Kronikë
-
Pema shumë vjeçare tek Syri i Kaltër në Sarandë është rrëzuar duke prishur imazhin e bukur në një nga mrekullitë e natyrës shqiptare. Ajo ishte lëkundur disa herë për të rënë, por i ka rezistuar kohës deri më tani ku është rrëzuar. 20 Prill 2013, 17:08
-
Rrëshen, Qosja: Koalicioni
20 Prill 2013, 16:18
PS-LSI në të mirë të venditAkademiku i njohur Rexhep Qosja e ka komentuar sërish koalicionin PS-LSI si një mundësi e mirë në shërbim të vendit dhe shqiptarëve.
-
Lufta e kromit,konflikti 4 vjeçar
21 Prill 2013, 15:33
pas vrasjes së biznesmenitBiznesmeni i kromit Shefqet Shehu u qëllua për vdekje dje në një lokal ndërsa vëllai i tij u plagos dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lufta për kromin e nisur në 2009 për menaxhimin e një galerie në zonën D të Bulqizës dhe lidhjet fisnore mes viktimës dhe autorit tashmë të arrestuar. (Foto: Viktima Shefqet Shehu i vrarë)
Prençi: Shteti mbështet mafien e kromit -
Shijak, zjarr në një depozitë
20 Prill 2013, 14:39
karburanti, evakuohen banorëtNjë depozitë karburanti është përfshirë nga flakët rreth orës 12 e 50 të paradites në fshatin Sallmone pranë 4 rrugëve të Shijakut. Me ndihmën e 15 zjarrfikësve, flakët u vunë nën kontroll brenda 2 orësh. Ndërhynë dhe forcat e armatosura. (Foto nga vendi i ngjarjes)
-
Shkodër, aksident me katër
20 Prill 2013, 10:26
të plagosur në Koplik-BajzëDy makina u përplasën me njëra-tjetrën rreth orës 10:00 të ditës së sotme. Dy drejtuesit dhe dy pasagjerët, e automjeteve, në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Shkodrës. (Foto ilustruese)
-
Nis ndërtimi i Xhamisë së Madhe
20 Prill 2013, 10:00
Muça: Zoti na lehtësoftë punënNis ndërtimi i xhamisë më të madhe në vend. Sipas projektit Xhamia e Namazgjasë do të jetë e lartë 35 metra, me 4 minare dhe mund të kryejnë ritet fetare 5 mijë besimtarë myslymanë. Muça: "E lus Zotin të na lehtësojë punën tonë në gjithë proceset e ndërtimit të Xhamisë së Madhe"
-
Mallakastër, donin të vidhnin i
20 Prill 2013, 15:47
zoti i shtëpisë vret hajdutinI kanë hyrë për ta grabitur dhe i zoti i shtëpisë qëlloi për vdekje një prej 4 grabitësve. Ngjarja në fshatin Ngracie të Mallakastrës rreth orës 01:00. (Foto:Shtëpia ku ndodhi vrasja)
-
Studentet e mbijetuara të aksidentit
20 Prill 2013, 01:50
të Himarës: Do hyjmë në grevë urieVajzat e mbijetuara nga aksidenti tragjik i Himarës kanë protestuar dje para zyrave të kompanisë SIGMA në Tiranë. Ato kanë kërkuar nga kompania të marrin dëmshpërblimin që u takon. Vajzat kanë bërë thirrje se nëse nuk ato nuk marrin shumë që u takon, do të përshkallëzojnë protestën deri në grevë urie.
-
Halimi: Qytetarët përfitojnë
19 Prill 2013, 17:32
nga reformat në kodin civilMinstri i Drejtësisë Eduard Halimi në një komunikim me mediat vlerëson miratimin e ndryshimeve në kodin civil si një reformë, që do t’i shërbejë qytetarëve në shumë aspekte e vecanërisht në të drejtën e fitimit të titujve të pronësisë.
-
Shkodër, Burgaj: Patrullimi nga
19 Prill 2013, 18:06
ajri, eleminon kultivimin e drogësPolicia shqiptare në bashkëpunim me Guarda di Finanza do të dyfishojë patrullimet nga ajri për të zbuluar zonat ku kultivohen bimët narkotike.
-
Tiranë, rrëmbyesi i një 10-vjeçari
19 Prill 2013, 21:17
arrestohet në flagrancëRrëmbyesi një fëmije 10 vjeç, 29 vjeçari Enkeled Osmetaj me të meta mendore, është arrestuar sot nga policia e Tiranës e madje ai është kërkuar të mbyllet në psikiatri.
-
Cerrik, demokratët sulmojnë
19 Prill 2013, 20:58
kryetarin e PS e i prishin zyrënSimpatizantë të PD-së kanë sulmuar këtë mbëmje, zyrën elektorale të PS-së në Cërrik. Ata kanë shkatërruar dokumentacione dhe kanë goditur kryetarin e PS-së në Cërrik, Tomorr Zaimajn dhe anëtarin Bajram Liçi. (Foto: Dokumentet e grisura ne seline PS te Cerrikut)
-
Interpoli ekstradon në Tiranë
19 Prill 2013, 20:05
përdhunuesin e një fëmijeInterpol Tirana ka kryer sot, ekstradimin nga Milano, Itali, drejt vendit tonë të një të dënuari për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, të quajtur Altin Eqerem Muça, 36 vjeç, lindur në Tiranë.
-
Ndërron jetë Linda Ihsani
19 Prill 2013, 18:40
Topalli ngushëllime e mirënjohjeLinda Ihsani këshilltarja më e ngushtë e Kryeparlamentares Jozefina Topalli ka ndërruar jetë sot për shkak të kancerit në mushkëri. Lajmi i hidhur bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Topallit në facebook ku ajo shpreh konsideratën më të lartë për miken dhe bashkëpunëtoren e saj më të mirë. (Në foto Linda Ihsani dhe Jozefina Topalli)
-
Shkodër, 2 të plagosur si pasojë
19 Prill 2013, 17:10
e një aksidenti në rrugëDy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në vendin ‘Mëhalla e Çakanjve” në Shkodër.
-
Tiranë, bien dy zjarre, shënohen
19 Prill 2013, 15:53
dëme të mëdha materialeDy zjarre janë shënuar mesditën e sotmë në kryeqytet duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz. Flakët kanë përfshirë një magazinë kondicionerësh pranë Doganës dhe një parcelë ullinjsh në Brar.
-
Kukës, i grabisin 15 milionë lekë
19 Prill 2013, 15:43
postierit, e lënë pa ndjenjaSot në mesditë është shënuar një ngjarje e rëndë në afërsi të fshatit Kolsh, në dalje të autostradës së Kukësit, ku dy persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur me dhunë një punonjës të postës Shqiptare duke i shkaktuar edhe plagë të rënda në kokë dhe trup, si dhe duke i marrë një shumë parash prej 15 milionë lekësh të vjetra.
-
Llalla:Serbia s'do lejohet të hetojë
19 Prill 2013, 15:04
në Shqipëri për trafik organeshAdriatik Llalla në një intervistë tha se Serbia nuk do të lejohet të hetojë në Shqipëri për luftën çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, gjatë hetimeve që kanë bërë hetuesit ndërkombëtarë, lidhur me dyshimet e ngritura për trafik organesh apo trafiqe të tjera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk u provua ose nuk rezultoi se ekzistonte një fakt i tillë në territorin e Shqipërisë.
-
Presidenti Nishani dekreton dy
19 Prill 2013, 12:20
anëtarët e rinj të Gjykatës së LartëPresidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar sot emërimin e dy anëtarëvë të rinjë të Gjykatës së Lartë. Sipas Kushtetutës së nenit 93 dhe 136, pika 1 ai dekretoi Admir Thanzën dhe Tom Ndreca si anëtar të Gjykatës së Lartë.
-
Apeli lë në fuqi gjobën për Dalipin
19 Prill 2013, 10:36
akuzoi Bashën për "kioskat"Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me gjobë për Aldrin Dalipin drejtuesin e këshilltarëve socialistë në këshillin bashkiak të Tiranës. Por me vendimin e sotëm, kjo gjobë ulet nga 1 milionë lekë të reja në 200 mijë lekë të reja.