Kronikë
-
27 Shtator 2021, 08:46
-
Vranësira dhe reshje shiu në zonat veriore e qendrore, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
27 Shtator 2021, 07:35Paraditja në vendin tonë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Por në orët vijuese vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin, ku në veri dhe pjesërisht në zonat qendrore vranësirat e shpeshta do të sjellin reshje të cilat më te theksuara do të jenë në Alpet e Shqipërisë.
-
Nën masat anti-COVID, nis sot viti i ri shkollor! Mësuesit detyrim vaksinën, në të kundërtën tampon çdo javë! Prindërit kundër mësimit me turne! Urojnë politikanët
27 Shtator 2021, 07:18Kjo e hënë, 27 shtator ka rikthyer në bankat e shkollës nxënësit e sistemit parauniversitar. Deri më tani, është zhvilluar mësimi plotësues për të rikuperuar njohuritë e humbura dhe ka qenë në dëshirën e nxënësve, por nga sot ka nisur zyrtarisht shkolla.
-
Gjirokastër/ Zjarr masiv në afërsi të fshatit Prongji! Terreni i vështirë, ndërhyhet vetëm me pompa shpine dhe mjete dore
26 Shtator 2021, 22:04Një zjarr masiv është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në afërsi të fshatit Prongji.
-
Kampion i Karates në Shqipëri për herë të 11-të, Basha: Talent gjenial, në të ardhmen do ta ngrejë edhe më lart flamurin kuqezi
26 Shtator 2021, 20:35Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë një fotografi me kampionin e karates në Shqipëri për herë të 11-të, Bekim Basha.
-
‘Arratiset’ drejt qytetit të gurtë, Kim viziton Gjirokastrën! Bëhet pjesë e një dasme
26 Shtator 2021, 19:04Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim si çdo të diel është “arratisur” nga zhurmat e kryeqytetit drejt qytetit të gurtë, Gjirokastrës.
-
Ulen rastet, por rritet numri i viktimave! Në 24 orë, 539 qytetarë pozitivë dhe 11 humbje jete! 30 pacientë rëndë në spital! Tirana, qarku më i prekur
26 Shtator 2021, 17:25Shqipëria i është rikthyer shifrave të larta të rasteve të reja dhe fatkeqësisht edhe të viktimave në 24 orët e fundit. Kjo e diel ka regjistruar 11 viktima me COVID-19, duke bërë që kurba e fataliteteve të mos pësojë një ulje prej disa ditësh, e ndërsa sot 539 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.
-
Tentoi që të fikte zjarrin në tokën e tij në Kavajë, humb jetën 59-vjeçari! U asfiksua nga tymi
26 Shtator 2021, 17:00Një 59-vjeçar ka tentuar që të shuajë zjarrin që ra në tokën e tij në fshatin Sterbeg të Kavajës, por kjo i kushtoi jetën.
-
Tërhoqi zvarrë të renë në mes të lokalit në Vlorë dhe mbante me vete pistoletë e 2 granata, zbardhet dëshmia e 30-vjeçarit: Doja ta trembja, jo ta qëlloja
26 Shtator 2021, 16:40Report Tv ka zbardhur dëshminë e 30-vjeçarit, Fasil Likaj, i cili ditën e djeshme ka qenë protagonist i një ngjarjeje kriminale, ku ka tërhequr zvarrë një 20-vjeçare, me të cilin kishte pasur lidhje sentimentale.
-
Armë të hedhura në shtëpinë e pabanuar, fëmijët gjejnë 2 kallashnikovë në Pogradec
26 Shtator 2021, 16:06Gjatë mesditës së sotme, teksa po luanin, 2 fëmijë të mitur kanë gjetur 2 armë zjarri, kallashnikov në një banesë në Pogradec pronari i së cilës jeton në emigrim prej vitesh, në Angli.
-
Muratori s'pranoi t'i merrte përsipër një punë, qëllohet me automatik! 47-vjeçari i plagosur: S'kisha mundësi! Transportohet me helikopter drejt spitalit të Shkodrës! Në kërkim autori
26 Shtator 2021, 15:24Autori, i cili ishte me një makinë, ka nxjerrë automatikun dhe e ka qëlluar një herë në këmbë. I plagosuri thotë se ka pasur vetëm një të shtënë si dhe shton se autorin e njeh, pasi është banor i zonës.
-
Iu gjet kallashnikov dhe kanabis në banesë, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër
26 Shtator 2021, 15:21Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 33-vjeçar Saimir Mali i cili u kap me 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi lënde narkotike kanabis.
-
1 mln e 700 mijë vaksinime të kryera kundër COVID, Rama: Vaksinohuni sot, mbroni shëndetin
26 Shtator 2021, 14:50Ka shkuar në 1 milion e 700 mijë numri i vaksinimeve kundër COVID të kryera në vend. Shifra u bë me dije nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ku i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur shëndetin e tyre.
-
Nga Italia, Norvegjia e Arabia Saudite me drogë me vete për të marrë pjesë në festën në Shëngjin, në pranga 3 persona, nën hetim 3 të tjerë! Iu gjetën në makinë kokainë, kanabis e ekstazi
26 Shtator 2021, 14:27Me kokainë, kanabis e ekstazi me vete, Policia i ka 'prishur' planet 6 personave, mes tyre të ardhur edhe nga jashtë Shqipërisë, për t'u argëtuar në një festë që po mbahet prej dy ditësh në Shëngjin.
-
Në 9 muaj 25 të vdekur në vendin e punës, 111 të plagosur! Kreu i Inspektoriatit të Punës për Report Tv: Problem shërbimi delivery, janë shtuar aksidentet
26 Shtator 2021, 13:56Në nëntë muaj 25 vetë kanë humbur jetën nga aksidentet në vendin e punës, por kreu i Inspektoritit të Punës, Ardit Kaja, thotë për Report Tv se është ulur numri i humbjeve të jetëve në kantieret e ndërtimit dhe janë shtuar aksidentet në shërbimin “delivery”.
-
VIDEO/ Breshka gjigante del në bregdetin e Semanit, mahniten pushuesit! Veterineri e merr në krahë dhe e ndihmon të notojë
26 Shtator 2021, 13:30Një breshkë uji gjigante e dalë në bregdetin e Semanit ka mahnitur plazhistët këtë të diel.
-
Nesër nis viti i ri shkollor, Ministria e Arsimit apel për respektimin e masave anti-COVID
26 Shtator 2021, 12:50Nga nesër nis viti i ri shkollor për nxënësit. Nëpërmjet një video-mesazhi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u është drejtuar me një urim të gjithë nxënësve, duke theksuar se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë.
-
Sfidat e Tiranës në sytë e reporterëve të rinj nga Ballkani, Veliaj dhe Del Monaco lançojnë nismën e re: Një mundësi për të prezantuar Tiranën
26 Shtator 2021, 12:39Tirana do të presë një grup reporterësh të rinj nga gjithë Ballkani, si pjesë e “Youth Trail Initiative”, një iniciativë e OSBE-së.
-
Me 6 kg kanabis dhe pushkën me vete në taksi, arrestohet 25-vjeçari në Durrës
26 Shtator 2021, 11:59Në pranga ka rënë Elton Maxhaku, banues në Durrës, i cili në taksinë që kishte prenotuar për të lëvizur, kishte ngarkuar në bagazh 6 kilogramë kanabis dhe një pushkë.
-
‘Gangsteri’ Kozaku shfrytëzon rrëmbimin për klikime! Reagon vëllai i Fabio Dushkut nga arratia: S’kemi qenë 20 veta, t’i je i pabesë! Boll i gënjeve kalamajtë
26 Shtator 2021, 10:54Daniel Dushku, i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e Kozak Braçit, ka reaguar nga arratia. Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Dushku ka kundërshtuar deklaratat e Braçit për angazhimin e 20 personave për marrjen peng. Sipas vëllait të Fabio Dushkut, kanë qenë vetëm 4 persona dhe vetëm e kanë qëlluar disa herë me shuplakë.