Politikë

  • Ish deputeti socialist i Lezhës depoziton një tjetër padi në gjykatë lidhur me dëmshpërblimin që kërkon prej kreut të opozitës, Lulzim.Basha. Fillimisht ai depozitoi një padi ku kërkonte dëmshpërblim për shpifje ndaj tij, me vlerën 10 milionë lekë.
  • Reagon Cubi: Në 2009 qëllova për
    vetëmbrojtje me armën me leje

    Pas Partisë socialiste edhe kordinatori i PS në qytetin e Shkodrës i cili qartëson ngjarjen duke theksuar se ka qëlluar për vetëmbrojtj me armën që e kishte me leje. Martin Cubi thekson se akuzat e PD-së janë të pavërteta dhe se do ngre padi kundër Alibeajt për shpifje.

  • Dekriminalizimi, PS: Asnjë person
    që e prek ligji s'do të zgjidhet në parti

    Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Enkelejd Alibeajt, për akuzat e këtij të fundit se kryetari i PS në Shkodër është një vrasës.

  • Akuzat e PD, PS: Shembull nga
    ne për Dekriminalizimin në parti
    Cubi:Në 2009 qëllova për vetëmbrojtje

    Demokratët denoncojnë qëndrimin e kryeminsitrit Edi Rama duke shkelur paktin për dekriminalizmin, pasi sipas saj, Edi Rama ka vënë në krye të Partisë Socialiste në Shkodër një person i cili është i njohur si vrasës. Ndërkohë i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Partisë socialiste e cila i kërkon demokratëve të marrin shembull për dekriminalizimin në parti vetë të majtët  VIDEO

  • Gjosha:Çelja e negociatave me BE
    ndihmë për finalizimin e reformave 

    Hapja e negociatave dhe kapitujt janë mënyra më e mirë për të modernizuar, ndërtuar institucione të forta dhe shtetin e të drejtës. Kështu është shprehur ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, e cila mori pjesë në konferencën “Integrimi i Ballkanit Perëndimor, mision për tu përmbushur”.

  • Të hënën, protesta e të rinjve të
     PD-së me miell, oriz dhe vezë

    Partia Demokratike do t’i rikthehet ditën e hënë protestave. Por ndryshe sa më parë, do të jenë të rinjtë demokratë ata që do të protestojnë para selisë së Kuvendit. 
    Deda të rinjve: Të ndezim dritën e shpresës

  • Berisha: Te djegim me flakën e
    revolucionit frikën e helmin e Ramës

    Ish-kryeministri Berisha në prag të protestës së rradhës së Partisë Demokratike i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen për të vazhdojnë betejën për të çrrënjosur frikën tmerrin vrerin që sipas tij po sjell shefi i qeverisë.

  • Rama: Në Shqipëri s'ka drejtësi
    korrupsioni përcakton vendimet

    Në një pritje për festat e fundvitit me trupën diplomatike të akredituar në vend, Kryeministri Rama tha se se drejtësia në vend është e korruptuar dhe se vendimet meren me të si kryefjalë. Ndërkohë nga ana tjetër Rama pohoi ndër të tjera se drejtësia në vend është e korruptuar dhe se vendimet meren me të si kryefjalë. Pa çuar tërmetin nën këmbët e drejtësisë s'do mund të hedhim themelet e shtetit demokratik që dita ditës po përpiqëemi të ndërtojmë  VIDEO

  • Duma: Rama shkel ligjin, nuk
    deklaron në doganë pikturat e tij

    Partia Demokratike akuzoi këtë të shtunë kryeministrin Edi Rama se është duke shkelur ligjin. Për këtë të djathtët i referohen faktit që shefi i qeverisë nuk deklaron në doganë pikturat e tij të cilat i ekspozon në shtete të ndryshme ku ka kryer vizita zyrtare.

  • Prefekti i Lezhës vakant, Ndocaj
    "Nuk ka emër konkret, jo Leka"

    Ndonëse Institucioni i Prefektit në Lezhë mbetet pa një titullar në krye të tij, Eduart Ndocaj, deputeti i këtij qarku, duket se është kundër të gjitha kandidaturave të përfolura ditëve të fundit, përfshi këtu edhe Adrian Lekës, që me gjasë mund të emërohet nga Këshilli i Ministrave në krye të këtij institucioni.

  • Bylykbashi: PD faktor në reformën
    zgjedhore, ta bëjmë ashtu siç duhet

    Ndryshe nga reforma territoriale të cilën e bojkotoi, Partia Demokratike garanton se do të ketë një rol lider në ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor.  VIDEO

  • PD të hënën para Kuvendit, Këlliçi
     "Të rinjtë të marrin fatin në dorë"

    Protesta e Partisë Demokratike këtë të hënë do të mbahet përpara Parlamentit dhe jo përpara godinës së Kryeministrisë, siç kishte deklaruar fillimisht kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.  VIDEO

  • Manjani studentëve: Nuk mund të
    ketë integrim pa reformën në Drejtësi

    Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar sot se nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pa u miratuar dhe vënë në zbatim më parë reforma në Drejtësi. Këto deklarata, Ministri Manjani i bëri gjatë një takimi me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Lëvizjes Rinore për Integrim ku u diskutua mbi Reformën në Drejtësi. 

  • Topalli flet troç: Berisha duhet
    të rikthehet në krye të PD-së

    Ish kryetarja e Kuvendit dhe ish nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ndonëse ishte në protestën e mbajtur këtë të enjte nga Partia Demokratike,madje  mbajti edhe një fjalim përpara protestuesve, ka folur hapur rreth zhvillimeve në kampin e demokratëve dhe marëdhënjet e saj me kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha.Ajo ka thënë se Sali Berisha duhet të rikthehet në krye të Partisë Demokratike.

  • RAPORTI/ Prioritetet e BE
    Meta 15 kritika për institucionet

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u ka dërguar një letër kryetarëve të komisioneve parlamentare ku përcaktohet axhenda e Kuvendit, gjatë sesionit të ardhshëm parlamentar, duke theksuar 5 prioritetet e Shqipërisë në procesin e integrimit. "Kuvendi të ushtrojë kontroll ndaj qeverisë, interpelancë me ministrat. Kryeprokurori të raportojë para deputetëve. Të plotësohen vendet e lira në AMA, kontroll zbatimit të MSA."

  • PD ndyshon axhendën e protestave
     të hënën sërish para Parlamentit

    Protesta e 21 dhjetorit e Partisë Demokratike nuk do të zhvillohet përpara Kryeministrisë sic paralajmëroi fillimisht kryetari demokrat, Lulzim Basha, por përballë ndërtesës së Parlamentit, ku do të mbahet seanca e fundit për këtë vit. 

  • Mbledhja e parë 'hetimore', Elezi: 
    Serveri i tatimeve problem që në 2011

    Drejtoresha e Auditimeve në Ministrinë e Financave, Tatjana Elezi ka qenë dëshmitarja e parë që është pyetur sot nga Komisioni Hetimor për ndërhyrjet në serverin e tatimeve. Ajo ka deklaruar se ka disa memo, ku zyrtarisht janë shprehur shqetësime nga punonjësit e IT së tatimeve për sigurinë e serverit që në vitin 2011. 

  • Bumçi: Tirana dhe Prishtina
    kanë humbur kontaktet diplomatike

    Gjatë seancës dëgjimore me kandidatët për ambasadorë në Sllovaki, Hungari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, nënkryetari i komisionit parlamentar të politikës së Jashtme, deputeti demokrat, Aldo Bumcci, u shpreh se Tirana dhe Prishtina kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike që prej fillesës së krizës politike në Kosovë

  • Rama: Zanatçiu i sherrit në Kuvend
    gënjeu për legalizimet, ja SHIFRAT

    Dje ish-kryeministri Sali Berisha tha nga foltorja e Kuvendit se qeveria po mashtron për legalizimet falas, dhe se këtë proces do të mund ta realizojnë të djathtë për vetëm 1 euro. Berisha i referohet kështu indirekt qeverisë së re, që demokratët kërkojnë të lindë pas zgjedhjeve të parakohshme. Por këtë të premte, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social Facebook shifrat që sipas tij tregojnë të kundërtën e akuzave të Berishës për legalizimet.

  • Rama: T'u shpjegosh injorantëve
    Rilindjen urbane është humbje kohe

    Nga Berati, qyteti i radhës në takimin "Për ekonominë lokale dhe jetën komunitare" Rama ju drejtua me gjuhë të ashpër të gjithë atyre që kanë kundërshtuar projektin "Rilindja urbane" që ka të bëjë me zhvillimin e qendrave të qyteteve. Ka qenë  opozita e cila ka akuzuar se ky projekt është sipërfaqësor dhe se në thelb harxhon lekët e taksa paguesve shqiptarë. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv