Alba Malltezi

Jam gazetare prej vitit 1994. Shkrimet e mia të para ishin për kulturën në redaksinë e "Gazeta Shqiptare", më pas kam qenë mes drejtuesve të Balkanweb dhe News24 . Nga 2011 deri më sot jam në bordin e grupit editorial të Report TV dhe Shqiptarja.com. Rubrika "Periferi" është një nga blogët e parë në shtypin e shkruar shqiptar, nisur që në vitin 2000 si një ide e trajtimit të temave të konsideruara "periferike" në të përditshmen tonë, me shpresën dhe dëshirën që cilido e lexon dhe e klikon, ta bëjë, sepse "periferike" nuk konsideron asnjë detaj të vogël të jetës sonë.

Periferi
  • Shqipëria dhe Kosova kaq zemërgjerë me Lulzim Bashën

    Ende pa përfunduar studimet, ende pa u diplomuar, merr një nga postet më të rëndësishme pranë strukturave të Tribunalit të Hagës që po investigonte për krimet e luftës të kryera në ato anë. Bëhet veshi, syri dhe goja në shqip e anglisht i njerëzve që kërkonin të vërtetën. Cili i ri do ta kishte këtë fat pa patur ende një diplomë në CV? Akoma është mister kjo çudi e Mr. Lulzim Bashës, siç bëhen përditë mistere deklarata, veprime e dëshmi rreth tij.

  • Logjika e sëmurë e Monikës dhe e Bashës edhe në rastin e Besart Kadisë

    Asnjë shqiptar nuk është i keq nëse punon me qeverinë e tij, por si punon me qeverinë e tij për Shqipërinë. Asnjë shqiptar nuk është i keq sepse punon me një biznes shqiptar, por sa ndershmërisht punojnë bashkë në respekt të ligjit dhe në përmirësim të jetës dhe shërbimeve në Shqipëri.

  • Gerta Loku Tushaj pranoi të përbaltet për Shqipërinë. Po ti?

    Mirëserdhe në botën e përbaltjes e dashur Gerta! Aty ku bashkëatdhetarë të partive, llogoreve, passhpine e anonimë, mendojnë të të dekurajojnë, të të heqin dëshirën për të ndërtuar e për të përmirësuar Shqipërinë tonë: Do të të thërrasin dhi, kafshë, bagëti, do të shpikin e do të të përbaltin sa më s’ka, por besoj se këtë ti e ke ditur dhe e di mirë.

  • Shanci i fundit për ju djem e vajza të mira të Shqipërisë: Ja shenjat!

    Shqiptarët e mençur, të ditur, deri më tani të papunë e të pafjalë duhet të gjejnë forcën e të veprojnë, të kuptojnë më të mirën e të punojnë fort. Duhet të marrë fund, i duhet vënë fre ambicjes së dëmshme e shkatërruese të kujt vodhi dhe dogji Shqipërinë vetëm për një vilë më shumë e për udhëtime luksi jashtë.

  • Qytetërimi në provë të vështirë. Edhe ne si shqiptarë

    Globalizmi ka afruar tepër afër të kundërtat e që të kudërtat të qëndrojnë bashkë mirë, lypset shumë dashuri e tolerancë.

  •  Sa me fat Armand Shkullaku që sulmon Ramën, në krahasim me Adriatik Doçin që denoncon Metën

    Në të njëjtën ditë kur ndodhi ‘’incidenti’’me Shkullakun një tjetër gazetar, Adriatik Doçi nga Shqiptarja.com ka përcjellë gjithë aferën e dhënies së nënshtetësive me procedura të privilegjuara nga Presidenti Ilir Meta. Të gjithë mund të konsultojmë përgjigjet vulgare, ofenduese si nga ana e vetë Presidentit ashtu dhe të zëdhënësit të tij të cilët pa asnjë përpjekje për të përgenjeshtruar me fakte dokumentat e gazetarëve (si bëri Rama me Shkullakun) janë marrë drejtpërdrejt vetëm me gazetarin personalisht.

  • SHBA dhe Britania e madhe flakin Steve Bannon dhe Cambridge Analytica, ndërsa PD ua adhuron njerëzit dhe metodat

    Pse pakkush njeh në Shqipëri gazetaren e The Guardian Carole Jane Cadwalladr, ish punonjësen e Cambridge Analytica Brittany Kaiser, profesorin David Carroll dhe të gjithë procesin e tij kundër Cambridge Analytica për t’i kthyer mbrapsht të dhënat që kjo kompani i ka marrë ashtu si të miliona përdoruesve të FB në botë, për t’i përdorur si lëndë të parë në manipulimin e mendimeve dhe në fitoren e klientëve të tyre kudo në botë: Në SHBA, Angli, Nigeri, Gana, Rumani, Ukrainë, e kushdo i pagoi për të fituar në vendin ku garonin në zgjedhje?

  • Janë kohët e mëndjemadhësisë apo të mirëkuptimit?

    Mendoj se nuk ka qeveri që duhet të na mësojë të mbajmë distancën e të mos hedhim përballë nesh stërklat e kollës, tështimës dhe të folurit tonë. I jepni superfuqi qeverive, ndërsa në të vërtetë jemi ne që vendosim çdo veprim.

  • Ka një keqkuptim të madh: Berisha, Basha nuk janë as të Djathtë!

    E djathta është gjeneratore e të bukurës, pasurisë dhe mirëqënies. Kujtoni familjen italiane fiorentine: I Medici. Të pasur sa më s’ka dhe mbështetës të së bukurës që sot është pasuri e Italisë dhe e mbarë botës: Pa i Medici nuk do të ishte Leonardo, Michelangelo dhe kryeveprat e tyre.

  • Jam me kë nuk urren. Ka të tillë?

    Shtypja e kohës ndjehet ende në shpërthimet e forta dhe të pakontrollueshme të sotmet. Urrejtja dhe ligësitë janë papastërtitë që dalin e ndotin akoma shumë mjedisin. E largët duket zgjidhja, e vështirë qetësia, por deri atëherë duhet të bëjmë zgjidhjen më të mirë.

  • Bukowski dhe Osho na mësojnë

    Charles Bukowski (1920-1994) do të ishte pijaneci, pisanjosi, perversi, vagabondi, që askush nuk do ta donte as në pallat, as në lagje, as në qytet po të mos takonte John Martin që krijimin e tij u kujdes t’ja jepte njerëzimit si një nga pasuritë më ndriçuese, me talentin më të fuqishëm që kemi njohur.  Përtej Bukowskit njeri-imperfekt, mbetet vepra e tij afër hyjnores

  • “O unë, ose ajo/ai!” Tepër vonë nëse nuk ndryshojmë sot!

    Nuk kemi sot një shqiptar në lartësinë e Konicës, Fishtës, Migjenit, Nolit që të na kujtojë, të na bërtasë e ulërasë që të ndryshojmë. Nuk ka prurje të mira në këtë kohë për elitat shqiptare. Kë të dëgjojmë, kë të shohim e kush do të na frymëzojë? Atëherë ndoshta është ky momenti që të bëjmë më të mirën. Vetë.

  • Tetori ynë i tetë në vëmendje të nënave dhe vajzave

    Reparti i kimioterapisë në vitin 2012 ishte një mjerim, më shumë se një vend ku gra, vajza, bashkë me të gjithë pacientët e tjerë onkologjikë duhet të merrnin shpresën e jetës, dukej një repart i spitaleve psikiatrike të fillim viteve ’90: krevatë hekuri me susta të çjerra dhe dyshekë me gjurmët e një dekadave të mjerimeve, dhimbjeve, vdekjeve mbi to.

  • Kadarenë desh e “vranë” në ….Tiranë

    “Nemo propheta in patria” thonin latinët për të cilësuar se askush nuk merr lavdi në vendin e tij e kjo shprehje nuk e ka ndryshuar profecinë e saj edhe sot e kësaj dite. Dhe Kadare e di mirë se çfarë mund të dalë nga kazanët e zilive dhe keqdashësive në provincën shqiptare, ndaj ka zgjedhur të mos i prekë, t’i lerë të qetë pavarësisht egërsisë së sulmeve, sikur të kishte parë e shkruar qindra vite më parë ai vetë historinë e nobelistit Daniel Mantovan...

  • Shembuj opozitarësh etikë që PD nuk i sheh, por që kanë sukses online

    Ka vajza dhe djem që shkruajnë e flasin ndryshe; ndryshe nga armata e analistëve, gazetarëve, politikanëve pro ish-qeveritarë, që s’ditën më shumë se të prodhonin “Babalen”, apo të sulmonin egër dhe me insistim Carlo Bolinon, apo Ben Blushin,  Mero Bazen duke treguar se më shumë se çdo gjë tjetër ia kanë frikë logjikën dhe seriozitetin e argumentit. 

  • Vogëlushja me fustanin e bardhë dhe dhuna mes nesh

    Sa herë që ashpërsoni gjuhën dhe ngrini dorën, përpiquni të mos mendoni për egon tuaj të sëmurë, mendoni për fëmijët, mbesat e nipërit, vogëlushët e shkallës, lagjes, qytetit, fshatit; kurrë një fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë, shohë apo përjetojë dhunë.

  • Shqipëria ka nevojë për një presidente grua. Qoftë dhe si Jozefina Topalli

    Dhe shqiptarët qënkan një popull i jashtëzakonshëm. Ku ka shembuj të tjerë të ngjashëm në politikë në vendet e qytetëruara, që eksponentë kaq të rëndësishëm si këta në krye të Shtetit shqiptar, duke nisur nga Presidenti, deri te liderë partish kryesore, të bëjnë thirrje për grushte shteti, revolta, dhunë, e deri në kërcënime e përndjekje, e një popull të mos i ndjekë. Shqiptarët qënkan engjëj!

  • Sa shqiptarë e panë “The Social Dilemma”? Dikur do ta shihnim me kanoçe. Sot jetojmë brenda “kanoçes” smartfone!

    Sa vetë kanë mundur ta shohin dokumentarin e Jeff Orlowskit në Netflix “The Social Dilemma”? Besoj pak. Gjithë bota po flet për të. Në kohë diktature shpikëm edhe kanoçet për të parë lirinë, për të përpirë çdo të re të bukur e të mençur që duhej parë e dëgjuar. Sot jemi futur të gjithë në atë kanoçe (që quhet smartfone) duke ndjekur jo gjëra të zgjuara, por duke parë jetët e të tjerëve, duke qenë pasivë, duke besuar teori konspirative e duke urryer.  

  • Sali Berisha është një engjëll!

    Këto ditë po tërheq vëmendjen një dokumentar i realizuar nga Jeff Orlowski dhe i shpërndarë nga Netflix: “The social Dilemma”, dilema e rrjeteve sociale. Vendosa ta shoh dhe konkluzioni është ndriçues.

  • Fantastike të flasim për maskat me 14 shtator! Ama vetëm në një rrethanë jo!

    Kur ti nuk e ke lirinë të flasësh për 14 shtatorin 1998, mund të flasësh edhe për Ismail Kadarenë e të kërkosh të ndotësh e të përbaltësh mitin, si ajo historia hollivudiane e çmimit Nobel që provincialët mëndjemëdhenj desh e vranë në qytetin e tij të vogël të lindjes

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv