimet në spital, COVID 3 drejt hapjes, kryhen përgatitjet e fundit
3 Shtator 2021, 15:33Pranë Spitalit Infektiv janë rikthyer familjarët e pacientëve të cilët presin në radhë për të sjellë ushqime e sende personale për të afërmit e prekur nga COVID-19. Mosha më e re që ndodhet nën kujdesin e mjekëve është një 20-vjeçar i pavaksinuar. Ndërkohë që me rritjen e shtrimeve është çështje ditësh që të vihet në funksion spitali COVID 3.
-
Edison Begajt iu bë atentat 4 muaj më parë teksa ishte në makinë me 2 fëmijët, autori Prifti teksa arratisej u aksidentua rrugës! Policia gjeti 'lumë' provash në makinë
3 Shtator 2021, 15:01Autori i dyshuar i plagosjes së Edison Begajt në Kaninë të Vlorës më 29 maj, Mitri Prifti, pas atentatit të dështuar u largua me një mjet, me të cilin përfundoi në një kanal në afërsi të Lushnjës. Ai u largua nga vendngjarja, ndërsa policia gjeti në makinë një numër të madh provash biologjike, fije floku pështymë e më gjerë.
-
37 afganët që mbërritën dje në Shqipëri u shpëtuan nga fondacioni i Hillary Clinton, ishin kryesisht aktiviste të shoqërisë civile! Me vete vetëm rrobat e trupit
3 Shtator 2021, 14:43Mëngjesin e djeshëm, në orët e para të 2 shtatorit u ul në aeroportin e Rinasit avioni që mbante 37 qytetarë afganë që vinin nga Kabuli i tensionuar, kryesisht gra të shoqërisë civile.
-
-
Situata nga zjarret, PD reagon pas deklaratave të Ramës: Propagandë e neveritshme që shet dështimin si sukses, para ligjit ata që kanë shpërdoruar detyrën
3 Shtator 2021, 14:11Propagandë të neveritshme e ka cilësuar Partia Demokratike ceremoninë falenderuese të kryeministrit Edi Rama për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile, për menaxhimin me sukses të vatrave të zjarreve në vend
-
‘Lumë’ gjobash në 24 orët e fundit, arrestohen 7 shoferë! Hiqen 41 patenta, 23 për shpejtësi deri në 165 km/h
3 Shtator 2021, 14:04Pavarësisht ndëshkimeve, shoferët vijojnë të jenë të pabindur në rrugë duke mos respektuar rregullat e qarkullimit. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 7 drejtues mjetesh, 4 për drejtim makine në gjendje të dehur
-
Hapet për qarkullimin e mjeteve tuneli i 5-të në sheshin 'Shqiponja', Balluku: Do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve
3 Shtator 2021, 13:36Është hapur për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 5 në ish-sheshin 'Shqiponja', duke lehtësuar në këtë mënyrë qarkullimin e automjeteve të Tiranës. Ndërkohë janë drejt përfundimit punimet për realizimin e plotë të kësaj vepre e cila i jep kryeqytetit një hyrje të denjë duke lehtësuar trafikun për automjetet dhe lëvizjen për këmbësorët
-
Tentativa e bujshme e arratisjes nga burgu 313, Report Tv siguron pamjet! Ja si zbret me litar Fatmir Pjetri dhe përballet me policinë! Momenti kur Arbër Çekaj ikën me nxitim nga shkallët
3 Shtator 2021, 13:27Dy sekonda iu deshën Fatmit Pjetrit dhe Arbër Çekajt t për të thyer sigurinë e burgut 313-të. ReportTv siguron pamjet ku me litarin e sajuar me çarcafë, doreza dhe një ganxhë hekuri ata zbresin nga tarraca e ajrosjes, duke vrapuar për tek dera e daljes nga burgu nëpërmjet shkallëve të administratës.
-
Kultivuan bimë narkotike, arrestohen babë e bir në Vorë! Nën hetim penal kryeplaku i zonës dhe inspektori i pyjeve
3 Shtator 2021, 13:09Babë e bir janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike
-
Rreth 1.5 milionë vaksinime deri tani, Manastirliu apelon në veçanti pedagogë e studentë: Vaksinohuni
3 Shtator 2021, 12:51Rreth 1.5 milionë qytetarë shqiptarë deri më tani kanë marrë një dozë të vaksinash COVID.Lajmin e dhënë përmes një postimi në Facebook, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ajo ka apeluar fort, në veçanti kategoritë si pedagogë, studentë e mësues të shfrytëzojnë këtë muaj për vaksinim.
-
Vlorë, 25-vjeçarja rrëzohet nga anija turistike e ankoruar pranë portit, ndërron jetë në spital! Kishte fraktura në kokë, dyshohet se ishte e dehur! Arrestohet punonjësi
3 Shtator 2021, 17:26Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në Vlorë, pasi u rrëzua aksidentalisht në det duke zbritur nga një anije turistike të ankoruar pranë portit Vlorë, dyshohet se ishte e dehur. Për ngjarjen është vënë në pranga një nga punonjësit në anije i akuzuar për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".
-
Vodhi 2 herë farmacinë e spitalit dhe ilaçet ua shiste pacientëve, lihet në burg infermieri në Korçë
3 Shtator 2021, 11:51Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë për infermierin Nikolin Ciko
-
-
Del video, momenti kur i vendoset tritoli makinës së inspektorit të policisë në Durrës
3 Shtator 2021, 11:09 -
Nga Tuzi drejtonte 'rrjetin' e drogës në Michigan, 40 ditë burg për shqiptarin e arrestuar në Han të Hotit! Erdhi në Shqipëri për turizëm, i sekuestrohen 50 mijë euro në Audi! Pritet ekstradimi në SHBA
3 Shtator 2021, 10:48Gjykata e Tiranës i dha 40 ditë kohë një 41-vjeçari malazez deri në vendimin për ekstradimin në SHBA, ku kërkohet për trafik droge dhe pastrim parash. Aleks Vukaj hyri në Shqipëri përmes pikës kufitare në Malësi të Madhe, dhe në momentin e arrestimit deklaroi se kishte ardhur për turizëm.