Pika e zezë
-
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani (ish socialist, isht lsi-ist dhe tani berishan i thekur) prej dje po shpërndan nëpër media një lajm totalisht fallso. Ose e ka për qëllim politik, ose thjesht nga injoranca personale.
13 Janar 2022, 17:14 -
Moralistët zullumqarë të mediave berishane që jetojnë me evazion tatimor dhe pastrim parash! Ja faktet
12 Janar 2022, 18:27Moralistët berishanë e kane moralin në rregull për të kritikuar të tjerët? Natyrisht që jo! Botues dhe gazetarë që bëjnë ''investigime'' dhe japin leksione morale cdo ditë nëpër portale apo ekrane televizive, në shumicën e rasteve janë pjesë e një sistemi gjigant pastrimi parash dhe evazioni tatimor. Por Shteti e mbron!
-
Zonja Albana Vokshi, zyrat e Berishës janë te ABA Center, në kullën luksoze të Bashkim Ulajt: kush ia paguan?
16 Dhjetor 2021, 12:31Dihet nga të gjithë se Sali Berisha ka zyrën e tij luksoze, ku bën takime, pritje e përcjellje, fotografi, nga ku hyhet përmes një kontrolluesi me metaldetektor në kullën luksoze të një oligarku shumë të njohur siç është Bashkim Ulaj, i cili ja ka ofruar me siguri me shumë zemërgjerësi pas shumë vendimeve të zotit Berisha si kryeministër në favor të oligarkut për tendera dhe konçesione të njohura nga të gjithë.
-
Kuvendi i “Foltores” deri tani mjegull, paqartësi. Pse s'janë të ftuar vëzhgues të paanshëm?
11 Dhjetor 2021, 11:05Asnjë vëzhgues i paanshëm as nga partitë motra të PPE, ku PD aderon. Asnjë mundësi për të verifikuar nëse ata që projektohen si numër delegatësh janë realisht delegatë dhe kartat e tyre të identitetit janë të përsonave që janë në stadium. Njerëzit që kanë akuzuar përherë “manipulime” të zgjedhjeve, sot po organizojnë situatën më kaotike të trasparencës në një betejë kaq të rëndësishme brenda partisë më të madhe në opozitë.
-
Klithmat e fundit të ujkut Berisha dhe dinjiteti i tij i konsumuar
30 Shtator 2021, 19:48Pas 9 shtatori me vendimin e Lulzim Bashës për të pezulluar “përkohësisht” nga grupi parlamentar, Sali Berisha dhe familja e tij vetëkonsiderohen në Shqipëri si të vetmit të ndershëm, me integritet, liberalë, demokratë. Eshtë groteske, por sot pikërisht ata, me të shkuarën që kanë, pretendojnë se janë të vetmit e mbetur që luftojnë korrupsionin dhe që mbrojnë drejtësinë, ndërsa shumica dërrmuese e vendit konsiderohet ana e keqe dhe e kalbur.
-
Ka frikë përgjimet e SPAK? Berisha hap profilin e tij në një chat më të sigurtë se Whatsapp
27 Qershor 2021, 20:13Fakti që Sali Berisha vendosi pikërisht tani të përdorë këtë chat super të mbrojtur (në përdorim të mbi 2 milionë përdoruesve në gjithë botën), nuk përbën sigurisht asnjë provë krimi, por tregon vetëm frikën e tij për t'u përgjuar apo spiunuar, pasi ka rënë në shënjestër të drejtësisë amerikane.
-
Mirënjohja që i detyrohemi Lulzim Bashës
9 Qershor 2021, 18:04Nëse Lulzim Basha nuk do të kishte djegur mandatet në parlament.....
-
Bollino: Leksioni i marrë me 25 prill nuk i mjafton, ja si PD vazhdon të shpifë edhe mbi një gjyq për shpifje
4 Qershor 2021, 19:43Tri ditë më parë Rilindja Demokratike, organi zyrtar i Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, shkruan se unë jam dënuar për “shpifje” pas një padie të bërë nga gazetarja britanike Alice Taylor, por edhe një herë e vërteta është totalisht e kundërt.
-
Motra e Sonila Meços, maskohet si 'politikane gjermane' për të sulmuar Edi Ramën
20 Prill 2021, 19:15Ish-qeveritarët e PD dhe LSI nuk dinë më çfarë të shpikin për të bërë të besueshme fushatën e tyre politike dhe të shtiren se kanë një mbështetje ndërkombëtare.
-
Pse Lulzim Basha i drejtohet bashkëshortes me ''Kjo'' dhe lajkat ekstreme për Ardit Gjebrenë dhe anasjelltas
19 Prill 2021, 11:36Rekord i sevilosjes në intervistën politike të gjithë fushate zgjedhore arrihet nga Ardit Gjebrea që intervistoi këtë të diel Lulzim dhe Aurela Bashën
-
Aeroporti i Kukësit, një tjetër Rrugë e Kombit dhe gabimet që do t’i kushtojnë opozitës
18 Prill 2021, 17:44Aeroporti i Kukësit për opinionin publik shqiptar ka të njëjtën rëndësi ekonomike dhe gjeo-politike si ajo e Rrugës së Kombit. Sali Berisha u nxitua ta inagurojë me 25 qershor 2009, pra vetëm 24 orë para zgjedhjeve dhe impakti në rezultatin e votës ishte i pashmangshëm. Eshtë e vështirë të besosh se Rruga e Kombit 2, e hapur nga fluturimi i Air Albania që u ul sot pasdite në pistën e Kukësit, nuk do ta ndihmojë Edi Ramën në zgjedhjet që do të mbahen pas 6 ditësh.
-
Ina Zhupa lajmëron fatin tragjik të Porto Palermos nëse PD fiton zgjedhjet
18 Prill 2021, 13:35Një nga gjiret më të bukura të Mesdheut, me një port fantastik dhe unikal në llojin e tij dhe me një vlerë turistike të pallogaritshme, Partia Demokratike mendon ta trasformojë në një port për peshkarexha dhe treg peshku.
-
Të dhënat e përgjuara nga PS? Andi Bejtja si shalqi me provë në alibinë e fundit të PD-së para humbjes në zgjedhje
11 Prill 2021, 16:35Baza e të dhënave, e cila sipas PD është një armë e re ilegjitime në duart e qeverisë, tregon se kyeredaktori i zgjedhur nga pronari per të drejtuar linjën editoriale te Agon Channel ishtë një simpatizant i Partisë Socialiste. Opozita duhet të vendosë tani nëse i beson kësaj database, ose t’i besojë propagandës së saj sipas të ciles ai kanal ishte mbyllur pasi kishte nje linjë editoriale kundër Partisë Socialiste
-
Punimet tek Mbretëresha Geraldinë, dhe diferenca për opozitën mes Gentian Sulës dhe Gjergji Lucës
21 Mars 2021, 19:26“Agi Kons” qëndron në listën e gjelbër të ''oligarkëve'' të hartuar nga opozita, dhe që parashikon imunitet total për ata biznesmenë që kontribuojnë konkretisht në financat e klanit Berisha, në të cilin bën pjesë dhe Lulzim Basha përmes kunatit të tij Erion Isufi. Ndërsa ata që nuk paguajnë, linçohen publikisht dhe madje sulmohen fizikisht, siç ndodhi ditët e fundit me biznesmenin nga Elbasani Gjergji Luca.
-
Konflikti i panevojshëm që KQZ ka hapur mbi numrin e kandidatëve të opozitës
18 Mars 2021, 17:58Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi një konflikt të panevojshëm me Partinë Demokratike për numrin e kandidatëve të pranueshëm për secilën listë. Duke lexuar kodin fjalë për fjalë, duket qartë se një numër maksimal i kandidatëve nuk është vendosur, por eksiston vëtëm një numër minimal, dmth numri i mandateve + 2. Me kushtin shtesë që ky numër të ndahet me tre. Prandaj, duket se opozita ka të drejtë nëse vendos të propozojë një numër më të lartë të kandidatëve.
-
Pse media (e pa)varur nuk denocon asnjëherë skandalet e familjes së Sali Berishës?
19 Shkurt 2021, 09:42Kjo heshtje nuk është befasuese, pasi duke qenë të gjitha media të (pa)varura, ligji i tyre është se NUK DUHET të qëllojnë Sali Berishën dhe as ish-qeveritarët e PD-së, shumë prej të cilëve të përfshirë me duar e këmbë në këtë investigim.
-
Slogani i PD-së për 25 Prillin, i njëjtë me atë të zgjedhjeve të tmerrshme të vitit 1996! Është vetëm një gafë?
3 Shkurt 2021, 15:49Një çerek shekulli ka kaluar por jo për këtë forcë politike e cila, për shkak të ndikimit tragjik që Berisha vazhdon të ushtrojë, nuk është në gjendje të evoluojë në një forcë të re, moderne dhe vërtet evropiane. Kopjimi i të njëjtës parullë 25 vjet më parë në 2021, jo vetëm që tregon mungesën e vizionit dhe imagjinatës politike, por tingëllon si një tallje e historisë.
-
Sa e keqe është Shqipëria që ëndërron ende Edi Paloka
1 Shkurt 2021, 17:04Edi Paloka duke ëndërruar humbjen elektorale të partisë Socialiste, imagjinon se më 26 Prill Edi Rama do të duhet të kërkojë azil politik në Turqi. Vetë ideja që sipas opozitës një politikan i mundur duhet të largohet nga vendi të rrenqeth.
-
Këshilltari i Edi Ramës që shprehu dashurinë për Lulzim Bashën (dhe i premton votën?) - VIDEO
17 Janar 2021, 18:13Arena e Blendi Fevziut, ku Edi Rama përfshihet normalisht në beteja të përgjakshme, me analistët e pranishëm në studio të impenjuar në masakrimin e tij, u shndërrua të enjten e kaluar për Lulzim Bashën në një dhomë të rehatshme plot pyetje të vetëkënaqura. Kulmi, megjithatë, u arrit nga Baton Haxhiu.
-
Njeriu me shtizë i Bashës-Berishës-Metës, është binjaku i njeriut me brirë pro-Trump
7 Janar 2021, 13:22Ngjarjet e rënda në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ishin të panjohura në Shqipëri.
