-
Shkarpat e mësues Maliqit
Çdo shkarpë në krahët e mësues Maliqit është simbol, është kunjë në brinjë të kujt nuk ka bërë e nuk po bën punë që të mësohet ngrohtë e me kurrizin drejt në çdo cep të Shqipërisë. Kohë e humbur në gjithë këto 30 dimra të gjatë.
19 Janar 2021 -
Shteti paralel rreth spitaleve, gjykatave, burgjeve
Ani, Mbaresa tregojnë për sëmundjen e madhe në Shëndetësinë tonë. Nëse nuk i dëgjojmë, nëse nuk veprojmë, kushdo që do të duhet të mbarojë një punë, në vend të Shtetit dhe strukturave të tij, do të gjej Tiren e radhës që do ta ngushëllojë. Në çdo institucion.
16 Janar 2021 -
Tirania e “tireve”
Askush nuk duhet të jetë i qetë për atë që doli në dritë nga dhimbja e një bije për nënën e saj. Por më shumë nga të gjithë nuk duhet të jenë të qetë njerëzit e drejtësisë. Nëse hetojnë, ndjekim, investigojnë mirë, mund të kemi rastin që nga kjo baltë e shëmtuar të mësojmë e të shërojmë
15 Janar 2021 -
Vetëm nga frika do t’ju respektojnë!
Deri tani, respekti i treguar, më shumë se respekt, në të shumtën e rasteve, është një servilizëm i detyruar nga frika ose nga bakshishet nën dorë. Dhe derisa t’ju kenë frikë, do t’ju shërbejnë! Do të ishte iluzion që në Shqipërinë e sotme të kishim të kundërtën.
13 Janar 2021 -
Simbolika e numrit 7 që na dhuruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Me 7 janar 2021, sulmi absurd që pësoi Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi që ka ndërtuar demokracinë më të afërt ndaj dinjitetit njerëzor, u shua, u mpak e u zhduk si të ishte një flakë qiriu nën shi.
10 Janar 2021 -
Nuk vihet në diskutim ëndrra shqiptare për Perëndimin. E vjetër sa shekujt
Provoni të udhëtoni në Itali, nga jugu në veri; Shkoni në ristorante, piceri, spitale, bashki, zyra juridike, startupe dhe shihni nëse nuk takoni aty një shqiptar/e të mirë
7 Janar 2021 -
Gëzuar komentues të mirë e urryes anonimë!
Në lejimin e komenteve të lira nuk jemi penduar e nuk pendohemi edhe sot. Më mirë një sharje më shumë, një urrejtje më shumë sesa pamundësia për të thënë atë që mendon, atë që ndjen, atë që intrigon.
29 Dhjetor 2020 -
Jusuf Vrioni nuk donte të zgjonte… përbindëshin
Të gjithë, bashkëpunëtorë, miq e të njohur të Jusuf Vrionit i njihnin karakterin e tij të butë, elegancën e fjalës, të sjelljes dhe të veprimit. Kushdo i qëndroi afër apo foli me të, nuk vuri re urrejtjen, inatin e persekutimit, të viteve të burgut, të punës në hije a kokëulur, apo të të gjitha padrejtësive që iu bënë
26 Dhjetor 2020 -
Shën Mëria e shqiptarit tonë në Duomo-n e Milanos sikur na thotë: Brenda keni ar, më shumë se sa baltë!
Në të majtë të hollit gjigand ttë Katedrales ndodhet një altar mermeri i Shën Mërisë me Jezu Krishtin fëmijë në krah. E pra, kjo kryevepër që e shihni dhe në foto është dhuratë nga një shqiptar në vitin 1480, nga Aleksi i Traketës (L’albanese Alessio della Trachetta).
24 Dhjetor 2020 -
Qoftë 2021 viti i shqiptarëve të mirë!
Edhe ky vit i vështirë po kalon. Edhe këtë vit të vështirë u shamë e shamë, urryem e na urryen në ekstrem, sic dimë të bëjmë vetëm ne shqiptarët: dashurojmë e urrejmë pa kufi, pa karar sic do të thonin të moshuarit.
21 Dhjetor 2020 -
Deri kur ta vlerësojmë, a dënojmë, njëri-tjetrin jo nga puna, por nga partitë...
Do të themi se jeta dhe puna jonë kanë me të vërtetë vlerë, vetëm kur ndryshimet e mendimit dhe të sistemeve të mos rëndojnë kaq bardh e zi, ferr e parajsë, në jetën e shqiptarëve në përgjithësi, pavarësisht cilës parti, shtresë, mendimi i takojnë. Kaq të egër me njëri-tjetrin, si ne mes shqiptarësh, në këto 100 vite të fundit, vështirë të gjenden të tjerë, një tjetër vend. Mund të themi se kemi evoluuar, vetëm nëse vlerësojmë njëri-tjetrin nga puna, e jo nga prejardhja, mendimi apo më keq, partitë.
15 Dhjetor 2020 -
Stresi mori në duar 'pacientin' e gabuar
Stresi ishte shpresa e fundit e babit të tij për të rianimuar një politikë të vdekur prej kohësh, në koma e në braktisje të përditshme. Do të mblidhte me mijëra zemërlënduar për të kënduar e shijuar dhimbjen e revoltën e këngëve të tij, por mblodhi me vështirësi pak qindra që kënduan këngën më të shëmtuar politike.
14 Dhjetor 2020 -
Sa keq! Berisha, Meta, Basha e Kryemadhi nuk kanë kuptuar asgjë!
Nuk mund të shndërrohet kështu një malësor! Ka gjëra që ne nuk i dimë, nuk i njohim, të cilat, edhe pse në të kapërcyer të shtatëdhjetave me kohë tashmë, e bëjnë Sali Berishën në vend të një të moshuari të matur e të mencur, politikanin më të frikshëm; liderin që në cdo fjali ka një sharje, kërcënim, shpifje, urrejtje për dikë! E si gjithmonë, ai/ajo dikë, është nga ata shqiptarë që nuk ja kanë mbështetur e mbështesin mendimin e veprimin.
11 Dhjetor 2020 -
Klodjani dhe Tirana kërkojnë drejtësi
Kërkon drejtësi Klodjani 25 vjecar, por kërkon drejtësi edhe Tirana. Ndërsa ndërgjegja jonë rritet, pretendon, e njëjta ndërgjegje nuk mund të torturojë përherë një qytet që po ngrihet e rrëzohet, ngrihet e rrëzohet në gjithë këto 30 vjet.
10 Dhjetor 2020 -
Në Shqipëri nuk ka vend për egërsinë e Berishës dhe Metës
Nëse rezultatet e këtij sondazhi, të publikuar në ReportTV dhe Shqiptarja.com, do të rezultojnë të sakta si sondazhet më parë, këta dy politikanë po shkojnë drejt shuarjes. Dhe injorimi i njerëzve që kanë harruar mirësjelljen, drejtësinë, të vërtetën, shtetformimin, është shërbimi më i mirë që mund të bëjmë bashkë si qytetarë, si shqiptarë.
9 Dhjetor 2020 -
Sa të bukura fotot tuaja me shokët në kafe!
Covid ende ekziston dhe njerëzit ikin përditë nga kjo jetë. Dikush arrin të shërohet, dikush ka të ardhura të mjaftueshme për t’u kuruar e shpëtuar në klinikat më të mira në Europë, dikush bën apel për të mbledhur fonde, dikush… nuk arrin të shpëtojë edhe nga mjekët më të specializuar, edhe pse familja e dëshpëruar mblodhi mijëra e mijëra euro për të dashurin e zemrës.
8 Dhjetor 2020 -
Të falenderojmë mjekët dhe ata që na kritikojnë!
Pas çdo vdekjeje me Covid është një moment, një individ, një situatë që është krijuar dhe ka infektuar një njeri të dashur që nuk është më.
5 Dhjetor 2020 -
Kur flasim për një grua e me një grua shqiptare
Kur flasim për një grua e me një grua, secili është i lirë të thotë nëse nje punë, një fjalë, një veprim e bëri pëlqyeshëm ose jo, qoftë politikane, mjeke, artiste, shkencëtare, aktiviste, gazetare, por përbuzja, ofendimet, etiketimet, përndjekjet nëpr rrjete sociale, cilësdo spektri të jetës i takojnë, duhet të largohen përgjithmonë nga shoqëria jonë
2 Dhjetor 2020 -
Nuk jemi të gjithë njësoj! Dallimi, është patriotizëm
Përqëndrimi te detajet, dallimi i një njeriu që vepron mirë e vlefshëm mes mijëra aspekteve njerëzore që secili prej nesh shpalos, është shërbimi më patriotik që bashkë mund t’i bëjmë Shqipërisë dhe vetes.
28 Nëntor 2020 -
Si po thahen dita ditës antitrupat jetësorë në politikën shqiptare
Si gazetarë, në këto vite, e kemi gjetur veten në pozicionin e sikletshëm dhe të palogjikshëm të bëjmë rolin jo të natyrshëm të antitrupave të antitrupave: pra të opozitës, me shpresën që ajo të gjejë rolin e vet të natyrshëm si roje dhe shëndoshëse e shoqërisë shqiptare.
23 Nëntor 2020