Kronikë
-
Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për 21-vjeçarin, duke vendosur masën arrest shtëpie, teksa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.
8 Korrik 2020, 17:53 -
Lokalet injorojnë masat anti-COVID, gjoba në Vlorë e Berat! Qytetarët pa maska, policia i ngre nga tavolina (VIDEO)
8 Korrik 2020, 17:31Rastet me covid-19 rriten çdo ditë ndërsa qytetarët qëndrojnë të pa shqetësuar ngjitur me njëri-tjetrin në lokale.
-
Ekskluzive/ Gjykata e Elbasanit i hap rrugën Dritan Dajtit për lirimin me kusht
8 Korrik 2020, 16:42Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Më kërkesën e depozituar nga Dritan Dajti ka qenë dakord dhe drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Dritan Dajtit i kanë mbetur për të vuajtur 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë. Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e 20 prillit 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasje i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht. Kjo pasi pjesën dërmuese të dënimit ose thënë ndryshe ¾ e masës së dënimit e ka shlyer në burg dhe mund të praktikohet lirimi i tij.
-
'Mori peng kryebashkiakun e Vorës?! I akuzuari ‘rrëzon’ Berishën: Sajesë! S'jam në Shqipëri, po bëhet për të më vjedhur pronën (VIDEO)
8 Korrik 2020, 16:14Një banor i Vorës ka kontaktuar Report Tv për të hedhur poshtë një denoncim të një polici anonim në Faebook-un e ish-kryeministrit Berisha, sipas të cilit kishte marrë peng kryebashkiakun në detyrë të Vorës, Hekuran Brahimaj. Alfond Gjoka thotë se ndodhet jashtë Shqipërisë dhe e gjitha sipas tij bëhet për t’i vjedhur pronat e tij që preken nga procesi i rindërtimit në këtë bashki.
-
Preket nga COVID-i spitali i Traumës, rezulton pozitiv një specializant!
8 Korrik 2020, 16:09 -
Mbollën kanabis në Kukës, Apeli i GJKKO ndan nga grupi vëllanë e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit dhe një tjetër, shpall moskompetencën
8 Korrik 2020, 15:57Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencë për gjykimin e Arben Tuçit dhe Durim Vatës, të arrestuar gjatë operacionit antidrogë të zhvilluar në Kukës e Has më 18 maj 2020.
-
'Është sëmurë, s'rri dot në burg'/ Arta Marku jep 'ok' për ish-kryebashkiakun e Vorës, Apeli liron Agim Kajmakun
8 Korrik 2020, 15:01Vetëm një ditë pasi u arrestua në spital, Gjykata e Apelit ka liruar ish- kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Trupa Gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Elona Tora, Albana Lluri dhe Zengjine Sallaku kanë ndryshuar masën e sigurisë nga "Arrest në burg" në "Detyrim paraqitje". Ka qenë vetë organi i akuzës që ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë me argumentin se Kajmaku nuk mund të qëndronte në burg për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
-
Përgjimet: Më bëj 400 'biçikleta' se i dua për një djalë nga Memaliaj! Kush është Nikolin Kapurani që drejtonte grupin që furnizonte me drogë studentët në Selanik
8 Korrik 2020, 14:44Një hetim i nisur fillimisht nga prokuroria e Selanikut dhe më pas i ndjekur dhe nga Krimet e Rënda në Shqipëri, zbuloi një organizatë kriminale që trafikonte hashash dhe kokainë nga Shqipëria, në drejtim të Greqisë e Turqisë.
-
Aktivitet të paligjshëm në malin e Tomorit, bllokohet aktiviteti i një subjekti, gjobiten 6 të tjera
8 Korrik 2020, 14:28Shtatë subjekte të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit janë ndëshkuar.
-
Vetëflijimi i nënës dhe vajzës, psikiatrja në Report TV: Probleme me çrregullimin mendor, ndikoi edhe vetëvrasja e kryefamiljarit
8 Korrik 2020, 14:01E parë në aspektin psikologjik dhe psikiatrik vetëflijimi i nënës Zhaneta Josifi dhe njërës prej vajzave është një çrregullim në shëndetin mendor. Psikiatria Arjana Rreli në një intervistë për Report Tv jep arsyet se përse kjo tragjedi lidhet me atë që ajo e quan psikozë.
-
Koni: Kule dhe Hoxha krijuan kaos, KIZ-in s'e njoh, në 30 korrik s'ka zgjedhje në Universitetin e Tiranës, prokuroria të hetojë
8 Korrik 2020, 13:39Në Komisionin Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) pranë UT-së dorëzuan kandidaturat për rektor Artan Hoxha, Mimoza Hafizi dhe Kozeta Sevrani.
-
Goditi me grushte pas një debati drejtorin e bankës, arrestohet 52-vjeçari në Berat
8 Korrik 2020, 13:26Fillimisht ka qenë një debat, ndërsa më pas ngjarja ka precipituar.
-
Mitsubishi në Vlorë del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagosen shoferi dhe shoqëruesja e tij
8 Korrik 2020, 13:12Makina që doli nga rruga është përplasur me një pemë.
-
Syze, çanta dhe lekë! Kapen hajdutët laçjanë që thyen xhamat e 24 makinave për 5 ditë në Tiranë
8 Korrik 2020, 13:06Të arrestuarit janë; Aurel Gjini 20 vjeç dhe Orges Filaj 22 vjeç, ndërkohë që E. N. 23 vjeç dhe L. D. 27 vjeç janë shpallur në kërkim, të gjithë nga Laçi.
-
Rrëfimi tronditës i zjarrfikësit që hyri i pari në familjen Josifi: Blerta e dobësuar tejmase, ja si gjetëm nënë e bijë pa jetë
8 Korrik 2020, 13:03Përpara shpëtimit të jetës, nuk i ka interesuar asgjë se çfarë ka ndodhur në atë shtëpi në Kombinat, as aroma e keqe që kundërmonte që te shkallët, as shënimet e nënës, Zhaneta Josifi për ritualin e ringjalljes, këtë ia lë kriminalistikës. Një lëvizje e vogël e Blertës, të vetmes së mbijetuar nga ajo tragjedi, e kanë drejtuar zjarrfikësin, Luan Shehaj drejt saj duke i dhënë ndihmën e parë.
-
6 gjoba në 24 orët e fundit, Task Forca për COVID-in: Zero toleranca për bar kafet dhe restorantet
8 Korrik 2020, 12:55Që prej fillimit të pandemisë janë vendosur 380 gjoba për subjektet që kanë kryer shkelje.
-
Përplasja në zonën ku shitet droga në Elbasan, kapet Usama i qytetit, i theu krahun me shkop bejsbolli të riut
8 Korrik 2020, 12:50Kush është Usama Gashi, njeriu me precedentë penalë që tashmë akuzohet për plagosje të rëndë
-
Aksident mes dy makinave dhe një motori në Shëngjin, njëri prej të plagosurve në gjendje të rëndë
8 Korrik 2020, 12:36Tre të plagosur kanë mbetur nga kjo ngjarje.
-
Pezullohet hetimi për vrasjen e ish-policit Bilali, shpëtojnë Cukali, Xhabafti dhe Xhetani
8 Korrik 2020, 12:33Nuk ka prova, prokurori pushon hetimet për tre personat e dyshuar si pjesëmarës dhe organizatorë të vrasjes së Arben Bilalit në Tiranë.
-
Report TV zbardh dosjen/ Veprat e artit të vjedhura i përkasin periudhës së Aleksandrit të Madh dhe Pirros së Epirit! Do shiteshin te një grek
8 Korrik 2020, 12:18Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për të presonat e arrestuar për trafikim të veprave të arrtit.