Kultura

  • Në mars të vitit 2012, tenori shqiptar Saimir Pirgu (Elbasan, Shqipëri, 1981) debutonte para publikut të Gran Teatre të Liceut në Barcelonë një Bohemë të paharrueshme së bashku me Miminë, Angela Gheorghiu. Pasi pati kënduar rolin e Rodolfos në gjysmën e botës, në qershor u kthye në skenën e këtij liceu me të njëjtin personazh – sipas posterit ishte deri më 8 korrik – ku shfaqet shumë më i pjekur, por gjithmonë me një freski skenike që magjeps (shih kritikën në faqen 55).
  • ''Faleminderit legjendë'', Ermonela
    Jaho në skenë me Plácido Domingo

    Sopranoja Ermonela Jaho, është rikthehet sërish në skenën e ‘’Orange’’ në Francë. Jaho ka intepretuar ‘’La Traviata’’-n dhe ‘’Madame Butterfly’’ përkrah mejshtrit të madh spanjoll Plácido Domingo. 

  • Jep dorëheqjen Drejtori i Teatrit
    të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni

    Jep dorëheqjen Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni. Edhe pse akoma nuk dihet arsyeja e dorëheqjes së Drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, mësohet se shkak është bërë buxheti i ulët për TKOB dhe konfliktet me vartësit të tij dhe me zyrtarë në Ministrisë e Kulturës VIDEO

  • Durrës, koncert me tenorin Agim
    Hushi e artistë nga Meksika e Italia  

    Për herë të parë në Shqipëri do të mbahet një koncert Gala mastercclas i drejtuar nga temori Agim Hushi. Koncerti me artistë të shquar shqiptarë dhe të huaj që do të vijnë nga Meksika e Italia do të mbahet më 31 korrik në Durrës  VIDEO

  • Biblioteka Kombëtare
    dixhitalizon periodikët e viteve ‘30 

    Biblioteka Kombëtare ka dixhitalizuar perodikët më të rëndësishëm të viteve ’30, si “Përpjekja” e Branko Merxhanit apo “Minerva” e Nebil Ccikës. Dixhitalizimi lehtëson së tepërmi kërkimet për shkrimet e personaliteteve të rëndësishme si Tajar Zavalani, Lasgush Poradeci, Petro Marko, Aleksandër Xhuvani, e më gjerë.  VIDEO

  • Siti arkeologjik i Antigonesë
    bëhet i vizitueshëm për turistët

    Kanë përfunduar punimet e Misionit Arkeologjik italo-shqiptar në Hadrianopolis dhe Luginën e Drinos. Bashkëdrejtues të këtij misioni kanë qenë Prof.Roberto Perna i Universitetit të Maceratës, si dhe Prof. Dhimiter Condi i Institutit të Arkeologjisë. VIDEO 

  • Punimet e TAP zbulojnë objektin  
    arkeologjik në Zogas të Skraparit

    Punimet e gazsjellësit TAP kanë zbuluar një objekt paleokristian. Gjatë punimeve për zgjerimin e rrugëve hyrëse në Zogas të Skraparit është zbuluar kapiteli i një kolone mermeri. Lajmin e bën të ditur Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Eugen Kallfani.  VIDEO

  • Drejtori Gjet Ndoj: Hapen arkivat
    sekrete të Vatikanit për Shqipërinë

    Drejtori i përgjithshëm i arkivës së shtetit Gjet Ndoj ka pohuar se pas bashkëpunimeve me arkivat e vendeve të ndryshme si Turqia, Hungaria, Mali i Zi, Kroacia dhe Italia Shqipëria do të ketë akses edhe në arkivat sekrete të Vatikanit. VIDEO  

  • Akuareli i Helidon Halitit përzgjidhet
    në Bienalen prestigjoze të Tajvanit

    Piktori i njohur shqiptar Helidon Haliti është përzgjedhur pjesëmarrës në Bienalen Ndërkombëtare të Akuarelit në Tajvan. Piktori rrëfen për Report TV rëndësinë e këtij eventi të madh, por edhe të ardhmen e teknikës së akuarelit në artet botërore.  VIDEO  FOTO

  • Shkrimtari Ylljet Aliçka boton
    romanin ‘’Valsi i Lumturisë’’ në Itali

    Skrimtari i mirënjohur Ylljet Aliçka, autor i disa librave të sukseshëm të botuar në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të ndryshme të botës tashmë ka botuar në italisht romanin ‘’Valsi i Lumturisë’’.  Aliçka njihet edhe për kontributin e tij të madh në botën e kinematografisë ku ka shkruar disa skenare dhe është vlerësuar me çmime të rëndësishme.

  • Moikom Zeqo: Është fatkeqësi
    të jesh shkrimtar në Shqipëri

    Shkrimtari dhe arkeologu i njohur Moikom Zeqo i bën thirrje klasës politike të kthejë sytë nga arti e kultura. I njohur si autor i qindra veprave letrare e studimore Moikom Zeqo vjen me librin e tij më të ri “Plagosja e kujtesës”. Mes një vargu të pafundmë të veprave, Moikom Zeqo, arkeolog i njohur, studiues, shkrimtar dhe poet vjen sfidues në terrenin e munguar të letërsisë së mirë shqipe. 
     

  • Gent Bejko, në një rol përkrah
    emrave të njohur të hollivudit

    Aktori Gent Bekjo i njohur për rolet e ndryshme në skenat shqiptare tashmë jeton midis Shqipërisë dhe Kanadasë, por si duket fati i ka buzëqeshur. Ai ka shansin që të luajë përkrah aktorëve të njohur të kinemasë botërore, si: Jennifer Lawrence, Michelle Pfieffer, Javier Bardem, Ed Harris, etj.

  • Frashëri: Muze privat në Durrës
    shteti të mbrojë“Lulishten 1 Maji”

    Në “Lulishten 1 Maj” në Durrës, vetë investitori privat ka ndërtuar poshtë themeleve të pallatit të tij një muze arkeologjik. Objekti arkeologjik në themelet e ndërtesës ka qenë 6 vjet më parë terren i gërmimeve arkeologjike nën drejtimin e profesor Gjergj Frashërit. Gërmimet u paguan nga investitori privat, të cilit iu dha leja nga vet Këshilli i Arkeologjisë pranë Ministrisë së Kulturës, me kushtin që të ndërtonte, por të ruante bërthamën nëntokësore të sitit arkeologjik.  VIDEO  FOTO

  • Visar Zhitit i jepet çmimi ''Gjuha e
     Shpirtit'' për poezinë dhe misionin

    Në edicionin më të fundit, Çmimi Ndërkombëtar “Gjuha e shpirtit”, (“Il linguaggio dell’anima”), Itali 2016, i jepet poetit dhe diplomatit Visar Zhiti.

  • Lulishtja ‘’1 Maji’’ Durrës, muze te
    monumenti i mbuluar nga ndërtimet

    Në lulishten “1 Maji” në Durrës një investitor privat ruan dhe eskpozon për publikun objektet, duke i kthyer në një muze themelet e pallatit të ndërtuar në mënyrë të paligjshme vite më parë.FOTO

  • Moikom Zeqo: Politika të kthejë sytë
    nga kultura, arkeologjia në kolaps

    Moikom Zeqo ka botuar librin më të ri, “Plagosja e kujtesës”. Ai i bën apel politikës të kthejë sytë nga arti dhe kultura. Shkrimtari dhe arkeologu i njohur shprehet se klasa jonë politike është e egër dhe e korruptuar.  VIDEO

     

  • Mbyllet festivali ''Multikulturor'' në
    Berat, Organizatorët: Sukses i madh

    Kanë përfunduar në orët e vona të së shtunës aktivitetet e festivalit "Multikulturor" në qytetin muze, i cili për tre ditë ishte epiqendra e artit dhe kulturës. VIDEO
     

  • Shfaqja “Dasma e Gjakut” e Lorkës
    mbyll me sukses festivalin e Butrintit

    Edicioni i 14-të i Festivalit “Butrinti  2000" është mbyllur këtë fundjavë me sukses në qytetin e Sarandës. Alfred Bualoti, drejtori i festivalit ka vlerësuar trupën  teatrore të Spanjës, e cila kontribuon për herë të dytë në këtë festival. VIDEO

  • Në ditët e “tradhëtisë” së zemrës time
    e bujarisë së njerëzve të mirë të botës

    Kam lindur në një vis, që siç shprehet Martin Camaj, ”nuk shkelë këmba e kalit”, por krenar për vendlindjen e të parët e mi. Dola në jetë një ditë të dielë, në një mëngjes qershori, nën hijen e një mrizi në bjeshkët e vendlindjes sime. Sapo dola në këtë jetë të mistershme, siç më ka treguar nëna ime, bijë nga Lotajt e Dukagjinit, ndjesë pastë, agu i mëngjesit më freskoi me fëshfërimën e njomzës në qetësinë pluskore të qiellit të bruztë e të hënës në të perënduar të ngjyrës së saj kaltërore. E siç më thoshte shpesh më pas, kur u rrita, unë kqyra kah qielli, atë mëngjes në të zbardhur në lartësitë e bjeshkëve, e hëna kundronte në hapësirën e paanë e zogjtë kishin nisur cicërimat e tyre të para të asaj fillimdite të re bjeshke.

  • Mehmet Kraja, Gjeografia arbërore
    në romanin e ri “E zeza dhe e kuqja”

    Romani më i ri i Mehmet Krajës “E zeza dhe e kuqja”, vazhdon të marrë lëndë nga e njëjta hapësirë dhe kohë brenda së cilës janë frymëzuar edhe katër romanet e tij pararendës: “Selvitë e Tivarit” - që shtrihet në deceniet e para të shekullit njëzet me rrudhjen e hapësirës arbërore nga sllavët e veriut, “Im atë e donte Adolfin” - shtrirë mbi hapësirën e malësisë shqiptare Krajë-Ulqin, në kapërcyell të luftë së Dytë Botërore, me ëndrrën  krajane për ta hequr kufirin dhe për t’u bërë Shkodër, “Hotel Arbëria” – me përmbysjen e diktaturës komuniste në fund të shekullit dhe fatin e shqiptarëve përjashta kufijve shtetërorë të Shqipërisë, si dhe romani “Edhe të çmendurit fluturojnë” – me Kosovën e çliruar nga NATO në fund të shekullit njëzet dhe në shkelje të shekullit njëzet e një. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv