Kultura

  • Romani më i ri i Mehmet Krajës “E zeza dhe e kuqja”, vazhdon të marrë lëndë nga e njëjta hapësirë dhe kohë brenda së cilës janë frymëzuar edhe katër romanet e tij pararendës: “Selvitë e Tivarit” - që shtrihet në deceniet e para të shekullit njëzet me rrudhjen e hapësirës arbërore nga sllavët e veriut, “Im atë e donte Adolfin” - shtrirë mbi hapësirën e malësisë shqiptare Krajë-Ulqin, në kapërcyell të luftë së Dytë Botërore, me ëndrrën  krajane për ta hequr kufirin dhe për t’u bërë Shkodër, “Hotel Arbëria” – me përmbysjen e diktaturës komuniste në fund të shekullit dhe fatin e shqiptarëve përjashta kufijve shtetërorë të Shqipërisë, si dhe romani “Edhe të çmendurit fluturojnë” – me Kosovën e çliruar nga NATO në fund të shekullit njëzet dhe në shkelje të shekullit njëzet e një. 
  • Eqrem Çabej,Magu kalorës i gjuhës

    Para disa vitesh ripashë në Arkivin e Muzeut Historik Kombëtar një fotografi të rrallë të Eqrem Çabej 16 vjeçar, duke u takuar me senatorin francez dhe shqiptarofilin e madh Justin Godart. Djaloshi Çabej ishte zgjedhur si një nga nxënësit më të shkëlqyer të Gjirokastrës për ta mikëpritur Godartin. 

  • Hajrie Sula, lamtumira e ‘Yllit të
    skenës” siç e quante Tano Banushi

    Aktore estrade që u nda nga jeta afro dy vjet më parë. Hajrija ishte një nga artistet më të njohura të skenës shkodrane në fushën e humorit dhe të satirës. Ajo i mbylli sytë në Liezh, Belgjikë nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme.  Malli për qytetin e lindjes që i dha jetë artit dhe e bekoi me talentin e humorit shkodran, i jetonte gjithëherë në zemër. 

  • Aktorja e humorit Jolanda
    Shala, koha e një psherëtime 

    E thërrisnin Landi. Emrin e vërtetë e kishte Jolanda. Shkurtimi i emrit nuk kishte të bënte me ndonjë episod apo kujtim fëmijërie. Jo, ishte thjesht një përligjje lirike që rrezatonte ngjyrat më të bukura të ndjesisë njerëzore e humane, sepse konvergonin të gjitha te dashuria që kishin për të: të afërmit, miqtë, dashamirët, kolegët e punës,…, si dhe rrugica e fëmijërisë, së cilës shpejt do t’i thoshte: lamtumirë! Porta e drunjtë nuk do të çelej më. Do të shuheshin edhe trokitjet. E, zogjtë do të ishin të vetmit dëshmitarë, të ikjes së saj. Në fluturimet e tyre do të kishte diçka prej loti, qielli e ëndrre të Landit të vogël. 

  • Lezhë, ndërtimi i moteleve në kala
    historianët: Juristët punë të dobët

    Humbja e gjyqit për kalanë e Lezhës pritet të sjellë pasoja mjaft të rënda në trashëgiminë kulturore, ndaj vendimi duhet apeluar. Historiani Paulin Zefi shprehet se juristi i Ministrisë së Kulturës ka pasur një performancë mjaft të dobët në këtë çështje, çka ka sjellë pikërisht vendimin që i hap rrugë ndërtimit të moteleve dhe bizneseve në këtë kala. VIDEO

  • Dua Lipa me 10 gusht koncert në
    Shqipëri: Shihemi së shpejti Tiranë

    Më herët është njoftuar se me datë 9 Gusht Dua Lipa do të jetë në Prishtinë në koncertin e saj të parë në atdhe, ndërkohë që këngëtarja sot ka bërë të ditur që me 10 gusht do të jetë në Tiranë.

  • Cana në koncertin e Shenjtërimit
    të Nënë Terezës që mbahet në Vatikan

    Shenjtërimi i Nënë Terezës në Vatikan që do të bëhet më 4 shtator, do të mbledhë shumë personazhe të njohura shqiptare në koncertin e madh humanitar që do të bëhet më 3 shtator. Deri më tani është bërë e ditur që në këtë koncert do të marrin pjesë artistë të mëdhenjë shqiptarë duke përfshirë: Inva Mulën, Shkelzen Dolin dhe Gëzim Myshketa. 

  • “Asgjë sikur dielli” performon deri në
    orët e vona në festivalin e Beratit

    “Festivali multikulturor” i Beratit është çelur mbrëmjen e së enjtes. Në këtë qytet me vlera muzeale dhe historike kanë nisur të mbahen një larmi aktivitetesh e panairesh artizanale. VIDEO

  • Alfred Bualoti: Butrinti mbijetoi 
     do ta çojmë edhe në Korfuz 

    Festivali i Butrintit në Sarandë u çel këtë të mërkurë me një dramë shqipe të Stefan Çapalikut. Ky festival pritet të vijojë edhe tre ditë të tjera me shfaqje të trupave teatrore të Spanjës, Greqisë e Bullgarisë.  Ndërkohë Alfred Bualoti, drejtori i festivalit ka rrëfyer sesi po mbijeton ky festival i krijuar 16 vjet më parë.  VIDEO

  • U hapet rruga moteleve në Kalanë
    e Lezhës. Kumbaro: Humbëm gjyqin

    Minisitria e Kulturës e ka humbur gjyqin për Kalanë e Lezhës. Vetë ministrja e Kulturës Mirela Kumabro e ka bërë sot publik këtë fakt përmes një deklarate denocnuese në Facebookun e saj. Kumbaro akuzon sistemin gjyqësor që del kundër interesit të Trashëgimisë Kulturore dhe të vlerave kombëtare!  VIDEO

  • Kritiku italian i artit prezanton vajzën
    ''sekrete'' me këngëtaren shqiptare

    Sgarbi një figurë e njohur e artit italian ka zgjedhur revistën ‘’Chi’’ për të zbuluar një sekret që se kishte rrëfyer më parë, shkruan gazeta italiane il Giornale.it. Kritiku i artit Vittorio Sgarbi ka prezantuar për herë të parë Albën, vajzën sekrete që pati nga lidhja me një grua shqiptare.

  • Berati nesër hap portat për festivalin
    multikulturor, art, muzikë e kulinari

    Për tre ditë rresht nga 21 deri më 23 korrik qyteti muze i Beratit do të çelë portat për festivalin multikulturor. Në një konferencë për mediat Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka theksuar se mbështetja e këtij festivali përmbush qëllimin e institucionit për promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore. VIDEO 

  • Shalosh Trio emocionon me ‘sytë
    e një femre’ në festivalin e Jazz-it

    Grupi izraelit “Shalosh Trio” ka çelur ditën e parë të festivalit të xhazit në Shqipëri. Publiku është argëtuar me një trio të veçantë bazuar në stilet moderne të xhazit dhe në traditën njujorkeze dhe izraelite. VIDEO  FOTO

  • Dritëro Agolli ngre zërin: Votoni o
    sot o kurrë Reformën në Drejtësi

    Teksa nuk kanë mbetur shumë kohë nga e enjtja e madhe ku pritet të vendoset për një reformë mjaft të rëndësishme për vendin atë në sistemin e drejtësisë intelektualë shqiptarë kanë ngriitur zërin dhe kërkojnë miratimin e Reformës në Drejtësi. 25 personazhe të botës akademike shqiptare kanë nënshkruar një peticion drejtuar deputetëve që të votojnë për Drejtësinë.

  • Sot nis Festivali i Butrintit 
    çelet me shfaqjen nga Shqipëria

    Qyteti turistik i Sarandës do të presë nga datat 19 deri në 23 korrik festivalin tradicional të teatrit në Butrint. Në festival do ta marrin pjesë trupa teatrore nga Spanja, Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria. VIDEO

  • Kosova dhe Shqipëria rrëfejnë artin
    pamor shqiptar sot në Budapest

    Dy qëndrime artistike të fuqishme dhe emocionuese. Dy skena artistike, kulturore, sociale dhe politike në kontekstin e Ballkanit prezantohen përmes punëve të 25 artistëve në një ekspozitë që hapet për herë të parë këtë të martë në Hungari.  VIDEO  FOTO

  • Gent Rushi: Ju rrëfej  risitë e
    festivalit të Jazz në Shqipëri

    Intervista me drejtorin artistik të Festivalit Ndërkombëtar JAZZ in Albania 2016

  • 4 ditë Fest-Jazz in Albania në Tiranë
    me artistë nga Shqipëria dhe bota

    Duke nisur nga dita e martë, më 19 korrik, deri më 23 korrik do të mbahet festivali ndërkombëtar i muzikës xhaz me pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës. Risi e edicionit të pestë të këtij festivali janë kompozimet origjinale, pohon drejtori artistik i festivalit Gent Rushi. VIDEO  FOTO

  • Konsullata Italiane zhvillon në Vlorë
    edicionin IV të mbrëmjes Gala Italia

    Gala Italia evenimenti i kthyer tashmë në traditë nga kosullata e Italisë në Vlorë, tashmë në edicionin e tij te katërt. Organizuar si zakonisht në portin e jahteve në Orikum, qëllimi mbetet evidentimi i kulturës dhe modës italiane në vendin tonë dhe promovimi i saj. Pavarësisht motit me rreshje, mbrëmja gala dhe të ftuarit e shumtë kanë sfiduar në një mbremje të shtune dhe motin. Në edicionin e tij te katërt të Gala Italia, ekselenca e modës italiane është prezantuar nga shtëpia e modës romane Luigi Borbone, i ftuar nderi ne këtë mbremje gala, nje stilist që me punimet e tij ka arritur të stiloje dhe ne pasarelat më të mëdha dhe të njohura europiane dhe të botës.  VIDEO

  • ESE/ Miliona çadra...

    Hyra në një librari. Lashë çadrën e zezë në koshin pranë derës ku ishin disa çadra të qullura. Kishin ardhur librat e rinj, që po i shfletonte një burrë, shikimin e të cilit arrija ta ndieja, edhe pse isha me kokën ulur mbi libra. Jashtë, shiu vijonte. Kur u afrova drejt daljes, vura re se në kosh ndodhej vetëm një çadër.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv