-
Berisha si Dimitirov, por ‘Rajhstagun’ s’ka ndërmend ta djegë njeri…
Problemi i vetëm në këtë mesele është se askush nuk e ka djegur Rajhstagun në Shqipëri dhe as kanë ndërmend ta bëjnë. I pari dështoi Flamur Noka teksa ndizte pranë karrigeve të parlamentit shaminë e Berishës. Të dytët janë vetë socialistët që duke e injoruar përballjen e Berishës më drejtësinë, duket se nuk do të merren me të kurrë më
24 Janar 2024 -
Ylli Pata: Ç’kodimi i gjuhës dhe shenjave, i herës së parë të Berishës në SPAK
Të mësuar me konfuzionin propagandistik që Sali Berisha i bën çështjes për të cilin është në hetim, e natyrisht sulmit politik e shantazhit ndaj SPAK, ajo që kishte më shumë interes sot ishin jo fjalët që thotë, po rata që nuk thotë, dhe gjuha e trupit, mizaskena, kodi i paraqitjes e të tjera
23 Janar 2024 -
Mero Baze: Si ujk i vetmuar para SPAK, si qengj brenda tij
Sali Berisha u nis sot për herë të parë në jetën e tij, si i akuzuar që do të merrej në pyetje nga drejtësia. Gjithë jetën e tij kishte shmangur këtë moment, duke ngritur mitin e dhunës që kishte aftësi të prodhonte nëse drejtësia e prekte.
23 Janar 2024 -
Berisha në SPAK dhe ai momenti kur e pyesin për emrin, atësinë…!
U nis vetë, me këmbët e veta, pas një ‘instruktimi’ nga ana e forcave të sigurisë, zbriti nga pallati i tij në rrugën “Mustafa Matohiti” ku ishte mbyllur nën arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, hipi në makinën luksoze dhe udhëtoi drejt Prokurorisë së Posaçme.
23 Janar 2024 -
Ylli Pata: Shuplaka amerikane për Albin Kurtin në Shkup
Albin Kurti, para pak muajsh, ka ndërhyrë në fushatën elektorale të Maqedonisë së Veriut, duke u bashkuar kundër Ali Ahmetit, e duke u bashkuar me tre partitë shqiptare, të cilat në zgjedhjet e shkuara kanë qenë aleatë të VRMO-DPMNE. Madje, Kurti ka regjistruar edhe degën e tij të Vetëvendosjes së Maqedonisë së Veriut në zgjedhje, siç bëri në Shqipëri në vitin 2021.
22 Janar 2024 -
Viktimizimi si formë e trishtuar e hakmarrjes
Viktimizimi është një kulturë e sjelljes së shqiptarëve dhe, nëse e vëren, ky fenomen shfaqet thuajse në gjithë hapësirën shqiptare dhe përfshin një pjesë të madhe të memories sonë kolektive. Viktimat dhe xhelatët, heronjtë dhe antiheronjtë, të shtypurit dhe shtypësit, kështu janë përjetuar në rrymë të historisë të gjitha qeveritë që kanë pasur shqiptarët që nga krijimi i shtetit të tyre e deri më sot. Edhe në narrativën më të përgjithshme, në atë që rrok historinë tonë që nga vdekja e Skënderbeut e këtej, viktimizimi shfaqet si një stereotipi dhe një klishe e ndërtimit të narrativës historike.
22 Janar 2024 -
Edison Ypi: Fis
Kemi një dhëndër që di të vjedhë por s'di të fshehë. Por kemi në Fis dhe një baxhanak që s'di të vjedhë por di të fshehë. Pasi kryejnë punë në bashkëpunim, dhëndrri hajdut dhe baxhanaku dinak, hanë e pinë e llafosen për të këmbyer talentet.
22 Janar 2024 -
Monika Stafa: Ina Rama, asnjëherë si ajo më parë
Në të vërtetë, kush nuk ka kuptuar se Gërdeci dhe 21 janari që vazhdojnë sot të mbajnë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë, qenë një sfidë poshtërimi ndaj drejtësisë, nuk ka kuptuar asgjë nga gjithë historia që ndodhi.
Ne qemë dëshmitarë, të verbër a me sy nuk e dimë ende, të kërcënimit të shtetit ndaj drejtësisë. Ina Rama ishte ajo që u ndodh ndoshta në provën më të vështirë të karrierës së saj. Me këto dy ngjarje. Me këto dy krime. Shtetërore dhe njerëzore gjithashtu.
22 Janar 2024 -
Spartak Ngjela: Në Shqipëri do të ketë ngjarje!
Historia e qytetërimit evropian na ka mësuar se zhvillimet shoqërore vijnë nga kthesat e mëdha historike. Kthesat historike nuk vijnë nga rasti por gjiththmonë kanë ardhur si pasoje e goditjes së padrejtësisë.
22 Janar 2024 -
Minxhozi: Të gjithë fajtorë para 21 janarit
Ai i riu që sot akuzonte Edi Ramën “vetë i çuat atje dhe vetë i vratë”, është vetëm korrieri i fundit i tezës më hipokrite dhe më mashtruese të 21 janarit, që e sheh përgjëgjësine e vrasjeve eksluzivisht mbi shpinën e opozitës së kohës, e jo tek ata që tërhoqën këmbëzën e armës.
21 Janar 2024 -
Ben Andoni: Kodi Zgjedhor kërkon thjesht të ulet pabarazia, pa… demokracinë
Me kulturën e mangët demokratike, ende sot nuk kuptohet se demokracia ndërtohet për çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë, por në parlamentin tonë, njerëzit e PD-së me dhunën e përdorur nuk arrijnë as ta perceptojnë atë që është jashtë binomit Berisha-Bashës, ashtu si njerëzit e maxhorancës kur artikulojnë dhe përcjellin fjalët e Ramës: se nuk kanë kohë për opozitën, nuk kuptojnë në thelb se politika është marrëveshje.
21 Janar 2024 -
Ulsi Manja: Magjistratët frikacakë nuk mund të vënë në vend drejtësinë e munguar
Sistemi në tërësi dhe magjistratët që kanë marrë përsipër barrën e drejtësisë së re nuk duhet të presin që gjerat tua thotë Strasburgu si në rastin e 21 janarit
21 Janar 2024 -
Aleks Nika, dashuria e një gruaje dhe dy vajzave do t’ju friksojë
Është mbresëlënëse të lexosh në 32 faqe, në krye dhe në fund të vendimit të Gjykatës së Strasburgut tre emra: Rajmonda Nika, ditëlindja, 1984 Lezhë, Amelia Nika datëlindja 2009 Lezhë dhe Mentila Nika, ditëlindja 2010 Lezhë. Një nënë e dy vajza po vendosin një gur të rëndësishëm në themelin e Drejtësisë së re shqiptare.
21 Janar 2024 -
Fjala e PLOTË/ Rama për 21 janarin: Drejtësia për dosjen e gjakut vonon, por nuk harron! Shpresa ushqehet nga Strasburgu e SPAK
Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama në ceremoninë përkujtimore të 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues.
21 Janar 2024 -
13 vjet pas 21 janarit vetëm gazetarët e kanë bërë detyrën qytetare për të vërtetën
21 janari 2011 është dita kur Shteti i shqiptarëve ra në humnerën më të zezë të ekzistencës së tij dhe mori me vete në atë humnerë ndërgjegjet e shumë bashkëatdhetarëve
20 Janar 2024 -
Mero Baze: 21 Janari është çështje e drejtësisë ndaj Sali Berishës
Këto 11 vite të pushtetit të socialistëve ka pasur dhjetëra demonstrata të dhunshme. Është sulmuar kryeministria janë sulmuar institucione të tjera me molotov me thyerje dyersh e xhamash, janë paralizuar nyje të tëra trafiku në kryeqytet, dhe nuk ka është përmbysur bota. Thjeshtë kryeministri nuk ka vrarë askënd.
20 Janar 2024 -
Ylli Pata: Shkaqet reale pse ka kaq pak njerëz te rrugica e Salës
Të mendosh se anëtarët, mbështetësit dhe votuesit e PD-së për 30 vite, ndryshuan mendim brenda natës për Sali Berishën është naivitet.
20 Janar 2024 -
Toni Gogu: Ne nuk mund të zgjidhim hallet e burrit në papafingo
Ajo që ndodhi në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj-Gjiknuri është thjeshtë, shfaqja e radhës e luftës së gjelave tek ish Partia Demokratike
20 Janar 2024 -
Mero Baze: Për të gjithë ata që duan t'i bien në sy 'për mirë' Berishës
Kot lodhet dhe Salianji, që përpiqet t’i bjerë në sy si i fortë dhe si organizator. Berisha ka parë të fortë të vërtetë, jo fals, dhe e ka parë që nuk i kanë bërë punë. Kurse për organizator është i kënaqur me Flamurin, që i përngjet gjeneralit idiot të Stalinit, Voroshillov. Ajo që mban mend ai nga Salianji është shkopi i bejzbollit, kështu që lodhet kot.
19 Janar 2024 -
'Mitsotakis, skllav në mbrojtje të një hajduti si Beleri', hipoteza e fortë e Ngjelës: Kryeministri grek bashkëpunëtor në krimin kundër Shqipërisë?
Brenda një teorie hetimi ndaj një krimi si ky që po zhvillohet kundër Belerit, për kryeministrin aktual të Greqisë, Mitsotaqis, del i fortë dyshimi që kryeministri i Greqisë mund të ketë qenë bashkëpunëtor në krimin që ka kryer kundër Republikës së Shqipërisë, Fredi Beleri.
19 Janar 2024