Kronikë

  • Raporti vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme për kriminalitetin, që i është dorëzuar Kuvendit, flet për një rritje me 49% të procedimeve për korrupsion gjatë vitit 2015. Sipas këtij raporti, në 2015 numri i procedimeve penale të regjistruara për korrupsion është rritur me 49%. Për korrupsion aktiv janë regjistruar 58 procedime penale, ndërsa 25 për korrupsion pasiv të gjyqtarëve.
  • "3 autobuzë me refugjatë sirianë
    mbërrijnë pranë kufirit shqiptar"

    Refugjatët e parë kanë mbërritur në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Të premten, 162 prej tyre u nisën me 3 autobusë nga porti i Pireut për t’u vendosur në një kamp provizorë. Ndërkohë në orët e pasdites kanë sipas mediave greke raportohet të kenë mbërritur në qytezën e Konicës 

  • Miratohet vendimi për taksat
    biznesi proteston: Falimentojmë

    Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar në mbledhjen e djeshme disa vendime të rëndësishme dhe me ndikim direkt te bizneset dhe qytetarët. Këshilli miratoi disa ndryshime në vendimin numër 59, datë 30.12.2015 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”.  VIDEO

  • Bashkia e Tiranës: Gjobën ndaj
    të moshuarës do ta paguajë Veliaj

    Bashkia e Tiranës ka reaguar pas denoncimit në rrjetet sociale të gjobitjes nga policia bashkiake të një të moshuare që shiste qepë dhe sallatë në një prej rrugëve të Tiranës. 
    Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Bashkia thotë se gjobën prej 500 lekë të reja do ta paguajë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

  • Ja dedikimi prekës i i menaxherit
    të Regency për gratë e jetës së tij

    Në ditët e fundit të jetës, 40-vjeçari që u hodh nga ballkoni shkroi këtë letër në Ditën e Gruas. J. Backlund, 40 vjeç, nga Suedia, u gjend i pajetë mëngjesin e së premtes përpara ndërtesës ku ai banonte. Besohet se ai është hedhur nga kati i 3-të i pallatit ku kishte shtëpinë në rrugën Haxhi Kika. Fjalët e tij të fundit në Facebook shprehin shumë: 'Silence grows like cancer'- Heshtja zmadhohet, si një kancer. 

  • "Al Jazeera": Shqipëria së shpejti
    në qendër të krizës së emigrantëve 

    Një analizë e agjencisë së lajmeve “Al Jazeera”, e pozicionon Shqipërinë si një vend të mundshëm për tu prekur nga kriza e emigrantëve. Në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, në vendin e quajtur Idomeni (territor grek), qëndrojnë aktualisht rreth 10 mijë emigrantë sirianë në përpjekje për të kapërcyer kufirin dhe marshuar drejt vendeve të BE.

  • Ditëlindja e Azem Hajdarit,Kiri: S'je
    për shkak të qarqeve antishqiptare

    Sot, nëse Azem Hajdari do të ishte gjallë, do të festonte ditëlindjen e tij.

  • Gruas së moshuar i sekuestrojnë
    prasët, ja reagimet në rrjete sociale

    Një gruaje të moshuar, e cila tregtonte produkte ushqimore në Tiranë, i është sekuestruar malli. Nga foto të publikuara në rrjetet sociale, duken efektivë të policisë bashkiake të cilët sekuestrojë disa tufa sallatë, spinaq, pras... nga ‘dyqani ambulant’ i të moshuarës.

  • Nikolla mbledh drejtuesit e DAR:
    S'tolerojmë dhunën në shkolla

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka kërkuar sot nga drejtuesit e Drejtorive Arsimore Rajonale (DAR), të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar dhunën në shkolla. Një ditë pas publikimit të lajmit se një mësues 63-vjeç në Bulqizë dhunoi nxënësit e tij, ministrja Nikolla ka mbledhur me urgjencë drejtuesit e DAR.

  • Itali, arrestohet çifti i shqiptarëve
    me 4 kg kokainë  e 180 mijë euro

    Një çift bashkëshortësh shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi iu gjetën në banesë 4 kg kokainë e pastër si dhe iu sekuestruan 180 mijë euro. Mediat italiane raportojnë se në pranga është vënë 25-vjeçari Renato Hoxha dhe bashkëshortja e tij, 20-vjeçarja Andja Balla.

  • Menaxheri suedez i "Regency
     Casino" vetëvritet në TiranëVIDEO/Ku u gjet viktima/Dëshmitari

    Gjendet i pajetë nga policia e Tiranës menaxheri i Regency Casino Jim Backlund 40 vjeçari me shtetësi Suedeze. ReportTv sjell pamje nga vendngjarja dhe dëshminë e personit që gjeti trupin e pajetë mëngjesin e kësaj të premte. Për këtë ngjarje policia dhe prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet, pasi janë krijuar dyshime dhe për një vepër të mundshme kriminale.  FOTO

  • Në 2 vite, 39 vdekje nga goditjet
    e tensionit në ambiente familjare

    Në dy vite 39 qytetarë kanë gjetur vdekjen nga goditjet e tensionit në ambjentet familjare. Një analaizë e Ministrisë së Ekonomisë zbardh se aksidentet kanë ardhur si pasojë e sigurisë së pa mjaftueshme të instalimeve elektrike në apartamente dhe ndërtesat e banimit, të mos vendosjes së pajisjeve mbrojtëse në rast defekti elektrik (rënie në masë), si dhe nga kryerja e punimeve dhe instalimeve elektrike nga persona apo subjekte që u nuk njihet kompetenca në këtë fushë.  VIDEO

  • Tahiri: Armëmbajtja pa leje shpejt
    do të quhet përgatitje për sulm

    Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka thënë se armëmbajtja pa leje do të quhet përgatitje për sulm dhe për këtë do të bëhen amendamente të reja të cilat do të çohen dhe votohen në Kuvend.

  • 900 euro për pranimin te Akademia
    e Policisë, kapën tre mashtruesit

    Tre persona të dyshuar se do të shisnin për 900 euro përgjigjet e testit të aplikimit për Akademinë e Policisë, u arrestuan nga SHÇBA. Hetimi, zbuloi se personat pretendonin se kishin lidhje me pedagogë në Akademinë e Policisë. Ky pretendim ishte një trill për të mashtruar ata që donin të fitonin një vend në Policinë e Shtetit. 

  • Rroba kontrabandë, procedohen 
    penalisht dy doganierë në Kapshticë

    Dy doganierë të doganës së Kapshticës janë proceduar penalisht, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar kondrabandën e mallrave.

  • Refugjatët, 20 policë italianë vijnë
    të ruajnë kufirin shqiptar në 15 mars 

    20 policë kufitarë nga 15 Marsi. Është kjo ndihma që Italia do të jap për të kontrolluar kufijtë shqiptarë, ndërsa është rritur rreziku që emigrantët e bllokuar në Greqi të dynden në Shqipëri, pas mbylljes së rrugës ballkanike. Gjithashtu edhe një avion i FRONTEX do të monitorojë lëvizjet në detin Adriatik dhe Jon. 

  • Ndryshime masive nga rrethet
    te Prokuroria e Përgjithshme 

    Ndryshime masive pritet të ndodhin javët e ardhshme në radhët e drejtuesve të prokurorive në vend, një nevojë e lindur për përmirësimin e rezultateve në ndjekjen penale, por jo vetëm. Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla thotë se prokurorë të ndryshëm kanë vite në pozicione drejtuesish e  zv.drejtorësh si në prokuroritë e rretheve ashtu edhe në Apel. 

  • Vendoset firma e fundit e
    Venecias në draftin e Drejtësisë

    ​Ndonëse në një gjest formal, Komisioni i Venecias miratoi raportin final për reformën në drejtësi. Drafti i cili u bë publik që në 27 shkurt pati lexime të ndryshme nga palët politike në Tiranë. Në një postim në rrjetin social "Twitter" delegacioni i BE-së në Tiranë ka njoftuar miratimin e opinioneve të Venecias për drejtësinë shqiptare.

  • KMSH: Dokumenti i falsifikuar
    s'kemi kërkuar vëzhgim për imamët

    Në disa media online shqiptare u publikua një lajm për një liste sekrete që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i kishte dërguar Prokurorisë së Përgjithshme dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, ku thuhej se kërkohej hetim për 23 imam të xhamive të rëndësishme në vend, kryesisht Tiranë dhe Durrës

  • Tiranë, plagoset me thikë një
    polic, nisin hetimet për ngjarjen

    Efektivi i policisë në Komisariatin Nr. 6, Gjergji Muça ndodhej në afërsi të një qendre tregtare në rrugën e Elbasanit rreth orës 03:50 kur është qëlluar në pjesën e duarve dhe të fytyrës me mjete prerëse.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv