Kronikë
-
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur në Shëmri, rreth orës 22:00, ku lënda eksplozive është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit me iniciale S.Xh. 11 Nëntor 2014, 22:10
-
Vrau me thikë 32 vjeçarin, policia
11 Nëntor 2014, 21:47
e Elbasanit në kërkim të autoritNgjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes kur 32 vjecari Kledian Grabocka mbërriti në spital në gjendje të rëndë me një plagë afër zemrës ku dhe nderroi jete. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe ka bërë shpalljen në kërkim të tij.
-
Shoferi i dehur kundërshton me
11 Nëntor 2014, 21:38
dhunë dhe godet policin, arrestohetDrejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe jo vetëm që nuk pranon që uniformat blu t'i kontrollojnë dokumentacionin e makinës, por kundështoi dhe dhunoi punonjësin e policisë. Pas kësaj, Preng Doci u arrestua nga forcat e njësisë “Shqiponja”. "A1Report" siguron fotot e arrestimit të Preng Docit te Ministria e Drejtësisë.
-
Vjedhja e energjisë, 25 në pranga
11 Nëntor 2014, 21:33
mes tyre 18 janë pronarë bizneseshEdhe gjatë ditës së sotme Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE ka vijuar në të gjithë vendin operacionin për prerjen e lidhjeve të paligjshme. Deri në orën 19.00, janë arrestuar 25 persona ndër të cilët 18 janë pronarë biznesesh, po kështu janë arrestuar edhe 4 elektricistë të OSHEE.
VIDEO -
Tirana ekstradon drejt Beogradit një
11 Nëntor 2014, 21:03
38-vjeçar nga PreshevaNjë 38-vjeçar nga Presheva është ekstraduar ditën e sotme nga Tirana drejt Beogradit. Afrim Nuredini ishte dënuar nga Gjykata e Beogradit me 5 vjet për veprën penale të “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”.
-
Kokëdhima:Apel krerëve të spitaleve
11 Nëntor 2014, 20:07
t’i ndihmojmë shqiptarët e PreshevësDeputeti socialist, Koço Kokëdhima ndërsa ka vlerësuar pritjen madhështore që shqiptarët e komunave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit i bënë kryeministrit Rama, vuri në dukje se ata kanë shumë nevoja dhe shumë mungesa. Kokëdhima shprehet se qeveria i ka të gjitha mundësitë dhe se beson se do të shtohen përkujdesja për banorët shqiptarë në këtë pjesë të Republikës së Serbisë.
-
Elbasan, trajleri përplaset me
11 Nëntor 2014, 19:51
këmbën e urës, plagoset drejtuesiNjë trajler me targa maqedonase është përplasur me këmbën e Urës së Lizës në hyrje të qytetit të Elbasanit nga Librazhdi. Ka qenë ora rreth 17:15 e pasdites së sotme kur një trajler me targa të Shkupit është përplasur me pjesën e betonit dhe si pasojë ka pësuar dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit, një shqiptar nga Shkupi i Maqedonisë.
-
Lushnjë, aksidentohet kalimtari
11 Nëntor 2014, 19:37
shtypet edhe nga mjetet e tjeraNjë person është përplasur për vdekje nga një automjet ndërsa po kalonte nga njëri krah rrugës në tjetrin në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Aksidenti bëhet i ditur se ka ndodhur në kilometrin e parë të këtij aksi rrugor.
-
Pullë Postare në nder të Emirit të
11 Nëntor 2014, 18:39
Kuvajtit,Meta:Shenjë mirënjohjejeAmbasada e Kuvajtit në Tiranë organizoi të martën një ceremoni festive për emëtimin e një pullë postare të veçantë në nder të Lartësisë së tij, Sheikh Sbaha Al-Ahmed Al Jaber Al Sabah, Emirit të Kuvajtit."Emëtimi i kësaj pulle postare është mirënjohje ndaj Sheikut, Sabah Al-Ahmed Al Jaber Al Sabah, Emirit të Kuvajtit për kontributin e tij të madh në vendin tonë", theksoi Meta.
-
Mediat serbe shohin provokim edhe
11 Nëntor 2014, 18:16
nga këpucët dhe mjekra e RamësMediat serbe kanë komentuar edhe zgjedhjen e këpucëve nga kryeministri Rama, apo edhe mjekrën e tij si një provokim të radhës. Sipas agjencisë serbe Kurir Kryeministri shqiptar ka zgjedhur jo rastësisht një palë këpucë me taka vetëm e vetëm për t’u dukur pak më i gjatë se homologu i tij serb.
-
Vlorë, mungon ofrimi i shërbimit
11 Nëntor 2014, 18:00
farmaceutik gjatë orëve të natësQyteti i Vlorës edhe pse një qytet me më shumë se 200 mijë banorë, nuk ka një grafik të përcaktuar të farmacive që duhet të qëndrojnë hapur gjatë natës në shërbim 24 orë për qytetarët, e sidomos në raste urgjence.
VIDEO -
Kapen 7 klandestinë të fshehur
11 Nëntor 2014, 16:53
në kamionin me fshesa korrentiDOGANA E TIRANËS/ Një operacion i përbashkët i Doganës së kryeqytetit dhe Policisë së Tiranës ka çuar në ndalimin e 7 klandestinëve sirianë. Këtë herë shtetasit sirianë janë gjetur brenda një kamioni me elektro-shtëpiake, kryesisht fshesa me korrent, i cili kishte hyrë në doganë për t’u zhdoganuar, teksa doganierët teksa kalonin në sitë elektro-shtëpiaket kanë hasur dhe praninë e klandestinëve të fshehur brenda karrocerisë. (Foto: Momenti kur janë zbuluar klandestinët e fshehur në kamion)
VIDEO
FOTO
Gjirokastër,ndalohen 87 klandestinë sirianë në 3 operacione të ndryshme
Gjirokastër, ndalohen 36 klandestinë sirianë, kishin leje qëndrimi në Greqi -
Gjermeni: Aksioni i INUK, të nisim
11 Nëntor 2014, 16:38
një planifikim të plotë të territoritMinistrja Eglantina Gjermeni tha se investimi për qendrën e qytetit është mjaft i rëndësishëm, pasi kap vlerën e 200 milion lekëve dhe në përfundim krijon një panoramë krejt tjetër për qytetin.
VIDEO -
Gjirokastër, rrëzohet banesa
11 Nëntor 2014, 16:37
monument, banorët: RrezikohemiShtëpitë muzeale kthehen në rrezik për banorët e Gjirokastrës gjatë ditëve me shira të rrëmbyeshëm, pasi ato janë rrezik shembjeje në çdo moment. Si shkak i braktisjes dhe degradimit, disa godina të gurta dhe komplekse muzeale në pjesën e sipërme të qytetit rrezikojnë shembjen duke kërcënuar edhe jetën e banorëve.
VIDEO -
Sekuestrohen 5500 kg mallra
11 Nëntor 2014, 16:25
kontrabandë në Hanin e HotitNjë sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë, 5500 kg, është sekuestruar ditën e sotme në doganën e Hanit të Hotit nga Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
-
Vasili:Mbështetja e bujqësisë,stimul
11 Nëntor 2014, 16:24
eksportit të produkteve shqiptareKryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka vlerësuar sot masat e marra nga qeveria shqiptare për mbështetjen e bujqësisë në vendin tonë. Vasili, tha sot nga selia e Kuvendit se, gjithçka është e lidhur me mirëqenien e mijëra familjeve, që funksionojnë në fermat e shpërndara anembanë vendit.
VIDEO -
Masakra në lokal, Prokurorët
11 Nëntor 2014, 16:19
më 14 nëntor në qelinë e XhuvanitHetimet për vrasjen e katërfishtë në lokalin e natës “Ante Grand” mëngjesin e 4 nëntorit në kryeqytet janë drejt fundit, konfirmon për “A1 Report” një burim pranë grupit hetimor. Teksa shton se më 14 nëntor një nga 3 prokurorët e dosjes, pritet të shkojë në qelinë e Kostandin Xhuvanit me shpresën se i riu do të flasë para se dosja të shkojë në Gjykatë. Për akuzën, vepra penale e vrasjes tashmë është e provuar me autor Xhuvanin, por i riu ende nuk ka thënë asnjë fjalë për motivet e ngjarjes.
VIDEO -
Ndërtimet pa leje, kryebashkiaku i
11 Nëntor 2014, 16:08
Lezhës: Grupet e punës në terrenPrishja ndërtimeve pa leje dhe atyre me leje që bien ndesh me projektet infrastrukturore në qytetin e Lezhës, do të jetë thjesht çështje ditësh. Fondi për kompensimin e pronarëve te objekteve tashmë është miratuar nga Qeveria Shqiptare dhe pritet vetëm kalimi tyre në llogarinë e Bashkisë së Lezhës.
VIDEO -
Ekstradohet nga SHBA 41-vjeçari i
11 Nëntor 2014, 16:12
dënuar me 22 vite burg për vrasjeNjë 41-vjeçar shqiptar i dënuar me 22 vjet burgim për vrasje me paramendim është ekstraduar ditën e sotme nga New York. Ekstradimi i Altin Hasanit, banues në Tiranë, u bë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.
-
Aksident në Kukës-Morinë
11 Nëntor 2014, 15:36
vdesin 3 anëtarë të një familjejeNjë aksident i rëndë automobilistik në aksin rrugor Kukës-Morinë, në vendin e quajtur Ura e Uzinës, nga i cili kanë humbur jetën 3 persona nga e njëjta familje nga Lugina e Preshevës dhe 2 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ku në aksident janë përplasur dy automjete një makine tip fuoristradë BMW x5 me targa Kosove KS 01-855-AF e cila është përplasur me një GOLF 3 me targa serbe VR 001 KZ.
FOTO
VIDEO
Elbasan, trajleri përplaset me këmbën e urës, plagoset drejtuesi