Kultura

  • Bilbili i këngës popullore shkodrane, mjeshtri i jareve, Bik Ndoja, është përcjellë në banesën e fundit. Homazhet në nderim të tij janë zhvilluar në hollin e teatrit “Migjeni” në këtë tempull ku kaloi një pjesë të rëndësishme të jetës së tij. 
  • Shkolla e parë shqipe e Rrëshenit

    Janë mbushur njëqind e pesëmbëdhjetë vjet prej ditës kur çeli dyert shkolla e parë shqipe e Rrëshenit, në tetor të vitit 1900. Për nëntrevën mirditore të Kthellës ky ishte një rast i papërsëritshëm, pasi ajo e niste shekullin e ri, modern me shkollën e vet. 

  • Shuhet në moshën 90-vjeçare
    artisti Bik Ndoja, sot homazhet

    Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare këngëtari shkodran Ludovik Gjergji, i njohur me emrin e artit si Bik Ndoja. Artisti i nderuar në 1969 me titullin “Artist i Merituar”. Homazhet për kengetarin Bik Ndoja do të mbahen sot në Teatrin Migjeni në Shkodër ora 11:00 -13:00

  • Festivali i 54 i RTSH, triumfon
    Eneida Tarifa me këngën "Përrallë"

    Në një natë plotë performancë dhe alegri, është shpallur fituesja e edicionit të 54 të Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar, e cila është pikërisht këngëtarja Eneda Tarifa, me këngën “Përrallë” me tekst dhe kompozim të Olsa Toqit.

  • Conchita në festivalin e RTSH

    Fituesja Eurosong, Conchita Wurst pas anulimit të vizitës në edicionin e vitit të kaluar, mund të jetë sonte në Pallatin e Kongreseve. Burime pranë Festivalit të RTSH-së thonë se fituesja Eurosong, Conchita do të jetë sonte në skenën e Festivalit të RTSH-së, duke mbajtur premtimin e vitit të kaluar. 

  • Margarita Xhepa: Biseda me
    Ismail Kadarenë për “Doruntinën”

    INTERVISTA/ Kujtimet në tri kohë për rolin e nënës. "Ja cfarë kam biseduar me Kadarenë për personazhet e tragjedisë së lashtë". Suksesi me kadarene me regji të Laert Vasilit. Pengu i margarita Xhepës: S'pata fatin të shoh asnjë vepër teatrore të xhiruar. 
     

  • Xixëllonjat ndriçuese të Atjon Zhitit

    Shënime mbi ekspozitën  me piktura të A.Zhitit hapur këto ditë në universtitetin “Polis”. Gëzim qendro: Pikturat e Atjonit janë etapa të një ecjeje e preokupime të mënçura rinore, arritje plot domethënieje…

  • Nis sot festivali i këngës në
    RTSH, ja këngëtarët konkurent

    Festivali i Këngës në RTSH, eventi më i rëndësishëm i muzikës shqiptare nis sot në mbrëmje. Nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH do të ngrejë siparin në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të ngjiten në skenë plot 30 këngë, të cilat do të transmetohen LIVE në ekranin e TVSH në orën 20.45.

  • Jorgji Gjinari, sfida për njohjen
    e dialekteve në vitet ‘50"

    Po të merret si kriter për ekzistencën e një shkence fillimi i kërkimit të organizuar të objektit të vet, atëherë gjuhësia shqiptare nuk i ka mbushur ende shtatëdhjetë vjet. 

  • Persida Asllani: Çmimi i “Vrimës” 
    iu dha një libri të "edituar bukur"

    Ka shkaktuar një “dallgë” opinionesh kundërshtuese vlerësimi i vëllimit poetik të Rita Petros “Vrima” që u vlerësua me çmimin e bibliofilisë “Lumo Skëndo”. Persida Asllani ka rrëfyer se cilat janë motivacionet e çmimeve të bibliofilisë dhe vetë historikun këtij çmimi. “Në thelb është një çmim që i jepet librit të “edituar bukur”, por edhe me aspekte interesante në përmbajtjen e vet“, shprehet Persida Asllani për “Shqiptarja.com”.

  • Nishani dorëzon Mesharin në
    Bibliotekë:Rinia t'i kthehet librave

    Presidenti Nishani i dorëzoi sot Bibliotekës Kombëtare, librin e parë shqip, “Mesharin” e Gjon Buzukut që solli një vit më parë Papa Francesku në Shqipëri. Dhurimi është bërë në kuadër të 95­vjetorit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare  VIDEO

  • Edicioni i 6-të,“Ditët e Albanologjisë”
    prezantojnë trashëgiminë kombëtare

    Në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar është zhvilluar dje dita e dytë e edicioni  të gjashtë të veprimtarisë "Ditët e Albanologjisë" organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Muzeu Historik Kombëtar.
     

  • “Kutia e xixëllonjave” e Atjon Zhitit 
      dhuratë Krishlindjesh për këdo

    Një vit më parë, Atjon Zhiti kthehej nga Milano, Itali, ku vazhdonte studimet e larta për Filozofi, në familjen e tij në Tiranë. Kishte blerë dhe panetonin e Krishtlindjeve. Aksidenti fatal që i mori jetën mëngjesin e 20 dhjetorit 2014, nuk ia dha kënaqësinë e gostitjes… 

  • Kultura merr 4% nga taksat e lotarisë
    e kazinove, Kumbaro falenderon...

    “Do t’ju them dhe një lajm të gëzuar për kulturën”, u shpreh sot Ministrja e Kulturës, Kumbaro pas takimit me gazetarët e Kulturës.  “Dje u aprovua ne Kuvend ligji për Lojërat e Fatit dhe u përfshi në të edhe propozimi i deputetit Erjon Braçe për të rritur taksën në favor të Kulturës nga të ardhurat vjetore, jo vetëm të lotarisë kombëtare, por edhe të kazinove.” 
     

  • In memoriam/ Amaneti i Xhanfise
     Kekos në vitin e fundit të jetës

    8-vjetori i vdekjes së regjisores së filmit për fëmijë. "Tani është radha e shtetit të mos e lërë filmin për fëmijë të vdesë dhe e regjisorëve të rinj të provojnë".

  • Poezitë erotike të Rita Petros
    marrin çmimin “Lumo Skëndo”

    Botimi me poezi erotike me titullin provokues “ Vrima” i shkrimtares Rita Petro është vlerësuar me çmimin kombëtar të bibliofilisë “Lumo Skëndo”. Ky çmim iu dha autores në një aktivitet për 95-vjetorin e Bibilotekës Kombëtare, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

  •  "Nderi i Kombit" për kryetarin 
    e Akademisë Muzafer Korkuti

    Kryetari i Akademisë së Shkencave Muzafer Korkuti wshte nderuar nga Presidenti i Republikës me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” me motivacion: “Për drejtimin profesional dhe vizionar të Institutit të Arkeologjisë e të Akademisë së Shkencave".

  • Fototeka Marubi sjell historinë
    e Shqipërisë nëpërmjet fotove

    Ngarjet e rëndësishme të historisë së Shqipërisë ndër shekuj me anë të fotove. “Marubi” shfaq në Shkodër një film dokumentar me anë të fotove. Drejtori i fototekës Luçiano Bedeni vlerëson këtë nismë ndërkohë që thekson veprimtari të tilla mungojnë në kinematë e vendit

  • “Gjoni i madh”, roman mbi historinë
      antropologjinë dhe filozofinë

    Përtej mitit, alegorisë dhe simbolit buis një filozofi e abstraguar e historisë sonë: domosdoja për të braksisur të keqen dhe mbivendosjet etnokulturore orientale dhe për t’u bashkuar me popujt e qytetëruar evropianë, pjesë e të cilës është edhe Lugina e Shqipëve…

  • Menaxherët e muzikës klasike
    profesion i panjohur në Shqipëri

    Bllokada e shëmtuar që u bëhet instrumentistëve të harqeve brenda Shqipërisë dhe artistët që ngjiten në skenë nga halli

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv