Kronikë
-
Një javë pasi rrëshqiti dheu në një kodër në lagjen "10 Korriku", në Vlorë, asnjë masë nuk është marrë për të mënjanuar rrezikun e këtyre familjeve. Megjithë premtimet e pushtetit vendor dhe Shtabit të Emergjencave, asgjë nuk ka ndryshuar, ndërkohë që rrezikohet jeta e qindra personave. 30 Janar 2013, 14:04
-
Korçë, pas konfliktit tenton të
30 Janar 2013, 14:23
shtypë me makinë dy vëllezëNjë konflikt për motive të dobëta për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pirg të rrethit të Korçës, ku tre persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 vëllezër.
-
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave
30 Janar 2013, 13:54
të fëmijëve: 77% e tyre, të dhunuaGati 77% e fëmijëve të moshës 11, 13 dhe 16 vjeçare janë të dhunuar fizikisht. Kjo sipas një studimi të kryer nga "Dhuna ndaj Fëmijëve në Shqipëri", i realizuar nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) në Shqipëri.
-
Elbasan, vidhet impianti elektrik
30 Janar 2013, 13:46
në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta"Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme persona të paidentifikuar kanë vjedhur impiantin elektrik dhe të ndriçimit në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan.
-
Francë, pranga familjes shqiptare
30 Janar 2013, 12:32
me drogë nga Spanja drejt ItalisëTre anëtarë të një familjeje shqiptare janë arrestuar nga policia franceze pasi po transportonte rreth 11.5 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë. Lënda narkotike vinte nga Spanja dhe kishte destinacion Italinë.
-
Personat me aftësi të kufizuar pa
30 Janar 2013, 12:10
pagë prej 4 muajsh,Tafaj:Shkelet ligjiPrej më shumë se 4 mujash në të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit, personat me aftësi të kufizuar nuk kanë marrë pagesën e paaftësisë, një detyrim ky i shtetit karshi kësaj kategarie.
-
Athina kthen 14 shqiptarë
30 Janar 2013, 11:25
Rrëfimi shokues i emigrantesRreth 14 gra dhe fëmijë shqiptarë, emigrantë në Greqi janë ndaluar të hyjnë në Athinë për shkak të toponimit në gjuhën shqipe në pasaportat e tyre.
-
21 Janari, Akuza: 23 vjet burg
30 Janar 2013, 13:30
Ndrea Prendit, 25 Agim LluposProkuroria kërkon dënimin me 23 vjet burg për ish-komandantin e gardës dhe 25 vjet burg për vartësin e tij, ndërsa hiqet akuza për Kumen. Seanca u ndoq nga përfaqësues të ambasadës së SHBA. Prendi: Kreva detyrën.
-
Tepelenë, 36 vjeçari tenton
30 Janar 2013, 08:49
të vrasë burrin e motrësPolicia parandalon krimin brenda familjes. 36 vjeçari kishte shkuar në lokalin e kunatit të tij me pushkë, të cilës i kishte prerë tytën e qytën dhe e kishte maskuar në një çantë krahu.
-
Shqiptarët në Jemen, MPJ:
29 Janar 2013, 20:29
Municionet ishin me dokumente falseMinistria jonë e Punëve të Jashtme reagon në lidhje me arrestimin e shqiptarëve në Jemen. EOS është ndaluar pasi ngarkesa me municion luftarak që ishte në bordin e anijes shoqërohej me dokumente të falsifikuara dhe kjo ka çuar në burgosjen e marinarëve.
-
Kisha katolike rimerr tokën,
29 Janar 2013, 17:46
10 familje mbeten të pastrehëListës së të pa strehëve i shtohen edhe 10 familje të tjera tek rruga e Kavajës në afërsi të kishës katolike.
-
Tiranë, shpërthen bombola e
29 Janar 2013, 15:49
gazit, plagosen tre të moshuaraSi pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur të moshuarat, të cilat kanë marrë plagë djegieje të lehta. Ato janë dërguar me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
-
Vrau kryekomisar Tahirajn, shtyhet
29 Janar 2013, 14:30
sërish seanca ndaj Ilir XhakjasKanë kaluar 5 muaj nga vrasja e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, por Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur as sot të hapë seancën e planifikuar për procesin gjyqësor ndaj të pandehurit Ilir Xhakja.
-
"Komuna e Parisit", rruga
29 Janar 2013, 13:20
në luks dhe baltëLagja më e populluar vitet e fundit "Komuna e Parisit" është në një gjende të mjeruar. Rruga nga kryqëzimi i stadiumit "Selman Stërmasi" dhe deri në dalje të "Unazës së madhe" është e tëra me gropa dhe me baltë. Ndërsa trafiku në këtë lagje çdo ditë është i rënduar.
-
'Xhamadani vija-vija', Ministria e
29 Janar 2013, 11:19
Mbrojtjes heq 'Shqipëri e madhe'“Xhamadani vija vija”, kënga e kënduar nga të gjithë shqiptarët në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, është censuruar nga Ansambli i Ushtrisë Shqiptare. Në vend të frazës "sa e madhe është Shqipëria” bëhet, “është Kosova është Shqipëria”.
-
Itali, fëmijës shqiptar me sindromën
29 Janar 2013, 11:18
daun i refuzohet nënshtetësiaLigji për nënshtetësinë italiane nuk i lejon fëmijët, të lindur dhe të rritur në Itali që ta marrin atë para se të bëhen 18 vjeç, në këtë mënyrë as fëmijët me sindromën daun. Një rast i tillë është zbuluar nga nëna e Cristian (në foto), një shtetase shqiptare në Itali.
-
EKSKLUZIVE/ Armët, ja fotot e
30 Janar 2013, 11:07
anijes me shqiptarë në JemenSHQIPTARJA.COM sjell fotot ekskluzive të momentit të ndalimit të anijes ‘EOS’ në të cilën u gjetën dhe u sekuestruan rreth 180 tonë armatime dhe eksploziv. Pjesëtarët e ekuipazhit tre prej të cilëve shqiptarë sot në gjykatë.
PS: Imami trafik me tregtarë serbë, ministri e përgjënjeshtron -
FOTOLAJM/ Policët e Kukësit
29 Janar 2013, 09:13
në hall për pak benzinëNë qytetin e Kukësit si në shumë qytetet të tjera, policia ka probleme me furnizimin e mjeteve me karburant. Makina është në mes të rrugës, e parkuar në dysh, ku dhe e ka lënë karburanti.
-
Elbasan, mbyllet rubineti për
29 Janar 2013, 09:02
460 familje në Shalës: Uji i ndotuDrejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan jep alarmin për ujin e ndotur që rrjedh në çezmat e fshatit Shalës. Eshtë lënë afat 1 javë kohë Ujësjellësit për ndërhyrjet e nevojshme pasi çdo gjë është e amortizuar.
-
Gjyqi i Viktor Gushit, Dëshmia: Me
29 Janar 2013, 08:21
armë te koka i dhashë lekët e arkësSeanca e dytë e zhvilluar ndaj grabitësit të bankave Viktor Gushi, ka vijuar me dëshmitaren e radhës, një punojëse e një prej bankave të grabitura në Tiranë. Ajo ka treguar për trupin gjykues, sesi kanë rrjedhur ngjarjet.