Kronikë

  • Rreth 140 punonjës të rafineris së naftës në Fier kanë protestuar sot para uzinës pasi sipas tyre kan dy muaj pa marrë pagat. Ata kanë paralajmëruar me përshkallzim të protestave nëse nuk marrin rrogat që i'u takojnë.
  • Djali i Remzi Hoxhës: Krim
    komunizmi? Po, Berisha ishte pjesë!

    Deputeti i PD Strazimiri bëri një deklaratë të fortë dje kur e krahasoi zhdukjen e Remzi Hoxhes, njëjtë me viktimat e regjimit komunist. Për Ardian Hoxhën, djalin e Remziut nëse çështja e babait të tij të zhdukur në vitet 1996 përzihet me komunizmin, atëherë krimi është bërë nga liderët që kanë qenë pjesë e strukturave komuniste, ku këtu përfshin Sali Berishën, i cili ishte president në kohën kur Shërbimi Sekret i Gazidedes rrëmbeu dhe zhduku shqiptarin nga Maqedonia.

  • Droga në Bari, arrest me burg
    për 3 doganierët dhe 2 policët

    Gjykata e Durrësit ka dhënë masën arrest me burg për tre doganjerët dhe dy policët e portit të Durrësit të cilët akuzohen se kanë lejuar kalimin e një sasie droge prej 1.6 ton kanabis që u kap në bari në Itali. 

  • VIDEO-MESAZHI/ Grida Duma
    komunikim të "ngrohtë" me fansat

    Koordinatorja për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë Demokratike Grida Duma ka përshëndetur me një videomesazh të gjithë fansat në profilin zyrtar të saj në rrjetin social Facebook. E veshur me të kuqe dhe e trukuar, Duma thotë ka vendosur të zgjedhë një mënyrë më të ngrohtë komunikimi siç ajo e quan, për të përshëndetur dhe për t'i shprehur mirënjohjen që e besuan.  VIDEO

  • Fotolajm/ Pavarësia - Inaugurohet
     "Memoriali i Flamurit" në Lushnje

    Lushnja ka tashmë Memorialin e Flamurit në nderim të shpalljes së Pavarësisë në këtë qytet. Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë edhe Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, e cila shfrytëzoi rastin për tu ndalur në inspektimin e zonës informale në lagjen“18 tetori” në Lushnje.

  • Tahiri: Mungesa e adresave 
    shteg për manipulim në zgjedhje

    Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri deklroi sot gjatë prezantimit të projektit për “Rregjistrin e integruar të adresave dhe shtetasve – Popullimi” se, mungesa e adresave është shteg për manipulim në zgjedhje. Mungesa e adresave të sakta të qytetarëve ka qënë një shteg për manipulim të zgjedhjeve”, u shpreh ministri Tahiri.  VIDEO

  • Meta leksion në Universitetin e 
    Sapiencës: 2 popuj, 1 Det, 1 Miqësi

    Në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit të ShqipërisëIlir Meta u prit në Universitetin “Sapienza” të Romës nga Rektori i këtij universiteti prof. Eudenio Gaudio dhe më pas mbajti një leksion e zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Universitetit “Sapienza”. 

  • Fotolajm/ Trajleri përplaset me
    trafikndarësen, kaos në autostradë

    Përplasja e një trajleri me trafikndarësin në autostrdën Tiranë-Durrës ka shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve. Trajleri u përplas pranë kthesës së Gërdecit, e për pasojë i kanë rënë në rrygë dy kontenierë duke bllokuar trafikun.  FOTO

  • Durrës, treni shtyp për vdekje një
    grua të moshuar, s'dihet identiteti 

    Një grua rreth të 60-tave identiteti i të cilës ende nuk dihet, ka humbur jetën mesditen e sotme pasi është përplasur për vdekie nga treni udhëtarëve Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mbikalimi i Flagës në afërsi të Sukthit.

  • Manjani: Jam përkrahës i goditjes 
    së korrupsionit, kemi plot dosje

    Pas takimit të mbajtur në Presidentë me NIshanin ministri i Drejtësisë Manjani tha se lidhur me gjyqtarët e Korruptuar  dhe konkretisht prokurorin e Fierit do të merren masa të ashpra dhe konkrete .Manjani pohoi se se ai do të vazhdojë axhendën që kishte nisur paraardhësi tij, Nasip Naço.  VIDEO

  • Basha: Me 8 dhjetor përballjen pa
    kthim për largimin e kësaj qeverie

    Kreu i Demokratëve vijon turin  "Fjalën e kanë qytetarët" Këtë herë ai u takua me banorët e fshatit Paçram, nga ku bëri të njëjtën thirrje që më 8 dhjetor të nisë “një përballje pa kthim për largimin e kësaj qeverie”.  VIDEO

  • Me kanabis dhe heroinë, në pranga 
    3 persona në Vlorë dhe në Tiranë

    Rreth 36.5 kg kanabis janë sekuestruar në një kamion në qytetin e Vlorës. Policia ka vënë në pranga kultivuesin Adem Alushi 59 vjeç nga qyteti I Sarandës. Ndërkohë edhe në Tiranë janë vënë në pranga dy persona pasi në makinë i'u gjetën një sasi dozash heroine.  FOTO

  • Fier, Prokurori në pranga! 300 
    mijë lekë për lirinë e të dënuarit

    Arrestohet prokurori Petrit Vukaj në Fier nën akuzën e korrupsionit pasi në premtim të lirisë i mori 300 mijë lekë familjarëve të një të dënuari. Ndërkohë sipas burimeve nga Task-Forca pranë Krimeve të Rënda, Vukaj është një nga 24 prokurorët nën procedim penal për korrupsion, hetimet ndaj të cilëve pritet të finalizohen shumë shpejt.

  • Si i mashtroi Sokol Mjacaj policët
    ja "mbathi" pas vrasjes së çekëve

    Vetëm 14 orë pasi kishte vrarë dy turistët çekë, Mikael Svatos 27 vjeç dhe të dashurën e tij Ana Kosinova 36 vjeçe, i riu Sokol Mjacaj është arrestuar nga agjentët e policisë, por shumë shpejt ai u ka ikur atyre. Dy agjentët civilë që e kanë ndaluar, kanë rënë pre e një rengu të kurdisur nga autori i vrasjes së dyfishtë, për të cilin policia gjatë atyre orëve kishte mobilizuar një pjesë të madhe të efektivëve të Shkodrës dhe repartet speciale, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij. 

  • SHISH: 87 xhami jashtë kontrollit 
     KMSH: "Janë në zona të thella"

    Pas shifrave alarmante të xhamive jashtë kontrollit të deklaruara në raportin e SHISH, ka reaguar Komuniteti Mysliman duke theksuar se shumica e 89 xhamive ndodhen në zona të thella të Shqipërisë dhe jo në kryeqytet apo qytetet përreth. Burime nga SHISH: 17 fëmijë shqiptarë kanë mbetur jetimë në Siri.

  • Letra/Kupa: Duan t'më dënojnë 
    për grekët, s'e sulmova burgun

    Ilir Kupa i arratisur nga burgu i Trikallës në Greqi në Mars të 2013 dhe i arrestuar në Shqipëri në 24 Janar 2015 me anë të një letre dërguar gazetës “Shqiptarja.com” tregon se si ai së bashku me 7 shokët e tij u arratisën nga burgu. Sipas Kupës burgu u sulmua nga jashtë dhe askush prej tyre s’kishte armë.

  • Vendimi i qeverisë/ Gjeneralëve e 
    kolonelëve u hiqet pagesa milionëshe

    Qeveria rrëzon statusin e ushtarakëve me gradë madhore. Këshilli i Ministrave ka vendosur për rrëzimin e statusit të miratuar në vitin 2004 nga ish-qeveria “Nano”. Ky status u jepte ushtarakëve me gradë madhore, kur dilnin në lirim, një shpërblim me aq paga se vite shërbimi kishin. 

  • Pr.ligji i ri i qeverisë/ Ish-ushtarakët
    si rritet pensioni për vitet e panjohura

    Gazeta Shqiptaja.com zbardh pikat e draftit për pensionet e ish ushtarakëve. Shfyqizohet statusi i ushtarakëve me gradë të lartë. Janë me mijëra ushtarak të cilët janë liruar nga detyra dhe nuk u njihen vitet e punës nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shkak për këtë janë humbja e dokumenteve gjatë viteve të rënies së diktaturës. 

  • Lëndët kimike, ja rregullat
    e reja për hyrjen në Shqipëri

    Ndërsa në Lindjen e Mesme e veçanërisht në Siri është duke u rritur tensioni i luftimeve, Shqipëria do të ndalojë me ligj importin e çdo lënde kimike, përfshirë armët kimike, që dy vjet më parë ngritën në këmbë shqiptarët në një betejë të fituar me qeverinë e cila refuzoi shkatërrimin e armëve kimike siriane në vendin tonë. Për të shmangur një situatë të ngjashme me atë të nëntorit 2013, qeveria ka hartuar një projektligj "për menaxhimin e kimikateve" ku ndalon importin dhe eksportin e çdo lënde kimike

  • Djali i vogël me kancer, Gjermania
    i lejon qëndrimin familjes shqiptare

    Një lajm i mirë për familjen azilkërkuese shqiptare Likaj në Gjermani. Asaj i është lejuar qëndrimi në Gjermani dhe në këtë mënyrë i mundësohet trajtimi mjekësor, Renit 12-vjeçar, djalit të sëmurë me kancer.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv