Kronikë
-
Prefekti i Lezhës, Pal Dajçi ka drejtuar sot gishtin e akuzës ndaj institucioneve vendore të qytetit verior, fajtore sipas tij për situatën e krijuar nga përmbytjet që pasuan shirat e ditëve të fundit. Sipas prefektit, gatishmëria e këtyre institucioneve për të përballuar situatën e krijuar nuk ka qenë në nivelin e duhur. 3 Nëntor 2012, 17:51
-
Vlorë, banorët e lagjes Partizani
3 Nëntor 2012, 17:29
protestojnë për mungesën e ujitBanorët e lagjes Partizani në Vlorë kanë nisur protestat pas mungesës së ujit të pijshëm prej një kohë të gjatë. Banorët kanë bllokuar rrugën dhe qarkullimin e automjeteve në këtë lagje pas indiferencës së treguar nga autoritet vendore, dhe ndërmarrjes së ujësjellësit.
-
Aksident në superstradën
3 Nëntor 2012, 17:36
Laç - Fushë-Krujë: 4 të plagosuNjë aksidet me pasojë plagosjen e katër personave është regjistruar në superstradën Laç-Fushë-Krujë pasditen e sotme. Një maune është përplasur me një automjet tjetër, brenda të cilit udhëtonin 4 personat e plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi në afërsi te fshatit Luz.
-
Durrës, dëshmitarja: Si u hodhën
3 Nëntor 2012, 15:57
nënë e bijë nga pallati pas grindjesPara se të hidheshin nga pallati, 31-vjeçarja nga Durrësi, Elona Dhaskali, është parë të qortonte vajzën e saj 6-vjeçare e cila ndërkohë qante dhe i ankohej nënës së saj. Pohimi vjen nga Eglantina Dhimitri, një grua e moshuar që ka parë me sytë e saj të gjithë skenën se si nënë e bijë u hodhën nga kati i katërt i një pallati dje në qytetin bregdetar.
-
Tiranë, Stresi mbetet në burg
3 Nëntor 2012, 13:35
u kap me armë pa lejeKëngëtari Stresi u arrestua nga policia e kryeqytetit pasi gjatë një kontrolli iu gjet pa leje një armë e tipit pistoletë. Në momentin e arrestimit u konfrontua dhe me policët.
-
Korçë, tension në gjykatë kur
3 Nëntor 2012, 11:32
jepej masa për KordallinSeanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Edison Kordallit, i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e Et’hem Hënës është shoqëruar me tension dhe kaos. Familjarët në seancë gjyqësore reaguan duke bërtitur dhe duke përplasur karriget.
Korçë, Edisoni u arrestua më 31 tetor -
Elbasani 1 vit pa u monitoruar
3 Nëntor 2012, 09:38
ajri, aparaturat jashtë funksioni Reportazh/Metalurgjiku i komunizmitSipas kreut të Agjencisë Rajonale e Mjedisit së Elbasanit dy aparaturat që ishin donacion i Bashkimit Europian prej një viti janë jashtë funksioni si pasojë e një defekti në sistem. Në dy reparte të Metalurgjikut pezullohet puna për muajin tetor. Ndotin së tepërmi ajrin
-
Fier, i dehur përplas makinën
3 Nëntor 2012, 08:04
me trafik ndarësen, vdes i riuAksidenti ndodhi sot në mëngjes në lagjen “1 maji”. Burimet policore thanë se dyshohet se shkak mund të ketë qenë gjendja e dehur e drejtuesit të automjetit, i cili humbi jetën.
-
Vdekja e Bejkos, Kollçaku:Do
3 Nëntor 2012, 17:10
vetëflijohemi sipas shortitIsh të burgorusit politikë, pjesëmarrës në grevën e urisë kërkojnë të hapen dyert e godinës së Institutit të Ish të përndjekurve politikë për të zhvilluar homazhet për nder mikut të tyre, Lirak Bejko. 47 vjeçari i vetëflijuar në grevën e urisë vdiq i vetmuar, dje në spitalin e Barit familja e tij nuk mundi të shkojë në Bari. pasi nuk kishte para për udhëtimin. Ish grevistët: Berisha fajtor (Në foto, Lirak Bejko)
Grevisti ndërroi jetë dje në spitalin e Barit
Lirak, tani je i lirë
“Reuters” dhe Asociated Press:Vdiq disidenti shqiptar
BE: Akt dëshpërimi
Tufa e Valteri:Berisha krimineli që na vrau vëllanë
Mjekët italianë e paralajmëruan
Apeli i Bejkos nga Italia për grevistët: Mos u digjni
VIDEO - Intervista e fundit e Lirak Bejkos
E vërteta e mbylljes së grevës së urisë së ish-të burgosurve politik -
100-vjetori, nderohet kontributi
2 Nëntor 2012, 20:29
i grave të shquara shqiptareNë një ceremoni në kryesinë e Kuvendit u nderua sot kontributi i grave shqiptare në 100 vjet Pavarësi në fusha të ndryshme, të cilat, siç u shpreh Topalli i kanë dhënë nder dhe krenari kombit.
-
Tufa dhe Valteri: Berisha
2 Nëntor 2012, 20:08
krimineli që vrau vëllanë tonëPas vdekjes së ish-të burgosurit politik, Lirak Bejko, i cili ndërroi jetë tre javë pasi i vuri vetes flakën gjatë grevës së urisë, kanë reaguar miqtë e tij ish të përndjekur politik.
-
Olta Sinanaj: Si u përleshëm
2 Nëntor 2012, 19:06
me grabitësit e argjendarisëNë një intervistë për emisionin “Urbanika” Olta Sinanaj rrëfen momentet kur së bashku me bashkëshortin iu desh të përballej me 2 grabitësit që mbanin në kokë skafandra dhe njëri prej tyre kërcënonte me pistoletë.
-
Bari, ndërron jetë Lirak Bejko
2 Nëntor 2012, 18:00
u vetëdogj në grevën e urisëIsh-i burgosuri politik ndërroi jetë paraditen e sotme në spitalin e Barit në Itali. Lirak Bejko u vetëdogj më 10 tetor gjatë kohës që ish-të përndjekurit zhvillonin grevën e urisë në shenjë proteste ndaj mos marrjes së kompensimit për vitet e burgut që kishin kryer në komunizëm. Javën e kaluar Bejko i ishte nënshtruar një operacioni të dytë, pas të cilit pati komplikacione. (Në foto, Lirak Bejko)
Mjekët italianë paralajmëruan: Rrezikohet jeta nga infeksioni
Apeli i Bejkos ngaa Italia për grevistërt: Mos u digjni
VIDEO - Intervista e fundit e Lirak Bejkos
E vërteta e mbylljes së grevës së urisë së ish-të burgosurve politik -
Banorët e Shkodrës dhe të Fierit
2 Nëntor 2012, 14:48
protestojnë mungësën e energjisëBanorët e komunës Rrethina dhe komunës së Postribës në Shkodër kanë përshkallëzuar protestat e tyre, jo vetëm pranë nënstacionit Shkodra 1 por edhe pranë objektit të kompanisë CEZ Shpërndarje në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë që dhe banorët e fashit Ndërmenas në Fier kanë protestuar ndaj CEZ. (foto ilustruese)
-
Skënder Tufa: Çfarë donim
2 Nëntor 2012, 07:57
t’i thoshim Hilari KlintonitTë përndjekurit u shpërndanë dje me dhunë nga policia pasi ishin vendosur para Kuvendit, pak kohë para se të mbërrinte Hilari Klinton. Skënder Tufa intervistë për Shqiptarja.com: "Kishim banderola me Stalinin dhe Berishën ".
-
Elbasan, vrau me thikë 26-vjeçarin
2 Nëntor 2012, 13:53
kapet autori i krimitPolicia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme Saimir Muçën, pasi është autori i vrasjes së 26-vjeçarit Klodian Lumani. Klodian Lumani, banues në lagjen “Beqir Dardha” Elbasan, mbeti i vrarë dje në mbrëmje pasi u qëllua me thikë.
-
Tiranë, dhunon gruan në gjykatë
2 Nëntor 2012, 13:09
për kujdestarinë e fëmijësDhunon dhe kërcënon ish-gruan në dyert e gjykatës. 32-vjeçari nuk pranoi që kujdestaria e fëmijës ti jepej ish-gruas duke e goditur disa herë me shpulla. Ndërhyn policia duke e arrestuar Gëzim Prengën.
-
Lëvizje në polici, ndryshojnë
2 Nëntor 2012, 12:58
shefat e komisariateveVazhdon vala e ndryshimeve në policinë e shtetit, ku sot janë bërë publike emrat e rinj të shefave të komisariateve të kryeqytetit. Ndryshimet janë firmosur nga Drejtori i Pergjjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj dhe përfshijnë drejtoritë e Tiranës, Durrësit e Kavajës.
-
100 vjet Pavarësi, Bumçi: Më 28
2 Nëntor 2012, 12:03
Nëntor flamurin e ngremë në VlorëMinistri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka bërë sot publike axhendën e qeverisë për aktivitetet e 100-vjetorit të Pavarësisë. Bumci: Deri tani shpenzimet janë rreth 300 milionë lekësh.
-
Intervista/Vajza e luleve: Hillary
2 Nëntor 2012, 12:01
më tha do jesh e famshmeKlea Golikja, 14-vjeçarja nga Tirana, është personi i parë që takoi sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, sapo ajo zbriti dje në aeroportin e Rinasit. Nxënëse në klasën e nëntë te shkolla e Baletit, në një intervistë për "Shqiptarja.com", Klea rrëfen emocionet e këtij takimi të pazakontë për të. Ajo shprehet se mbeti e befasuar nga thjeshtësia e sekretares së shtetit, e cila gjatë momentit kur i ka dhuruar lulet, jo vetëm nuk i ka kursyer komplimentet për të, por madje i ka shprehur dëshirën për ta takuar sërish në të ardhmen.