Politikë
-
Kancelarja Gjermane Angela Merkel, mbërrin në Tiranë në ditën e mërkurë me 8 korrik . Sipas axhendës vizita është parashikuar të zgjasë 4 orë, dhe fillon me një ceremoni pritjeje në orën 13 e 30 në aeroportin e Rinasit. 3 Korrik 2015, 12:53
-
Rezultati i zgjedhjeve, Meta: Do
3 Korrik 2015, 12:39
riorganizohet LSI e PogradecitLSI në Pogradec do të riorganizohet, kështu ka deklaruar kreu i Kuvendit Ilir Meta në mbledhjen e kryesisë së LSI-së. Ky vendim vjen pas rezultatit zhgënjyes të kësaj force në këtë Bashki, ku kandidatja Diana Mile humbi përballë kandidatit të PD.
VIDEO -
Kurbini,KQZ rrëzon kërkesën e
3 Korrik 2015, 10:45
PD: Numërimi u bë nga ASHEKomisioni Qendror i zgjedhjve ka rrëzuar ankimimin e PD e cila kërkonte ripërsëritjen e zgjedhjeve duke e shpallur të pavlefshëm procesin për Kurbinin. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi se paligjshmëria për këtë bashki nisi që nga momenti kur KQZ shkarkoi 8 anëtar të KZAZ-së 15 në Kurbin e duke vijuar më pas edhe me procesin e numërmit ku ioshin vetëm komisionerët e ASHE-së sipas tij.
VIDEO -
Bashkia:Basha kryetar, Rama nuk e
3 Korrik 2015, 10:38
lë të vendosë shtatoren e RugovësNdërsa u kanë mbetur edhe pak ditë në krye të Bashkisë së Tiranës, nënkryetarja Nevila Xhindi ka akuzuar kryeministrin Rama se po pengon Lulzim Bashën që të ushtrojë detyrën e tij. Akuzën Xhindi e lidh me urdhrin që sipas saj është dhënë nga Rama për mos lejimin e vendosjes në Tiranë të shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova.
VIDEO -
Pandeli Majko: Manipulim?! Ju
3 Korrik 2015, 08:09
do ta kishit shpërthyer KuvendinQëndrimeve të forta të demokratëve të cilët i cilësuan këto zgjedhje si me standarde të shkatërruara, u ka dhënë përgjigje ish kryeministri Pandeli Majko.Deputeti socialist ka thënë në Kuvend, se zgjedhjet e 21 qershorit ishin shumë të mirë. Sipas tij, nëse do të ishte e kundërta, demokratët do kishin hedhur në erë Kuvendin.
-
Pr/ligji, ndryshohen kompetencat e
3 Korrik 2015, 08:15
Presidentit për shkarkimet në ushtriReforma në ligjin për “për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, është rikthyer sërish për diskutim në parlament.
VIDEO -
Foto/Pas zgjedhjeve, Astrit Patozi
2 Korrik 2015, 20:48
i pafat edhe në kazinonë e BudvasPas humbjes në zgjedhje Astrit Patozi ka provuar fatin diku tjetër këtë herë në kazino, por mesa duket as atje nuk i ka ecur. Deputeti demokrat është fotografuar në një Kazino në Budva të Malit të Zi, ku nga çfarë dallohet nga këto pamje kuptohet që është duke humbur edhe në lojë.
-
"25-vjetori i ambasadave", Rama
2 Korrik 2015, 18:04
ironizon mesazhin e BashësKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mesazhin me rastin e 25-vjetorit të hyrjes së qytetarëve në ambasada. Basha shprehet se në vend të festimeve, ky përvjetor na bën të reflektojmë. Ai i referohet zgjedhjeve të 21 qershorit, sipas të cilit janë manipuluar. Menjëherë pas mesazhit të Bashës, ka reaguar kryeministri, Edi Rama. “Duke lexuar përkujtimin e Lulzim Bashës për hedhjen e njerëzve përtej gardheve të ambasadave m'u duk sikur i ka vajtur mendja të bëjë të njëjtën gjë”, tha Rama.
-
Ende pa ligj për dekriminalizimin
2 Korrik 2015, 15:07
shtyhet deri më 31 dhjetor komisioniKonferenca e Kryetarëve para se të niste seanca plenare ka marrë vendim të shtyjë afatin e Komisionit të posaçëm parlamentar për dekriminalizimin deri më 31 dhjetor. Ishte Partia Demokratike e cila kërkoi që afati i komisionit të shtyhej pas dështimit të palëve politike për të kryer ndryshimet e nevojshme ne ligj për dekriminalizimin
-
Berisha kërcënon me vdekje
2 Korrik 2015, 14:48
Stërkajn: E di ku do përfundosh!Berisha gjatë replikave me deputetin socialist Paulin Stërkaj në lidhje me procesin zgjedhor, e ka kërcënuar atë me vdekje. "Shko qëllo me pistoletë ti demokratët, po e di mirë ti se do përfundosh, atje ku përfundojnë të gjithë". Pergjigjet Sterkaj: Je bere qesharak! Nuk kam përdor pistoletë kur kam qënë në polici jo më tani që jam deputeti më i votuar”
-
Protesta e Berishës për zgjedhjet:
2 Korrik 2015, 14:11
Kisha menduar të digjia mandatinIsh-kryeministri Berisha dha një deklaratë të fortë kur tha se ishte në gjendje të digjte edhe mandatin e tij në shenjë proteste ndaj këtyre zgjedhjeve vendore, të cilat sipas deputetit demokrat nuk ishin të lira.
VIDEO -
Patozi kundër Bashës: Kemi
2 Korrik 2015, 13:17
humbur, s'bëhet dasëm në vaki!Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi është një tjetër zë brenda së djathtës që rrit edhe më tonet e kritikës kundër liderit të opozitës Lulzim Basha në lidhje me humbjen e PD-së në këto zgjedhje vendore, që kryedemokrati Basha e cilësoi fitore! Nga foltorja e Kuvendit në seancën plenare të kësaj të enjteje, në analizën e Patozit Partia Demokratike i ka humbur qartësisht zgjedhjet.
VIDEO
Berisha del kundër Topallit
Topalli kundër Bashës: Kemi rënie
Foto/ Pas zgjedhjeve, Astrit Patozi i pafat edhe në kazinonë e Budvas -
Kuvend, opozita i rikthehet bojkotit,
2 Korrik 2015, 20:54
mazhoranca miraton e vetme ligjetDeputetët e opozitës janë larguar nga seanca parlamentare në momentin që kanë kaluar për miratimin projektligjet. Me 77 vota pro, Kuvendi votoi ligjin “Për miratimin e përjashtimeve nga taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti i kushtëzuar, sipas marrëveshjes së garancisë në lidhje me marrëveshjen e huas, për financimin e zbatimit të projektit për ndërtimin e rrjeteve numerike (digjitale) DVB-T2 të transmetuesit publik (RTSH)”.
VIDEO -
25 vjet nga 2 Korriku i 1990, ngjarja
2 Korrik 2015, 11:03
që "gjunjëzoi" regjimin komunistPërkujtohet 2 Korriku 1990, 25 vjetori i hapjes së ambasadave, dita kur u ça muri i izolimit. Është konsideruar dhe konsiderohet si rënia e ”Murit të Berlinit” shqiptar pasi ndau perëndimin me lindjen.
VIDEO -
Fred Abrahams: Berisha u prish me
2 Korrik 2015, 10:28
SHBA kur filloi lojën jashtë kufijveFred Abrahams thotë, se libri i tij është edhe një kritikë ndaj intelektualëve të Shqipërisë, që në përgjithësi, kanë dështuar në sfidimin e dogmave dhe të shërbyerin si një zë i pavarur. Sipas Abrahams, ia vlen të përmendet se prishja e Berishës me SHBA nuk lidhej me gjyqet farsë, spiunimin e opozitës apo arrestimet e gazetarëve, por ajo erdhi kur ai filloi të luante jashtë kufijve me çështjen e Omonias dhe të Greqisë.
-
Topi: FRD parti e vërtetë, gati për
2 Korrik 2015, 10:52
zgjedhjet e 2017,keqardhje për PDPartia Fryma e Re Demokratike ka mbledhur sot Asamblenë e saj Parlamentare. Kreu i saj, Bamir Topi tha se këto ishin zgjedhjet e dyta për FRD-në dhe tashmë kjo forcë politike është një partie e vërtetë dhe për këtë është shumë i lutur.
VIDEO -
KQZ rrëzon kërkesën e LSI për
2 Korrik 2015, 10:23
pavlefshmëri të rezultatit në VorëKomisioni Qendror Zgjedhor ka rrëzuar me 4 vota kërkesën ankimore të LSI për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjve në Vorë. Përfaqësuesi i LSI në KQZ, Ylli Manjani pas dhënies së verdiktit deklaroi se do ta adresojnë çështjen edhe në instancat e tjera, kjo pasi vendimi i KQZ për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve erdhi për shkak kompetencash dhe jo për shkak se fenomeni nuk ekziston.
VIDEO -
Ekskluzive/ "Venecia":Ndryshoni
2 Korrik 2015, 07:30
Kushtetutën për dekriminalizim
PDF-Raporti i Komisionit të VeneciasEkskluzive/ Pas dështimit të mazhorancës dhe opozitës për të realizuar ndryshimet ligjore brenda 30 qershorit për të dekriminalizuar politikën dhe administratën publike, Komisioni Venecias u ka dorëzuar anëtarëve të Komisionit të Posaccëm Parlamentar raportin paraprak mbi përjashtimin e të inkriminuarve nga jeta politke.
VIDEO -
Rama: Më 2017 PS 150 mijë anëtarë,
2 Korrik 2015, 02:49
shtatori analizë, dhjetor kongresiKreu i mazhorancës Edi Rama pavarësisht fitores në zgjedhjet vendore të 21 qershorit bashkë me aleatët, duke marrë drejtimin e 46 bashkive, nga 61 bashki në gjithë vendin, ka qenë kritik ndaj deputetëve, ministrave dhe drejtorëve në ato zona bastion ku e majta ka shënuar humbje.
-
"Ditëlindja e SHBA-ve" bën bashkë
1 Korrik 2015, 22:35
politikanët shqiptarë, por vetëm kaqAmbasada Amerikane në Shqipëri ka freskuar politikanët shqiptarë dhe klimën politike të nxehur pas zgjedhjeve vendore. Ditëlindja e 239 e SHBA mblodhi të gjithë politikanët e vendit në një ceremoni përkujtimi të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
VIDEO