Politikë

  • Lulzim Basha përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama  në konferencën e sotme. Sipas Bashës, Rama vazhdon të kërkojë fajtorë për gjithçka por nuk mban asnjë përgjegjësi për bilancin skandaloz të dy viteve.
  • Reforma në drejtësi, Halimi:Ne
    kemi përgatitur një draft të plotë

    "Kemi përgatitur draft të plotë do ta paraqesim javën që vjen në kuvend, dokumenti i mazhorancës për këtë reformë është i njëanshem dhe nuk e bën drejtësinë të pavaruar politikisht, do bëjmë propozime për një reformë të plotë, opozita nuk është fasadë e mazhorancës është për të realizuar një reformë të sigurt dhe gjithëpërfshirëse."- tha deputeti i PD, Eduard Halimi.  VIDEO

  • Zgjedhjet 2017,ja të 'fortët' e Ramës
    nga veriu në jug e funksionet e tyre

    Kryeministri Edi Rama ka përcaktuar një mekanizëm të ri brënda partisë socialiste, duke emëruar 6 koordinatorë , që do mbulojnë 12 qarqe. Kreu i qeverisë në disa takimet të ditëve të fundit me deputetë të Tiranës dhe të Vlorës e Gjirokastrës, ka vendosur që të të ketë unifikime të qarqeve, duke i ndarë në 6 rajone.  VIDEO

  • Bilanci tragjik në miniera,PD:Rama
    përgjegjës për mungesë kushtesh 

    Partia Demokratike me anë të një reagimi lidhur me vdekjen tragjike në miniera ka akuzuar kryeministrin Rama për neglizhencë vrastare lidhur me këto aksidente.Sipas deputetes Albana Vokshit 26 qytetarë kanë humbur jetën në miniera dhe kryeministri Rama nuk gjen asnjë minutë kohë as për ti ngushëlluar.  VIDEO

  • Sesioni i ri Parlamentar, Basha 
     thërret grupin për veprimet

    Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar më herët një aksion të fortë të opozitës në vjeshtën e këtij viti, të shtrirë në dy rrafshe, në parlament dhe në rrugë përmes protestave.

  • PD: Administrata në presion politik
    Ja format e dhunimit të votës

    Qeveria po vë nën presion politik administratën publik kjo sipas deklaratës së Partisë Demokratike e ardhur sot përmes përfaqësuesit ligjor Ivi Kaso.“Rama ka urdhëruar drejtorët në administratë të bëjnë presion për votat”, tha Kaso në daljen e tij për mediat

  • Kryeministri Rama pas Vjenës:
    Ja projektet tona me Ballkanin

    Ndërsa ka folur për Samitin e Vjenës Rama veçoi firmosjen e një projekti të përbashkët me Serbinë të cilin e krahasoi si atë mes Francës e Gjermanisë.Kryeministri Rama gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar pas samitit të Vjenës i pyetur për prishjen e Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, sqaroi se do të ndërtojnë një shëmbëlltyrë të Kishës së vjetër duke e kthyer në një vend ku do të ekspozohet tradita shqiptare.  Gjatë fjalës tij Rama u ndal edhe te aksioni kundër informalitetit, çmimit të naftës, operacioneve antidrogë.  VIDEO

  • Zgjedhjet parlamentare të 2017-s
    struktura e PS-së nis organizimin

    Kryeministri Edi Rama mblodhi dje deputetët e qarkut të Vlorës e Gjirokastrës, por dhe drejtuesit vendorë të Partisë Socialiste, për të diskutuar mbi organizimin e ri të kësaj force politike. Gjatë këtij takimi në Vlorë, ku ishte i pranishëm edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, është diskutuar mbi organizimin e strukturave mbi bazë rajonesh, por dhe ngritjen e grupeve të punës për të koordinuar veprimtarinë e çdo strukture të partisë, nga baza në qendër. Grupi i punës për Rajonin e Jugut do të drejtohet nga deputeti Koço Kokëdhima.

  • Gati për analizën e zgjedhjeve
     Basha nis takimet në bazë

    Degët e Partisë Demokratike janë gati për analizën e shtatorit. Burime pranë PD bëjnë të ditur se të gjitha degët kanë përfunduar raportet përkatëse për rezultatin që prodhuan zgjedhjet si dhe relacionin për seksionet dhe grup/seksionet në çdo degë.

  • Gjana: Spahia, vasal i PD,
    mbledhja e firmave, pa afekt 

    “Firmat që po tentohen të mblidhen synohen të përdoren si presion ndaj Kryesisë së PLL për t’ju rikthyer kursit të vjetër të vasalitetit ndaj PD”. 

  • PD e përçarë për vlerësimin
    e punës së departamenteve 

    Në Partinë Demokratike ka pakënaqësi sa i takon punës së 22 departamenteve të ngritura pranë saj. Analiza e shtatorit që do të përfshijë PD-në, siç duket do të kalojë në sitë edhe punën e departamenteve në vitin e tyre të parë. 

  • Punësimet dhe investimet, PS
    grupe kolegjiale për vendimet

    Emërimet në pozicione drejtuese, punësimet në administratë si dhe shpërndarja e investimeve sipas zonave, nuk do të jetë vetëm kompetence e deputetëve apo e drejtuesve të Partisë Socialiste nëpër rrethe.  VIDEO

  • Noka: Rama në vendin e krimit
    asnjë shpjegim për trafikun e drogës

    Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka përmes një deklarate për mediat akuzon qeverinë si të imlikuar në trafikun e drogës me avion përmes Vlorës. Sipas tij edhe pse sot Rama ndodhej në Vlorë nuk tha asgjë në lidhje me  përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafik droge. 
    VIDEO

  • Veliaj: Nisma adopto një çerdhe 
    i kurseu bashkisë 2 milion euro

    2 milion euro i janë kursyer buxhetit të bashkisë nga nisma “adopto një cerdhe” e bashkisë Tiranë. Ishte Kryetari i bashkisë Erjon Veliaj gjatë një inspektimi në çerdhen 30 në Laprakë, i cili publikoi këtë shifër, duke lëshuar një falenderim për bisnesin që rregolloi 29 çerdhe, ndërsa 2 u bënë nga grupet e bashkisë.  VIDEO

  • Basha:Në 7 muaj 160 milion dollarë
    kontrabandë, evazion e korrupsion

    Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar të dhënat e Ministrisë së Financave që sipas tij vërtetojnë se në vetëm 7 muaj janë bërë 160 milion dollarë kontrabandë, evazion dhe korrupsion

  • Rama nga Vlora: Askush nuk
    do ta gëzojë pronën e vjedhu

    Kryeministri Edi Rama ndërsa mblodhi gjithë institucionet ligjzbatuese në një aksion të ri, paralajmëroi se askush nuk do ta gëzojë pronën e vjedhur. Kryeministri tha se çeshtjes së pronës do ti bëhet operacion i thellë duke e shëruar atë që në qelizë.  VIDEO

  • Kuvendi mblidhet në 7 shtator, ja
    debatet që do përplasin PD - PS

    Drejtësia dhe dekriminalizimi, “nxehin” Kuvendin. Komisionet hetimore pranë dështimit. Pas një pushimi të gjatë 1 mujor, politika do t’i rikthehet rutinës së përditshme e karakterizuar nga debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës për projektligjet në diskutim.

  • Basha zgjon departamentet:
    Hetoni banesat e shembura

    Shqiptarja.com ka siguruar urdhrin e posaçëm të Bashës, drejtuar Departamenteve të Ekonomisë, të Drejtave të Njeriut, Çështjeve Ligjore, Ambientit dhe atij të Shëndetësisë, ku thuhet se grupi i punës do të përbëhet nga dy përfaqësues të secilit prej departamenteve të cilët do të zbresin në terren për të mbledhur informacion rreth dëmit ekonomik, social dhe mjedisor, shkaktuar nga aksionet e INUV gjatë dy viteve të fundit.  VIDEO

  • Basha: Vendi është në krizë
    ekonomike, e pranon dhe INSTAT

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se INSTAT me të dhënat e publikuara ka pranuar se vendi ndodhet në krizë ekonomike. Sipas liderit të opozitës tha se INSTAT ka konfirmuar uljen e pagave dhe pensioneve, gjë e cila ndodh për herë të parë në 25 vjet.

  • Bilanci i Samitit të Vienës, Rama:
    Me drejtësinë mbyllim detyrimet

    Në përfundim të Samitti të Vienës, Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilancë me ato që përfiton Shqipëria dhe arritjet më të rëndësishme për Ballkanin. Rama tha: -"Mbetet aktuale me reformën në drejtësi dhe pasi të mbyllim të gjithë detyrimet tona i takon BE-së të vendosë datën për hapjen e negociatave".  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv