Kultura

  • Gjendja jo e mirë e shqipes së shkruar në botimet zyrtare, në shtypin e shkruar dhe në shkolla kanë qenë temat e analizave të ditës së sotme në takimin e radhës së Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, i cili iu është referuar çështjeve të standardit të gjuhës shqipe dhe disa përshtatjeve që duhen bërë si pasojë e zhvillimit të sotëm të gjuhës në drejtëshkrim.
  • Lumturimi i Nënë Terezës, arbëreshët
    ekspozojnë traditat në Milano

    Dita e Lumturimit të Nënë Terezës, më 19 Tetor, përkon me Ditën e Shqipërisë në EXPO 2015 në Milano. Një grup artistësh nga komuniteti më aktiv arbëresh "“Kamastra" do të performojnë në aktivitete të ndryshme që përcjellin ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës arbëreshe.

  • “Krom”, metafora që buron
    nga grabitja e arit në Bulqizë

    “E sheh këtë gur të zi si ndriçon në diell. Ka përqindje ari. Ky merret nga të huajt, shkrihet në fabrika speciale dhe del ari, floriri”. Vetëm ky dialog i shkurtër i një adoleshenti me vëllain e tij më të vogël”, tregon atë ngacmim të fortë që i ka bërë realiteti i sotëm i shfrytëzimit të mineralit të kromit në minierën e Bulqizës regjisorit Bujar Alimani.

  • Këshilli Nderakademik për Gjuhën
    rikthen çështjet e shqipes standarde

    Këshilli Ndërakademik per Gjuhen Shqipe po zhvillon takimin e rradhes në sallen "Aleks Buda" të Akademisë së Shkencave. Ky takim është zhvilluar me dyer të mbylluar dhe do të vijoje me diskutimin e çështjeve që lidhen me shqipen standarde. 

  • “Marubi” i Tropojës Qazim Zeqa

    Në ditët e nxehta të shtatorit të kaluar, në ambientet e Muzeut Historik në Bajram Curr, pjesëmarrësit e shumtë u befasuan teksa vizitonin një ekspozitë fotografike të një 86-vjeçari, një amatori apasionues, Qazim Zeqa.

  • Festivali i RTSH/ 30 këngëtarët
    pjesmarrës në edicionin e 54-tërt

    Pas ftesës për konkurim për në Festivalin e Këngës në RTSH nga stafi dhe organizatorët, përgjatë dy ditëve, në datat 12 dhe 13 tetor në redaksinë e muzikës në Radio Tirana u paraqitën mbi 50 krijime për të konkuruar për edionin e 54-tërt të Festivalit të Këngës në RTSH, evenimentit më të madh të muzikës në vend organizuar nga Radio Televizioni Publik Shqiptar.

  • WMF: Spaçi po shkatërrohet 
    të kthehet në vend përkujtimo

    World Monuments Fund (Fondi Botëror i Monumenteve) kërkon që Burgu i Spaçit të kthehet në një vend përkujtimor dhe të mos lejohet të shkatërrohet.  FOTO

  • ​Vatikan, përkujtohet 86-vjetori
    i vrasjes së Shtjefën Gjeçovit

    U përkujtua në Vatikan, në ambientet e Universitetit Urbanian, 86-vjetori i vrasjes së Atë Shtjefën Konstantin Gjeçovit, françeskanit kosovar, mbledhësit dhe kodifikuesit të Kanunit të Lekë Dukagjinit, relike kjo mesjetare që tregon se populli shqiptar edhe gjatë asaj periudhe të errët ka pasur ligjet e veta.

  • Nisin përgatitjet për TIFF. Ja 18
    filmat shqiptarë që marrin pjesë

    Organizatorët sapo kanë publikuar listëN e filmave që janë përzgjedhur në edicionin e 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë. Vetëm në kategorinë e filmave të shkurtër që janë realizuar nga regjisorët shqiptarë numërohen të jenë 18 të tillë.

  • Alimani: Filmi “Krom”, një ndjesë për shokët
    e fëmijërisë me baballarë të ndryshëm

    Filmi “Krom” i regjisorit Bujar Alimani, që do të shfaqet premierë nesër më 16 tetor, sot para dite u shfaq në fokusin e mediave. Titulli i filmit aq intrigues “Krom” bën një efekt të fortë edhe për faktin se është xhiruar në Bulqizë; nëse kujtojmë shfrytëzimin e grave dhe fëmijëve që bëhet herë pas here në minerën e kromit...

  • Një ekspozitë me relike e artefakte
    për Luigj Gurakuqin në Shkodë

    Shkrime, nënshkrime, piktura, vepra, relike e artefakte nga aktiviteti politik dhe patriotik i Heroit Kombëtar  do të prezantohen së shpejti në ambjentet e muzeut historik “Oso Kuka” në Shkodër. Luigj Gurakuqi lindi në Shkodër, në 20 shkurt të vitit 1879 dhe vdiq në Bari, më 2 mars 1925. Ai është njohur dhe shquar si poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet, shtetar, ekonomist, Ministër i Arsmit dhe Ministër i Financave. 

  • Ruhej nga Lef Nosi, dixhitalizohet 
    dorëshkrimi në alfabetin e Elbasanit

    Dorëshkrimi i Ungjillit të vitit 1761 i shkruar shqip në alfabetin e veçantë të Elbasanit, i njohur si dorëshkrimi i Elbasanit sapo është dixhitalizuar. Lajmin e jep studiuesi i njohur Robert Elsie në faqen e tij në internet.

  • Shteti shqiptar pagoi Joklin me
    4965 franga për Fjalorin Etimologjik

    Këto dokumente zyrtare që bëhen publike për herë të parë, e datojnë në vitin 1942, tregojnë të dhëna interesante për jetën e albanologut të shquar, Nobert Jokli në fushën e studimeve të shqipes.

  • Shkodër, merr jetë Muzeu Virtual
    “Marubi”, online për publikun

    Sot në Shkodër, Muzeu Virtual Marubi mori jetë duke u publikuar online për publikun. Në prezantimin e këtij projekti nderonin me pjesmarrjen e tyre,  Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, Drejtoresha e UNDP Yesim.Oruc Yesim, Drejtori i Fototekës Kombëtare “Marubi”,  Luçjan Bedeni dhe stafi i projektit MAVIMU.

  • Videolajm/ E mahnitshme, statujat 
    metalike fshehin një histori dashurie

    “Burri dhe gruaja” nga skulptorja gjeorgjiane Tamara Kvesitadze - dy njerëz të skalitur me disqe metalike - por instalacioni bëhet edhe më mbresëlënës kur mëson se statujat lëvizin dhe fshehin një historitë të dhimbshme dashurie.  VIDEO

  • Restaurohet flamuri 100-vjeçar
    i "Djelmoshave" të Stambollit

    Restauratori Frederik Stamati ka prezantuar flamurin e restauruar të shoqërisë "Djelmosha" te Stambollit. Shoqëria shqiptare u krijua me 1 gusht 1919 dhe vazhdoi aktivitetin e saj deri ne vitin 1921. 

  • “Man Booker Prize” shkon në
    Xhamajkë, fituesi Marlon James

    Shkrimtari nga Xhamajka, Marlon James u shpall sot fituesi i çmimit prestigjioz për letërsi, “Man Booker Prize 2015” për romanin e tij “A Brief History of Seven Killings”, inspiruar nga tentimet për ta vrarë Bob Marley-n, në vitet 1970, raporton BBC.

  • Berberi, studjuesi i parë në Ballkan
    titullin “Legjendë në energji” në SHBA

    Prof.Doktor Pëllumb Berberi është eksperti i parë në Ballkan, që për kontributin e veçantë në fushën e kërkimit, shfrytëzimit të energjive të ripërtëritshme dhe efiçencës së tyre, u nderua në Kongresin Botëror të Energjisë me titullin “Legjendë në Energji” nga Shoqata amerikane e Inxhinierëve të Energjisë (AEE), në 29 Shtator në Orlando (Florida), SHBA

  • Ekspozita/ Dorëshkrimi 120-vjeçar
    Alighieri i përkthyer në arbërisht

    Ekspozohet për herë të parë në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë dorëshkrimi i sprovës së parë të përkthimit të Dante Alighierit në gjuhën shqipe. Në foto shihet dokumenti i parë i përkthimit të “Komedisë Hyjnore” prej Luigi Lorecchio (Luigji Lorekios), që daton në vitin 1895, në gjuhën e arbëreshëve të Italisë. Prej 120 vjetësh Dante Alighieri ka nisur të flas shqip. 

  • ​“Bekim Fehmiu – Odiseu i
    Kosovës”, botohet monografia

    “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës” është monografia e shkruar nga gazetari e përkthyesi Fahri Musliu, që ka qenë edhe miku i aktorit të madh. Në këtë monografi autori Musliu thotë se “janë të përmbledhura shumë fotografi private e profesionale dhe shkrime të ndryshme për karrierën e jetën e ikonës së ndjerë të kinematografisë, Bekim Fehmiu.”

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv