Kronikë
-
Një 70-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur teksa po tentonte të kalonte nga njëri krah në tjetrin. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjiku. Policia e qytetit të Elbasanit ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke nisur edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidenti. 26 Tetor 2014, 20:53
-
Gruevski: Për FBI-në në rastin
26 Tetor 2014, 17:39
"Monstra" vendos Gjykata, jo unëBisedën mes Gruevskit dhe Ahmetit, për përfshirjen e ekspertëve të FBI-së, e bëri të ditur vetë kreu i BDI-së Ameti, për gazetat maqedonase pak javë më parë. Ahmeti ka thënë disa herë tashmë se rasti “Monstra” duhet të ishte më transparent, madje gjyqësori në Maqedoni sipas tij, është ende selektiv. Rasti "Monstra", Ali Ahmeti kërkon ndihmën e FBI-së për hetimin
-
Rama: 3 vite burg kush vjedh
27 Tetor 2014, 12:04
energjinë, 5 bashkëpunëtorëveNga sot e ne vazhdim, kushdo që vjedh energjinë elektrike nuk do të ndëshkohet me gjobë, por do të dënohet me 3 vite burg, ndërsa për bashkëpunëtorët parashikohet dënim me 5 vite. Keshtu deklaroi kryeministri Rama, ndersa lancoi nisjen e aksionit kundër vjedhjeve të energjisë. Rama tha se operacioni që nis sot do të vijojë në mbarë vendin deri sa t'i jepet fund këtij fenomeni. Gjiknuri: Rrezikuam kolapsin, marrëveshja me CEZ më e mira.
-
Trafikimi i qenieve njerëzore, rriten
26 Tetor 2014, 17:04
denoncimet, 40 gra shpëtohenEkspertët pohojnë se gjatë këtij viti janë mbi 40 gra e vajza, raste të reja dhe të përsëritura, që kanë marrë ndihmë në institucionet e shërbimit social. Tani viktimat po mbrohen më mirë dhe trafikanët po denoncohen dhe po dënohen më shumë.
-
Tiranë, djali i Biberajt me makinë
26 Tetor 2014, 16:25
të vjedhur, policia ia sekuestronPolicia e kryeqytetit i ka sekuestruar djalit të politikanit Aleksandër Biberaj, pasi ka rezultuar i vjedhur në Serbi para 7 vitesh. Konstatimi ka ardhur pasi mjeti ka rezultuar i kërkuar në Interpol.
-
Mirditë, Rama e Veliaj në shkollën
26 Tetor 2014, 15:00
profesionale: Zanati, e ardhmja!Kryeministri Edi Rama ishte sot në Mirditë në kuadër të 70 vjetorit të çlirimit të kësaj zone, ku në vijim të axhendës së tij vizitoi Qendrën profesionale “Shën Iozefi Punëtor”, e cila është ndërtuar me ndihmën e Caritas dhe mbështetur nga Dioqeza, për të ndihmuar të rinjtë të rrisin shanset e tyre për punësim.
-
Shkodër, busti “5 Heronjtë e Vigut”
26 Tetor 2014, 14:53
do të rikthehet sërsih në qytetNë kuadër të 70 vjetorit të çlirmit busti i "5 Herojve të Vigut" do të rikthehet në qytetin e Shkodrës. Ky fakt është konfirmuar nga prefekti i metropolit verior, Paulin Radovani, i cili ka shtuar se ka nisur puna për gjetjen e një vendi për vendosjen e monumentit.
VIDEO -
Mirditë, 70 vjetori i çlirimit, Rama
26 Tetor 2014, 14:45
"Rilindja e zonës sapo ka filluar"70 vjetori i çlirimit të Mirditës është përkujtuar sot në qytetin e Rrëshenit. Kryeministri Rama ishte sot në Rrëshen, i shoqëruar edhe nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, Ministri i Mirëqenies sociale dhe Rinisë Erion Veliaj.
VIDEO -
Rokanas në Boboshticë: Mbështesim
26 Tetor 2014, 14:22
Integrimin e Shqipërisë në BEAmbasadori i Greqisë në Shqipëri Leonidhas Rokanas ka marrë pjesë në përkujtimoren e zhvilluar sot në varret e Boboshticës. Nga Korça, ambasadori grek ka ritheksuar edhe njëherë mbështetjen e Greqisë ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit europian.
VIDEO -
Barinjtë 3 ditë të bllokuar në malin
26 Tetor 2014, 13:51
e Nemërçkës, MM çon helikopterinPërmet/ Për tre ditë me radhë si pasojë e rreshjeve dhe trashësisë së dëborës në këtë mal, barinjtë kanë ngelur të izoluar së bashku me 300 krerë bagëti. Ministra e Mbrojtjes pas kërkesës së ardhur nga drejtoria e Emergjencave Civile, u vu menjëherë në lëvizje, duke dërguar një nga helikopterët SAR, i cili transportoi një nga barijtë që ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore.
-
Fushë-Krujë, furrat gëlqerore vijojnë
26 Tetor 2014, 13:36
aktivitetin, banorët apel për mbylljePërpjekjet e Ministrisë së Mjedisit për mbylljen e furrave të gëlqeres në Fushë-Kruje, nuk janë finalizuar me sukses. Mjaft prej këtyre subjekteve e vijojnë normalisht aktivitetin e tyre, ndërsa kamera e televizonit A1 Report sjell edhe pamje që vërtetojnë vijimësinë e këtij fenomeni.
VIDEO -
I riu aventurë arratisje, nuk i
26 Tetor 2014, 13:12
ndaloi policisë, pamje ekskluziveTIRANE/ Ka përfunduar në prangosje aventura e një të riu nga qyteti i Laçit i cili në autostradën Tiranë-Durrës nuk i është bindur postobllokut të policisë për t'u ndalur. Televizioni "A1 Report" sjell pamjet ekskluzive të arrestimit të 22-vjeçarit Lleshaj në autostradë.
FOTO
VIDEO -
Tentuan të kalonin në Mal të Zi
26 Tetor 2014, 13:05
Ndalohen 26 klandestinë sirianëSHKODER/ Një tjetër grup klandestinësh nga Siria dhe Eritrea është ndaluar mbrëmjen e djeshme. 26 klandestinët janë ndaluar pranë pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër, teksa tentonin të kalonin drejt Malit të Zi, Bosnjës, Kroacisë, e në drejtim të vendeve të tjera të BE-së.
-
Lihet i lirë pas 48 orësh Hajredin
26 Tetor 2014, 12:43
Fratari, urdhër i prokurorit CamaBiznemeni i njohur Hajredin Fratari, i arrestuar dy ditë më parë nga policia e Tiranës për ndërtim pa leje të një kompleksi pallatesh në zonën e Selitës, është liruar sot me urdhër të Prokurorit Adriatik Cama.
VIDEO
Arrestohet biznesmeni Fratari për kompleks pa leje në Selitë
Noka: Arrestimi i Fratarit, hakmarrje e Ramës, nuk i japin as ilaçet
Avokati i Fratar mohon PD:Arrestimi jo politik, situata do sqarohet -
Akuzohen për prerje të paligjshme
26 Tetor 2014, 12:42
të pyjeve, dy persona në prangaFIER/ Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier pasi akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve. Punonjësit e drejtorisë se Shërbimit Pyjor në bashkëpunim me Inspektoratin Pyjor dhe Policinë e Shtetit kanë arrestuar shtetasit Edmond Bregasi dhe Arben Fejzo.
-
Tiranë, tentoi të korruptojë policin
26 Tetor 2014, 12:30
me 200 euro, pranga 27-vjeçaritNjë 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi tentoi të korruptojë efektivët duke i ofruar 200 euro, si dhe 4800 lekë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji” në Tiranë, teksa gjatë testit të alkoolit që policia i ka bërë shtetasit Rudin Vogli, ka rezultuar me masën e përdorimit të alkoolit mbi 0.5 %, ndërsa drejtonte mjetin e tij.
-
Berat, aksident me vdekje ne gurore
26 Tetor 2014, 12:07
bie nga masivi shkëmbor 54 vjeçariNje tjetër aksident më pasoje vdekjen e një punonjësi është regjistruar paraditen e sotme në një gurore në rrethin e Skraparit. Besnik Saliasi 54 vjeç banor i fshatit Dobrush në Skrapar ka rënë nga një masiv shkëmbor gjatë punës.
-
Salianji: Rama pakëson kuotat
26 Tetor 2014, 11:32
për studime master dhe rrit tarifatPartia Demokratike dënon masat e marra nga qeveria Rama për pakësimin e kuotave të masterit dhe rritjen e tarifës financiare për këtë nivel studimi. Në një deklaratë për mediat Salianji tha se PD do të mbështesë studentët për të kundërshtuar këto ndryshime në programet e studimit master. Duke u kërkuar kryeministrit Rama të tërheq vendimin, Salianji ka ftuar studentët që të bashkohen për të kundërshtuar këto masa.
VIDEO
Masterat, universitetet: Kemi gati kriteret e pranimit për studentët -
Çipa takon Bruçajn: Predikuesit
26 Tetor 2014, 11:27
radikalë të mbahen larg xhamiveZbardhet takimi i zhvilluar mes Drejtorit të Policisë së Qarkut Tiranë Ardian Çipa, me Kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqipëtar Skënder Bruçaj. Takimi, i inicuar nga Çipa dhe i zhvilluar dy ditë më parë pa praninë e medias, kishte si synim bashkëpunimin dhe goditjen në kohë të Akteve Terroriste në Shqipëri.
-
Fier, përplasen dy makina, një e
26 Tetor 2014, 11:11
plagosur, pranga drejtuesve të mjeteveDy persona janë vënë në pranga nga policia e Fierit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Artur Hysa, 38 vjeç dhe Blerim Taraj, 23 vjeç, drejtonin përkatësisht automjetet me targa FR1648D dhe AA172BA, dhe si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor janë përplasur me njëri-tjetrin.