Kronikë
-
27 Dhjetor 2018, 15:24
-
Gjendet i varur i riu shqiptar në burgun e Koridalosë në Athinë, denoncimi i shokut: I injektuan 4 gjilpëra mjekët grekë (Foto)
27 Dhjetor 2018, 15:26Gëzim Shekaj, 33 vjec është gjetur i varur në burgun grek të Koridalosë. I riu nga Vlora kishte përfunduar dënimin dhe priste të lirohej. Shoku i tij i qelisë dhe gazetari Shpëtim Zinxhiria akuzojnë mjekët grekë se i kanë injektuar gjilpëra që shqiptari të vdiste. Ende asnjë reagim nga ambasada shqiptare në Greqi
-
Punonjësit e Ministrisë së Mjedisit dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë: Që jeta të prevalojë mbi vdekjen
27 Dhjetor 2018, 14:56Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hapur dyert e ambienteve si dhe ka mbledhur së bashku punonjësit e saj për t'i ardhur në ndihmë në këtë periudhë festash fëmijëve talasemikë.
-
Gati ngritja e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, KLGJ nis përzgjedhjen e kandidatëve
27 Dhjetor 2018, 14:41Nis zyrtarisht puna për ngritjen e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion me gjyqtarëtë përkohshëm. KLGJ ka çelur garën për përzgjidhjen e kandidatëve gjyqtarë që do jenë pjesë e strukturës e cila do gjykojë zyrtarët e lartë.
-
Policia Kufitare, masa shtesë për fluksin përgjatë festave, në 7 ditë kanë hyrë 266.219 persona
27 Dhjetor 2018, 14:43Në kuadër të festave të fundvitit, Policia Kufitare ka shtuar sportelet në hyrje e dalje, për të eleminuar radhët e gjata dhe për të ofruar shërbim në kohë për të gjithë shqiptarët e të huajt që do të kërkojnë të hyjnë e të dalin nga vendi.
-
Veliaj padit Bashën dhe Tabakun për shpifje për projektin e Unazës së Re dhe shkelje me lejet që i dhanë vetes
27 Dhjetor 2018, 13:16Erion Veliaj ka depozituar në gjykatë një padi për shpifje për kryetarin e PD, Lulzim Basha, ashtu edhe deputeten e PD, Jorida Tabaku, për akuzat e bëra lidhur me devijimin e rrjedhës së lumit të Lanës dhe projektit të Unazës së Re. Gjithashtu kryebashkiaku ka paditur po Bashën dhe Tabakun për lejet e ndërtimit që i dhanë vetes.
-
Zbardhet urdhri i Nikollës për datat e provimeve të maturës 2019, ja si do të procedohet me maturantët mbetës
27 Dhjetor 2018, 12:10Këtë të enjte janë bërë publike datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2019, si dhe mënyra sesi do të procedohet me maturantët/kandidatët mbetës
-
-
'Do më mbetesh plagë në zemër'/ Dedikim prekës i vëllait binjak të Griselda Gjikolajt: Nuk e prisja një tjetër humbje kaq të thellë
27 Dhjetor 2018, 10:48Oktavio Gjikolaj në një postim në Insta Story bën një dedikim prekës për motrën e tij binjake e cila dje humbi jetën pasi u qëllua me një plumb në kokë në atentatin ndaj të dashurit të saj Erion Benga.
-
-
Vrau ish-gruan gjyqtare, prokuroria kërkon burg përjetë për Fadil Kasemin
27 Dhjetor 2018, 10:11Vrau ish bashkëshorten gjyqtare Fadil Kasemi rrezikon burgim të përjetshëm. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lexuar pretencën këtë të enjte ndaj Kasemit, aty ku ai vetë ka braktisur kafazin e qelqtë ndërsa vendimi pritet të jepet në janar 2019.
-
Mbeti i plagosur dje/ Zbardhet vendimi i Gjykatës për Erion Bengën i dënuar me 1.8 vite burg për shantazh me video intime
27 Dhjetor 2018, 08:48Një vendim i Gjykatës së Tiranës dy vite më parë e ka dënuar Erion Bengën me 1.8 vite burg, pasi ka shantazhuar ish të dashurën e tij me video intime, nëse nuk i jepte dy mijë euro. Report Tv ka siguruar vendimine Gjykatës për Bengën i cili mbeti i plagosur dje në një atentat në Laprakë.
-
-
Ky është 'Benz'-i ku u qëlluan Erion Benga dhe Griselda Gjikolaj, shenjat e plumbave në xhama (VIDEO-FOTO)
27 Dhjetor 2018, 09:24Siç duket nga kjo foto e siguruar nga Report Tv, autorët kanë qëlluar nga pjesa e pasme e makinës gjë e cila tregohet nga shenjat e plumbave në automjet. Xhami i pasëm i makinës është thyer.
-
Ngricat, makina del nga rruga në Fier dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi (VIDEO-FOTO)
27 Dhjetor 2018, 09:12Si pasojë e ngricave është shënuar një aksident në Fier, ku një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal, ndërsa është plagosur shoferi.
-
FOTO/Sekuestrohen 8 mijë litra verë kontrabandë në Durrës, vinte nga Italia, arrestohen administratori dhe shoferi (EMRAT)
27 Dhjetor 2018, 08:55Report Tv sjell pamjet e kamionit ku ishte fshehur vera që u sekuestrua mbrëmjen e djeshme. Dy persona janë arrestuar deri tani, administratori dhe shoferi i kamionit.
-
Aksident në Durrës, përplaset me biçikletën, vdes drejtuesi i motorit
27 Dhjetor 2018, 08:48Viktima është një 59-vjeçar. Sipas policisë 48 vjeçari me inicialet A.F. duke i dhënë biçikletës është përplasur me një motoçikletë me drejtues I.S. 59 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
-
Vrasja e 17-vjeçares në Tiranë, 12 vendimet e Qeverisë për studentët dhe rritja e pagës minimale/ Titujt kryesorë të gazetave për sot
27 Dhjetor 2018, 08:04Pasqyra e shtypit për ditën e sotme e enjte 27 dhjetor 2018.
-
Një 19-vjeçar autor i atentatit ndaj Erion Bengës ku mbeti e vrarë Griselda Gjikolaj
27 Dhjetor 2018, 07:42Erion Benga dhe Griselda Gjikolaj sapo kishin dalë nga një lokal në bllokun "Gintash" në zonën e Laprakës dhe po largoheshin me një makinë "Benz" kur u qëlluan me armë zjarri nga i riu nga Puka, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. Mësohet se me autorin, 23-vjeçari Benga ishte konfliktuar një javë më parë për shkak se ai kishte ngacmuar të dashurën e tij, Griseldën 17 vjeçe, konflikt i cili pasditen e djeshme u kthye në tragjedi.
-
Vrasja për një këngë në Lezhë, gjykata 18 vite burg Përgjinit (Detajet)
27 Dhjetor 2018, 07:52Së bashku me Përgjinin gjykata e Apelit Shkodër, ka dënuar dhe dy të pandehurit e tjerë të kësaj dosje, Anton Toli dhe Martin Prenga, të cilët u dënuan me 9 muaj burg secili.