Politikë
-
Rasti i vazjës së mitur 5 vjeç të denoncuar dje nga ana e Partisë Demokratike, e cila u shoqërua në ambientet e policisë së Tiranës, së bashku me nënën e saj, për shkak se kjo fundit vidhte energjinë, është komentuar edhe nga Kryeministri Edi Rama. Në postimin e tij në rrjetet sociale Rama e cilëson këtë histori si një sajesë monstruoze të PD, vetëm për të bërë politikë. Rama: Te fusësh në qeli një fëmijë është krim po të bësh politikë duke sajuar monstruozitete të tilla çfarë është?!
VIDEO
Vjedhja e energjisë, PD: qeveria çon në komisariat edhe vajzën 5 vjeçare 4 Dhjetor 2014, 12:37 -
Bojkoti i Kuvendit, në pikëpyetje
4 Dhjetor 2014, 11:22
ankimimet e PD në KushtetueseBojkoti parlamentar i opozitës prej gati 5 muajsh vë në pikëpytje legjitimitetin e ankimimeve që PD po bën në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjeve të miratuara vetëm me votat e mazhorancës. Këtë qëndrim e ka shprehur gjykatësi Vladimir Kristo në seancën e kësaj të enjteje gjatë shqyrtimit të kërkesës së opozitës për pezullimin e ligjit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
VIDEO -
“Ligjet” kalojnë me një sërë
4 Dhjetor 2014, 07:25
diskutimesh ligjin për FA-nëMe diskutime dhe sugjerime të shumta ka kaluar dje në Komisionin e Ligjeve, projektligji “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Majko: T'i njihet e drjta ushtarakut per te kundershtuar urdhra te kundraligjshëm.
-
PD drejt sakrifikimit të mandateve
4 Dhjetor 2014, 07:30
Deri në fund bojkotit të Kuvendit!Mesa duket Partia Demokratike po shkon drejt sakrifikimit të mandateve të deputetëve. Kjo për arsye se me 18 dhjetor Parlamenti mblidhet për herë të fundit në seancë plenare.
-
Vendimi/Privatizimet, aksionerë
4 Dhjetor 2014, 07:10
pronarët e trojeve e punonjësitKëshilli i Ministrave ka miratuar dje në mbledhje procedurat për privatizimin me ankand të paketave shtetërore të aksioneve të shoqërive tregtare, që veprojnë në sektorët jostrategjikë. "Ja procedurat per privatizimin me ankand te paketave shteterore te aksioneve te shoqerive tregtare"
-
PE dënon bojkotin e opozitës në
3 Dhjetor 2014, 21:48
Shqipëri e Maqedoni, kritika SerbisëGjashtë ministrat e Jashtëm të Ballkanit ballafaquan qëndrimet e tyre përpara eurodeputetëve, si dhe ndaj homologëve të tyre të ftuar nga parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
-
Kushtetuesja pezullon zbatimin
3 Dhjetor 2014, 19:46
e ligjit për komandimin e FA-sëGjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin për komandimin e Forcave të Armatosura, duke pranuar kështu kërkesën e Presidentit Bujar Nishani. Gjykata Kushtetuese: Ligji për FA, papajtueshmëri me Kushtetutën.
VIDEO -
Raporti, Çuçi: Shqipëria u ngjit me
3 Dhjetor 2014, 19:18
6 vende, do luftojmë korrupsioninPas publikimit nga Transparency International të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për 2014, ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi e ka quajtur pozitiv ngjitjen e Shqipërisë me 6 vende. Sipas këtij raporti Shqipëria rendimet në vendin 110, 6 pozicione më lart krahasuar me një vit më parë
-
Topi:Rama po traumatizon shoqërinë
3 Dhjetor 2014, 18:14
Berisha 'Kali i Trojës' për të djathtënBamir Topi, ish president i vendit ka bërë edhe një apel për Kryeministrin Rama duke e akuzuar atë se qeveria e tij nuk ka një vizion të qartë, e po depërton në xhepat e qytetarëve. Po ashtu i thotë Ramës se po traumatizon shoqërinë shqiptare.Kreu i FRD në kritika e tij nuk ka kursyer as opozitën, së cilës i kërkon “llogari” se ajo duhet të mbajë përgjegjësi përballë elektoratit që e ka votuar.
VIDEO -
Akuzat e PD për shoqërimin e fëmijës
3 Dhjetor 2014, 17:38
MB:Nëna kërkoi që ta merrte me vetePas akuzave të Partisë Demokratike, se policia ka shoqëruar në komisariat bashkë me nënën edhe fëmijë e mitur 5-vjeçar, përmes një deklarate për mediat, Ministria e Brendshme ka sqaruar rrethanat. Sipas MB ka qenë nëna, ajo e cila u ka kërkuar efektivëve të policisë që të marrë me vete edhe fëmijën në ambientet e komisariatit.
-
Vjedhja e energjisë, PD: qeveria çon
3 Dhjetor 2014, 16:24
në komisariat edhe vajzën 5 vjeçarePartia Demokratike, përmes Drejtorit të Departamentit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike, Ervin Salianji ka denoncuar një rast ku dy ditë më parë, policia ka mbajtur të shoqëruar në komisariatin numër 3 në Tiranë, një fëmijë 5 vjeç.
-
Zgjedhjet 2015, KVV: Mungesa e
3 Dhjetor 2014, 17:15
konsensusit, fut vendin në ngërçKoalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) përmes një deklarate për shtyp konstaton se mungesa e konsensusit politik rrezikon futjen e vendit në një ngërç institucional dhe kushtetues, para zgjedhjeve lokale të 2015-s. Duke theksuar se Presidenti Nishani ka vetëm 12 ditë afat për përcaktimin e datës së zgjedhjeve.
-
Suksesi i BUNK'ART frymëzon
3 Dhjetor 2014, 16:32
turizmin: "Hapen objekte të tjera"“Bunk’Art” ishte dallëndyshja e parë që lajmëroi se disa objekte të periudhës së diktaturës mund të shërbejnë për të tërhequr turistët. Numri i jashtëzakonshëm i vizitorëve që tërhoqi ai objekt antibërthamor i ndërtuar nga Enver Hoxha, ishin shembull i qartë se objekte të tjera të sistemit Komunist duhet të ekspozohen për vizitorët.
VIDEO -
Balla: PD nxit qytetarët mos paguajnë
3 Dhjetor 2014, 16:25
detyrimet, por duhet barazi për të gjithëPartia Socialiste ka akuzuar sot Partinë Demokratike se po i bën thirrje qytetarëve të mos paguajnë energjinë e konsumuar apo faturat e prapambetura. Në një deklaratë për mediat, deputeti Socialist Taulant Balla, njëherësh nënkryetar i Grupit Parlamentar të PS, tha se të gjithë duhet të paguajnë detyrimet e energjisë.
VIDEO -
Çiftet gay, Doda: Marrëzi, atentat
3 Dhjetor 2014, 15:44
i pastër kundër vlerave të familjesEdhe deputetja demokrate Mesila Doda ka dalë kundër draftit të qeverisë për “Kodin e Familjes” ku parashikohet edhe lejimi i bashkëjetesës për partnerët e të njëjtit seks.
Në një reagim në rrjetin social Facebook, Doda shkruan se kjo është një marrëzi dhe një atentat i pastër kundër vlerave te familjes. -
Ministrat takojnë Paquet: Projektet
3 Dhjetor 2014, 14:43
rajonale sipas samitit të BerlinitFryma e bashkëpunimit e theksuar edhe në Konferencën e Berlinit të zhvilluar në 28 gusht 2014, u cilësia e domosdoshme për të nxitur reformat në vendet e rajonit, duke u bërë shtysë në integrimin e mëtejshëm të tij. Kjo ishte tema e diskutimit në takimin e zhvilluar sot ndërmjet Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha, Ministrit të Transportit Edmond Haxhinasto dhe Ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj me Drejtorin e Drejtorisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian, Jean Eric Paquet.
-
PD: Rama akuzon qytetarët se nuk
3 Dhjetor 2014, 13:57
paguajnë energjinë, por s'kanë paraPartia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj qeverisë lidhur me aksionin e energjisë, dhe më konkretisht vendimi të bërë publik dje për falje deri në masën 80% të kamatëvonesave të debitorëve që paguajnë deri më 1 mars.
VIDEO
Energjia,Basha: Falje kamatvonesave Rama: I vrasin natën e i qajnë ditën
Gjiknuri: Pagesat e faturave deri më 1 Mars
Ulja e kamatëvonesave për energjinë, Basha: Fitoi sovrani, frikë nga protesta
Vjedhja e energjisë, 9 në pranga, 5 persona shpallen në kërkim -
Rama: Tani investime në bujqësi
3 Dhjetor 2014, 13:40
Lini llaç e tulla, s'japim lëmoshëKryeministri Edi Rama ka lëshuar një thirrje të qartë ndaj investitorëve vendas, që të kthejnë sytë nga fshati dhe ta shohin investimin në bujqësi e blegtori si një mundësi e mirë për të rritur të ardhurat e tyre. Duke folur në hapjen e një prej punishteve të reja dhe moderne të mishit në Tiranë, kryeministri dhe ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, thanë se qeveria do të financojë skemat fituese dhe nuk do të japë më lëmoshë si ka ndodhur në të shkuarën.
VIDEO
FOTO -
Bruksel, Bushati takon Venizellos
3 Dhjetor 2014, 12:09
'Ecim përpara, shembull toponimet'“Zgjidhja e problemit të toponimeve është dëshmi konkrete e vullnetit mes Greqisë dhe Shqipërisë për të ecur përpara”. Ka qenë ky mesazhi që kanë ndarë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek Evangjelos Venizellos, gjatë takimit mes tyre në kuadër të prezencës së tyre në Ministerialin e NATO-s që zhvillohet në Bruksel.
VIDEO -
Koalicioni ndaj ISIS, Bushati: Krah
3 Dhjetor 2014, 11:55
SHBA në luftën kundër terrorizmit!Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të më se 60 vendeve që marrin pjesë në koalicionin kundër shtetit islamik (ISIS).