Pika e zezë
-
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të çojë në gjykatën gjermane gazetarin Peter Tiede. Ajo që të habit është reagimi i Peter Tiede-s, i cili këmbëngul të sulmojë kryeministrin, duke pretenduar se përgjimet janë autentike. Askush nuk e ka vënë në diskutim që përgjimet janë autentike por a mjaftojnë si prova përgjimet autentike, të përdorura nga Peter Tiede, për të akuzuar Ramën se ka organizuar shitblerje të votave, se e ka kthyer Shqipërinë në një narko-shtet, etj, etj?
25 Qershor 2019, 19:13 -
Kujt i referohet Lulzim Basha kur denoncon televizione të ndërtuara me paratë e drogës?
23 Qershor 2019, 13:43Pas denoncimit shumë të rëndë lideri i opozitës duhet të sqarojë për cilat media bëhet fjalë. Dhe ai vete duhet të distancohet publikisht nga këto televizione.
-
Rasti i Voltana Ademit në Shkodër, për të kujtuar se si vepron PD kundër opozitës
20 Qershor 2019, 12:15T’i ndalosh opozitës socialiste të drejtën e zhvillimit të një mitingu në një shesh të Shkodrës (ku një parti është e lirë të mblidhet edhe sikur të mos ketë fushatë elektorale) të kujton në mënyrë dramatike arrogancën që ka përdorur gjithmone PD-ja ndaj kundërshtarëve të saj politikë në vitet kur ishte në pushtet.
-
Tani është e qartë se kush i ka vjedhur dhe shpërndarë përgjimet
17 Qershor 2019, 22:57Indicjet janë të qarta, fajtori është tani lehtësisht i identifikueshëm. Në qoftë se do të bënim gazetari sipas të njejtave standarde që zbaton opozita aktuale, duke u bazuar vetëm tek perceptimet, nuk do të kishim asnjë dyshim: përgjimet e dosjeve ''339'' dhe ''184'' i ka vjedhur nga Prokuroria Besim Hajdarmataj para se të transferohej dhe ai ja ka dorëzuar ato Partisë Demokratike.
-
'Investigimi' i sinkronizuar i gazetarit gjerman, botimi i ri një ditë para vendimit për negociatat
16 Qershor 2019, 19:59Përgjimet e para të gazetarit gjerman u publikuan në datë 5 Qershor, pikërisht dita kur lideri i opozitës Lulzim Basha ishte në Gjermani për të lobuar kundër hapjes së negociatave.
-
Bild/ Gazetari e sinkronizuar me politikën
5 Qershor 2019, 18:04Pse perkthimet e botuara ne Gjermani jane në anglisht? Pse nuk priti gazetari të përfundonte artikullin e tij, por vendosi t’u japë përparësi botimit të përgjimeve audio? Dhe pse shkrimi nuk është edhe në print? Përshtypja është se sinkronizimi me agjendën e ditës të Bashës e impononte këtë urgjencë, edhe me koston e sakrifikimit të aspektit gazetaresk.
-
Nje leksion qytetarie demokratike për Shqipërinë (dhe Berishën) nga Kosova
18 Maj 2019, 18:58Ka vite që politikanët shqiptarë në Shqipëri hedhin akuza, që, më pas, rezultojnë se janë bllofe si Flora Brovina. Por ne Shqiperi nuk ndodh asgjë dhe asnjë politikan nuk ka kërkuar kurrë falje. As kur gënjen.
-
Mësuesja italiane dhe Sahit Dollapi, ndryshim mes dy qytetërimeve
13 Maj 2019, 14:17Duke parë se çfarë po ndodh këto ditë në Shqipëri, Italia duke planeti Mars. Çfarë bëri më të rëndë mësuesja Lavinia Flavia Cassaro, nga Sahit Dollapi dhe militantët e PD dhe LSI?
-
Lirimi i Balliut, ose Policia është e paaftë, ose Drejtësia është ende e korruptuar
9 Maj 2019, 19:21Nga njera anë, kemi opozitën, me Klevis Balliun në krye, që në çdo protestë bllokon rrugët dhe kërcënon Policinë e institucionet me gjeste dhune dhe ''mosbindjeje civile'' dhe, nga ana tjetër, kemi gjyqtarë e prokurorë, që nxjerrin nga burgu njerëz, të cilët Policia i padit si përgjegjës të kësaj dhune.
-
Berisha lavdëron Salvinin, por në Itali Klevis Balliu do të rrezikonte 12 vjet burg
7 Maj 2019, 19:27Për shkak të nje ligji, që e kërkoi miku italian i Berishës, sot në Itali ish-deputeti Klevis Balliu do të rrezikonte një dënim deri në 12 vjet burgim për bllokimet e rrugëve. Kushedi se çfarë mendon për këtë Berisha.
-
Basha censuron median edhe në ditën e lirisë së medias
3 Maj 2019, 18:51PD-ja e Bashës ka hartuar një ‘black list’ me mediat që i quan “armike”, pikërisht siç ndodhte në kohërat më të errëta të Sali Berishës. E ku është këtu liria e shtypit, si shtylla kryesore e demokracisë, që Basha premton, madje, ta forcojë kur të bëhet kryeministër?
-
Berisha i njeh grabitësit e Rinasit?
24 Prill 2019, 12:49Një ish-kryeministër që nuk mban asnjëherë anën e shtetit dhe të instituconeve, por vetëm anën e interesave të tij personale e politike, meriton të mbetet ashtu siç është bërë: një urrejtës serial (hater) që përmbyt mediat sociale me shpifjet e tij dhe asgjë më tepër.
-
Ish-rilindasi Koço vetëshpallet kandidat për Tiranën
12 Prill 2019, 14:27Koçua është i famshëm për inskenimet e tij dhe tani bën sikur ka një parti të vërtetë, me një kongres të vërtetë, të cilit bën gjoja sikur i kërkon mbështetjen.
-
Edhe Nishani humb logjikën: 'Ja pse grabitësi nuk u vra nga Policia'
10 Prill 2019, 19:43Sipas ish-ministrit të Brendshëm, Policia mund të ndërhyjë vetëm para se të fillojë grabitja, ndërsa kur grabitja përfundon, Policia duhet vetëm t’ia mbathë. Kjo është një teori që të surprizon, sidomos kur atë e paraqit një ish-ministër i Brendshëm. Ose zbulon atë, se si punonte Policia në kohë të PD-së.
-
Ditmir Bushati, ish-ministri arrogant që akuzon për arrogancë të tjerët
9 Prill 2019, 17:55Dikush e ka interpretuar agresivitetin e tij verbal si një hap të parë për t’u larguar nga Partia Socialiste dhe për të hyrë në një forcë tjetër politike, ndoshta tek “Vetvendosja” e porsalindur, e cila, nga Kosova, projekton të transferohet edhe në Shqipëri. Në qoftë se konfirmohet zgjedhja e tij, përveçse arrogant, ai do të dilte edhe si tradhëtar.
-
PD përgatit gazetarët e së ardhmes
28 Mars 2019, 17:06Gesard Hazizit, shtrirë në krevatin e Urgjencës, duket i pamundur të flasë, sikur të ishte duke vdekur, në shërbim të telekamerave të PD-së që e filmojnë. Dhe pak minuta më pas (për fat të mirë) ngrihet në këmbë, në formë të plotë, jashtë spitalit, edhe një herë në shërbim të telekamerave të PD-së që e filmojnë.
-
Lulzim Basha nuk i mban fjalën as vetes së tij
25 Mars 2019, 11:13Pak ditë më parë, Lulzim Basha kishte sfiduar Prokurorinë, duke refuzuar të paraqitej, pasi ishte thirrur për t’u informuar lidhur me dokumentat e mbërritura nga Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe nga Prokuroria e Skocisë, që janë duke hetuar mbi financimin e 600.000 USD.Por, pas vetëm katër ditësh, Lulzim Basha ndryshoi mendje dhe, bashkë me Gazmend Bardhin, sot u paraqit në Prokurori.
-
Kur Çlirim Gjata ndjehet si Mato Gruda... eh Mato Mato
22 Mars 2019, 19:07Në një debat televiziv në emisionin "Open" te Eni Vasilit në Top Channel, të enjten në mbrëmje, ndodhi një shkëmbim debatesh mes Çlirim Gjatës dhe Carlo Bollino-s. Gjata, nervoz pasi nuk arrinte t'ia dilte me propagandën e tij të përgjithshme dhe kontradiktore mbi argumentet logjike të gazetarit, ju drejtua Bollino-s duke e quajtur "Agush". Mendoi se kështu do ta ofendonte gazetarin italo-shqiptar, po metafora e zgjedhur qëlloi në shenjë mbi vete Gjatën, duke rezultuar një lapsus.
-
Si president apo si bashkëshort flet Meta?
18 Mars 2019, 14:11Mbetet dyshimi se ftesa për të injoruar faktorin ndërkombëtar është vetëm një reagim ndaj kritikave që pikërisht faktori ndërkombëtar ka bërë në adresë të gruas së tij. Problemi i cili minon funksionin e tij kushtetues, është që nuk kuptohet se, kur flet Ilir Meta, këtë e bën si President i Republikës, apo si burri i Monikës.
-
Çështja “Petro Nini”, po kush i beson Drejtësisë?
12 Mars 2019, 19:51Po kush beson në Shqipëri se, në një konflikt gjyqësor mes një oligarku miliarder dhe familjes së policeje, do të mund të fitonte familja e polices?
