Alba Malltezi

Jam gazetare prej vitit 1994. Shkrimet e mia të para ishin për kulturën në redaksinë e "Gazeta Shqiptare", më pas kam qenë mes drejtuesve të Balkanweb dhe News24 . Nga 2011 deri më sot jam në bordin e grupit editorial të Report TV dhe Shqiptarja.com. Rubrika "Periferi" është një nga blogët e parë në shtypin e shkruar shqiptar, nisur që në vitin 2000 si një ide e trajtimit të temave të konsideruara "periferike" në të përditshmen tonë, me shpresën dhe dëshirën që cilido e lexon dhe e klikon, ta bëjë, sepse "periferike" nuk konsideron asnjë detaj të vogël të jetës sonë.

Periferi
  • Askush nuk duhet të mërzitet me Aleksandër Gjokën

    Me Aleksandër Gjokën kjo nuk mund të ndodhë. Ai le të thotë ç’të dojë për këdo. Janë më të sinqerta e të pastra fjalët “e pista” të një artisti si ai, nga shumë fjalime e analiza që dëgjojmë. Thënë kjo, le të merremi me veten.

  • E vërteta e trishtë në heshtjen e të madhit Kadare

    Nuk kemi kufizime dhe respekt për askënd, qoftë ai familjar, koleg, fqinj, i njohur e i panjohur, deri te njerëzit më me vlerë në fusha të ndryshme që kombi ynë ka ende gjallë. Besoj i lexuat reagimet vetëm pse Kadare nuk u shpreh?

  • Përsëri në Vlorë, të na falin miqtë

    Një javë më parë zgjodhëm një strukturë të re dhe moderne, me një shef kuzhine të talentuar dhe staf shërbimi plot me të rinj të sjellshëm e të ndërgjegjshëm se mikpritja është suksesi apo jo i një strukture. Këtë herë dëshironim të njihnim Vlorën e thjeshtësisë dhe të natyrës. Atë të familjeve dhe të udhëtarëve dhe ja, rrugës për në Radhimë, shfaqet një e tillë mbi shkëmbinjtë e bregut

  • Në Vlorë, në mëngjes të një sezoni

    Drita e një qyteti të pastër, të ringjallur nga çehrja e keqe e 1997 dhe mirësjellja e të rinjve në strukturat mikëpritëse, ende të përgjumura pas masave të Covid-19

  • Nuk e kemi luksin për kaq urrejtje…edhe pas Covid-19

    E ndërsa shumë përballen përditë me të mirat e të këqijat e jetës, me rëndesën e gjendjes së të gjithëve pas pandemisë, janë shumë të tjerë që i ushqejnë me zhdërvjelltësi e falsitet “gjëmat”. Sidomos urrejtjen. Sajojnë, krijojnë, shtojnë, heqin, manipulojnë me të vetmin qëllim: të shumëfishojnë të keqen, sikur ajo të mos mjaftonte me atë që vjen natyrshëm nga fati i mirë apo i keq i rastësisë.

  • Më e mira po vjen, për ata që e kërkojnë

    Të kërrusur gjithë këto vite nën peshën e sharjeve, shpifjeve e përuljeve të kollajta, nuk kemi mundur të shohim qiellin e bukur shqiptar, lëndinat, kodrat, lumenjtë e pemët. Nuk kemi mundur të zbukurojmë e të pastrojmë oborret, ballkonet e dritaret tona, nga zilia e cmirësia që na ka rënduar këmbët duke parë jetën e të tjerëve e duke dëgjuar të tjetër se çfarë thonë për ne.

  • Shqipëria po bëhet gati të presë… shqiptarët

  • Dita e Tokës, në Gjermani ndotësi më i madh i mjedisit

    Admirojmë politikat ekonomike të Gjermanisë, politikat për mjedisin, admirojmë të jashtëzakonshmen Merkel dhe parajsën e mirëqënies që ka ngritur. Por në anën tjetër të peshores janë minierat e karbonit më ndotëse që vazhdojnë e vvazhdojnë të hanë Tokën, pa e vrarë mendjen për njeri.

  • Legjenda e shqiponjës dhe karantina jonë

    Çfarë na mëson legjenda indiane mbi një vendim që shqiponja duhet të marrë në të 40-at e viteve të saj? A mund të bëjmë edhe në mënyrë figurative të njëjtin pastrim e ringjallje që shqiponja me durim e kurajo ndërmerr? 

  • Qeshni, qeshni me sondazhet

    Ka vepruar gjithmonë kështu kjo pjesë e politikës shqiptare: Që kur arrestuan Fatos Nanon dhe shkruanim, duke iu referuar drejtësisë italiane, se nuk kishte prova për akuzat dhe arrestimin, tërboheshin me median. Me ne. Në vend që të tërboheshin me prokurorë e gjykatës të politizuar, servilë pushtetesh që në vend që të bënin punë e tyre seriozisht për të mbërthyer një politikan që akuzohej për korrupsion, kënaqeshin sepse ua përkëdhelnin sedrën pa pushim.

  • I dashur Sali, faleminderit që bëre një Malltez milioner

    Dy fjalë për Sali Berishën, të vetmin politikan shqiptar të të gjitha kohërave që nuk resht së hedhuri vrer, shpifje e intriga edhe i mbyllur nga karantina. A do të ikë me këtë virus edhe ligësia e tij dhe njerëzve që i shërbejnë në politikë e në ato pak media?

  • Çfarë do të thonte për koronavirusin një milanez ekselent si Umberto Veronesi

    Umberto Veronesi u largua i shqetësuar për shëndetin dhe politikat shëndetësore që vendet e civilizuara ndërmerrnin për popullsinë. I konsideronte të gabuara. I shkruajti në libra dhe i tha në intervista dhe çdo komunikim publik, por asgjë nuk ndryshoi në vrapin e botës së pasur drejt ushqimit të shfrenuar, fast food-eve dhe përdorimin pa kriter të sheqerit, sidomos te fëmijët. Iku pa parë të zgjidhej ky problem; ushqimin e shëndetshëm e konsideronte si një “sigurim për jetën”.

  • Nga Shqipëria qeliza të brishta për një Europë ndryshe

    Leksioni i vogël nga Shqipëria, nëse dikush do të dëshirojë ta lexojë, vjen nga një popull me mundësitë më të pakëta në mjeksi, si në njerëz, ashtu dhe në mjete, por që këtë herë veproi me zemër, më shumë se me llogari dhe me mendje. Nuk dimë ende në është koha dhe vendi i duhur, që këto qeliza mirënjohjeje dhe zemërgjerësie që u nisën nga Shqipëria jo perfekte, të bëjnë të lindë një ide për një Europë më të mirë. Për një Europë ndryshe

  • Zinxhiri që s’duhet këputur kurrë

  • Ne në prapavijë mund të ndihmojmë shqiptarët e mirë

    Vajza e djem shqiptarë nga Tirana, në Itali, në SHBA, Angli, e në mbarë globin po sfidojnë kohën të gjejnë ide, zgjidhje, gjenialitete për të shpëtuar jetë. Janë mjekë, infermierë, shkencëtarë, kërkues shkencorë, politikanë, artistë, administratorë, që luftojnë për të bërë më të mirën e për të gjetur rrugë, shtigje, që lehtësojnë kurat apo shmangin përhapjen e epidemisë.

  • Bletët që po mbajnë një shoqëri

    Telefonatat me të afërm, mesazhet me miq, e bëjnë ditën më të lehtë në ngujim. Admirimi ndaj kolegëve në terren e redaksi, mjekëve, infermierëve, forcave të rendit, djemve dhe vajzave nëpër dyqane ushqimore e farmaci, ta mbushin zemrën plot me gezim, të bëjnë të lehtë e plot grimca lumturie përditë. Ata janë si bletët që po mbajnë të gjallë një shoqëri të tërë, po mbajnë me shpresë, me bukë e me kurajo Shqipërinë.

  • Ky agjërim marrëdhëniesh njerëzore

    Fjalët e kryeministrit britanik Boris Johnson dhe të këshilltarit të tij shkencor Patrick Vallance shokojnë: “Le të marrin virusin shumica e britanikëve, do të vdesin disa, por duhet bërë infektimi i turmës që të jemi më të fortë stinën e ardhshme”.

  • Koronavirusi, sjellje të pahijshme nëpër Tiranë

    Nëpër Tiranë sheh të rinj dhe jo vetëm që vazhdojnë të pështyjnë në rrugë duke ecur. Nëpër lokale njerëzit qëndrojnë gati ngjitur. Nëpër supermarket në mënyrë të çuditëshme nisën dyndjet për blerje duke fryrë vetëm portofolet e qëndrave komerciale dhe duke ngushtuar distancat (të gjithë ngjitur pas njëri-tjetrit) të njerëzve në radhë duke blerë ushqime të tepërta.

  • Gëzuar 8 Marsin burra vulgarë dhe të dhunshëm!

    Ka vajza, gra, nëna me histori shumë të dhimbshme në Shqipëri. Shumë prej tyre nuk marrin kurrë drejtësi, ose më keq, drejtësia e korruptuar i ka vrarë dhe i ka rivrarë përsëri duke dalë shpesh në krah të dhunuesve, burra që korruptojnë ose mbrohen me pushtet politik.

  • Ofendimet, kollaj të kritikohet Kryemadhi, s'preket nga shoqatat Berisha

    Nuk është e rastit që shoqatat e grave ngrenë zërin dhe kërkojnë “t’i mbyllet goja” një gruaje si Monika Kryemadhi. Eshtë më e lehtë dhe më e kollajtë me të. Një burri si Sali Berisha, janë të paktë ata që guxojnë t’i thonë se ç’duhet të bëjë. Sidomos të mbyllë gojën ndaj ofendimeve dhe sharjeve vulgare për këdo. Frika ndaj tij ende ekziston.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv