Kronikë
-
Ministri Edmond Panariti ka shkarkuar nga puna dhe menjëherë i ka dërguar për ndjekje penale 2 punonjës të Drejtorisë së Bujqësisë Vlorë, pasi në momentin e ushtrimit të detyrës kanë qenë në gjendje të dehur. 6 Shkurt 2015, 12:54
-
Rama: Dakord me bankat për
6 Shkurt 2015, 12:30
kreditë e fermerëve të përmbytuKryeministri Edi Rama ka diskutuar per përballimin e situatës në zonat e përmbytura gjate nje takimi qe ka zhvilluar sot në mesditë me drejtues te bankave për kredimarrësit e zonave buqjësore të përmbytura dhe ka kërkuar mbështetjen e tyre.
-
Portali stopkorrupsionit.al, Cano:
6 Shkurt 2015, 12:21
Në vetëm 3 ditë 1200 denoncimeVetëm 3 ditë nga lançimi i portalit online për denoncimin e korrupsionit, ka reth 1200 denoncime. Eridana Çano drejtoresha e kabinetit në Ministrinë për Cështjet vendore, që kryeson edhe luftën antikorrupsion, për A1 report, sqaron se pjesa më e madhe denoncimeve vijnë nga sistemi I shëndetësisë 40 %, për tu pasuar nga drejtësia dhe arsimi. Zonja Çano, sqaron se ky mekanizëm do trajtojë me seriozitet çdo rast, dhe do kthejë përgjigje brenda 30 ditëve.
VIDEO
Rama: Një klik dhe i thoni jo zyrtarit të korruptuar -
Nishani:Visar Zhiti ambasador në
6 Shkurt 2015, 12:20
Vatikan? Nuk u ndoq proceduraPresidenti i Republikës, Bujar Nishani nuk do të japë dakortësinë e tij për propozimin e qeverisë për emërimin e Visar Zhitit ambasador në Vatikan. Kryetari i shtetit e ka argumentuar qëndrimin e tij me faktin se qeveria sipas tij ka shkelur procedurat ligjore për këtë propozim.
VIDEO -
Reshjet e shiut në Kurbin, hapen
6 Shkurt 2015, 12:09
portat e Ulzës, rrezikohet LezhaAktualisht në portat e Hec-it të Ulzës po shkarkohet me 350 metër kub në sekond, ndërsa kjo ka ndikuar ne rritjen e nivelit të ujit në hec-in e Shkopetit, portat e të cilin janë hapur për shkarkime te kontrolluara por nga kjo rrezikon te përmbytet Lezha.
VIDEO -
"Akademia e Studimeve Politike",
6 Shkurt 2015, 11:04
diplomon politikanët e rinj të venditBrezi i tetë i studentëve të "Akademisë së Studimeve Politike" kurorëzoi gjatë një ceremonie diplomimi ciklin një vjeçar të studimeve, rreth mënyrave të qeverisjes dhe gjithçkaje që ka lidhje me politikën.
VIDEO -
Përmbytjet, Nishani: Banorët në
6 Shkurt 2015, 11:26
rrezik,situata të gjykohet me prioritetKreu i Shtetit, Bujar Nishani ka kërkuar sensibilizimin e mëtejshëm të institucioneve shtetërore, për të gjykuar me prioritet situatë e përmbytjeve në vend, pasi sipas tij banorët mbeten në rrezik, deklarata e Presidentit një ditë pasi ka inspektuar situatën në terren.
-
Ja pse nxënësja e "Q.Stafës" u
6 Shkurt 2015, 07:45
dha valium 'Titus' shokëve të klasësNë përpjekje për t’u ikur orëve të vështira mësimore, një nxënëse e shkollës “Qemal Stafa” ka konsumuar bashkë me shokë të saj një substancë qetësuese. Problemi është që adoleshentja e ka blerë atë në farmaci, ku nuk lejohet të jepet jo vetëm pa recetë mjeku, por dhe për persona nën moshën 18 vjeç. Policia nis procedimin ne gjendje te lire ndaj 16-vjeçare.
VIDEO -
Nuk dëshmoi për tentativën e
6 Shkurt 2015, 11:08
vrasjes, arrestohet 29 vjeçariNjë 29-vjeçar i shpallur në kërkim për moskallëzimi krimi është arrestuar nga ana e njësisë Shqiponja ditën e djeshme. 29 vjeçari Zani dyshohet dyshohet se ka pasur dijeni mbi ngjarjen e ndodhur më datë 02.11.2014, ku rreth orës 22:45 në rrugën “Pandi Dardha” Tiranë, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Erjon Kapollari.
VIDEO -
Fotolajm/ Edhe Lumi i Lanës me
6 Shkurt 2015, 10:43
prurje të mëdha, shkak reshjetLumi i Lanës ka prurje më të larta sesa nivelet e përditshme dhe kjo për shkak të reshjeve të natës dhe të mëngjesit të sotëm të cilat kanë qenë mjaft intensive duke sjellë deri në këtë situatë
-
Reshjet e shiut dhe borës, ARRSH:
6 Shkurt 2015, 10:10
Ja situata e rrugëve sipas qarqeveAutoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor per akset kryesore kombetare raportojnë për paraqitjen e vështirësive në kalimin e akseve kryesore në vend, rekomandohet kujdes per shkak rreshjeve të shiut të dendura gjatë nates, si dhe kalimi me zinxhire në disa nga akset në qarqet e vendit.
-
Kukës, rinisin reshjet e shiut
6 Shkurt 2015, 10:05
Fierza në kuotën 292.2 metërRinisin reshjet e shiut në verilindje të vendit ndërsa sot kuota në hidrocentralin e Fierzës ka shkuar në 292.22 metër. Prurjet e burimeve kryesore që furnizojnë liqenin e Fierzës janë mbi 800 metër kub, në sekondë ndërsa duhen edhe 4 metër që të arrijë kuotën maksimale.
-
Përmbytjet, Basha: Të shtojmë
6 Shkurt 2015, 09:42
përpjekjet për përballimin e situatësKreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha përmes rrjetit social “Facebook” u ka bërë thirrje simpatizantëve të PD që të shtojnë përpjekjet për përballimin e situatë së përmbytjeve duke theksuar se të gjithë ata që kanë mundësi të japin ndihmën e tyre sado modeste.
-
Avokati i Hysenit: Pranon akuzën
6 Shkurt 2015, 12:10
S'do bashkëpunojë me drejtësinë!Ilir Hyseni i dyshuar si koka e trafikut të kokainës, në laboratorin e zbuluar më 14 janar në Xibrakë të Elbasanit, pranon akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, por jo të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare. Ka qenë vetë avokati i tij, Ferdinand Doja i cili ka theksuar se klienti i tij nuk ka apeluar masën e arrestit me burg, duke pranuar akuzën, pasi është kapur në flagrancë nga ana e policisë. Avokati: Di që Hyseni ka pasur probleme në Kanada, por s'di gjë për punën e dy emrave. Sa i përket bashkëjetueses së Hysenit, Doja: Kam folur në telefon me Pranvera Ebeling, s'ka lidhje me trafikun, shumë shpejt do të vijë në Shqipëri
VIDEO
Nëntë të arrestuarit e laboratorit të kokainës rezultojnë të varfër
Trafiku i drogës, 3 institucione verifikime se kush rekrutoi pilotin
Lidhja e majorit me Bandën e Fierit dhe "Grupin Kokaina"
Supertrafikanti lidhje telefonike me ish-prefektin e PD në Berat
Carlos i kokainës fshihet në Greqi, hetuesit në Selanik
Kokaina, flet Hyseni: Pranoj akuzën e trafikut, nuk njoh 8 të arrestuarit -
Zbulohen emrat, ja 2 ushtarakët e
6 Shkurt 2015, 08:30
arrestuar, 'shokë' të majorit FekaPas vdekjes së Major Sokol Fekës më datë 27 janar në Malaga të Spanjës me 1 ton hashash, Ministria e Mbrojtjes mohoi çdo implikim të ushtarakëve të saj të përfshirë në trafikun e drogës.
-
Fier, digjet magazina me mallra
6 Shkurt 2015, 08:52
të skaduara, ende mister shkaqetNjë magazinë mallrash, e cila u zbulua ditën e djeshme nga ana e Krimit Ekonomik se tregtonte mallra të skaduara, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Grecallisë në qytetin e Fierit, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat në të cilat ajo është përfshirë nga zjarri.
FOTO
VIDEO -
Përmbytjet, lumi rrëmben në
6 Shkurt 2015, 09:03
oborr 38-vjeçaren, gjendet trupiPOGRADEC/ Mëngjesin e sotëm është shënuar edhe viktima e parë nga përmbytjet. Mësohet se lumi Vërdovë në Pogradec ka dalë nga shtrati dhe rrjedha e tij ka marrë 38-vjeçaren Monika Abrashi e cila ishte duke sistemuar një mbrojtje për të parandaluar përmbytjen e banesës së saj. Trupi i saj është gjetur rreth 1 orë më pas 5 kilometra nga banesa e saj. Reshjet e dendura kanë rinisur gjatë natës duke rritur sërish nivelin e ujit në lumenj. Ka qenë pikërisht kjo situatë e parashikuar nga meteorologët arsyeja edhe për thirrjet e autoriteteve që banorët e evakuuar nga zonat e përmbytura të mos kthehen në banesat e tyre.
VIDEO
FOTO
Parashikimi i FA: Shi e borë deri të hënën
MB: 600 familje të evakuuara rreziku s’ka kaluar, sërish reshje
Përmbytjet, 17 mijë ha tokë nën ujë, ndihma për banorët e prekur
Panariti: Të pezullohen kreditë për fermerët
Fier, Panariti: 100% dëmshpërblim për çdo humbje
Përmbytjet në jug, zbarkon FSK për ndihmë -
Arrestohet në Fier Aleksandër Bregu
6 Shkurt 2015, 08:33
ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarBregu ishte dënuar me 20 vite burg nga gjykata e Bergamos për trafik droge por ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe është arrestuar nga forcat blu të Fierit
-
Kurbin, rrjedha e lumit “rrëmben”
6 Shkurt 2015, 08:20
furgonin me pasagjerë, ska të lënduaSi pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm është shtuar rrjedha e lumit duke marrë kështu përpara edhe furgonin me pasagjerë por fatmirësisht pa të lënduar
VIDEO -
“Jaguar Land Rover” fiton gjyqin për
6 Shkurt 2015, 08:10
stemën ndaj “Mektrin Motors”-shpkGjykatat shqiptare më në fund kanë nisur të adresojnë problemin e përdorimit të paautorizuar të logove dhe stemave të kompanive të njohura globale. Përmes një vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka detyruar palën e paditur “Mektrin Motors”-shpk “të pushojë cenimin e të drejtave të pronësisë intelektuale Markës ‘Jaguar’ dhe ‘Land Rover’, pronë e paditësit”.