Kronikë
-
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë Malin e Thatë në Korçë, ku si pasojë e flakëve deri më tani janë djegur rreth 10 hektarë kullotë.
13 Nëntor 2021, 14:10 -
Aksident tek Kthesa e Yzberishtit në Tiranë, makina përplas 13-vjeçarin
13 Nëntor 2021, 13:19Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, pranë kthesës së Yzberishtit, ku mjeti ka përplasur një 13-vjeçar. Sipas policisë i mituri që është aksidentuar është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën
-
Tiranë/ Organizonin lojëra fati, 6 në pranga, 2 nën hetim dhe një në kërkim! Sekuestrohen mbi 99 mijë lekë e lëndë narkotike kanabis
13 Nëntor 2021, 12:12Kontrollet për goditjen e lojërave të fatit kanë çuar në pranga 6 persona, 2 të tjerë janë vënë nën hetim dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Operacioni i zhvilluar në kryeqytet ka përfunduar me sekuestrimin e mbi 99 mijë lekëve, 10 aparateve celularë, 11 kompjuter e lëndë narkotike kanabis.
-
U kapën duke transportuar dru të prerë në mënyrë të paligjshme, një i arrestuar në Elbasan, vihet në hetim 33-vjeçari në Mat
13 Nëntor 2021, 11:31Një person është arrestuar në Elbasan pasi është konstatuar ditën e djeshme duke transportuar dru pa leje. Ndërkohë, një 33-vjeçar është vënë nën hetim në Mat pasi po transportonte 5 metër kub të prera në mënyrë të paligjshme.
-
Infektohet me COVID-19 i penduari i drejtësisë! Luftar Reçi i dënuar në Drenovë, e çojnë në spitalin e Korçës
13 Nëntor 2021, 11:19I penduari i drejtësisë i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës është infektuar me Covid-19. Luftar Reçi ka rezultuar pozitiv para pak ditësh dhe për trajtim më të specializuar është transportuar në spitalin e Korçës, ditën e djeshme
-
Në kërkim për shpërdorim detyrë, arrestohet në Sarandë ish-shefi i policisë
13 Nëntor 2021, 11:15Adrian Nuha me detyrë ish-shef policie është vënë në pranga nga policia e Sarandës pasi akuzohet për shpërdorim detyre
-
Protesta e fermerëve në Lushnjë, nën hetim penal 5 qytetarë: Kundërshtuan punonjësit e policisë dhe bllokuan qarkullimin në rrugë
13 Nëntor 2021, 11:055 shtetas janë proceduar penalisht në Lushnjë të cilët morën pjesë në protestën e fermerëve. Sipas policisë janë vënë nën hetim penal shtetasit E. Sh., 43 vjeç, banues në Lushnjë, K. H., 23 vjeç, A. V., 41 vjeç, E. V., 36 vjeç, D. O., 34 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat. Këto shtetas ditën e djeshme në vendin e quajtur "Rotondo e Plugut" kanë bllokuar kalimin e mjeteve për rreth 15 minuta dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë
-
Falsifikoi dokumentet për të favorizuar Viktor Ymerin, ish-juristi: Firmën e vuri drejtori! 'Rrëfeu 2 vrasje të bujshme në qeli?!' -Nuk bie dëshmia e të penduarit të drejtësisë
13 Nëntor 2021, 10:53Gjykata e Posaçme vendosi masën "arrest në burg" për Gani Shehun, ish-drejtorin Juridik të Burgut të Peqinit. Shehu ka pranuar në gjykatë se ka qenë ai personi që ka përpiluar shkresën për Viktor Ymerin bazuar në komunikimet që ka pasur me shefat e burgjeve në lidhje me vendet ku ka kryer dënimin.
-
Akuzohen për shpërdorim detyre, vihen nën hetim 4 punonjës të IVMT-së në bashkinë e Patosit
13 Nëntor 2021, 10:52Katër punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre.
-
Qarkullonte me armë zjarri me vete dhe tentoi t’i largohej policisë me vrap, arrestohet 36-vjeçari në Sarandë
13 Nëntor 2021, 10:36Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Ai nuk ka pranuar t'i ushtrohet kontrollit të policisë dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur nga çanta e dorës armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete.
-
Ishte kthyer në 'makthin' e banorëve në Tiranë, vodhi 12 banesa, arrestohet 51-vjeçari i shpallur në kërkim! Metoda si i hapte dyert
13 Nëntor 2021, 08:55Vjedhja e një banese mëngjesin e ditës së djeshme ka çuar në pranga hajdutin profesionist të shtëpive në kryeqytet. 51-vjeçari, Aleksandër Ndrelalaj ishte i shpallur në kërkim, ndërsa rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, "vjedhja".
-
Përplasen kokë më kokë dy makina në aksin Tepelenë-Gjirokastër, plagosen 5 persona, dy në gjendje të rëndë
12 Nëntor 2021, 20:49Një aksident automobilistik ka ndodhur në Ujin e Ftohtë në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër. Një autoveturë ishte duke ardhur nga Saranda në drejtim të Tiranës dhe është përplasur me një tjetër automjet që vinte në drejtim të kundërt
-
Mori ryshfet 50 mijë lekë për të manipuluar provat e një aksidenti ku mbetën të plagosur disa persona, arrestohet nënkomisari i policisë në Elbasan
12 Nëntor 2021, 18:20Kujtim Ozuni, nën komisar me detyrë Specialist dhe Oficer i Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve rrugore në Elbasan, është arrestuar nga SHÇBA. 52-vjeçari në detyrën e oficerit të policisë rrugore, dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerën 50.000 lekë gjatë hetimit të një aksidenti rrugor, ku mbetën të plagosur disa shtetas
-
Pas 4 vitesh mungesë, Gledis Nano çel garën për gradat në Policinë e Shtetit, ftohen aplikime për 58 funksione! Ja kriteret
12 Nëntor 2021, 18:04Pas katër vitesh bllokim Gledis Nano hap konkursin për gradat "drejtues i parë" dhe "drejtues". Ky proces ishte bllokuar dhe rikthehet pas 4 vitesh. Sipas dokumenteve të siguruar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com janë 58 funksione të cilët ftohen të interesuarit të aplikojnë për të fituar gradën.
-
-
Tërmet në Bulqizë, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë
12 Nëntor 2021, 16:13Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë sërish në qarkun e Dibrës. Sipas EMSC lëkundja ishte 4.1 ballë e shkallës rihter, me epiqendër në Bulqizë dhe me thellësi 2 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë. Ende nuk raportohet për dëme në njerëz apo dëme materiale
-
-
-
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Thumanë, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë
12 Nëntor 2021, 14:54Fillimisht 65-vjeçari u transportua drejt spitalit të 'Traumës', por nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra.
-
SPAK akses në EUROPOL, në ‘filtër’ grupet kriminale shqiptare jashtë vendit! Soreca: Hap i rëndësishëm për goditjen e krimit
12 Nëntor 2021, 14:52Një marrëveshje e nënshkruar sot mes SPAK dhe EUROPOL do të lehtësoj gjurmimin e grupeve kriminale shqiptare që veprojnë jashtë vendit. Marrëveshje mundëson marrjen e informacionit në kohë reale të të dhënave për shqiptarët e arrestuar jashtë, gjurmët e tyre të gishtave dhe se ku ndodhen aktualisht brenda BE.