Media

  • Mbrëmë në emisionin “Opinion” ka pasur një debat të nxehtë mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i ftuar përballë analistëve për të folur për situatën e rendit. Ja sms që iu dërguan analistëve.
  • Kuvend, Këshilli i RTSH-së, Baze:
    TVSH të dalë nga getoja e shtetit

    Komisioni i Medias dhe Edukimit në Kuvend ka nisur seancën e dëgjimit për kandidatët për Këshillin Kombëtar të RTSH. Dy kandidatët e fundit, Mero Baze e Altin Sheganit.

  • AMA miraton kodin e transmetimit

    AMA miraton kodin e transmetimit audioviziv. Sugjerohet ngritja e Këshillit të Ankesave

  • Sfida e re e Armando
    Babanit quhet Sochi

    Shumë kush nga gazetarët dhe fotoreporterët do ta kishte ëndërruar ‘fatin’ e tij …! Por, Armando Babanin kur e takon dhe kur shkarazi ia përmend këtë fakt, prerazi të thotë se fatin në ndodhitë e tij profesionale, e kushtëzon puna, përgjegjësia dhe më shumë pasioni. Në fund…, hokatar shton, … “por edhe me pak fat nga Zoti…”! Sepse këtë herë fotografia e tij e beftë, e drejtpërdrejtë dhe e plotë në news-in e saj, besnike e nuhatjes së tij të pagabuar, e ka çuar Babanin, fotoreporterin e Agjencisë Europiane të Lajmeve ( European Pressphoto Agency ) EPA, në një nga ngjarjet më të mëdha botërore të sportit, “Lojërat Olimpike Dimërore Sochi 2014” (Rusi). Është shqiptari i vetëm i cili profesionalisht do të fiksojë momentet magjike të këtij eventi botëror, më i shtrenjti në historinë e lojrave olimpike, i cili nis më 7 shkurt në qytetin Sochi në brigjet e Detit të Zi, qyteti më i gjate europian, afërsisht 148 kilometra, me një popullsi prej 400.000 banorë. 

    Me një kosto prej 50 milionë dollarë, Lojrat Olimpike që zhvillohen nën kujdesin personal të Presidentit Vladimir Putin, kanë marrë mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë e cila ka ofruar ndihmën e saj për të garantuar sigurinë në këtë vend. “Eshtë një sfidë e re, të fotografosh sporte të vështira dhe të reja e të panjohura më parë për mua”, thotë për ATSH-në Babani, i cili në fakt në verë të këtij viti, ka përpara dhe një sfidë tjetër sa të vështirë aq edhe të bukur.Në qershor, në Kampionatin Botëror të Futbollit Brazil 2014, ai do të qëndrojë në Porto Alegre në Brazil, nga ku do të transmetojë hap pas hapi momentet pikante dhe të gjetura të ndjeshjeve të futbollit të parashikuara të luhen në këtë qytet.

    Babani, i cili në disa mijëra fotografi arkiv, veçon si fotografinë e jetës së tij fotografinë që ka fiksuar kur shqiptarët vendosën më 20 shkurt 1991 të rrëzojnë bustin e udhëheqësit komunist Enver Hoxha, thotë se “kjo fotografi nuk do të përsëritet kurrë më si ngjarje në jetën e tij”. Por kur e pyet se sa foto shkrep në aktivitete sportive botërore thotë se vetëm në shtator të vitit të kaluar në Slloveni, në Kampionatin Europian të Basketbollit, në 45 ndeshje kishte bërë rreth 25 mijë shkrepje nga të cilat agjencia i kishte ofruar klientëve rreth 30 – 40 foto të tijat për çdo ndeshje. Një nga fotoreporterët më të njohur në Shqipëri pas viteve ’90-të, Babani ka punuar deri në vitin ‘96 për Agjencinë Amerikane të Lajmeve AP (Associated Press), ndërsa nga ky vit e deri më tani ai vazhdon të punojë për EPA, një Agjenci ku aderojnë 13 agjenci europiane të njohura si DPA, ANSA, EFE , etj. Fotografitë e tij, të botuara në të gjitha gazetat botërorë me lajmin e minutit të fundit që ai di të fiksojë nga shumë evente botërore dhe lokale, gjenden edhe në arkivat e shumë aktiviteteve botërore si Formula UNO, në disa disa kampionate europiane dhe botërore të basketbollit dhe futbollit në disa vende të botës, si në Spanjë, Turqi, Lituani, etj, Babani thotë se “kapja e momentit në fotografi ashtu edhe po aq transmetimi i saj, janë pikat që e bëjnë qënien e tij që të jetë në gjëndje Alert, gjithë kohës .

    “Është shumë përgjegjësi , kur mendon se fotot që do të fiksohen në këtë evenimet botëror do të publikohen në gazetat më të mëdha të botës, ndaj edhe konkurrenca që ato të përzgjidhen për t’u botuar, është shumë më e madhe“, thotë Armando Babani për ATSH-në para nisjes së tij në lojërat, ku nga Shqipëria do të marrin pjesë edhe dy shqiptarë, sportisti, Erjon Tola dhe sportistja, Suela Mëhilli në disiplinën e skive. Kalendari i Lojërave Olimpike të Dimrit 2014 ka botuar ndërkohë zyrtarisht se do të jenë gjithsej 89 evente që do të organizohen për të zgjedhur përfaqësuesin më të mirë ndër 15 sportet e dimrit, të cilat janë përfshirë në Lojërat Olimpike. 6,000 atletë nga 85 vende do të marrin pjesë në Sochi, duke i shtuar edhe 1,650 konkurues të lojërave Paraolimpike nga 45 vende. Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në brigjet e Detit të Zi, në luginën Imeretinskaya, dhe në majat e maleve Krasnaya Polyana për ski dhe sliding, llogariten të presin të paktën 3 milionë turistë nga 7 deri 23 shkurt. Më shumë së 12.000 gazetarë dhe fotografë tashmë janë akredituar për të mbuluar Lojërat e Sochi-it, mes të cilëve do të jenë edhe shkrepjet e një fotoreporteri shqiptar, i njohuri ndër më të njohurit për fotografinë e tij në dukje spontane, por që te jep mendimin e të menduarit gjatë e lidhur pazgjithshmërisht me besueshmërinë, shpejtësinë dhe cilësinë e saj.

    Marrë nga ATSH
    (v.gj/shqiptarja.com)

  • Zjarr në ambientet e gazetës
    “Mapo”, vetëm dëme materiale

    Ambjentet e gazetës “Mapo”, janë përfshirë nga flakët e zjarrit në orët e mesditës në Tiranë. 

  • Fenomeni “Frangaj” në Maqedoni
    gazetarja  mori 1 mln USD nga qeveria

    Gazetarja Ivona Talevska, me një tender me Ministrinë e Shëndetësisë kishte marrë 1 milion eurove nëpërmjet kompanisë “Vizaris” ku si themeluese është vetë ajo. (Në foto: Gazetarja Ivona Talevska)

  • Ri-startoi emisioni “Tete a Tete” në A1 Report!

    Ri-startoi dje me gazetarin Artur Nura në ekranin e A1 Report emisioni i përditshëm “Tete a Tete”. I ftuar i parë i këtij emisioni që do jetë në transmetim direkt nga e hëna në të shtunë në orën 18.30, ishte Avokati i Popullit Igli Totozani, i cili sipas gazetarit Nura

  • Zvicër, portali shqiptar "Albinfo"
    akuzohet për urrejtje racore e fetare

    "Në faqen e internetit të kësaj web faqeje albanofone janë paraqitur mendime të njëanshme dhe zhvillohen polemika nën maskën e anonimitetit kundër Zvicrës dhe të krishterëve", thuhet në një nga komentet zvicerane.

  • Nishani-medias:Ne,kontribues në
    imazhin e pamerituar të vendit

    Presidenti Bujar Nishani mikpriti sonte në mbrëmje në Pallatin e Brigadave në kuadër të pritjes tradicionale të Vitit të Ri 2014 drejtues dhe përfaqësues të shumtë të mediave shqiptare.

  • Modeli i Klan-it nuk është test për TV Klan

    Media shqiptare, por dhe agjenci ndërkombëtare shtypi, po botojnë çdo ditë lajme mbi mënyrën se si pushteti i Sali Berishës financoi mediat propagandistike për të realizuar një model të ri medie, imponuese, arrogante dhe luksoze, që të balanconin imazhin e qeverisjes në opinion publik. Në qendër të lajmeve është grupi Klan dhe rreth 18 milion euro, që gjatë pushtetit të Berishës janë prokuruar për reklama në adresë të tij dhe kompanive të prodhuara prej tij.

  • Falimenton "Bota sot", stafi 6 muaj
    pa paga do rihapë vetë gazetën

    Grindja për pagat e pamarra që prej 6 muajsh ka detyruar stafin e gazetës “Bota Sot” edicioni në Kosovë, që të mos dalë me asnjë numër që prej Vitit të Ri.

  • Ngjarjet që tronditën 2013, lajmet
    më të lexuara në Shqiptarja.com

    Viti që po mbyllim, 2013, është karakterizuar me zhvillime të mëdha në Shqipëri. Fushata zgjedhore, ndryshimi i qeverisë, protestat qytetare dhe në fund ndarja tragjikisht nga jeta e deputetit të PD-së, Sokol Olldashi.

  • Kuvendi rregullore të re për
    median, konsultime me gazetarët

    Për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë ka nxjerrë rregulloren e re për mediat që do të ndjekin punimet, rregullore kjo e cila do të konsultohet edhe me gazetarët.

  • Çmimi “Dritan Hoxha” për Filip Çakulin

    Top Channel dhe Fondacioni “Dritan Hoxha” organizuan një mbrëmje gala bamirësie ku morën pjesë Presidenti i Republikës Bujar Nishani, zv/kryeministri Niko Peleshi, ministra, deputëtë, Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llala, kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, ambasadorët Arvizu dhe Sekui dhe shumë të ftuar të tjerë.
    (Në foto: Filip Çakuli)

  • Si do jetë viti 2014, nesër falas me
    Shqiptarja.com, Horoskopi 2014

    Si do të jetë 2014 për të gjithë ne? Dashuria, paratë, puna, shkollimi, miqësitë, konkurenca dhe rivalitetet. Horoskopi 2014 nesër FALAS në Shqiptarja.com.

  • Dritëro Agolli, Filip Çakuli e Tefta Radi
    nderohen me çmimin “Karriera”

    Unioni i Gazetarëve ka shpërndarë çmimet për emrat që kanë dhënë kontribut në gazetari. Çmimi “Karriera” i është akorduar shkrimtarit dhe publicistit të njohur Dritëro Agolli.

  • Skandali, Albpetrol i dha 100
    mijë USD 'qyl' TV të Frangajt
    PDF/Kontrata e sponsorizimit

    Shqiptarja.com zbardh kontratën. A do të kthehen paratë e dhëna për një aktivitet, që s’është bërë? (Foto: Majtas drejtori i Tv Klan Aleksandër Frangaj; djathtas ish-drejtori i Albpetrolit Ferdinand Murati)

  • Ndahen çmimet e gazetarisë
    ekonomike “Vangjush Gambeta”

    Të pranishëm në aktivitet edhe kryeparlamentari Ilir Meta dhe ministri i ekonomisë, Arbër Ahmetaj.

  • Klani i Frangajt mori 250 milionë
    lekë edhe nga "Albpetroli"

    Kompania shtetërore “Alpetrol” paguan 250 milion lekë të vjetra për të sponsorizuar televizionin Klan.

  • Dy ministritë i dhanë 4.4
    milion dollarë reklama

    Televizioni Klan ka qenë gjithmonë i “përkëdheluri” i Berishës përsai i përket reklamave të qeverisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv