Kronikë

  • PELEGRINAZHI/ Shkrimet jetëshkruese thonë se Shna Ndou ka qenë një predikues i madh Uratësh. Është e marta e 13-të e pelegrinazhit dhe në Kishën e Shna Ndout në Laç do gjesh njerëz nga e gjithë Shqipëria e madje edhe qindra emigrant.
  • Belgjika: Rivendosim vizat me
    Shqipërinë, fluks azilantësh

    Sekretarja belge për imigracionin Moggie de Block gjatë një takimi në qytetin e Shkodrës ka paralajmëruar vendosjen e vizave mes vendit të saj dhe Shqipërisë. “Situata me kërkesat e azilkërkuesve është përkeqësuar”, tha ajo.

  • Komisioni i medias: 1 mln lekë
    gjobë shkollave të palicensuara

    Debati në Komisionin e Medias. Deputetja Shamku deklaroi se një studim nxjorri në pah faktin se ka 544 institucione të sistemit parauniversitar, prej të cilave 38 janë pa licence.

  • Sekuestrohen mbi 500 kg
    drogë në tre operacione policore

    Rreth 250 kg drogë janë sekuestruar në dy operacione antidrogë në Gjirokastër dhe në Elbasan. Policia ndaloi 1 person, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërsa në një operacion të tretë, Policia e Igumenicës sekuetsroi sot në mesditë 270 kg marijuanë dhe arrestoi 5 shoqeruesit e saj, 4 grekë dhe një shqiptar.

  • Ersekë, mbytet duke shpëtuar
    bagëtinë, nisin kërkimet

    Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 27 vjecarit Festim Bimo nga fshati Gostivisht i rrethit të Ersekës, i cili u mbyt në një rezervuar rreth 500 m larg zonës së banuar në përpjekje për të shpëtuar një prej bagëtive të tij.

  • Tekste për LGBT në shkolla
    Eskpertët: S’bëhet me aksion

    Rekomandimi i “Avokatit të Popullit”, dërguar ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për rishikim të teksteve shkollore, në mënyrë që në të, të përfshihen edhe njohuritë për LGBT, sipas specialistëve duhet parë me shumë kujdes.

  • Totozani: Është koha që të
    flitet për LGBT edhe në shkolla

    Avokati i Popullit Igli Totozani, në një intervistë për “Shqiptarja.com” ka sqaruar rekomandimin që institucioni që ai drejton I ka nisur MASH-it për të përfshirë në lëndët shkollore edhe informimin për komunitetin gay, lesbikë dhe transgjinorë.

  • Gay dhe lesbiket, tani
    lëndë edhe në shkolla

    Rekomandimi i “Avokatit të Popullit”, dërguar Ministrisë së Arsimit thekson nevojën e fortë për rishikim të teksteve shkollore, ku rregullat mësimore të mos jenë të njëanshme, diskriminuese dhe denigruese, por në mbështetje të komunitetit LGBT.

  • Skandali me naftën “Vergine”
    Gjykata liron të akuzuarit

    Lihen të lirë pothuajse të gjithë të akuzuarit për skandalin e naftës “Vergine”. Gjykata e Tiranës dha sot vendimet për 12 të akuzuarit ku shpalli një të pafajshëm dhe për 11 të tjerët dha dënime minimale deri në 3 muaj të shlyera këto me periudhën e paraburgimit.

  • Ulet kërkesa për azil në
    Belgjikë, nga shtetasit shqiptarë

    Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Burgaj u ndal në masat e marra në lidhje me parandalimin e kërkesave për azil në Belgjikë. Ai shprehu se Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencinë e zbatimit të ligjit në Belgjikë, ka vënë përpara drejtësisë disa kryetarë komunash dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme të cilët kanë mashtruar shtetasit shqiptarë me dokumente dhe vërtetime fiktive për përfitimin e azilit në Belgjikë.

  • Kurbin, vrau mbesën gjatë sherrit
    me të vëllanë, pranga 27-vjeçarit

    Forcat e policisë së qarkut Lezhe kanë ndaluar në aksin Lac – Fushë Krujë shtetasin e shpallur në kërkim për vrasje Aleksandër Cara.

  • Të shtëna armësh te Komuna e
    Parisit, policia kërkon 3 të rinj

    Terror me armë në një prej zonave më të populluara në Tiranë në atë që quhet si zona “Komuna e Parisit”. Shumë forca policore të njoftuara për një grabitje banese kanë mbërritur në këtë lagje të re të Tiranës në vendin e quajtur “Lulishtja”.

  • Lirohet Fatmir Kajolli, Gjykata:
    Kërkesa për ekstradim e parregullt

    Skadon afati 40 ditor i arrestit shtëpiak mbetet i lirë biznesmeni Fatmir Kajolli i njohur ndryshe dhe si miku i ngushtë i Fatmir Mediut.
    Gjykat e Fierit në afatet limit refuzoi dje kërkesën per ekstradim të drejtsëisë italiane me pretendimin se letër - porosia e ardhur nga shteti fqinj ishte me gabime dhe pasaktësi proceduriale.

  • Alarmi i ACR për vdekjen
    e minatorëve, zbardhen letrat

    Letra e drejtuesve të kompanisë koncesionare ACR denoncon kompanitë që veprojnë pa licencë ose kompanitë e licencuara që shkelin rregullat e sigurisë për të përfituar sa më shumë. Sipas ACR-së gjendja në sektorin "D" të minierës është tërësisht jashtë kontrollit dhe e rrezikshme për punonjësit dhe minatorët. Sipas ACR-së janë këto kompani që shkaktojnë vdekjen e minatorëve.

  • Berat, u mbyt para 4 ditësh
    gjendet trupi pa jetë i 11-vjeçarit

    Gjendet trupi i pajetë i 11-vjeçarit të mbytur 4 ditë më parë në lumin e Devollit në fshatin Syezë të komunës së Poshnjës në Berat. Burime policore njoftuan se trupi u gjet rreth orës 11 të paradites së sotme, në afërsi të fshatit Banaj, aty ku bashkohen dy lumenjtë Osum dhe Devoll.

  • Grabiten në Farkë 20 fustane nusesh

    Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Farkë të Madhe ku persona ende të paidentifikuar kanë arritur të vjedhin 20 fustane nusërie. Ngjarja ka ndodhur menatën e dy ditëve më parë, ku grabitësit kanë arritur të shkrijnë me zjar çelësin dhe më pas të hyjnë lehtësisht në ambjentet e dyqanit, duke marrë me vehte fustanët e nuseve.

  • “Lufta” për rektorin, Universiteti
    i Sporteve pa konkurse

    Përplasja e fortë mes senatit akademik të universitetit të Sporteve dhe rektorit Vejsel Rizvanolli, rrezikon konkurset e pranimeve të reja, për vitin akademik 2012-2013. Kjo pasi nuk është miratuar rregullorja përkatëse. Ndërsa zbulohen fakte të reja të abuzimeve me provimet, ku kësaj herë përfshihet edhe zv. rektori, Arben Kaçorri.

  • Falsifikonin tollona karburanti
    në pranga 4 shtetas

    Katër të rinj janë arrestuar në orën 2 të mëngjesit të sotëm, pasi falsifikonin tollona të karburant “Kastratit”. Arrestimi i tyre është bërë në flagrancë, teksa po “blinin” karburant me tollonat e falsifikuar.

  • Shkodër, qëllohet me armë 
    pronari i një lokali

    Qëllohet me armë pronari i një lokali në Shkodër. 30-vjeçari Aleksandër Kodra ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive të dobëta, në lokalin e tij me një 23 vjecar, i cili u arrestua në flagrancë.

  • Igumenicë, sekuestrohen 302 kg
    marijuanë, pranga 26 vjecarit grek

    Një tjetër sasi e madhe droge është sekuestruar në kufirin shqiptaro-grek. Policia e Igumenicës ka sekuestruar një sasi prej 302 kg marijuanë, në një furgon me targa greke, ndërsa ka arrestuar drejtuesin e tij, një 26 vjecar grek.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv