Politikë

  • Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj i është përgjigjur akuzave të Ben Blushit, sa i takon çështjeve ekonomike duke ia hedhur poshtë pretendimet për rënje ekonomike, ku ka bërë publike edhe disa shifra të cilat flasin për rritje ekonomike, jo rënje të saj.
  • Kodheli-Brauksiepe: Bashkëpunim 
    mes vendeve në fushën e mbrojtjes

    Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Gjermanisë duhet të shtohet akoma më shumë. Kështu ka deklaruar në takimin e realizuar me Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Ralf Brauksiepe.

  • Meta - Brauksiepe: Gjermania
    mbështet reformat integruese 

    Gjermania mbështet të gjitha reformat të cilat bëjnë të mundur integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Kjo është garancia që ka marrë Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nga Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Dr. Ralf Brauksiepe.

  • Olta Xhaçka i përgjigjet Blushit:
    Edi Rama është zgjedhur dy herë

    Menjëherë pas deklaratës së Ben Blushit, ka reaguar deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka e cila ka theksuar faktin se Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministri Edi Rama është zgjedhur dy herë në krye të kësaj force politike, duke lënë të nënkuptohet se çështja është ezauruar.  VIDEO
     

  • Paloka: Asnjë shans për koalicion 
    me LSI...por i hap derën FRD-së

    Partia Demokratike është e vendosur për krijimin e një koalicioni të gjerë politik për largimin e qeverisë, por përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me LSI. Nënkryetari i PD Edi Paloka shprehet se kjo forcë është pjesë e së keqes politike të kësaj maxhoranca dhe nuk mund të ketë asnjë urë bashkëpunimi. Por PD është e hapur për bashkëpunim edhe me FRD e Bamir Topit nëse kjo parti mendon se kjo është qeverisja e gabuar për shqiptarët.  VIDEO

  • Profil/ Spiro Ksera, minoritari 
     i Lëvizjeve për Demokraci 

    Ish-ministri i arrestuar Spiro Ksera ishte një nga njerëzit më me influencë në zonën minoritare të Dropullit. Kjo edhe për faktin se ai vjen nga një familje autoktone në fshatin Dervician, Bashkia Dropull. Pasi kreu studimet e mesme në shkollën industriale të Gjirokastrës, Spiro Ksera diplomohet edhe për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës.
     

  • Boçi: Hetimi për Bushatin politik
    Rama do t'i mbyllë gojën opozitës

    Partia Demokratike e ka vlerësuar të ndikuar politikisht nga qeveria nisjen e hetimit për ish-kryetaren e Autoritetit të Mediave AudioVizive, Endira Bushati, aktualisht kryetare e Departamentit për Administratën Publike në PD.  VIDEO

  • Zbardhen debatet/ Ruçi i pret
    ëndrrën Blushit: S'ka zgjedhje 

    Duket se ëndrra e Ben Blushit për të kryesuar Partinë Socialiste është prerë ne mes këtë të hënë në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj force. Ka qenë kryetari i grupit Gramoz Ruçi ai i cili bëri të qartë se në kongres do të zbatohet pikë për pikë vetëm rendi i ditës i miratuar në mbledhjen e asamblesë së 18 korrikut 2015, në të cilin nuk parashikohet një votim ose garë për kryetarin e partisë. Report Tv ka zbardhur debatet e zhvilluara në mbledhjen me dyer të mbyllura.  VIDEO

  • Fotolajm/ Tom Doshi rikthehet në
    Komisionin parlamentar të Ligjeve

    Pas shumë mungesave në Kuvend, Tom Doshi, deputeti tashmë i pavarur pas përjashtimit nga PS, i është rikthyer jetës parlamentare. Këtë të hënë Doshi ka qenë i pranishëm në komisionin parlamentar të Ligjeve, ku diskutohet ndër të tjera edhe për masat shtesë për sigurinë publike.

  • Arrestimi i Kserës, Berisha: Akt i
    porositur politikisht, nuk ka fakte 

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e ish minsitrit të tij Spiro Ksera, duke e cilësuar këtë veprim, një atavizëm të kohëve të shkuara dhe deshmi e dobesise ekstreme te atij qe leshon urdher arrestin!

  • "Drejtësia", PPE: Duhet konsensus
    dekriminalizimi largon të inkriminuarit

    Konsensusi të gjitha palëve politike në shqipëri për reformën në Drejtësi. Ky është mesazhi që i adresojnë klasës politike shqiptare partitë popullore europiane, përmes sekretarit të përgjithshëm Antonio Lopez. Sipas tij edhe ligji i dekriminalizimit do të bëjë të mundur eleminimin e kandidatëve të inkriminuar në zgjedhje.

  • PD: Tahiri-Shullazi caktojnë në
    dogana një trafikant të dyshuar 

    Partia Demokratike denoncon emërimet sipas saj kriminale, në poste publike. Nga selia e PD kreu i Departamentit të Rendit Enkelejd Alibeaj tha se kapja e institucioneve përmes këtyre emërimeve kriminale po shtrihet çdo ditë në institucione. Alibeaj tha se është emëruar zëvendës Drejtor i Doganave një i larguar nga Komisariati i Kavajës për shkelje të rënda dhe për dyshime të forta si i përfshirë në trafikun e drogës.  VIDEO

  • Topi: Jo ndërprerjes së mandatit 
    të prokurorit, jo gjyqtarë me 2/3

    Ish presidenti I republikës Bamir Topi e sheh të pavend propozimin e ekspertëve të PS për drejtësinë për ndërprerjen e mandatit të prokurorit të përgjithshëm. Në një intervistë për Report TV, Topi shprehet se reforma në drejtësi nuk mund të jetë e njëaanshme duke votuar në parlament gjyqtarë me shumicë kushtetuese ndërsa vetë kreu i shtetit zgjidhet me shumicë të thjeshtë të votave në kuvendit.  VIDEO

  • Sollaku: Reforma në Drejtësi 
    jetike por jo çdo gjë nga pika zero
    'Për gjyqtarët s'ka faj Kushtetuta'

    INTERVISTA/ Për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, reforma në drejtësi është jetike për vendin, por ajo nuk duhet të niset në pikën zero, duke ribërë gjithçka.Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, Sollaku shpreh rezerva mbi modelet e marra si referencë për ndryshimet kushtetuese, duke thënë se asnjëra nuk është model i ndonjë vendi anëtar në BE, çka është dhe synimi i vetë reformës.  VIDEO

  • Ndocaj: Unë kryetar, PS prish
    koalicionin me LSI, ja platforma

    Deputeti Eduart Ndocaj ka shpallur zyrtarisht kandidimin e tij për kryetar të Partisë Socialiste. Përmes një deklarate shpërndarë për mediat me email, Ndocaj shprehet se do të jetë në garë për kryetarin e PS që do të zhvillohet më 19 Mars. Ai ka publikuar edhe platformën e tij me 10 pika ku parashikon prishjen e koalicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim të cilën e quan parti të krijuar për pazare dhe ego personale.

  • Arrestimi i Kserës, Vasili:Shkelësi
    i ligjit të shkojë ku e ka vendin

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i pyetur nga Top Channel mbi qëndrimin e LSI-së sa i përket arrestimit të ishin ministrit Spiro Ksera, është shprehur se shkelësit e ligjit duhet të shkojnë atje ku e kanë vendin.

  • Meta në Gjirokastër: Politika
    konfliktuale nuk i shërben vendit

    Politika konfliktuale e mosbesuese nuk i shërben vendit. Kështu ka deklaruar kryetari i  Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë takimit më strukturat e LSi-së në Gjirokastër, ndërsa ftoi opozitën për bashkëpunim në të mirë të reformave të vendit.  VIDEO

  • PD: Referendum lokal kundër 
    parkingut nëntokësot tek  “Rinia"

    Partia Demokratike do të mbështesë referendumet lokale kundër ndërtimit të parkingut nëntokësor tek parku “Rinia” dhe ndërtimit në krah të Universitetit të Politeknikut në hyrje të Parkut të Liqenit. Lajmi u bë i ditur gjatë prezantimit të platformës së PD-së për Turizmin dhe Mjedisin.
    VIDEO

  • Akuzat e FRPD ndaj FRESH
    Rama: Sulm i horllëkut të baltës

    Pas akuzave të Forumit Rinor të Partisë Demokratike mbi drejtuesit socialistë, lidhur me drogën e gjetur mbrëmjen e së premtes në autobuzin ku udhëtonin 35 anëtarë të FRESH, ka reguar kryeministri Rama. Përmes një statusi në Facebook, Rama e cilëson deklaratën e kreut të FRPD-së, i cili tha se trafikimi i dorgës mbetet profesioni më i pëlqyer i drejtuesëve socialistë, si sulm i horllëkut të baltës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv