Politikë

  • Qeveria vazhdon t’i kundërpërgjigjet kreut te opozitës, Lulzim Basha duke thëne se ai është kthyer ne një person i pabesueshëm dhe duke i numëruar bëmat e tije negative gjate karrierës së tije qeverisëse. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PS Alfred Peza ka akuzuar kreun e opozitës Lulzim Basha se ofendon shqiptarët duke i thënë që të mos paguaj taksat dhe detyrimet. 
  • Komisioni, zbardhet plani
    hetimor për administratën publike

    Komisioni hetimor për administratën publike në mbledhjen e dytë të punës së tij nuk hodhi për votimi palnin hetimor, për shkak të mungesës së anëtarëve të opozitës në kopmision. Nënkryetari i komisioni Musa Ulqini, i cili drejtoi mbledhjen në mungesë të kryetarit Genc Pollo, hodhi poshtë pretendimet e kryetarit të komisionit, i cili një ditë më parë në intervistën për shqiptarja.com tha se në komisionin e mëparshëm nuk kishte vullnet nga administrata për të ofruar materialet e kërkuara.

  • Ristani: I inkriminuari Artur Bushi
    humbi vulën e bashkisë e koburen

    Partia Demokratike është e vendosur për ta bërë dekriminalizimin, jo vetëm të parlamentit por edhe të institucionet e ë tjera në vend. Reagimi ka ardhur nga selia blu, kur deputeti  Arben Ristani iu referua, kryebashkiakut të Krujës, cili sipas tij  ka humbur vulën e bashkisë dhe pistoletën e tij në lokalet e natës. Ristani tha se ky është modeli që Rama ofron për drejtimin e pushtetit vendor. VIDEO 

  • Pitella-Rama: 2016 duhet të jetë
    viti i çeljes së negociatave me BE

    “Besojmë që viti 2016 të jetë viti i çeljes së negociatave me Bashkimin Europian”. Kështu kanë deklaruar pas takimit të zhvilluar në Kryeministri, Shefi i Qeverisë Edi Rama dhe Presidenti i së Majtës në Parlamentin Evropian Gianni Pittella.

  • Basha thirrje qytetarëve për protesta
    Do hapim rrugë të re për Shqipërinë

    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të Kukësit që të ngrihen në protestë për të hapur një rrugë të re jo vetëm për këtë qytet por për gjithë Shqipërinë. Gjatë takimit me tregtarët Basha tha se vendi është në krizë, pasi Shqipëria ka taksat më të larta në Ballkan. VIDEO

  • Braçe: 4 vite më parë Berisha
    e Basha do i kishin pushkatua

    “Një një kohë tjetër, 4 vite më parë Berisha e Basha do i kishin pushkatuar”. Është ky komenti i deputetit socialist Erion Braçe, i cili i referohet incidentit të një dite më parë, ku 8 studentë qëlluan me vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, pas një aktiviteti në Fakultetin e Shkencave Sociale.

  • Pittella: Shqipërisë i duhen miq
    si ne dhe lider si Meta dhe Rama

    Presidenti i së majtës në Parlamentin Evropian Gianni Pittella çeli turin e tij ballkanik nga Shqipëria, për të përcjellë nga një vend mik siç tha ai, mesazhin se Ballkani e ka vendin në Bashkimin Evropian. Takimi me Meten: Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE.  VIDEO

  • Bushati kërkon në Argjentinë
    mbështetje për Kosovën

    Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati i ka kërkuar homologut të Argjentinës Hector Marcos Timerman që të mbështesë pjesëmarrjen e shtetit më të ri, atë të Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare.

  • Këshilli Kombëtar për shoqërinë
    civile, miratohet pr/ligji

    Komisioni për Punën dhe Çështjet Sociale miratoi të hënën projektligjin “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për shoqërinë civile”.

  • Rama i pakënaqur me deputetët:
    Dilni në bazë, flisni me qytetarët

    Mbledhja e grupit te PS/ Burime për gazetën “Shqiptarja.com” bëjnë thane se kreu i PS-së është shprehur i pakënaqur me disa deputetë, duke shprehur ankesa për prezencën e tyre të ulët në terren dhe i ka kërkuar aktivizimin e të gjithëve. Rama: Të mbledhim qëndrimet e qytetarëve këto dy muaj dhe me këto bisedime të dalim në shtyllat kryesore të perspektivës qeverisëse e për t’i materializuar ato në Kongresin e Janarit

  • Dekoderat për familjet në nevojë
    llogje "Kavaje" në Kom. e Medias 

    Mbledhja e sotme e Komisionit të Medias, është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka shprehur shqetësim për nismën e qeverisë që pajis me dekodera 84 mijë familje në nevojë. Mazhoranca e ka cilësuar këtë diskutim si jashtë rendit të ditës, dhe deputeti i PS-së, Fatmir Toçi, ka akuzuar deputetin demokrat, se qëllimisht prish mbledhjet në mënyrë të vazhdueshme.

  • PD: Basha s'i dha leje Deligjorgjit
     por FOTO dëshmon të kundërtën

    Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka marrë në dorë dhënien e lejeve të ndërtimit, duke u bazuar tek vullneti i tij personal. Debati për lejet e ndërtimit mes PD dhe qeverisë ka ardhur pas një shkrimi të “Shqiptarja.com”, ku Mihal Delijorgji kishte marrë leje ndërtimi. Qeveria: Leja nga Basha, ne e miratuam ne shtator 2015. 
    PDF/Ekstrakti në QKR i Kompanisë 
    PDF/Vendimi për lejen e ndërtimit

  • Dita e parë e Ndocajt në grupin
    e PS, i "fsheh" medias emocionet

    Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste , kryeministri Edi Rama ka kërkuar më shumë angazhim nga deputetët. Burime brenda grupit bëjnë me dije se kryesocialisti është shprehur se duhet punuar me bazën për zgjedhjet e 2017 duke u kërkuar të zgjedhurve të zbresin në terren. Ncdocaj mbledhjen e pare ne grupin e PS, nuk komenton per 'emicionet'.  VIDEO

  • Lehtësirat ndaj biznesit, Basha
    Rama po kopjon propozimet e PD

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kopjon propozimet e opozitës në lidhje me lehtësirat e biznesit të vogël. Sipas tij certifikata e detyrimit të shlyer është propozuar nga PD-ja para një muaji.

  • PD analizon humbjen në Vlorë
     Shkak anëtarësimet fiktive

    Fiktiviteti në anëtarësi është evidentuar si një ndër shkaqet që sollën e humbjen e Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Në këtë përfundim kanë arritur drejtuesit e Partisë Demokratike, dega Vlorë gjatë analizës për zgjedhjet.

  • Drejtësia sjell ekspertët e Venezias 
      në Tiranë, ja takimet intensive

    Reforma në drejtësi dhe paketa e ndryshimeve kushtetuese solli këtë hënë në Tiranë delegacionin e Komisionit të Venecias. Axhenda e tyre e takimeve ka nisur me kreun e shtetit Bujar Nishani në selinë e presidencës, per te vijuar me Fatmir Xhafajn, Eduard Halimin, Zaganjorin dhe Nasip Naçon.

  • Ecuria e reformave për në BE 
     Gianni Pittella sot në Tiranë

    Mbërrin sot për një vizitë disa ditore në Tiranë Presidenti i së majtës në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella. Pas takimeve në Tiranën zyrtare, Pittela do të vijojë turin në Maqedoni dhe në Serbi së bashku me raportuesin për Shqipërinë në PE Knut Fleckenstein

  • PD kërkon uljen me 30% të taksës
     së pronës, dorëzon kërkesën

    Kryebashkiakët dhe këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike në bashkitë e vendit kanë dorëzuar pranë Këshillave Bashkiake kërkesën për të ulur me 30 % taksat mbi pronën. Kërkesa për të ulur maksimalisht taksat mbi pronën vjen pas apelit publik të kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

  • Basha i ankohet misionit të FMN
    për situtën ekonomike në vend

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim në selinë blu misionin e FMN-së, i cili po viziton Shqipërinë në kuadrin e rishikimit periodik të ecurisë së marrëveshjes mes Qeverisë së Shqipërisë dhe FMN. Gjatë takimit u diskutua për situatën ekonomike në vend dhe vizionin e opozitës për zhvillimin e Shqipërisë.

  • Gjyqësori, ekspertët e Venecias
    të hënën në Tiranë, ja axhenda

    Ashtu sic ishte paralajmëruar raporterët e Komisionit të Venecias do të zbarkojnë në Tiranë ditën e hënë. Qëllimi i kësaj vizite do të jetë Reforma në Drejtësi. Të dërguarit e venecias do të dëgjojnë opinionet e ekspertëve ligjorë të Partisë Demokratike, pasi këta të fundit kanë shprehur skepticizmin e tyre lidhur me draftin e hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv