-
Do të jenë muaj të egër, por qielli do të hapet mrekullueshëm
Jemi futur në zonën e turbulencës paraelektorale. Do të jetë më e ashpra që kemi parë ndonjëherë. Do të përfshihen, njollosen, baltosen, kërcënohen, manipulohen njerëz që kurrë nuk i kemi parë dhe dëgjuar. Shpifësit kronikë nuk do të mjaftohen me viktimat e radhës. Nuk do të jenë më të kënaqur vetëm me të zakonshmit armiq që masakrojnë dhe dhunojnë verbalisht prej vitesh, do të kërkojnë më shum
10 Shtator 2020 -
Dy mësime të mëdha drejtësie që vijnë nga SHBA: Shkëlzen Berisha dhe Marjan Rroku
Janë dy histori të denja për filma të jashtëzakonshëm Hollivudi, por fatkeqësisht kanë ndodhur realisht të dyja në Tiranë. E rëndë dhe flagrante deri në dhimbje përfshirja e Shtetit-Mafia-Familje të Sali Berishës në historinë e dhimbshme të Gërdecit. E tejskajshme deri në piskamë historia e Aldës së vogël dhe nënës së saj, pëndjekur dhe vrarë nga ish-Shik-asi
7 Shtator 2020 -
Shqipëria po zbukuron shqiptarët! Pas trupit, radhën e ka shpirti
Më në fund gjithë Shqipëria ka marrë në krahë shqiptarët e po i përmirëson. Kjo verë koronavirusi shpërndau bashkëatdhetarët në çdo cep: nga përkëdheljet e lumit të Shalës, në paqen e Komanit, nga dallgët e Adriatikut te freskia e thellësia e detit Jon me mundim e përkushtim natyra jonë e mrekullueshme po vepron.
6 Shtator 2020 -
Z. Sali Berisha, a u turpëruat ndopak kur patë llogarinë time bankare? Po ju, z.Lulzim Basha?
Jemi të gatshëm t’u dorëzojmë këtyre stalker-ave politikë, (që kanë rinisur me egërsi e me siguri do të vazhdojnë përgjatë gjithë fushatës zgjedhore sulmet siç kanë bërë pa mëshirë në këto 25 vite), llogaritë tona personale “të korruptuara”, por ama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Shkëlzen Berisha, Partia Demokratike, Jamarbër Malltezi, Endri Hasa, duhet të na japin llogaritë e tyre “të ndershme”. Le të shohim se kush del i humbur dhe kush i fituar.
4 Shtator 2020 -
Le të thuhet çdo fake news... kjo është rruga
Atëherë cila është lufta sot ndaj lajmeve të rreme dhe prodhuesve të tyre? Mendoj që duhen lënë të shpalosin “më të mirën” që dinë të bëjnë. Sepse duke i njohur, identifikuar e parë me sytë tanë, mund t’i shmangim në misionin për të bërë punë të mira.
2 Shtator 2020 -
Buzëqeshja e Nënë Terezës dhe një veprim nga Xheni Karaj
Një ditë para përvjetorit të 110 të Nënë Terezës, nga shumë prej nesh, Xheni bëri atë që Nënë Tereza thotë: I dha dashuri një nëne të braktisur, që nuk e donte askush. Veprimet janë ato që na dallojnë, e me siguri do të ketë nga ata që do të rudhin bizët e tyre të thara nga urrejtja edhe për këtë rast. Por s'ka gjë.
27 Gusht 2020 -
Urrejtja jonë e madhe në proporcion me drejtësinë e vogël
Sot jemi një shtet, një familje, një shtëpi pa traun kryesor, pa shtyllën kurrizore që mban në ekuilibër të tërën. Do të arrijmë në bregun e qytetërimeve më të mira apo do të qëndrojmë përjetë në këtë torturë pa drejtësi? Disa po vozisin drejt këtij bregu shpëtimi, të tjerë vazhdojnë të ngrenë dallgë dhe furtunë urrejtje pa mbarim. Secili mund të bëjë zgjedhjen e tij e të ndihmojë në lundrimin ku shpejt, të gjithë, të mund të shohim bregun ose furtunën pa mbarim.
6 Gusht 2020 -
Kur Italia lëviz ndadalë, kështu bëj dhe ti, rebel Covidi në Shqipëri!
Në Shqipëri, dihet, nuk na pëlqejnë shumë rregullat. I kemi hedhur “në kosh plehrash” bashkë me atë të çmendur diktaturë që hoqëm në kurriz. Po na thanë mbaj maskën, do të na shijojë më shumë se çdo raki dëshira për të mos e vënë, po na thanë mbaj distancën, eh, ku ka më bukur se të përqafohemi në këto kohë; po na thanë laj duart, sa batuta do të hidheshin përreth nga miqtë tanë? Ka lindur në Shqipëri në këto kohë një tjetër lloj rebeli, quhet rebel Covidi.
28 Korrik 2020 -
Prerja e një lisi në Itali
Të enjten, 23 korrik, do të ketë një lis më pak në bashkinë e gjelbër italiane, por kjo komunikatë tregon se sa mirë i ka bërë gjelbërimi njerëzve në qytetin e vogël në veri të Italisë.
19 Korrik 2020 -
Ta mbajmë Shqipërinë, si shtëpinë. Sidomos pa gënjeshtra!
Në eksplorimet brenda shtëpisë sonë të madhe secili po dallon disa gjëra me habi: Për shembull, vende dhe shërbime që i reklamojnë shumë vetë, dalin zhgënjyese thellësisht, ndërsa vende e shërbime që as nuk shihen e dëgjohen, shpalosen me të gjithë surprizat dhe pozitivitetin e tyre.
16 Korrik 2020 -
“Stërklat” që Rudina Hajdari e nisma “Thurje” po eliminojnë me durim
Eshtë keqardhje e madhe që një hap kaq të rëndësishëm demokracie, si listat e hapura, kërkuar edhe nga nisma “Thurje” (një tjetër realitet i ri që nuk aplikon dhunën verbale dhe ofendimet politike e sociale) disa nuk do të arrijnë as të gëzojnë dhe as ta shijojnë: janë ajo pjesë e shoqërisë e cila sa do të vijë edhe do të izolohet në mendimet dhe veprimet e tyre destruktive, është ajo pjesë që do të vijë një ditë dhe nuk do të ketë më hapësirë në Shqipëri.
14 Korrik 2020 -
Bëhen katër vajza në Tiranë që duan të zhduken!
Katër gratë dhe vajzat kanë karakteristika të përbashkëta: të mësuara, të vetme, edhe tullat e bardha të pallateve të tyre të vjetra, të ndërtuara në kohën e diktaturës, janë njësoj...
9 Korrik 2020 -
Kur tri gra vendosin të zhduken nga vendi ku jetojnë!
Shqipëria duhet të ishte bërë një vend i mirë për më të brishtët e saj, por vitet kalojnë dhe ashpërsia dhe hendeku mes “të fortëve” dhe “normalëve” sa vjen e thellohet duke mbjellë viktima kudo. E qartë që në sipërfaqe shpërthejnë rastet më të bujshme: një i moshuar që djeg në radhët e një spitali të fortin që i rrëmben gjithnjë radhën e dializës, një vajzë e mitur e përdhunuar dhe e poshtëruar pa mbrojtje e respekt nga institucionet, dy vajza dhe nëna e tyre që treten e treten me dëshirën për t’u zhdukur e për t’u rikthyer ndoshta në një shoqëri tjetër. Më të mirë se kjo e tanishmja.
6 Korrik 2020 -
Ishujt e Ksamilit magjikë, po ku arrijnë njerëzit, arrijnë dhe plehrat që askush s'i heq
Të flasim ende në 2020 për plehra të hedhura pa kujdes e të qajmë hallin që dikush nuk e bën punën që ka për të bërë, nuk është gjë për t'u lavdëruar. Ishujt e Ksamilit janë të vegjël, të bukur, të prekshëm. Me siguri punonjës të gjelbërimit në qytetin e vogël ka dhe shteti, ashtu siç privatët i kanë lulëzuar e pastruar bahçet dhe ballkonët e tyre, duhet të tregojnë se kujdesen për këtë pasuri të rrallë
4 Korrik 2020 -
Kur Naim Frashëri merrte "për dore" shqiptarët dhe tregonte rrugën për t'u bërë më të mirë
Që t'u mbushë mendjen shqiptarëve për rrugën që duhet të zgjedhin, duke i njohur mirë që janë dyshues dhe shpërfillës ndaj cilitdo personaliteti njerëzor, Naim Frashëri, ndryshe nga Dante Alighieri që zgjodhi poetin Virgjil dhe vajzën Beatriçe, zgjodhi vetë Perëndinë. A do të veprojnë shqiptarët kështu? A do të besojnë poetin se vetë Perëndija ka thënë se cila është rruga më e mirë për të qenë të lumtur e të gëzuar në këtë jetë?
2 Korrik 2020 -
Bukuritë tek ne janë të vetmuara ose të kërcënuara
Kur ndonjë privat ka gjetur dhe ka bërë të tijin një gji, një kodër, një pllajë e ka shfrytëzuar deri në pikën e fundit të “gjakut”. I ka marrë gjithçka. Kur bukuritë janë të të gjithëve, ndjehet braktisja dhe nënvleftësimi ndaj tyre. Kështu ose të kërcënuara nga ndërtime gjigande dhe frymëmarrëse, ose të braktisura nga indiferenca, bukuritë e tokës që aq ëmbël i këndoi poeti ynë Kombëtar Naim Frashëri, janë sot në vështirësi.
1 Korrik 2020 -
Pema e rrallë që Naim Frashëri mbolli në Sarandë, një monument që sot kërkon shpëtim
Dëshmia e Moikom Zeqos: "...Do të përmend me nderim mikun tim, shkencëtarin e bujqësisë Ahmet Osja, i cili qe i pari që më kumtoi se në qytetin e Sarandës ndodhen dy drurë piperi, këto drurë ishin sjellë në formë fidanësh nga Maroku dhe qenë mbjellë nga duart e Naim Frashërit.
28 Qershor 2020 -
Shqiptarët hanë arinj?! Këtë turp nuk duhet ta mbajmë në kurriz
17 Qershor 2020 -
Distancimi dhe maska, respekt për të tjerët dhe për veten
Pamjet e para që të dalin para syve janë lokalet plot dhe ngjeshur që te rruga e Durrësit, si fillim, e kudo në Tiranë. Çfarë bëjnë 8 burra bashkë në një tavolinë kafeje që në 9.30 të mëngjesit? Çfarë bëjnë 5 vajza e gra bashkë në një tavolinë në kafe që në 9.30 të mëngjesit?
12 Qershor 2020 -
Ka një datë, një kohë kur u prish Drejtësia dhe harmonia e të kundërtave në Shqipëri
Faktet dëshmojnë se çdo gjë nisi me përndjekjen, presionet, deri në largimin e një njeriu: Zef Brozi quhej, ishte student drejtësie në kohë diktature, pedagog i shkëlqyer dhe nismëtar i lëvizjeve për Demokraci pas rënies së regjimit komunist. Në vitin 1995 u përndoq si njeri i Drejtësisë dhe si ish-kreu i “pabindur” i Gjykatës së atëhershme të Kasacionit.
3 Qershor 2020