Kronikë
-
Automjeti është dashur të blihet nga Bledar Toçi, por ky i fundit pasi e ka marrë dhe përdorur si provë për një periudhë dy javore, ka vendosur t'ia shesë makinën e vjedhur një personi tjetër.
29 Tetor 2019, 12:25 -
Beteja për Kopshtin Botanik/ Gjykata pranon padinë e FSHN, 5 gjyqtarë do vendosin për fatin e çështjes (VD)
29 Tetor 2019, 12:23Gjykata Administrative e Apelit pranoi padinë e FSHN për kalimin e Kopshtit Botanik në administrim të Bashkisë së Tiranës. Në seancën e radhës gjykata me 5 gjyqtarë do të vendosë nëse do të hetojë çështjen apo do ta kalojë tek Gjykata e Shkallës së Parë. Ndërkohë dtudentët e FSHN me pankarta në duar kanë dalë në protestë duke kërkuar anulimin e VKM që i kalon Kopshtin Botanik, Bashkisë së Tiranës.
-
Fshehu arrestimin në Greqi/ Prokuroria vë nën hetim Agim Kajmakun, rrezikon deri në 4 vite burg
29 Tetor 2019, 11:36Vetëm një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi KQZ-së heqjen e mandatit për kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku sepse gënjeu në formularin e dekriminalizimit, ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj tij. Sipas ligjit, zyrtarët të cilët gënjejnë në formularin e dekriminalizimit, rrezikojnë të dënohen deri në 4 vite heqje lirie.
-
'Mbytën' me kokainë Kolumbie 5 shtete të BE-së/ Sekuestrohen 3 milionë € pasuri në Shkodër! Kreu i bandës investime në emër të kunatit
29 Tetor 2019, 11:09Më 26 qershor, policia sekuestroi 200 mijë euro 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes, në operacionin "Goldfinger", koordinuar nga Europol-i dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në shtetet ky grupi kishte shtrirë aktivitetin kriminal.
-
ARRSH: Përfundon rehabilitimi i katër rrethrrotullimeve në aksin Rrogozhinë- Lushnje, më shumë siguri në rrugë
29 Tetor 2019, 11:02Siç bëhet me dije nga ARRSH, në të katër këto pikat është realizuar riveshja me tapet asfaltik, sistemi i ndriçimit, instalimi dhe riaprimi i guardrailave, delineatorëve dhe reflektorëve.
-
Dalin konkluzionet, prokuroria: RENEA nuk shkeli ligjin në vrasjen e Kacifasit në Bularat
29 Tetor 2019, 10:49Dosja e ekstremistit Konstandino Kacifas do të rishortohet tek Krimet e Rënda për të zëvendësuar dy prokurorët e larguar Besnik Mucin i cili shkoi në Kushtetuese dhe Njazi seferin të dorëhequr për arsye shëndetësore. Ndërsa ReportTv mëson se nga hetimet e deritanishme rezulton se reparti RENEA nuk ka asnjë shkelje të ligjit për përdorimin e armëve gjatë operacionit për neutralizimit të Kacifas.
-
Ambasada e SHBA, tjetër mesazh kundër korrupsionit: Çdo javë, një nismë e re (VIDEO)
29 Tetor 2019, 10:49Ambasadës Amerikane u ka bërë thirrje të rinjve që të ngrejnë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë.
-
613 kg kokainë në kontenier/ Mungojnë avokatët, shtyhet sërish pretenca për Arbër Çekajn (VIDEO)
29 Tetor 2019, 10:32Mungesa e avokatëve është bërë shkak për shtyrjen e pretencës për Arbër Çekajn, dhe dy të arrestuarit e tjerë në këtë proces Armando Pezaku, shoferi trajlerit që çoi kontenierët me banane nga porti në Maminas si dhe menaxheri i ‘Arbër gardën” Donaldo Lushaj.
-
Shkollimi dhe përfshirja në politikë/ Kandidatet për Kushtetuese në 'testim' para Komisionit të Ligjeve (VIDEO)
29 Tetor 2019, 10:26Ka nisur mbledhja në Komisionin e Ligjeve, lidhur me vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese ku prezentë do të jenë edhe 3 kandidatët për plotësimin e vendeve vakante: Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska.
-
Rastësi e bukur/ Gazetari Rusta takon zonjën e ‘hekurt’ të financave të BE: Çfarë më tha kur i tregova se jam nga Shqipëria
29 Tetor 2019, 10:15Rusta ka pasur një bisedë të shkurtër me Lagarde, e cila kishte dëgjuar për Shqipërinë, madje kishte dhe dëshirë për të vizituar vendin tonë.
-
Problemet me pronat/ 'Riviera e Jonit e Butrinti del me nga 4 pronarë' Artan Lame: Skandal edhe në Spille e Shëngjin
29 Tetor 2019, 10:18Zonat bregdetare janë më problematiket sa i takon abuzimit me pronat. Kreu i Kadastrës Artan Lame ka listuar zonat ku abuzimet kanë qenë të shumta, veçanërisht në Karaburun Shëngjin dhe Durrës. Lame ka theksuar se ka zona që dalin me 3-4 pronarë.
-
KLGJ rrëzon kërkesën ish-kreut të Gjykatës së Gjirokastrës për t'u rikthyer në detyrë
29 Tetor 2019, 10:16Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit Guximtar Boçi, i cili kishte kërkuar rikthimin në detyrë, pasi u shkarkua nga detyra në vitin 2016 nga KLD për shkak të një skandali seksual.
-
Kapet peshkaqeni 450 kg në Durrës, i njohur si një grabitqar shumë i rrezikshëm që mund të sulmojë edhe njerëz (VIDEO)
29 Tetor 2019, 09:41Peshkaqeni është kapur nga Peshkarexha ' Çelepia' në 130 m thellësi, dhe bëhet e ditur se është i llojit 'Peshkaqen i Bardhë' një specie e rrallë për ujrat e brigjeve shqiptare.
-
Kundërshtoi me forcë kontrollin e policisë, sepse kishte fshehur drogë në makinë! Arrestohet 22-vjeçari
29 Tetor 2019, 09:10Një 22-vjeçar me iniciale Xh. F., ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë kontrollin në mjetin e tij në vendin e quajtur Rruga e Kallmetit në Lezhë u gjet një sasi lënde narkotike prej 2.3 kg, e dyshuar cannabis sativa. Lënda narkotike është gjetur në pjesën e sendiljes se prapme.
-
'Benz-i' me 150km/h në rrethrrotullimin e Kolonjës, humbin jetën 2 kushërinj! Në gjendje kome një 16-vjeçar (FOTO)
29 Tetor 2019, 08:39Një aksident i ndodhur një natë më parë në autostradën Fier-Lushnje pranë rreth rrotullimit të Kolonjës i ka marrë jetën 2 kushërinjve që udhëtonin me shpejtësi me një automjet tip Benz. Jorges Shabani 21-vjeç ka gjetur vdekjen në momentin e aksidentit, ndërsa pak orë më vonë ka humbur jetën në spital edhe kushëriri i tij i parë Alteo Shabani 22-vjeç.
-
Ulen temperaturat, ja çfarë do të ndodhë me motin pasditen e sotme
29 Tetor 2019, 07:52Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 °C deri 25°C.
-
Lushnje/ 'Benzi' del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën një person, dy të tjerë të plagosur rëndë
28 Tetor 2019, 22:06Aksidenti tragjik që i ka marrë jetën një personi dhe ka lënë të plagosur dy të tjerë ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje pranë rreth rrotullimit të Kolonjës. Të tre personat kanë qenë në një automjet tip Benz i cili ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me bordurën anësore ka rënë në një kanal.
-
Braktisen tokat në Spille e Kryevidh të Rrogozhinës, fermerët: Shkak mungesa e sistemit te vaditjes
28 Tetor 2019, 21:04Me dhjetëra hektarë tokë në Spille e Kryevidh të Rrogozhinës ka mbetur djerr. Shkak sipas pronarëve të tokave është bërë mungesa e sistemit te vaditjes dhe kullimit të ujit. Ata kërkojnë zgjidhje.
-
Anti-informaliteti me dorë të hekurt/ Mbyllet Diamond Coffe Store! Braçe: Po rrënojnë veten
28 Tetor 2019, 20:43Në kuadër të aksionit anti-informalitet është mbyllur ditën e djeshme një nga lokalet më të frekuentuara në zonën e 21 dhjetorit, Diamond Coffe Store. Lajmin e ka bërë të ditur zv. kryeministri Erion Braçe i cili ka thënë se gjithashtu janë mbyllur disa biznese edhe në zonën e Rinasit.
-
Nuk raportuan për ndërtimet pa leje në Kavajë, vihen në hetim tre policë
28 Tetor 2019, 20:29Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka vënë në hetim tre punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kavajës, pasi nuk kanë raportuar për ndërtimet pa leje në Kavajë.