Pika e zezë

  • Sipas ekspertit më të rëndësishëm të mjekësisë që ka LSI në dispozicion, për të përmbajtur shpërthimin e ri të Covid njerëzit nuk duhet t’i binden urdhrave të kryeministrit dhe duhet të vazhdojnë të thyejnë rregullat anti-Covid, duhet të vazhdojnë të mos respektojnë distancimin fizik, të mblidhen në grupe, të mos vendosin maska dhe se duhet edhe të protestojnë në masë, etj. etj.

  • Budina dhe ato 14.000 firma: pak për të ëndërruar një forcë të re politike

    Ato 14.000 firma janë shumë për lëvizjen spontane të Robert Budinës, por nuk janë asgjë nëse synon të bëhet një parti politike.

  • Covid19, Monika zbulon “virusin bakterologjik” dhe kërcënimin e makaronave

    E shfaqur në publik pas një karantinimi të gjatë të kaluar në shtëpi duke hekurosur, Monika Kryemadhi duket më konfuze se kurrë. E intervistuar nga Eni Vasili dhe disa analistë, kryetarja e LSI në më pak se 60 minuta u ngatërrua në qindra kontradikta.

  • Mallkimi i epidemiologut të Berishës: Deri më 18 prill të paktën 300 të vdekur në Shqipëri

    Duke mos qenë më doktor, Berisha ka gjetur një konsulent për të shpikur skena makabre. Këtu hyn në skenë Taulant Muka i ftuar si epidemiolog ekspert nga disa ekrane studiosh televizive, nga të cilat ka terrorizuar opinionin publik me parashikimet e tij katastrofike të përdorura pastaj nga sb. Ja gafa qe ka bere deri tani.

  • Coronavirus, ja çfarë duhet të bëjë Lulzim Basha para se të kërkojë ndihmë për gazetarët e policët

    Në javën e fundit, dy herë, Lulzim Basha kërkoi që qeveria të ndihmojë mediat dhe policët. Ftesa do të vlerësohej sikur të ishte edhe e sinqertë, por si shumë deklarata të tjera të kësaj opozite të inatosur për paaftësinë e vet për të mbledhur pëlqime, zbulon një hipokrizi të thellë. Eshtë hipokrizi të kërkosh ndihmë për mediat dhe policia që opozita ka kriminalizuar prej vitesh, I ka diskriminuar, ofenduar dhe kërcënuar. 

  • Urrejtja gropos pëlqimet në socialmedia ndaj Berishës, ngrihet Edi Rama

    Plaku që prej javësh shpreson në një katastrofë humanitare në Shqipëri që të akuzojë kështu Edi Ramën për të kapitalizuar ndonjë avantazh politik, nuk di më ç’të shpikë për të shpalosur tërbimin e tij. Dhe ditë pas dite po gërryhet nga urrejtja, ashtu si uthulla gërryen enën e vet. Ndryshe nga Sali Berisha, Edi Rama ka gjetur gjuhën për të rritur mbështetjen dhe simpatitë, kështu mbështetja e tij në facebook rritet.

  • Distancat e sigurisë duhet të ruhen edhe në studiot televizive shqiptare

    Në pritje që të veprojë Ministria e Shëndetësisë me një urdhër, botuesit dhe moderatorët e talk show-eve duhet të vetërregullohen dhe të ndalojnë menjëherë praninë e publikut në studio televizive, duke kufizuar, nëse është e nevojshme, edhe numrin e të ftuarve të pranishëm, duke garantuar në këtë mënyrë mes tyre të paktën një metër distancë.

  • Protestat e Ilir Metës në kohën e koronavirusit

    Duke marrë në konsideratë situatën në botë dhe frikën se koronavirusi mund të dalë edhe në Shqipëri, thirrja e Ilir Metës për të mbushur sheshet me militantët e tij për të protestuar, në këtë moment të veçantë duket si një thirrje e papërgjegjshme.  Opozita shqiptare madje ka akuzuar qeverinë se fsheh raste të koronavirusit dhe se nuk bën asgjë për të parandaluar përhapjen e epidemisë. Por ndërkohë vetë opozita organizon grumbullime të njerëzve në sheshe, duke shkelur një nga rregullat parandaluese që zbatohen këto ditë në të gjithë botën.

  • Henri Çili, nga analist anti KÇK, në bashkëpunëtor me trafikantët (VIDEO)

    Gjykata do të vërtetojë përgjegjësinë penale të Henri Çilit. Por për përgjegjësinë morale nuk ka nevojë për më shumë.

  • Po gazetarët që mbështesin Metën ose Berishën janë “të kapur” apo jo?

    Retorika e opozitës ka qejf t’i etiketojë gazetarë e analistë që nuk sulmojnë hapur Edi Ramën si “të kapur” nga qeveria. Por e çuditshme është që e njejta logjikë nuk ka vlerë në drejtim të kundërt. Nëse një gazetar mbron Bashën, lavdëron Berishën, ose edhe kur madje fton popullatën të marrë pjesë në manifestimet e Ilir Metës, ai nuk është më një gazetar “i kapur”, por një gazetar i lirë dhe i pavarur.

  • Politikanë si korba mbi Shqipërinë

    Sali Berisha nuk është i vetmi politikan ndjellakeqës për Shqipërinë, por është ndër më të zellshmit. Edhe këtë herë, sa i takon koronavirusit që po trondit botën, synon vetëm për të ndjellë panik. Asnjëherë nuk është konstruktiv, të thotë që jam në krah të shqiptarëve dhe institucioneve për të bërë më të mirën.

  • Asgjë nuk merret seriozisht, as kërcënimet ndaj një gjyqtari

    Të habit super-lehtësia, me të cilën i hiqet mbrojtja fizike një gjyqtari të angazhuar në luftën kundër kriminalitetit. Në rast se Shteti nuk mbron përfaqësuesit e vet, të cilët nuk pranojnë të bëjnë kompromise me bandat, me kë mendon ta fitojë luftën kundër krimit?     

  • Faleminderit, doktor Berisha!

    Reagimet kolumbiane pas njoftimeve nga Shteti që synon sekuestrimin e pasurive të krimit.

  • Anti-KÇK, për inat të Edi Ramës, mbroj kriminelët

    Ajo që po ndodh menjëherë pasi e ashtuthirrura nismë anti-KÇK po bën hapat e parë, lë pa fjalë këdo që në gjithë këto vite ka dëshiruar një Shqipëri pa kriminelë e të fortë.  Reaksioni, për fat të mirë i një pakice të shpallur tashmë antigjithçka që mendon të ndërmarrë qeveria aktuale, është total.  Këta individë të politikës, medias, apo shoqërisë civile, po bërtasin se mos preken të drejtat e njeriut dhe të pronës të të dënuarve, të akuzuarve apo të dyshuarve për krime të rënda e trafiqe, që janë me pasuri gjigande, të dukshme, të shpallur, në sytë e të gjithëve, të pacënuar deri më tani.

  • Opozita katastrofiste/ Pas tërmetit apokaliptik, LSI parashikon 300 milionë të vdekur nga koronavirusi

    Pas Ilir Meta, Edmond Panariti në një postim shpreh frikën se koronavirusi mund të shkaktojë vdekjen e 300 milionë njerëzve. Është e qartë se qëndrimi në opozitë nxit katastrofizmin.

  • Kokaina, gazetari investigative apo gazetari politike?

    Nëse një gazetar pranon të bëhet aktor i një aksioni partiak, ai nuk tradhton vetëm misionin e vet profesional, por tradhton edhe opinionin publik që e beson.

  • Mësuesi i dëbuar në Turqi, një mesazh i Ramës për ''gylenistët'' VIP në Tiranë?

    Harun Celik është “gylenisti” i parë që Tirana i dorëzon Ankarasë, por mund të mos jetë i fundit. Sipas disa burimeve diplomatike, është një mesazh që kryeministri Edi Rama po iu nis disa “gylenistëve” VIP, të cilët deri tani kanë patur një mbrojtje dhe një imunitet të plotë në Shqipëri.

  • Rindërtimi pas tërmetit, Shteti t’u thotë “jo” fondacioneve fetare

    Fondacioni fetar i drejtuar nga imami Elvis Naçi, pak ditë pasi ka blerë një spital privat, njoftoi se do të rindërtojë edhe pallatet e shembura në Thumanë. Por Qeveria ka detyrën të ndërhyjë për të sqaruar se pallatet e Thumanës i rindërton shteti dhe se fondacionet fetare duhet të qendrojnë larg nga këto projekte.

  • Po vëllai i “Rrumit” pse është drejtor i Postës së Durrësit?

    Në rast se nuk është e përshtatshme nga pikëpamja etike marrëdhënia miqësore e “Rrumit” me prokurorin Arjan Ndoja, nuk është i tillë as edhe emërimi i vëllait të “Rrumit” në krye të një institucioni publik. Si është emeruar atje? Për merita personale dhe profesionale, apo nën ndikimin e të vëllait?

  • Lulzim Basha dhe dashuria e papritur me tre “oligarkët” e Edi Ramës

    Pas gjashtë vjet opozite, gjatë të cilëve Basha ka lëshuar flakë e zjarr kundër “oligarkëve të Edi Ramës”, duke kërcënuar t’i godasë investimet e tyre sapo të vijë në pushtet, tani zbulohet se në të vërtetë që sot Lulzim Basha me ata oligarkë po flirton, duke përfituar prej tyre.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv