Kultura

  • Drejtori i Komanduar i RTSH-së Martin Leka është prononcuar për "Shqiptarja.com" në lidhje me tërheqjen e kompozitorit të këngës fituese të RTSH-së, “Diell”, e kënduar nga Elhaida Dani. Gjatë intervistës Leka është shprehur se arsyeja sepse Shllaku është tërhequr nga pjesëmarrja në këtë kompeticionin pasi nuk pranonte çedimin e të drejtës së autorit të këngës, kushti i cili është i përcaktuar ligjërisht në çastin kur konkurrohet në këtë kompeticion. 
  • Ekspozita/ “People” shfaq
    ndjenjat e njerëzve në Galerinë Kalo

    Deri më 15 mars, çdo të shtunë dhe të dielë ora 10:00 deri 14:00, do të qëndrojë e hapur eskpozita e titulluar “People / Njerëz”,  në ambjentet e Galerisë Kalo në Tiranë. Kjo ekspozitë është hapur nën kujdesin e Ambasadës Australiane për të përkujtura ditën e Ditën e Pavaresisë së Australisë.

  • Monodrama, Mehdi Malka
    rikthet me "Marr guximin t’ju them”

    Monodrama “Marr guximin…” është një sintezë e eseve satirike të librit “Shënime Pornolitike ”, të autorit Vangjel Kozma, e botuar në vitin 1999. Aktori i njohur shqiptar, kryesisht i njohur për rolet e tij komike, Mehdi Malka, risjell në skenën e teatrit monodramën “Marr guximin t’ju them”.

  • Artet, Ermir Krantja rikthen
    kompozitorin e Feim Ibrahimi

    Krijimtaria e kompozitorit të shquar Feim Ibrahimi do të vijë për publikun përmes koncertit që do të zhvillojë Orkestra Simfonike RTSH më 27 shkurt në skenën e Universitetit të Arteve.

  • Fotografi kosovar Fahredin Spahija
     garon në “Portrait Award 2015”

    Fotografi i njohur kosovar Fahredin Saphija konkurron me portretin e emeruar "Pain" qe eshte realizuar ne dhjetor te vitit 2007 dhe paraqet dhimbjet dhe vuajtjet e medha qe ka lene lufta e fundit ne Kosove. I vlerësuar nga kritika si një nga artistët më të shquar bashkohorë Spahija, merr pjesë në konkursin e madh fotografik “Portrait Avvard 2015”.

  • Shpëtim Çuçka sjell “Secilit hakun”
    të Leonardo Sciascia-s në shqip

    Botuar në vitin 1966 dhe i përkthyer tashmë në të gjithë botën, ky roman i Sicilisë së errët dhe mizore konsiderohet si një nga veprat më të mëdha të Leonardo Sciascias. Shkrimtari italian Leonardo Sciascia (1921-1989) konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të shekullit të 20.

  • Kujtesë për letërsinë
    ruse në gjuhën shqipe

    Nga përkthimi i parë në 1906 te përkthimet e shumta të vite ‘30 e deri në fund të luftës dhe  më pas, hovi i depërtimit të letërsisë ruse në Shqipëri…Një tablo e plotë e përkthimeve të një letërsie që ka lënë gjurmë të thella në memorien dhe shijet letrare të shqiptarëve…

  • Milan Shuflaj, Përpjekjet për
    të përfunduar “Acta Albaniae...”

    Pak kohë para së të vritej mizorisht me urdhër nga beogradi, albanologu I madh kroat kishte bërë një varg përpjekjesh për vijimin e serisë “Acta Albaniae...”..Vizita në tiranë për të kërkuar ndihmën e mbretit Zog…

  • Zhiti, Visar i letërsisë
    bashkëkohore shqiptare 

    “Rrëfim pa asnjë altar” është një bisedë e gjatë e poetit me veten, në të cilën spikat prirja e njeriut për të vënë në pikpyetje gjithshka, të shkuarën dhe t’ardhmen, moralin dhe zgjedhjet e ndryshme në udhëkryqet e jetës, çastet sublime dhe ata të tmerrit, luftën e përherëshme mes dëshirave e mundësive, brishtësisë njerëzore e ëndrrave të parealizuara, gabimeve, fajeve, mëkateve, që janë elementë bashkudhëtarë të jetës njerëzore

  • Xhest Jeshil

    Poezia duhet të ndalë depresionin  shoqëror-social, ku është ngërthyer Shqipëria. Duhet të dalë nga skutat, zgripi ku rrin' fshehur prej dekadash. Të dëshmojë se njeriu, nuk meriton kaq masiv mjerimi shpirtëror...

  • Popullsia e Kosovës nga 1831-1912 
    Monografi e rrallë nga Kristaq Prifti

    Akademiku Kristaq Prifti ka arritur në përfundimin se Kosova përbënte njësinë më të madhe territoriale-administrative të Turqisë Europiane. Ajo kishte një popullsi të përgjithshme prej
    1 257 440 frymësh ku shumicën e përbënin shqiptarët, 687 777 frymë, që ishin kryesisht myslimanë e një pjesë katolikë e ortodoksë….

  • Filmi shqiptar “Marihuana Republic”
    tashmë me prezantim në Hollywood

    Filmi shqiptar “Marihuana Republic”, do të shfaqet ne festivalin e filmit “FILMAPALOOZA” në TCL Chinese Theater në Hollywood.

  • Mircan “provokon” me realizmin
    socialist

    “Punëtorët dalin nga studioja, duke mos parë më realizëm socialist”, është quajtur edhe ekspozita e cila do të çelet në datën 27 shkurt 2015, ora 18.00, në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve.

  • “Këngët e zogjve të egër”
    i Kariç vjen në gjuhën shqipe

    Romani “Këngët e zogjve të egër”, i shkrimtarit boshnjak Enes Karić, i baravlershëm me majat e letërsisë europiane, vjen edhe në shqip. Vepra është përkthyer nga origjinali boshnjakisht prej Ben Andonit i botuar nga “Botimet Poeteka”.

  • EJAlbum dhe Benetton prezantojnë
    “Imago Mundi” në Shqipëri

    Projekti ‘Imago Mundi’, një projekt i Fondacionit Benetton dhe i zbatuar nga EJAlbum që ka për qëllim të krijojë një koleksion veprash të krijuara nga më shumë se 140 artistë shqiptarë do të prezantohet të martën më 24 shkurt në orën 11:00 pranë Galerisë së Arteve në Tiranë. ‘Imago Mundi’ është një projekt global që synon krijimin e një gjeografie artistike të veçantë në llojin e saj.

  • "Miss Globe" këtë herë do të
    zgjedh më të bukurën në Kanada

    Konkursi i njohur i bukurisë  “Miss Globe” në vitin e tij të 12 do të organizohet në Kanada. Është kjo risia që producenti i saj Petri Bozo,  mbajtës i patentës së konkursit, ka vendosur të sjellë pas 11 vitesh organizimi në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Për organizimin e këtij eventi në Toronto të Kanadasë do të kujdeset i njëjti staf shqiptar që për 11 vjet ka organizuar garën e bukurisë në Shqipëri, në muajin shtator do të transferohet në Toronto për t’i dhënë 

  • Ekspozita/ Avni Delvina e Niko
    Dhales kthehen pas 25 vjetësh

    Dy piktorë të shquar shqiptarë rrëfejnë se pse kanë vendosur të ekspozojnë krijimet artistike me akuarele e grafika në atdheun e tyre në ekspozitën që bëhet me mbështjetjen e Ambasadës Italiane në Tiranë e Intituti i Kulturës. Te famshem ne Itali e Paris, artistet rrefejne se perse u kthyen kaq vone me artin e tyre ne Shqiperi, si dhe pse lane vendin ne '90.

  • Nesër nënshkrimi i “Kalendarit
    kulturor kombëtar” Shqipëri-Kosovë

    Një vit pas marrëveshjes së kalendarit të përbashkët kulturor kombëtar, në tryezën e quajtur “Kultura, hapësira jonë e përbashkët” i cilësuar si takim historik, ditën e premte, 20 shkurt, pritet të nënshkruhet në Prishtinë kalendari i përbashkët kulturor vjetor 2015. 

  • Zbulohet guri varrit afër Kalasë së
    Lezhës: Është varrezë osmane!

    Një gur varri i shek. 17 është zbuluar në afërsi të Kalasë së Lezhës nga një banor i cili po ndërtonte banesën e tij. Shkrimi në gjuhën turke dhe shpata e gdhendur tregojnë se në këtë varr është varrosur një luftetar i rëndësishëm osman. Specialistët e monumenteve shprehen se në këtë vend ka qenë një varrezë e cila duhet të restaurohet dhe të hapet për vizitorët.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv