Kronikë

  • Bashkëpunimi ndërparlamentar mes Shqipërisë dhe Lituanisë tashmë do të ketë një tjetër dimension, pasi Lituania është një nga vendet që mbështet fuqishëm integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.
  • Përmbytjet në Nënshkodër,banorët:
    Nuk u dëmshpërblyem 100 përqind

    Banorët e Nënshkodrës i janë rikthyer protestave pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama se ka dëmshpërblyer banorët e Shkodrës pas përmbytjeve të 2011-ës. 

  • Impianti i Kasharit gati në 2017 
    Veliaj: I shërben 350 mijë qytetarëve

    350 mijë banorë të Tiranës përfitojnë nga projekti i impiantit të përpunimit të ujërave të përdorura, i cili u inspektua sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto.  VIDEO

  • Shkelën ligjin, tre gjyqtarë
    drejt shkarkimit nga KLD-ja

    Pas dënimit me vendim të ekzekutueshëm nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet të vendos të premten për shkarkimin e gjyqtares Parashqevi Ademi. Gjyqtarja e Laçit u dënua me 4 vite burg nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda për veprën penale të korrupsionit, pasi u filmua teksa kërkonte leke në këmbim të një vendimi.

  • Policia arreston, gjykata liron! Tahiri
    'Reforma në drejtësi sa më shpejt'

    Rastet e shumta të personave të arrestuar nga policia dhe të liruar më tej nga gjykatat, sipas ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, lindin nevojën urgjente për reformimin sa më shpejt të sistemit të drejtësisë.  VIDEO

  • E rrallë në Korçë, një 12 vjeçare e 
    divorcuar lë shtëpinë për të dashurin

    Është gjetur së bashku me të dashurin e saj 18 vjeçar në fshatin Pirg – Maliq, 12-jetë vjeçarja me iniciale A.D  nga komuniteti rom e cila prej dy ditësh ishte denoncuar nga e ëma si e humbur.  Sakaq policia ka arrestuar të riun pasi ka kryer marrëdhënie seksuale më të miturën.

  • Vajza e "Shqiponjave", sot me
    Qarkullimin, si ia dal me shtëpinë

    Anisa Zani, 23-vjeçarja nga Gjirokastra me një eksperiencë pune 4-vjeçare në Policinë e Shtetit, shprehet për “Shqiptarja.com” se për të punuar në Polici duhet vullnet. Ajo ka mbaruar Akademinë e Policisë 1-vjeçare, ndërsa tregon për gazetën se ka punuar me Patrullën e Përgjithshme në Komisariatin numër 2 në Policinë e Tiranës, tek grupi i “Shqiponjave”, dhe së fundmi është vendosur në detyrën e inspektores në Qarkullimin Rrugor.

  • Terrorizmi, djali tha "Rroftë ISIS"
    Italia dëbon shqiptarin nga Shkupi

    Me dekret te Ministrisë së Brendshme është dëbuar nga territori italian për “motive parandalimi terrorist”, shtetasi maqedonas Rexhep Ljimani, 39 vjec. Është ky personi i 67-të që dëbohet nga shteti italian me akuzën e përkrahjes e lidhjes me doktrinën e shtetit islamik ISIS.

  • Vrasja e balerinës, Kuliçi ende
    në arrati, Apeli i refuzon ankimimin

    Dy vjet pas vrasjes së balerinës Sonila Dervishi (Tafa) në një klub nate në Tiranë, Artur Kuliçi ende nuk është vënë në prangat e policisë. Autori i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Tiranës, nga arratia ka kërkuar ta ankimojë këtë vendim përmes avokatit të tij në Gjykatën e Apelit. Por gjykata e ka rrëzuar animimin me argumentin se kërkesa nuk është firmosur nga i pandehuri

  • Lame: 2015 maja e legalizimeve!

    “Viti 2015 mund të konsiderohet maja e procesit të legalizimeve". Kështu ka deklaruar drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame në një konferencë për shtyp të mbajtur paraditen e së enjtes.  VIDEO

  • Merr fund dimri i ngrohtë! Bëhuni 
    gati, të premten temperatura acari

    Metereologët parashikojnë se dimri i butë do të përfundojë këtë të enjte. Të premten temperaturat pritet të pësojnë ulje deri në -3 gradë Celcius, nga fillimi i javës në vazhdim, rënia do të jetë edhe më drastike, në – 10 gradë. Sipas metereologëve, në zonat e ulëta pritet të ketë reshje të vazhdueshme shiu dhe nisjen e reshjeve të dëborës në lartësi.

  • Vjedhja e energjisë, një lexues i
    OSHEE e 9 biznesmenë në pranga

    Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kavajë u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjithashtu, në pranga ranë edhe 9 pronarë biznesesh, 6 në Kavajë, 2 në Durrës dhe 1 në Shijak, të cilët akuzohen se kanë vjedhur energjinë elektrike përmes lidhjeve të paligjshme në bizneset e tyre.

  • Kapet qytetari me 1.3 ton ushqime
    kontrabandë,3 doganierë në pranga

    Tre doganierë në Kakavijë, mes tyre një grua dhe një qytetar 42-vjeçar nga Shkoza e Tiranës, u arrestuan nga policia pasi lejuan kalimin të 1.3 ton mallrave ushqimore kontrabandë të sjella nga Greqia, kundrejt ryshfetit me 200 euro. 

  • Pedofili 76-vjeçar, ballafaqim me 
     dy djemtë në paraburgimin 313

    Pedofili 76-vjeçar i arrestuar katër muaj më parë nga Policia e Tiranës nën akuzën e “Abuzimit seksual”, me dy djem të mitur, një javë më parë është vënë në një ballafaqim në paraburgimin “313”, me të abuzuarit. 

  • Shqipëria porta e xhihadit, ja si
    trafikohen armët për sulmet e ISIS

    Armët nga Shqipëria bien në duart e xhihadistëve të ISIS e madje janë përdorur edhe në sulmet terroriste që tronditën Parisin në nëntor. Me titullin “Shqipëria – porta e xhihadit” televizioni italian RAI ka realizuar një reportazh në Shqipëri, konkretisht në Shkodër, duke zbuluar mënyrën se si trafikantët shqiptarë të armëve arrijnë t’i kalojnë ato jashtë vendit

  • Intervista/Gjoba nga policet 
    femra pranohet më me kënaqësi

    Çfarë do të thotë për një vajzë të re, të ushtrojë detyrën e saj si police rrugore. Brunilda Balgjini, 24 vjeçe, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, ka treguar se si ka nisur të punojë në Policinë Rrugore dhe si arrin ta përballojë atë. 

  • Lushnje, digjet automjeti i
    një efektivi të policisë rrugore

    Automjeti i një efektivi të policisë rrugore në Lushnjë është përfshirë nga flakët gjatë natës së mbrëmshme, ndërsa policia dyshon se kemi të bëjmë me zjarrëvënie të qëllimshme. Vetëm 3 netë më parë automjetit të efektiviti iu then xhamat .

  • KSHZ-ja ka qenë në dijeni për
    votuesit e Pustecit, ska reagua

    Votuesit fantazmë nga Pusteci për herë të parë u shfaqën në zgjedhjet lokale në vitin 2013 dhe ato i ka parë edhe Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve, por për shkak se ata kishin dokumente të vlefshme, siç arsyetohen nga KSHZ kanë pasur të drejtën e votimit. Subhi Jakupi tha se në zgjedhjet e fundit lokale votuesit e Pustecit kanë figuruar në Listën e zgjedhësve në tri komuna, Qendër, Kërçovë dhe Resnjë.

  • Lëvizje në Policinë e Shtetit,ja kush
    janë emërimet e reja të bëra sot

    Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë ndodhur disa lëvizje shefash, ndërsa njëkohësisht ka pasur edhe zëvendësime të tyre. 

  • Pustec,banorët pohojnë: U pajisëm
    me karta në mënyrë të paligjshme

    Mirë se erdhët në komunën e Pustecit. Kjo përshëndetje qëndron në hyrje të fshatit për të gjithë qëllimmirët të cilët kanë vendosur ti vizitojnë maqedonasit në Shqipëri. Edhe ekipi i Alsat M ishte në fshatin i cili me të vërtetë është i lënë pas dore, por që fsheh tregime që rrëfehen me vite e dekada.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv