Kronikë
-
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes lidhur me sulmin me bojë të kuqe ndaj deputetit të opozitës së re, Ralf Gjoni nga anëtari i LRI-së, Klajdi Rruçi. Pyetur lidhur me këtë vendim të organit të akuzës, në një prononcim për Shqiptarja.com, deputeti Ralf Gjoni shprehet se nuk është në dijeni, teksa vë në dukje se ka pasur një neglizhencë nga organet e drejtësisë për çështjen e tij.
1 Shkurt 2020, 20:42 -
Zjarr i madh në një servis në Durrës, digjen makinat...flakët vihen në kontroll pas rreth një ore (VIDEO)
1 Shkurt 2020, 19:52Një numër i madh automjetesh janë djegur. Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.
-
-
-
Fier/ Jepet masa e sigurisë për 4 hajdutët e tmerrshëm që bënin kërdinë në banesa
1 Shkurt 2020, 18:264 të rinjtë u arrestuan pasi kishin bërë kërdinë në banesa, duke vjedhur deri në shumën e 10 milionë lekëve.
-
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Truri i pengmarrjes Gentian Doçi, në kërkim dhe nga Italia për trafik kokaine
1 Shkurt 2020, 17:29Negociatat me telefon nga burgu në Angli, për lirimin e kokainës në Angli dhe lirimin e Jan Prengës në Shqipëri. Njëri nga vëllezërit udhëtoi nga Anglia në Shqipëri për të negociuar me familjen Doçi, për lirimin.
-
Programi i rindërtimit/ Miratohet sistemimi i pikëzimit të banesave në Lezhë, Pacaj: Prioritet familjet në nevojë (VIDEO)
1 Shkurt 2020, 17:24Miratohet sistemi i pikëzimit për programin e rindërtimit në Bashkinë e Lezhës për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Nënkrytari i bashkisë Ermal Pacaj tha se fokusi kryesor në rindërtimin e banesave do të jetë për familjet në nevojë.
-
Durrës/ Banorët e një pallati në protestë: Të bëhet vlerësim i thelluar, duam ta dimë do shembet apo rikonstruktohet (VIDEO)
1 Shkurt 2020, 17:15Banorët e një pallati 8 katësh në lagjen numër 5 të Durrësit kanë dalë në një protestë gjatë ditës së sotme pasi kërkojnë një vlerësim të thelluar të dëmeve të pallatit nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata shprehen se duan të dinë nëse ky pallat do të shembet apo do të riparohet. Ndërkohë ka reagua edhe bashkia e Durrësit e cila pohon se pallati është regjistruar si i pabanueshëm.
-
Ish-efektivja shqiptare kapet me kokainë në Itali, Policia: U largua në 2017-ën pasi nuk u pajis me certifikatë sigurie (VIDEO)
1 Shkurt 2020, 17:09Filloreta Zanaj 29-vjeçare, sipas një reagimi zyrtar të Policisë së Shtetit shqiptar, nuk është më pjesë e uniformave blu që prej vitit 2017. Asaj iu gjetën 38 gramë kokainë fshehur në makinën ‘Renault Clio Sw’ ku udhëtonte me një tjetër shqiptar, 29-vjeçar. Ka qenë efektive në Policinë e Vlorës, prej 2017 është larguar nga radhët e uniformave blu pasi nuk fitoi të drejtën për t'u pajisur me certifikatë sigurie
-
'Pervers, monstër, narcist'/ E dashura e Izet Haxhisë i jep fund lidhjes: Drakula s'është asgjë para teje...nuk më bleu Berisha
1 Shkurt 2020, 17:05Erjona Parruca Mourlon, e njohur si e dashura e truprojës së Izet Haxhisë, e cila e ka mbështetur atë gjatë gjithë procesi gjyqësor, madje ka shërbyer si urë komunikimi me mediat, ka deklaruar ndarjen pas dy viteve lidhje. Një ndarje që ka zgjedhur ta bëjë publike me një sqarim shumë të gjatë mbi motivet që e kanë çuar të marrë këtë vendim, e ndërsa fajtor kryesor bën Izet Haxhinë.
-
'Jam ish-agjent i CIA-s, pjesë e Cosa Nostra!' Izet Haxhisë i vjen me postë kërcënimi nga i dënuari për vrasje
1 Shkurt 2020, 16:13"Jam ish-oficeri i CIA, e njëkohësisht anëtar i Cosa Nostras. Marsida Xhaferllari është mikesha imja, është edhe grua me fëmijë. Unë për Marsidën të bëj copa edhe mish të pjekur. Këlysh i Ramës në burg do i lësh kocakat"
-
Të armatosur në banesë?! / 2 djem bllokohen në ballkonin e apartamentit (Pamje REALE nga ndërhyrja e policisë)
1 Shkurt 2020, 15:50Tre ngjarje nga përditshmëria e punës së Policisë së Shtetit do të trajtohen në emisionin e sotëm "112". Nga dy të rinj që kanë mbetur të bllokuar në një ballkon deri tek raportimi për persona të armatosur që kanë mbetur të bllokuar në një tjetër apartament në kryeqytet.
-
VIDEO-ja e superpolicëve të KÇK-së që do të 'luftojnë' kriminelët dhe trafikantët! Rama: Të hënën në terren
1 Shkurt 2020, 15:27Të maskuar dhe të trajnuar për më se 6 muajsh, specifikisht të një ngarkese të lartë fizike...kjo është skuadra e ''OFL'' (Operacionit Forca e Ligjit) që do të luftojnë kriminelët në zbatimi ligjit special Anti-KÇK. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga një moment i stërvitjes së këtyre "superpolicëve" që pritet të dalin në terren ditën e hënë.
-
Dy ish-kryebashkiakë të Lezhës, Tushaj e Frroku i 'dorëzohen' SPAK-ut për hetime të mëtejshme
1 Shkurt 2020, 14:44Prej një muaj SPAK, po heton Viktor Tushaj për dhënien e një leje ndërtimi në një zonë muzeale në Lezhë. Fran Frrokaj, po hetohet për tjetërsimin e pronave në “Kune” dhe “Rana e Hedhun”
-
10 risitë e nismës anti-krim në bllokimin e pasurive e parave të pista, ja çfarë i pret njerëzit e bandave dhe trafiqeve (VIDEO)
1 Shkurt 2020, 14:34Afate strikte për prokurorinë dhe gjykatën, deklarim pasurie nga njerëzit e krimit si zyrtarët e lartë, detyrim institucioneve dhe bankave për të bashkëpunuar, si do të sekuestrohen pasuritë e paligjshme
-
Përfundon rehabilitimi i nënstacionit elektrik në Lushnje! Balluku: Me aplikimin e teknologjive të reja ofrojmë shërbime më cilësore
1 Shkurt 2020, 13:49Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Skerdi Drenova inspektuan nga afër punimet e bëra në këtë nënstacion.
-
590 persona të akomoduar në hotele! Bashkia e Durrësit: Deri tani janë dhënë 58 leje për riparimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti
1 Shkurt 2020, 13:17Kryetari në detyrë i bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj theksoi se po vijon puna për të përshpejtuar punën në procesin e bonusit të qirasë, procesin e rindërtimit, dhënien e lejeve të përshpejtuara me qëllim rikthimin e familjeve sa më shpejt në shtëpitë e tyre.
-
-
Abuzimi seksual me të miturën 13-vjeçare në Kavajë, gjykata mbyll në qeli 7 adoleshentët (VIDEO)
1 Shkurt 2020, 12:39Gjykata e Durrësit ka vendosur të mbyllë në qeli shtatë adoleshentët që kanë abuzuar seksualisht me një të mitur 13-vjecare në Kavajë, ngjarje e ndodhur në shkurt të vitit të kaluar. Në vendimin e gjykatës thuhet se 7 të rinjtë do të vuajë 3 deri në 7 vite burg.
-
Evakuohet në Ankara studentja e fundit shqiptare në Wuhan! Turqia masa 'ekstreme' sigurie, momenti nga kontrollet në aeroport (VIDEO)
1 Shkurt 2020, 12:10Avioni turk me 42 persona, pjesë e së cilës është edhe studentja shqiptare, Silva Doçi nga Wuhan ka mbërritur në Ankara. Të gjithë personat në bord i janë nënshtruar një kontrolli të rreptë nga autoritetet turke, teksa mësohet se ato do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë rresht, që është dhe koha kur virusi shfaq shenjat. Të gjithë personat do të qëndrojnë të ndarë nga njëri tjetri dhe do t'u mundësojnë ushqim. Ato do të kontrollohen çdo tre ditë për të parë nëse ka ose jo shenja të virusit.