Kronikë
-
Gjykata e Tiranës i dha 40 ditë kohë një 41-vjeçari malazez deri në vendimin për ekstradimin në SHBA, ku kërkohet për trafik droge dhe pastrim parash. Aleks Vukaj hyri në Shqipëri përmes pikës kufitare në Malësi të Madhe, dhe në momentin e arrestimit deklaroi se kishte ardhur për turizëm.
3 Shtator 2021, 10:48 -
Lëvizte me armë në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë! Në pranga edhe një tjetër, iu gjet thikë dhe kanabis në banesë
3 Shtator 2021, 10:12Në një kohë kur puna për “goditjen” e paligjshmërisë në vend vijon, polica e Tiranës ka arrestuar 2 persona.
-
Ekskluzive/ Goditja e klanit shqiptar që mbushi Spanjën me drogë, Report Tv zbardh emrin e kreut të grupit mafioz! Stefan Curri, bosi i narkotrafikut
3 Shtator 2021, 10:11Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht emrin e kreut të grupit mafioz që mbushte Spanjën me drogë. Bëhet fjalë për Stefan Currin, me origjinë nga Puka, i cili është bosi i grupit të narkotrafikut, nga i cili janë arrestuar tashmë 107 persona gjatë një operacioni që përfshiu autoritetet e zbatimit të ligjit në Spanjë, Gjermani dhe Shqipëri.
-
I arrestuar nga SPAK për korrupsion, shkarkohet prokurori i Sarandës Sali Hasa! KPK: Ka fshehur pasurinë
3 Shtator 2021, 09:51Sipas KPK Hasa nuk ka deklarim të saktë, nuk ka burime dhe ka fshehur pasurinë. Ai ka deklaruar se ka shitur karabinanë, por nuk ka dokumente që e vërtetojnë. Për shtëpinë në Kavajë dhe në Sarandë ka pasur mungesë burimesh financiare.
-
U arrestua për korrupsion me tenderin e uniformave të policisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Naqellarit për t’i kthyer telefonin: Mund të ketë prova të vlefshme, do zbardhim bisedat
3 Shtator 2021, 09:43Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) rrëzon kërkesën e ish-drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari për t’i kthyer telefonin celular. Në telefon mund të ketë prova të vlefshme për hetimin dhe prokuroria ka të drejtë ta ekzaminojë
-
Vidhnin bateritë e kamionëve, prangosen 2 të rinj dhe shpallet në kërkim 1 tjetër! Dokumentohen 6 vjedhje, sekuestrohen 23 bateri! Skema e përdorur
3 Shtator 2021, 09:222 të rinj, 26 dhe 25 vjeç, janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi që prej janarit të këtij viti bënin 'kërdinë' nëpër kryeqytet duke vjedhur bateri automjetesh, kryesisht kamionësh. Operacioni "Bateristi", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5, ka vënë në pranga A.M dhe E. A dhe u shpall në kërkim E. Rr 21 vjeç.
-
Kush është inspektori i policisë që i shpërthyen makinën me tritol në Durrës
3 Shtator 2021, 09:21 -
Rama publikon pamje nga Piramida e Tiranës: Qendra më e madhe e inovacionit do të sjelli një realitet të ri shqiptar! Veliaj: Gati vitin tjetër
3 Shtator 2021, 08:49Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin sotëm me energji rinore dhe teknologji, duke publikuar pamje nga krijimi i projektit me inovator në Ballkan, Piramidës. Gjatë inspektimit të punimeve, kryetari i Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj tha se po punohet me cilësi të lartë, për ta shndërruar Piramidën në një inkubator për bizneset në fushën e kreativitetit.
-
Afganët në Shëngjin nisin argëtohen me pushuesit, ja marrin valles në lokalet me muzikë live
3 Shtator 2021, 08:25Afganët e mbërritur në Shëngjin kanë nisur që të argëtohen me pushuesit, duke ja marrë valles në lokalet ku luhet muzike live. Siç shihet edhe në këtë video refugjatët afganë po shijojnë ritmet e muzikës shqiptare dhe po kërcejnë së bashku me pushuesit e tjerë
-
I vihet tritol makinës së inspektorit të policisë në Durrës, disa të shoqëruar! Momenti kur vendoset lënda plasëse në mjetin e efektivit
3 Shtator 2021, 07:48Një sasi lëndë plasëse është vendosur në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale në Durrës, e cila ka shpërthyer.
-
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por në mesditë mbeten konstante, njihuni me parashikimin e motit për sot
3 Shtator 2021, 07:28Moti në vendin tonë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ndërkohë që temperaturat mbeten konstante
-
Situata nga COVID, Manastirliu: Mbërrijnë në Rinas 31.590 doza të vaksinës Pfizer
2 Shtator 2021, 21:22Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton 31 590 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në vendin tonë
-
400 afganë vendosen në Shëngjin, nisin plazhin me pushuesit, gazetari nga Afganistani: Këtu ndihemi të sigurt, faleminderit për mikpritjen
2 Shtator 2021, 21:08Nga 644 refugjatë afganë që kanë ardhur në Shqipëri 400 janë akomoduar dhe po jetojnë në Shëngjin. Ata janë ambientuar shpejt dhe i gjen në plazh bashkë me pushuesit vendas. Faleminderit për mikpritjen e artikulojnë në shqip!
-
Humb jetën nga koronavirusi 39-vjeçari shqiptar në Itali, nuk ishte vaksinuar dhe u infektua me Delta
2 Shtator 2021, 21:05Një 39-vjeçar shqiptar, që banonte në Itali, ka humbur jetën si pasojë e COVID. Nikolin Ndoni, i cili nuk ishte vaksinuar dhe ishte shtruar një ditë më parë në spital dhe ishte në trajtim intensiv
-
Aksident në Elbasan, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital! Shoferi largohet nga vendngjarja
2 Shtator 2021, 20:34Një 80-vjeçar ka mbetur i plagosur në Elbasan mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti. Pas ngjarjes, shoferi i automjetit u largua, ndërsa policia po punon për identifikimin e tij.
-
Shqipëria pajiset sisteme Ajrore pa pilot PUMA! Misioni i veçantë rikthen togeren Çollaku nga New Jersey në atdhe
2 Shtator 2021, 20:23SHBA i ka dhuruar Shqipërisë "PUMA-t" dhe një pjesë e anëtarëve të Gardës Kombëtare të New Jersey, mes tyre edhe Çollaku kanë kryer këtë javë fluturime simuluese. Çollaku ka lindur në Shqipëri dhe është transferuar në New Jersey kur ishte adoleshente
-
4 humbje jete nga COVID brenda 24 orëve në vend, 853 qytetarë rezultojnë pozitiv me koronavirus
2 Shtator 2021, 18:204 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 5637 testime kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 853 qytetare
-
Test PCR ose certifikatë vaksinimi në Morinë, radha e makinave për të hyrë në Kosovë shkon në 10 km! Shoferët i bien borisë në shenjë proteste: Kemi orë që presim, më mirë të ishte mbyllur kufiri
2 Shtator 2021, 18:11Për të hyrë në territorin kosovar, qytetarët duhet të paraqesin një test negativ të PCR-së ose vërtetim vaksinimi, por kjo ka shkaktuar një situatë të pazakontë në Morinë. Tashmë prej disa orësh qytetarët që duan të shkojnë në Kosovë, po presin për të kaluar në pikën e kalimit kufitar në Vermicë, gjë që ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh
-
Vlorë, aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Sherishtë, rrezikohen banesat dhe stanet! Digjen dhjetëra rrënjë ullinj
2 Shtator 2021, 17:58Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Sherishtë të Vlorës. Zjarri ka rënë fare pranë staneve dhe banesave dhe dyshohet që të jetë i qëllimshëm
-
Dritan Gina thirret për herë të tretë në Veting, nesër pritet shkarkimi i prokurorit Sali Hasa, KPA merr në dorë dosjen e Shkëlqim Mirit i dënuar për korrupsion
2 Shtator 2021, 17:12Prokurori i Tiranës Dritan Gina është thirrur për t’u paraqitur nesër në Komisionin e Vetingut për t’u njohur me dosjen e verifikimit, nesër vendimi edhe për prokurorin e arrestuar Sali Hasa, caktohen seancat dëgjimore për magjistratët Arben Dyla, Adelina Zarka, Kace Agolli, Ariola Kristo dhe Arben Nika.