Politikë

  • Partia Demokratike i është drejtuar Konferencës së Kryetarëve me kërkesë për të tërhequr draftin e saj për dekriminalizimin.  Oerd Bylykbashki ka kërkuar që kjo çështje të arrihet përmes komisionit të posaçëm për dekriminalizimin, duke u tërhequr kështu nga nisma që me shumë bujë PD e depozitoi në kuvend dhe i qëndroi gjatë. 
  • Nje vite qeverisje, si ndryshuan 
    llogaritë bankare të ministrave

    Gazeta “Shqiptarja.com” ka analizuar se si u shtuan llogaritë bankare të ministrave të Ramës gjatë vitit 2014, duke ju referuar në analizë deklaratave të pasurive të bëra prej tyre në ILDKP, duke krahasuar ato të 2012 (ose te 2013), përpara se të përfshiheshin në kabinet dhe ato të viti 2014, pas një viti në qeverisje. Kumbaro rrit fitimet nga perkthimet. Nikolla dhe Haxhinasto kredi per studimet e demijeve dhe Cani "varferohet" nga pushteti, merr dy kredi. 

  • Shkurtimet/ Bordet - ku zyrtarët  
    dyfishojnë pagën... pa punuar!
    Plani: Shkurtohen agjenci e punonjës

    Rishikimi i shpenzimeve për paga dhe honorare do të prekë si agjencitë që janë në varësi të ministrive, por dhe bordet drejtuese dhe këshillat mbikqyrëse. Nisma për rishikimin e këtyre strukturave ka ardhur pas kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar që i ka kërkuar Qeverisë shqiptare rritjen e taksave ose uljen e shpenzimeve.
    Ja 100 agjencitë që “rrjepin” buxhetin
    Buxheti 2016 në Këshillin e Ministrave

  • Nishani: Edhe pas 25 vitesh
    shqiptarët ushtojnë për demokraci 

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi sot se thirrjet për liri e demokraci të shqiptarëve do të ushtojnë përsa kohë klasa politike të kuptojë devotshmërinë ndaj popullit. Sipas tij, ëndrra e shqiptarëve për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, vazhdon edhe sot e kësaj dite.

  • Video/ Deputeti 'Kaubojs' ka shumë 
    talente, veçse... çalon në gramatikë

    Deputeti "kaubojs" siç tashmë edhe njihet Eduart Ndocaj, duket se është mjaft i talentuar, por vetëm në gramatikën e gjuhës shqipe çalon disi. Mjafton t'i hidhni një sy faqes së tij në Facebook dhe do të evidentoni lehtësisht ato. Ndërkohë ai këndon edhe këngë popullore....

  • Emërohet prefekt ish-kryebashkiaku
    i paditur i Gjirokastrës Flamur Bime

    Në Gjirokastër, një padi për ndërtime të paligjshme, e ngritur në fillim të vitit nga Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit të Territorit, ndaj ish kryetarit të atëhershëm të bashkisë Flamur Bime, është ende në pritje për t’u marrë në shqyrtim nga Gjykata. Bime, që ndodhet tashmë nën akuzë nga një agjenci qeveritare, emërohet në postin e lartë të Prefektit të qarkut nga kryeministri Rama.

  • Bushati: Ristani dhe PD hedhin
    baltë mbi punën e Policisë së Shtetit

    Partia Socialiste i është përgjigjur sot deklaratave të bëra  nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani. Deputeti Ervin Bushati tha se Ristani po hedh baltë mbi punën e policisë.

  • Debatet në Kuvend, deputeti Toçi:
    Nuk i thashë Spahos “kafshë”, por..

    Deputeti i Vlorës, Fatmir Toçi sqaron se nuk ka përdorur fjalën “kafshë” drejtuar nënkryetarit të kuvendit, Edmond Spaho. Deputeti socialist pranon se e ka tepruar me fjalorin e tij, por kurrsesi nuk ka arritur deri në këtë fjalor.

  • Basha: Të bashkohemi kundër 
     regjimit të Ramës...Por KUR?

    Ndërsa qytetarët nga vendet në luftë siç është Siria po largohen masivisht drejt shteteve të zhvilluara të BE, lideri i opozites Lulzim Basha thotë së shqiptarët po lënë atdheun për shkak të krimit dhe korrupsionit që mbizotëron në atë që Basha e quan “regjimi i Ramës” – duke bërë paralele me regjimin e Bashar al Assad. Edhe pse vijon të mos japë një datë për mbajtjen e protestave, lideri i së djathtës bën thirrje për bashkim kundër qeverisë.

  • PD: Reforma në Drejtësi në rrezik
    ekspertët të PS-së  PDF-Letra

    Partia Demokratike me anë të një letre drejtuar trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë në të cilën shpalos qëndrimet e opozitës për reformën në drejtësi. Demokratët ngrenë shqetësimin për kapjen e Drejtësisë nga qeveria e kryeministrit Rama dhe kërkojnë që Komisioni i Venecias të marrë në shqyrtim propozimet e tyre

  • Ndryshimet në Kodin Penal, Idrizi:
    Jemi kundër burgosjes së biznesit

    PDIU,  aleatja më e re e mazhorancës ka deklaruar se do të votoj kundër ndryshimeve më të fundit që qeveria i bëri Kodit Penal pwr evazorët dhe kontrabandistët. Në një prononcim për mediat kreu i kësaj partie Shpëtim Idrizi ka theksuar se është është e paprecedentë burgosja e biznesit.  VIDEO

  • Ndryshime në qeveri? Meta:
    Të bëjmë buxhet sa më të mirë

    Qeveria ka një qëndrim të unifikuar sa i përket politikave ekonomike që do të ndërmerren në 2016-ën. Ministri Ahmetaj tha se nuk do të ketë rritje të taksave, madje në sektorët e bujqësisë dhe turizmit, 2016 do të sjellë ulje të taksave. Qëndrimi pas takimit mes drejtuesve të koalicionit qeverisës PS-LSI, kryeministrit Rama, kryeparlamentarit Meta, ministrave Cani, Haxhinasto, Ahmetaj, Tahiri e krerëve të grupeve Ruçi e Vasili. Meta: Jemi ne vijimesi te ketij procesi, kur te kemi projekt-buxhetin do degjojme grupet e interesit. Ndryshime ne qeveri? Meta: E rëndësishme është të bëjmë një buxhet sa më të mirë.
    VIDEO
    Ja 100 agjencitë që “rrjepin” buxhetin
    Buxheti 2016 në Këshillin e Ministrave

  • Kryeministri Rama zbulon gabimin
    e vetëm në dy vite qeverisje...

    Gabimi i vetëm i Ramës është vonimi i operacionit për energjinë. Kryeministri ka deklaruar se nuk duhet të hezitonte të niste këtë aksion, por pranon se vlerësimi i atëhershëm nuk ka qenë i duhuri.

  • Ato që nuk u dëgjuan në Kuvend
    Ej, ça kishe me Vlorën ti, o kafshë?

    Debati i djeshëm në Kuvend kulmoi kur ministri Ilir Beqaj i tha kafshë deputetes demokrate, Albina Deda. Por, replika të ashpra ka pasur edhe mes deputetëve të tjerë. Deputeti i qarkut të Vlorës, Fatmir Toçi, po ashtu e ka quajtur kafshë Edmond Spahon, pasi ky i fundit ka përmendur disa herë Vlorën me konotacion negativ. Panorama ka zbardhur debatin e plotë të zhvilluar dje.

  • Rama merr me sportivitet vezën e
    studentëve: Liri që deri dje s'ishte

    "Liri që deri dje nuk ekzistonte" kështu e ka komentuar Rama aktin e studentëve në Fakultetin e Shkencave Sociale në kryeqytet disa ditë më parë.Me sportivitet dhe pa asnjë problem i është përgjigjur kryeministri gazetarit që e pyeti lidhur me këtë incident, i ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e së enjtes. Qëlluan me veë Ramën studentët në polici

  • Videolajm/ Ja batuta që bëri
    Ramën të qeshë në Kuvend

    Ironia nga foltorja e kuvendit me deputetin demokrat Asllan Dogjani e ka bërë Ramën të shpërthejë në të qeshura."Nuk merr vesh nga policia!"- ka qënë shprehja që ka shkaktuar të qeshura kryeministrit.  VIDEO

  • Pas ish-kryeministrit Berisha
    edhe Topalli kundër sistemit prim

    Pas Berishës, edhe Jozefina Topalli është shprehur kundër sistemit prim. Përkundër deklaratave të Bashës I cili la të hapur mundësinë e rishikimit të këtij sistemi, çka do të dëmtonte partitë e vogla, Topalli ka thënë se kryeministri Rama duhet të fokusohet tek ekonomia e shqiptarve dhe jo tek primi. 

  • PDIU e pakënaqur me Ramën për
    çështjen çame, Mamo: Asnjë lëvizje

    Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet nuk është e kënaqur me aleatin e saj qeverisës Edi Rama, për sa i takon çështjes çame. Deputeti i PDIU-së, Omer Mamo tha sot gjatë seancës parlamentare se për çështjen çame nuk është ndërmarrë asnjë hap. Sipas deputetit çam të qarkut të Fierit, ndryshe nga c’premtoi, se do të bënte maksimumin për zgjidhjen e çështjes çame, qeveria sot nuk ka ndërmarrë masat e duhura për këtë.

  • Berisha: Mikja e Ramës futi 1000
    tonë, lumë kontrabande cigaresh

    Ish kryeministri Berisha nga foltorja e Parlamentit akuzoi  edhe njëhërë qeverinë se ka lajuar një kontrabandë masive të cigareve. Ai iu referua një biznesmeneje, sipas tij shumë të afërt me kryeministrin Rama, që ka futur 1.000 tonë cigare kontrabandë me vlerë 48 milionë euro.

  • Braçe: Fondet e shoqërisë civile
    në 2010-2013 në duart e Henri Çilit

    Ministri Klosi dhe deputeti Brace iu pergjigjen akuzave te opozites per ngritjen e Keshillit Kombetar per Shoqerine Civile, duke i permendur abuzimet e bera sipas tyre gjate qeverisjes se djathte me fondet e AMSHC. Sipas tyre fondet shkuan per 5 organizata prane pushtetit. Brace tha se tre prej tyre ishin ne dore te nje personi te vetem, pronarit te universitetit ku mbesa e ish-kryeministrit ka botuar librin e saj, qe ne fakt rezulton Universiteti Europian.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv