Kronikë
-
Pas akuzave të Partisë Demokratike, e cila pretendon se fitueis i tenderit të blerjes së 73 motorëve Aprilias ishte i paracaktuar, ndërsa janë përdorur 300 milionë lekë më shumë nga saç kushtonin në të vërtetë, ka reaguar qeveria. 13 Shkurt 2016, 20:33
-
Lirohet një nga të ndaluarit për
13 Shkurt 2016, 20:08
tritolin në farmacinë e TahiritGjykata e Krimeve të Rënda ka liruar këtë të shtunë, 24 vjeçarin Emirjon Gjuta, një nga të arrestuarit e grupit të tritolit të vënë më 10 shkurt 2015 në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
-
Hapen portat e Ulzës e Shkopetit
13 Shkurt 2016, 19:21
lumi Mat rrezikon Rrugën e KombitHidrocentralet e Ulzes dhe Shkopetit kanë hapur portat e shkarkimit, që prej mesdites së të shtunes përshkak të prurjeve të mëdha pas reshjeve të shiut. Nga këto HEC-e mësohet se është shkarkuar 800 m3/sek ujë, duke sjellë një rritje të ndjeshme të nivelit të lumit Mat.
VIDEO -
I heqin patentën për shpejtësi
13 Shkurt 2016, 16:59
por ai ishte mik i “Kapedanit"Policia rrugore vijon kontrollet dhe aplikimin e gjobave ndaj qytetarëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Por siç duket edhe në këtë video, qytetarët harrojnë faktin e thjeshtë që tashmë çdo bisedë e tyre regjistrohet me video dhe audio, nga kamerat e trupit të punonjësve të policisë.
-
Babai tenton të vrasë djalin 38 vjeç
13 Shkurt 2016, 16:42
policia parandalon krimin në KamëzNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kamzës në Tiranë, ku babai ka tentuar që të vrasë me armë zjarri djalin e tij, por fatmirësisht policia ka parandaluar një veprim të tillë. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ku Lutfi Drazhi 76 vjeç ka marrë armën dhe ia ka drejtuar djalit G.Drazhi duke tentuar që ta vrasë.
-
U rrëmbye nga lumi kur po priste
13 Shkurt 2016, 15:49
plepin, gjendet i pajetë 35-vjeçariNjë banor i Kamzës ka humbur jetën pasi u rrëmbye nga rrjedha e lumit të Tiranës. Bëhet fjalë për 35 vjeçarin Nazmi Buci i cili ka qenë duke prerë një plep në momentin kur ëhstë rrëmbyer nga rrjedha e furishme e lumit.
VIDEO -
Fotolajm/Ja si rrezikojnë jetën në
13 Shkurt 2016, 14:59
Has elektriçistët që të sjellin dritatTre punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në rrethin e Hasit, kanë rrezikuar jetën e tyre teksa kanë qenë duke ndërhyrë për riparimin e një fidri që ishte dëmtuar.
-
1500 policë për sigurinë e John
13 Shkurt 2016, 14:48
Kerry, Tirana 8 orë e 'blinduar'
Axhenda/Kerry takon Nishanin, Ramën e BashënVizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Xhon Kerri gjatë të dielës me 14 shkurt pritet të kalojë nën masa të rrepta sigurie.
VIDEO -
Meta: Kriza në Maqedoni zgjidhet
13 Shkurt 2016, 14:37
duke zbatuar marrëveshjet e bëraKriza politike që ka përfshirë Maqedoninë mund të tejkalohet vetëm me dialog, madje duke u bazuar edhe në marrëveshjen e Perzhinos e cila u dakordësua nga faktori politik me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.
-
Tiranë, atentati me eksploziv ndaj
13 Shkurt 2016, 14:27
biznesmenit Suli, 2 të arrestuaDy persona të dyshuar si të përfshirë në kryerjen e veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës sa i takon atentatit me eksploziv ndaj biznesmenit Nuredin Suli, u arrestuan nga policia e Tiranës. Julian Hamollari, 29 vjeç nga Pogradeci banues në Tiranë si dhe Musa Çerpja, 53 vjeç, nga Dibra, banues po në Tiranë, janë të arrestuarit, ndërsa policia nuk dha detaje mbi shkakun e arrestimit të tyre.
-
Heroinë nga Turqia drejt BE, kapet
13 Shkurt 2016, 11:58
në Tiranë kreu i grupit të trafikut18 persona të arrestuar është bilanci i të arrestuarve të operacionit “Chema” mes policisë shqiptare, kosovare, maqedonase, turke dhe serbe, i shtrirë që prej fillimit të vitit 2015. Operacioni përfundoi këtë mëngjes me arrestimin në Tiranë të Bashkim Muratajt 52 vjeç, i dyshuar si organizatori i grupit. Për këtë të fundit Prokuroria e Krimeve të Rënda, kishte nxjerrë urdhër arresti bazuar në hetimet e kryera për gjatë një viti.
VIDEO -
Maqedoni, lirohet kryebashkiaku
13 Shkurt 2016, 11:48
Themnelko: Akuzat të pabazaKryetari i bashkisë Pustec, Edmond Themelko është liruar nga burgu në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe në një intervistë për Report Tv ka theksuar se akuzat ndaj tij kanë qenë të pabaza.
VIDEO -
Banda e vrasësve me pagesë
13 Shkurt 2016, 11:31
Prokuroria çon dosjen për gjykimProkuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar për gjykim dosjen hetimore ndaj bandës së vrasësve me pagesë, mes të cilëve është edhe Admir Tafili i cili u arratis edhe nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë.
VIDEO -
Foto/ Korçë, përplaset kamioni me
13 Shkurt 2016, 10:24
furgonin, plagosen 4 vetë në PlasëNjë kamion është përplasur në orët e para të mëngjesit të sotëm me një furgon, ku për pasojë janë plagosur 4 persona.
FOTO -
Pakti për strehimin/ Shqipëria do
13 Shkurt 2016, 09:58
të presë 2000 muxhahedinë iranianëStrehimi i muxhahedinëve iranianë pritet të jetë një nga pikat kryesore të axhendës së sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry. Në maj të vitit 2013, qeveria e djathtë e kryeministrit Sali Berisha mori përsipër të strehojë rreth 210 muxhahedinë, ndërsa tani qeveria e kryeministrit Edi Rama ka rënë dakord të marrë përsipër strehimin edhe të 1 mijë iranianëve të tjerë, nga rreth 2800 që janë aktualisht në kampin “Liria” në Irak
-
Protesta/ Bashkia dhe Policia
13 Shkurt 2016, 09:40
prova të reja për gjobën e PD-sëDisa akte-ekspertimi që tregojnë vlerën e dëmit të shkaktuar gjatë protestës së PD dhe disa fatura pagese të kryera nga ana e Bashkisë së Tiranës, janë administruar në dosjen penale, që prokuroria po heton lidhur me gjobën administrative që bashkia e Tiranës ka vendosur ndaj subjektit politik “Partia Demokratike”.
-
Dosja në gjyq, një tjetër deputet i PS
13 Shkurt 2016, 09:25
rrezikon mandatin, i dënuar në 2012Prokuroria e Përgjithshme mund t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për ndjekjen penale të një tjetër deputeti të Partisë Sociliste.
VIDEO -
Tiranë, kujdesej për 82-vjeçaren, por
13 Shkurt 2016, 09:15
në 'kohën e lirë' i vjedh 840 mijë lekëKujdestarja 57-vjeçare nga Tirana akuzohet se i ka vjedhur 840.000 lekë nga banka të moshuarës 82-vjeçare.
VIDEO -
Blindohet Tirana, 1800 forca
13 Shkurt 2016, 08:30
policie për sigurinë e Kerry-tVizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë, John Kerry, do të shoqërohet nga masa të rrepta sigurie në kryeqytet. Policia e Shtetit do të angazhojë rreth 1800 forca policore gjatë ditës së dielë, për mbarëvajtjen e vizitës së numrit dy të qeverisë amerikane.
-
I kërkoi ndihmë pronari, ndërhyn
13 Shkurt 2016, 08:16
44-vjeçari, por vritet nga grabitësiNjë 44-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me plumb në kokë nga një grabitës që kish vjedhur 10 mijë lekë të rinj në lokalin e bashkëfshatarit që i kërkoi ndihmë. Ngjarja ndodhi në fshatin Shkallë të Sarandës rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës