Pika e zezë

  • Në një debat televiziv në emisionin "Open" te Eni Vasilit në Top Channel, të enjten në mbrëmje, ndodhi një shkëmbim debatesh mes Çlirim Gjatës dhe Carlo Bollino-s. Gjata, nervoz pasi nuk arrinte t'ia dilte me propagandën e tij të përgjithshme dhe kontradiktore mbi argumentet logjike të gazetarit, ju drejtua Bollino-s duke e quajtur "Agush". Mendoi se kështu do ta ofendonte gazetarin italo-shqiptar, po metafora e zgjedhur qëlloi në shenjë mbi vete Gjatën, duke rezultuar një lapsus. 

  • Si president apo si bashkëshort flet Meta?

    Mbetet dyshimi se ftesa për të injoruar faktorin ndërkombëtar është vetëm një reagim ndaj kritikave që pikërisht faktori ndërkombëtar ka bërë në adresë të gruas së tij. Problemi i cili minon funksionin e tij kushtetues, është që nuk kuptohet se, kur flet Ilir Meta, këtë e bën si President i Republikës, apo si burri i Monikës.

  • Çështja “Petro Nini”, po kush i beson Drejtësisë?

    Po kush beson në Shqipëri se, në një konflikt gjyqësor mes një oligarku miliarder dhe familjes së policeje, do të mund të fitonte familja e polices?

  • PD dhe LSI gënjejnë nga halli

    Gënjeshtra është bërë pjesë integrale e propagandës së tyre, në atë pikë, sa që asnjë nuk është më në gjendje të kuptojë nëse të paktën diçka nga këto që thonë është e vërtetë.

  • Opozita nuk ka qenë kurrë më e mirë se qeveria që sot kritikon (22 gjëra që duhen kujtuar se çfarë ndodhte kur PD dhe LSI ishin në pushtet)

    Ndërkohë që opozita zbret në shesh dhe provon të përmbysë qeverinë me metoda ekstra-parlamentare (sikur të ishte një lëvizje popullore e porsakrijuar, që kërkon me forcë të hyjë për herë të parë në sistem), është e domosdoshme të kujtohet se Sali Berisha ka qeverisur vendin për 13 vjet, Lulzim Basha për 8 vjet dhe Monika Kryemadhi, me LSI-në e saj, për 12 vjet.

  • Pamjet televizive e dëshmojnë: protestuesit thyejnë kordonin e Policisë. Përse gënjen Basha?

    Edhe sot ishin protestuesit, me Berishën dhe Bashën në krye, që thyen kordonin e Policisë. Por Berisha e Basha e mohojnë. Të gënjesh në mënyrë kaq flagrante, demton kauzën e opozita dhe shton dyshimin se në realitet ata gënjejnë për gjithshka.          

  • Edhe gazetari i RAI-t viktimë e një “Babaleje” tjetër?

    Kushedi pse trafikantët shqiptarë të drogës (anonimë) u japin intervista vetëm gazetarëve të huaj, ose gazetarëve të PD-së. Dhe kushedi pse këto “scoop”-e gjithnjë konfirmojnë tezat politike të PD-së. Eshtë vetëm një koincidencë?

  • Jashtë pushtetit të Berishës e Bashës, të gjithë kthehen normalë. Edhe Murrizi

    Para dy ditesh Murrizi zgjodhi të mos pranojë urdhërin e “eprorëve politikë” të tij që të digjte mandatin dhe partia menjëherë e përjashtoi. Dhe këtu ndodhi metamorfoza. Murrizi, sikurse ka ndodhur me shumë ish-PD-istë të tjerë, të dalë nga rrjeta e partisë, u kthye në njeri normal.

  • Plan ''puçist'' i Bashes: i frikshëm apo qesharak?

    Basha ka shpallur se objektivi i parë i qeverisë së re të tranzicionit do të jetë të fillojë hetimet kundër Ramës dhe të arrestojë Vangjush Dakon. Nga ky këndvështrim, më shumë se një projekt demokratik, të ngjan me një plan puçist: të përmbyset mazhoranca parlamentare dhe të arrestohen përfaqësuesit e saj.

  • O maaaa fajin e ka Ediii

    Besoj se të gjithë jemi të rrethuar nga njerëz që nuk duan të marrin përgjegjësinë e gjërave që bëjnë: nga ato më të voglat deri te më të mëdhatë. E sidomos, kur ato i bëjnë shkel e shko, identifikojnë dikë ose diçka dhe bërtasin: O maaaaa, fajin e ka ai ose ajo! Dhe në vend që të lodhen e të ndërtojnë, shkatërrojnë, dorëzohen, tërhiqen.

  • Për Berishën dhe Bashën të vetmet zgjedhje korrekte janë ato ku fitojnë ata

    Si në 2013 ashtu dhe në 2017 Partia demokratike ka qene në qeverisje kur u organizuan zgjiedhjet politike, po prape humbi. Po atëhere pse tani rikerkon nje qeveri tranzicioni? 

  • Protesta e pedagogëve, opozita është me të gjithë dhe kundër të gjithëve

    Pas dështimit të përpjekjes për të marrë nën kontroll protestën e studentëve (tanimë të ezauruar), Partia Demokratike dhe LSI po provojnë të hedhin në veprim profesorët e tyre për të organizuar një protestë të re, të cilën të mund ta kontrollojnë.

  • Nacionalizmi i Partisë Demokratike që furnizonte tanket e Millosheviçit me naftë

    Ku ishte nacionalizmi berishian kur, midis viteve 1994 dhe 1995, shoqëria e tij “Shqiponja”, furnizonte me karburant ushtrinë e Millosheviçit, duke mbushur serbatorët e tankeve serbe që përdoreshin për të shtypur rezistencën kosovare?

  • Çfarë trishtimi ata flamuj amerikanë në Unazën e Re

    Ata flamuj amerikanë, që drejtuesit e Partisë Demokratike ua vunë në duar protestuesve, tregojnë se sa e vjetër është kjo protestë. Dhe se si, pas 25 vjetësh, PD ende nuk ka mundur të transformohet në një forcë politike moderne dhe evropiane.     

  • Pas arrestimit të Stresit, çfarë masash do të marrë PD ndaj Sali Lushajt?

    Në rast se kërkohet dorëheqja si deputet për babain e Rexhep Rrajës për dhunën e ushtruar nga djali i tij, çfarë masash do të marrë Partia Demokratike ndaj Sali Lushajt për armën dhe drogën e trafikuar nga i biri?

  • Alfred Peza, sekretari i PS tifoz i Saliut dhe i Koços

    Çështja është se, për ta bërë këtë gjë, përdor një portal pirat, të cilit nuk i njihet as NIPT dhe as redaksi.

  • Inkuizitori Andi Bushati: Torturojeni Xhisielën, se kështu çlirohet

    Në sytë e Bushatit, në fakt, Xhisiela Maloku nuk është viktimë e një abuzimi psikologjik dhe e një dhune fizike, por është peng i një grupi kriminal, i cili, me heshtjen e tij, fsheh kriminelë të tjerë, duke u bërë bashkëfajtore

  • Pa televizion, vdesin dhe mediat sociale

    Paniku që shpërtheu mes të hënës dhe të martës, në 24 orët që u bë ndërprerja e transmetimeve televizive analoge dhe nisën transmetimet me sistemin dixhital, konfirmon supremacinë që televizioni vazhdon të ketë në sistemin e informacionit në Shqipëri

  • Opozita s'ka ide. Pret të gabojë Rama?

    Ata shpresojnë të kthehen në pushtet jo për merita të vetat, por për gabimet e të tjerëve, duke filluar natyrisht nga Edi Rama.

  • S’dinë të ndalen! Anila Basha vjedh intervistën ekskluzive të Zylfije Haklajt për Shqiptarja.com

    Gazetarja Anila Basha ka arritur sot kulmin. Intervista ekskluzive e botuar në gazetën Shqiptarja.com është vjedhur nga gazeta print në faqen web të Bashës. Shqiptarja.com në web, ende nuk e kishte hedhur online intervistën, kur Basha e vodhi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv