Pika e zezë

  • Nga njera anë, kemi opozitën, me Klevis Balliun në krye, që në çdo protestë bllokon rrugët dhe kërcënon Policinë e institucionet me gjeste dhune dhe ''mosbindjeje civile'' dhe, nga ana tjetër, kemi gjyqtarë e prokurorë, që nxjerrin nga burgu njerëz, të cilët Policia i padit si përgjegjës të kësaj dhune.

  • Berisha lavdëron Salvinin, por në Itali Klevis Balliu do të rrezikonte 12 vjet burg

    Për shkak të nje ligji, që e kërkoi miku italian i Berishës, sot në Itali ish-deputeti Klevis Balliu do të rrezikonte një dënim deri në 12 vjet burgim për bllokimet e rrugëve. Kushedi se çfarë mendon për këtë Berisha. 

  • Basha censuron median edhe në ditën e lirisë së medias

    PD-ja e Bashës ka hartuar një ‘black list’ me mediat që i quan “armike”, pikërisht siç ndodhte në kohërat më të errëta të Sali Berishës. E ku është këtu liria e shtypit, si shtylla kryesore e demokracisë, që Basha premton, madje, ta forcojë kur të bëhet kryeministër?   

  • Berisha i njeh grabitësit e Rinasit?

    Një ish-kryeministër që nuk mban asnjëherë anën e shtetit dhe të instituconeve, por vetëm anën e interesave të tij personale e politike, meriton të mbetet ashtu siç është bërë: një urrejtës serial (hater) që përmbyt mediat sociale me shpifjet e tij dhe asgjë më tepër.   

  • Ish-rilindasi Koço vetëshpallet kandidat për Tiranën

    Koçua është i famshëm për inskenimet e tij dhe tani bën sikur ka një parti të vërtetë, me një kongres të vërtetë, të cilit bën gjoja sikur i kërkon mbështetjen.

  • Edhe Nishani humb logjikën: 'Ja pse grabitësi nuk u vra nga Policia'

    Sipas ish-ministrit të Brendshëm, Policia mund të ndërhyjë vetëm para se të fillojë grabitja, ndërsa kur grabitja përfundon, Policia duhet vetëm t’ia mbathë. Kjo është një teori që të surprizon, sidomos kur atë e paraqit një ish-ministër i Brendshëm. Ose zbulon atë, se si punonte Policia në kohë të PD-së.

  • Ditmir Bushati, ish-ministri arrogant që akuzon për arrogancë të tjerët

    Dikush e ka interpretuar agresivitetin e tij verbal si një hap të parë për t’u larguar nga Partia Socialiste dhe për të hyrë në një forcë tjetër politike, ndoshta tek “Vetvendosja” e porsalindur, e cila, nga Kosova, projekton të transferohet edhe në Shqipëri. Në qoftë se konfirmohet zgjedhja e tij, përveçse arrogant, ai do të dilte edhe si tradhëtar.

  • PD përgatit gazetarët e së ardhmes

    Gesard Hazizit, shtrirë në krevatin e Urgjencës, duket i pamundur të flasë, sikur të ishte duke vdekur, në shërbim të telekamerave të PD-së që e filmojnë. Dhe pak minuta më pas (për fat të mirë) ngrihet në këmbë, në formë të plotë, jashtë spitalit, edhe një herë në shërbim të telekamerave të PD-së që e filmojnë.

  • Lulzim Basha nuk i mban fjalën as vetes së tij

    Pak ditë më parë, Lulzim Basha kishte sfiduar Prokurorinë, duke refuzuar të paraqitej, pasi ishte thirrur për t’u informuar lidhur me dokumentat e mbërritura nga Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe nga Prokuroria e Skocisë, që janë duke hetuar mbi financimin e 600.000 USD.Por, pas vetëm katër ditësh, Lulzim Basha ndryshoi mendje dhe, bashkë me Gazmend Bardhin, sot u paraqit në Prokurori.

  • Kur Çlirim Gjata ndjehet si Mato Gruda... eh Mato Mato

    Në një debat televiziv në emisionin "Open" te Eni Vasilit në Top Channel, të enjten në mbrëmje, ndodhi një shkëmbim debatesh mes Çlirim Gjatës dhe Carlo Bollino-s. Gjata, nervoz pasi nuk arrinte t'ia dilte me propagandën e tij të përgjithshme dhe kontradiktore mbi argumentet logjike të gazetarit, ju drejtua Bollino-s duke e quajtur "Agush". Mendoi se kështu do ta ofendonte gazetarin italo-shqiptar, po metafora e zgjedhur qëlloi në shenjë mbi vete Gjatën, duke rezultuar një lapsus. 

  • Si president apo si bashkëshort flet Meta?

    Mbetet dyshimi se ftesa për të injoruar faktorin ndërkombëtar është vetëm një reagim ndaj kritikave që pikërisht faktori ndërkombëtar ka bërë në adresë të gruas së tij. Problemi i cili minon funksionin e tij kushtetues, është që nuk kuptohet se, kur flet Ilir Meta, këtë e bën si President i Republikës, apo si burri i Monikës.

  • Çështja “Petro Nini”, po kush i beson Drejtësisë?

    Po kush beson në Shqipëri se, në një konflikt gjyqësor mes një oligarku miliarder dhe familjes së policeje, do të mund të fitonte familja e polices?

  • PD dhe LSI gënjejnë nga halli

    Gënjeshtra është bërë pjesë integrale e propagandës së tyre, në atë pikë, sa që asnjë nuk është më në gjendje të kuptojë nëse të paktën diçka nga këto që thonë është e vërtetë.

  • Opozita nuk ka qenë kurrë më e mirë se qeveria që sot kritikon (22 gjëra që duhen kujtuar se çfarë ndodhte kur PD dhe LSI ishin në pushtet)

    Ndërkohë që opozita zbret në shesh dhe provon të përmbysë qeverinë me metoda ekstra-parlamentare (sikur të ishte një lëvizje popullore e porsakrijuar, që kërkon me forcë të hyjë për herë të parë në sistem), është e domosdoshme të kujtohet se Sali Berisha ka qeverisur vendin për 13 vjet, Lulzim Basha për 8 vjet dhe Monika Kryemadhi, me LSI-në e saj, për 12 vjet.

  • Pamjet televizive e dëshmojnë: protestuesit thyejnë kordonin e Policisë. Përse gënjen Basha?

    Edhe sot ishin protestuesit, me Berishën dhe Bashën në krye, që thyen kordonin e Policisë. Por Berisha e Basha e mohojnë. Të gënjesh në mënyrë kaq flagrante, demton kauzën e opozita dhe shton dyshimin se në realitet ata gënjejnë për gjithshka.          

  • Edhe gazetari i RAI-t viktimë e një “Babaleje” tjetër?

    Kushedi pse trafikantët shqiptarë të drogës (anonimë) u japin intervista vetëm gazetarëve të huaj, ose gazetarëve të PD-së. Dhe kushedi pse këto “scoop”-e gjithnjë konfirmojnë tezat politike të PD-së. Eshtë vetëm një koincidencë?

  • Jashtë pushtetit të Berishës e Bashës, të gjithë kthehen normalë. Edhe Murrizi

    Para dy ditesh Murrizi zgjodhi të mos pranojë urdhërin e “eprorëve politikë” të tij që të digjte mandatin dhe partia menjëherë e përjashtoi. Dhe këtu ndodhi metamorfoza. Murrizi, sikurse ka ndodhur me shumë ish-PD-istë të tjerë, të dalë nga rrjeta e partisë, u kthye në njeri normal.

  • Plan ''puçist'' i Bashes: i frikshëm apo qesharak?

    Basha ka shpallur se objektivi i parë i qeverisë së re të tranzicionit do të jetë të fillojë hetimet kundër Ramës dhe të arrestojë Vangjush Dakon. Nga ky këndvështrim, më shumë se një projekt demokratik, të ngjan me një plan puçist: të përmbyset mazhoranca parlamentare dhe të arrestohen përfaqësuesit e saj.

  • O maaaa fajin e ka Ediii

    Besoj se të gjithë jemi të rrethuar nga njerëz që nuk duan të marrin përgjegjësinë e gjërave që bëjnë: nga ato më të voglat deri te më të mëdhatë. E sidomos, kur ato i bëjnë shkel e shko, identifikojnë dikë ose diçka dhe bërtasin: O maaaaa, fajin e ka ai ose ajo! Dhe në vend që të lodhen e të ndërtojnë, shkatërrojnë, dorëzohen, tërhiqen.

  • Për Berishën dhe Bashën të vetmet zgjedhje korrekte janë ato ku fitojnë ata

    Si në 2013 ashtu dhe në 2017 Partia demokratike ka qene në qeverisje kur u organizuan zgjiedhjet politike, po prape humbi. Po atëhere pse tani rikerkon nje qeveri tranzicioni? 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv