Kronikë
-
Në pranga ka rënë Ina Sulejmani, e cila rezulton një emër i njohur për policinë. Në vitin 2013, Sulejmani u arrestua si pjesë e një grupi kriminal prej 7 personash, autorë të 30 vjedhjeve në Tiranë.
19 Korrik 2021, 09:15 -
'Na lini muzikën pas orës 22:00'/ Pas protestës me Himnin Kombëtar, lokalet në Lungomare të Vlorës pezullojnë sot shërbimin, në kulmin e sezonit turistik! Leli i thërret në takim
19 Korrik 2021, 08:53Në kulmin e sezonit turistik, mbi 90 pronarë biznesesh në Lungomare kanë vendosur që të pezullojnë shërbimin, pasi kërkesa e tyre për të mos ndaluar muzikën pas orën 22:00 nuk është pranuar. Pas protestës së djeshme paqësore, por që në fund përfundoi me disa të shoqëruar në Komisariate, pronarët kanë vendosur që t’u vënë kyçin bizneseve për 24 orë, një masë kjo e cila ishte paralajmëruar më herët prej tyre.
-
Plagosi me thikë vëllanë pas sherrit për pronën, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë
19 Korrik 2021, 08:40Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë vëllanë e tij.
-
Me muzikë, traditë dhe ‘era Shqipëri’, Rama i uron mirëseardhjen shqiptarëve të diasporës gjatë stinës së verës: Eja në Shtëpi
19 Korrik 2021, 08:36Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga bukuritë e natyrës dhe traditës së vendit tonë, duke i uruar të gjithë shqiptarëve të diasporës mirëseardhjen në shtëpinë e tyre.
-
DEA shkatërron grupin e trafikut të kokainës në Kolumbi, drejtohej nga shqiptari 'Jimmy'! Korruptoi zyrtarë aeroporti për të kaluar drogën me avion
19 Korrik 2021, 07:59Një shqiptar ka rënë në pranga e policisë në Kolumbi, pas një operacioni të agjencisë amerikane, DEA, i akuzuar për trafik droge. Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar është Agim Çerma, i cili ishte edhe koka e grupit kriminal, ndërsa njihej me pseudonimin 'Jimmy'.
-
Dita nis me diell, por pasditja sjellë rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
19 Korrik 2021, 07:36Edhe ditën e sotme, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme në vendin tonë, të cilat do të kushtëzojnë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë paradites dhe mbrëmjes, por rrebeshe shiu do ketë pas mesditë dhe gjatë orëve të pasdites.
-
Java e hapur për vaksinimin +18-vjeç! Mjekja për Report TV: Qytetarët preferojnë më shumë vaksinën kineze! Rama apel: Të vaksinohemi
19 Korrik 2021, 07:21Në sheshin ‘Skënderbej’, dhjetëra qytetarë, mes tyre edhe të rinjtë +18-vjeç, kanë shkuar për të marrë vaksinën anti-COVID. Mes frikës nga varianti Delta si edhe ajo se çfarë mund të ndodhë në vjeshtë, ku pritet një rritje të numrit të rasteve, qytetarët kanë zgjedhur që të vaksinohen si një formë për të mbrojtur shëndetin e tyre. Aktualisht në sheshin “Skënderbej” ofrohen vaksinat AstraZeneca dhe ajo kineze, ku sipas mjekes kjo e fundit është më e preferuar. Në intervistën për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku, mjekja tha se qytetarët kanë mundësi zgjedhjeje.
-
Kundërshton policinë, efektivët shoqërojnë administratoren e një lokali në Lungomare
18 Korrik 2021, 22:52 -
-
Protesta e bizneseve në Vlorë kundër ndalimit të muzikës pas orës 22:00, të gjitha lokalet vendosin me zë të lartë Himnin Kombëtar! Shoqërohet administratorja e një lokali VIDEO
18 Korrik 2021, 22:03Një ide origjinale proteste vjen nga bizneset në Vlorë të cilët kërkojnë shtyrjen e orarit të muzikës, dhe heqjen e orës policore, për shkak të vështirësive ekonomike, së po hasin në këtë sezon turistik, pas pandemisë.
-
13 vjeçari vjedh lekët në furrën e bukës në Lezhë kur shitësja nuk e kishte mendjen, ndalohet nga policia
18 Korrik 2021, 21:10Një fëmijë ka vjedhur një shumë lekësh, në një furrë buke në qytetin e Lezhës në lagjen 'Besëlidhja'.
-
Goditi punonjësen e kompanisë ajrore në Rinas pasi nuk i ishte mundësuar udhëtimin, arrestohet 42-vjeçarja
18 Korrik 2021, 20:52Një 42 vjeçare është arrestuar, pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore në Rinas
-
‘Shi në plazh’ qytetarët nuk braktisin bregdetin, momentet ‘pikante’ sot në bregdetin e Adriatikut
18 Korrik 2021, 19:47Kjo e diel është mbizotëruar nga reshje të shiu me shtrëngata dhe erë në të gjithë territorin e vendit. Por pavarësisht motit të paqëndrueshëm, qytetarët nuk e kanë braktisur plazhin
-
Nga nesër nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, Manastirliu: Vaksinohuni të jeni më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm COVID-19
18 Korrik 2021, 19:01Nga nesër do të nisë vaksinimi i hapur për çdo qytetar që është mbi 18-vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore. Kështu bën me dije ministrja Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar disa foto nga vaksinimi derë më derë në Bicaj të Kukësit
-
Përfshihet nga zjarri një magazinë në Tiranë, raportohet vetëm për dëme materiale
18 Korrik 2021, 18:24Një zjarr ka rënë në një magazinë në Tiranë. Policia njofton se rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit B. A., ku ka vetëm dëme materiale
-
‘Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës’, Meta: Simbol i vuajtjes në emër të lirisë, në Shqipëri dhe Kosovë kemi patur mijëra ‘Mandelat’
18 Korrik 2021, 17:27Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës.
-
Me shpejtësi deri në 170 km/h, të dehur dhe pa patentë, arrestohen 11 shoferë! Gjobiten 1734 drejtues mjetesh
18 Korrik 2021, 17:0411 shoferë janë arrestuar nga policia, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Po ashtu policia ka pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 30 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Sakaq janë gjobitur 1734 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
-
Mot me shi, dy çiklistë humbin kontrollin në dalje të Tunelit të Elbasanit, njëri prej tyre përfundon në spital
18 Korrik 2021, 16:55Në autostradën Tiranë-Elbasan, sapo del nga tuneli në drejtim të Elbasanit janë rrëzuar dy çiklistë, të cilët dyshohet se kanë humbur kontrollin si pasojë e motit me shi dhe lagështirë
-
Rriten rastet e reja me koronavirus, 21 qytetarë rezultojnë pozitiv! Asnjë humbje jete nga COVID
18 Korrik 2021, 16:4821 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID, nga 2451 testime të kryera në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka asnjë humbje jete, ndërkohë që aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Sakaq në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë
-
‘Java nis me shi, por nuk rrezikohemi nga përmbytjet’, meteorologu Osmani: Prej të martës rikthehet sërish moti i kthjellët
18 Korrik 2021, 16:32Reshjet e shiut do të jenë prezente në vendin tonë edhe përgjatë të hënës. Meteorologu Hakil Osmani thotë në një intervistë për Report Tv, se ndonëse ditët e para të javës do të jenë me vranësira, nuk do të ketë rrezik për përmbytje, ndërsa pas të martës rikthehen sërish moti i kthjellët