Kultura

  • Çdo shkrim i gazetarëve të huaj për Vendin tonë, zgjon kureshtjen dhe interesimin e lexuesvet shqiptarë. Ky interes, në një farë mase, është një shprehje e trashëgimisë atavike të gjysmë shekullit komunist, në të cilin ishim kthyer në një lloj “muzeu” të një populli të ndryrë në “kullën e tij të fildishtë”. 
  • Intervista/ Drishti:Vilson Kilica nxiti i
    pari modenitetin në pikturën shqiptare

    Ka ndërruar jetë mbrëmjen e 7 korrikut në moshën 84-vjeçare “Piktori i Popullit” Vilson Kilica. Në një ceremoni familjare piktori u përcoll sot në banesën e fundit. Ai ishte themeluesi dhe dekani i parë i Institutit të Arteve në Shqipëri. Studiuesi i artit Ylli Drishti pohon se Vilson Kilica i përket brezit të nderuar të artistëve të artit shqiptarë.  VIDEO

  • Rama i jep lamtumirën Kilicës: Mik
    i shtrenjtë dhe i paharrueshëm
     

    Ditën e sotme u nda nga jeta piktori i madh Vilson Kilica i njohur për veprat e tij të shumta dhe për rolin vendimtar në krijimin e Institutit të Arteve. Rama i ka dedikuar një status duke u shprehur: ‘’ LAMTUMIRË PROFESOR
    U nda nga jeta Piktori i Popullit Vilson Kilica, mik i shtrenjtë dhe i paharrueshëm që jetoi me ngjyrat duke e ndarë bujarisht dijen e tij me të rinjtë’’.

  • Baleti “Monger” i koreografit izraelit
    ringjitet në TKOB në 9 dhe 10 korrik

    Në datat 9 dhe 10 Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka zgjedhur për të ringjitur në skenë baletin ‘Monger’ të koreografit të njohur izraelit Barak Marshall. Premiera e suksesshme shënon edhe fundin e sezonit artistik në këtë institucion. VIDEO

  • Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare
    piktori i madh Vilson Kilica

    Piktori Vilson Kilica pas vuajtjes së gjatë nga një sëmundje e rëndë ka ndërruar jetë ditën e sotme. Kilica është një ndër krijuesit më të rëndësishëm të kulturës dhe artit shqiptar, i njohur për kontributin e tij të çmuar sidomos në përiudhën e diktaturës. FOTO

  • Statuja e humanistes shqiptare
    Nënë Tereza në krah të Krishtit në Rio

    Statuja e shenjtores Nënë Tereza do të jëtë tashmë përballë statujës gjigande të Krishtit në një pikat më tërheqëse të Rio De Janeiros. Kjo shtatore do të jetë e lartë 2.2 metra, një zgjedhje kjo për të qënë më afër vizitorëve. 

  • Saimir Pirgu, tenori i Shqipërisë
     që magjepsi botën e operës

    Saimir Pirgu, tenori i Shqipërisë që magjepsi botën e operës; ky është kryetitulli që i ka dedikuar revista prestigjioze spanjolle Opera Actual, tenorit me famë botërore. Pirgu është zgjedhur të jetë ylli i faqes së parë të revistës ndërkombëtare të operës për muajin korrik-gusht 2016. VIDEO

  • Mehdi Malka, aktori më i mirë në
    festivalin e monodramës në Pejë

    Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “MonoAKT” 2016 ka realizuar edicionin e tetë në qytetin e Pejës në Kosovë. Në këtë festival ishte pjesëmarrës dhe aktori i mirënjohur i Teatrit Kombëtar tw Tiranës, Mehdi Malka. Ai u vlerësua me çmimin aktori më i mirë i festivalit me monodramën “Marr guximin” me autor Vangjel Kozma.

  • Të rinjtë braktisin leximin e letërsisë
    shqipe, zgjedhin autorët botërorë

    Leximi i letërsisë shqiptare ka një rënie të ndjeshme. Ky pohim vjen jo vetëm nga shitësit e librarive, por edhe nga vetë lexuesit. Ata që nuk kanë asnjë interes për letërsinë shqiptare janë të rinjtë, e këtu bëhet fjalë edhe për ata të rinj që janë lexues të kualifikuar  VIDEO

  • Dhunohet memoriali i gjeneralit
    turk Hasan Riza Pasha në Shkodë

    Është dëmtuar përmendorja e gjeneralit turk, Hasan Riza Pasha, që është ngritur në qendër të qytetit të Shkodrës. Sipas burimeve të policisë persona akoma të paidentifikuar kanë thyer pllakat e memorialit ndërsa kanë hequr edhe flamurin turk i cili ishte përkrah atij shqiptar.   VIDEO

  • Operatori i mirënjohur Ilia
    Terpini nuk di të plaket…

    Me opratorin e famshëm,me një karierë gjysëm shekullore,u njohëm në një aktivitet kulturor në Kosovë,ku kryente detyrën e oepratorit. Ndonëse 80-vjeçar, Ilia Terpini punonte me vrullin e viteve të hershme të karierës së tij,e me një gotë verë përpara, pija e tij e preferuar, biseduam duke zbuluar anë të jetës së tij, ndonëse shumë aktiv edhe në intervista, për Ilia Terpinin duhej shkruar diçka për “Shqiptarja.com”. 

  • Ina Kosturi e Rudina Ciko mbyllin
    me sukses maratonën muzikore

    “Maratona e Muzikës Violinistike” është mbyllyr në Ministrinë e Kulturës. Një kompozim i violinistes Ina Kosturi “Fantazi për violinë dhe orkestër harqesh” orkestruar nga Robert Radoja ishte pjesa më emocinuese e kësaj maratone. VIDEO

  • Agim Rada: Bëhen pazare të pista
    me monumentet, ngrihen pa krite

    Agim Rada, drejtori i Qendrës së Realizmit të Veprave të Artit kritikon ngritjen pa kriter të monumenteve në vendin tonë. Ndërkohë vetë skulptori Rada sapo ka përfunduar bocetin e shtatores së Skënderbeut që do të ngrihet së shpejti në Paris.  VIDEO  FOTO

  • Shaolin Kung Fu e vallet kineze
    shfaqen sonte në mbrëmje në TOB

    Sot në mbrëmje në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kmbëtar të Operës dhe Baletit jepet një shfaqje e vecantë që vjen nga Kina…Dihet që Artet marciale kineze janë te famshme në botë, por Kung Fu e Shaolin konsidenrohet si palca, si esenca e arteve marciale. Këtë mbrëmje Ambasada kineze në Tiranë, ka ftuar posaçërisht Grupin kulturoro-artistik të Provincës Henan për një shfaqje në sallën e Teatrit të Operas Baletit, ku do të demostrohet arti i vërtetë i Shaolin Kung Fu dhe do të zbulohet para publiku shqiptar misteri i Kung Fu-së kineze.  VIDEO  FOTO

  • Baleti maqedonas “Dhoma e kuqe”
    i Igor Kirov shfaqet ne Tiranë

    Teatri Kombëtar i Operës së Maqedonisë ka ardhur në Tiranë me baletin “Dhoma e kuqe”. Ky balet modern i Igor Kirov është frymëzuar nga kompozimi “Vajza dhe vdekja” i Schubert-it.  VIDEO

  • Festivali Ndërkombetar i Muzikës
    së Dhomës, 6 ditë radhazi në Durrës

    Qyteti i Durrësit do të zhvillojë  për 6 net rresht Festivalin Nderkombetar të Muzikes se Dhomes. Të apasionuarit pas këtij zhanri do të kenë mundësinë të shijojnë performancat e instrumentistëve shqiptarë e të huaj në mjediset e modzeut Arkeologjik.  VIDEO

  • Restaurohet origjinali 1600-vjeçar 
    i Kodikut të Purpurt të Rossanos

    Ka përfunduar restaurimi i librit më të vjetër të ilustruar në botë, Kodiku i Purpurt i Rosanos, i zbuluar 240 vjet më parë në Kalabri. Mediat italiane pohojnë se ky kodik i përket shekullit të 6-të dhe do t’i kthehet Muzeut të Dioqezës së këtij qyteti. VIDEO

  • Ministria e Kulturës jep 2 milionë lekë
     për 6 fituesit e fondit të përkthimit

    Ministria e Kulturës ka shpallur sot listën e fituesve të Fondit të Përkthimit Letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj, për vitin 2016. “Ky fond, i hapur për herë të parë, ka për qëllim mbështetjen financiare të përkthimeve të veprave të rëndësishme të letërsisë shqipe në gjuhë të huaj, promovimin e autorëve shqiptarë dhe të letrave shqipe jashtë vendit.”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni. 

  • Parku i Korçës me 6 skulptura të reja
     Kita: Të mos shkatërrohen veprat 

    Parku “Rinia” në Korçë do të pasurohet me 6 skulptura të reja. Veprat do të bëhen nga artistët shqiptarë dhe të huaj në edicionin e 7 të simpoziumit ndërkombëtar për skulpturat e parkut që është çelur sot në këtë qytet.  VIDEO

  • Artisti spanjoll Navia, 50 fotografi
    në Tiranë për Servantesin

    Ekspozita ‘Migel de Servantes ose dëshira për të jetuar’ e fotografit spanjoll José Manuel Navia është çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Projekti, i konceptuar dhe i realizuar nga Navia, paraqet përmes 50 fotografive, një udhëtim pamor nëpër vendet dhe shtigjet ku kaloi Migel de Servantes përgjatë jetës së tij.  VIDEO  FOTO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv